{"id":121862,"date":"2020-02-12T14:40:04","date_gmt":"2020-02-12T13:40:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121862"},"modified":"2020-02-12T14:40:04","modified_gmt":"2020-02-12T13:40:04","slug":"vasili-i-pergjigjet-rames-ofl-alibi-dhe-legalizim-i-klienteve-te-tu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vasili-i-pergjigjet-rames-ofl-alibi-dhe-legalizim-i-klienteve-te-tu\/","title":{"rendered":"Vasili i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs: OFL alibi dhe legalizim i klient\u00ebve t\u00eb tu"},"content":{"rendered":"<p>Petrit Vasili akuzon Ram\u00ebn pas fjalimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Kuvend duke th\u00ebn\u00eb se ligji Anti- K\u00c7K nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb alibi dhe legalizim i klient\u00ebve kriminel\u00eb t\u00eb tij. Vasili p\u00ebrmend shkeljet n\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance si dhe lidhjet e qeveris\u00eb me krimin. \u00a0Po ashtu n\u00ebnkrytari i LSI thot\u00eb se krimi n\u00eb 6 vite e gjys\u00ebm t\u00eb qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs mori frym\u00ebmarrje dhe se ai po p\u00ebrpiqet k\u00ebsaj radhe t\u2019i mbush\u00eb mendjen shqiptar\u00ebve se SPAK n\u00ebn sqetull\u00ebn e tij mund t\u00eb luftoj\u00eb krimin.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PETRIT VASILIT<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare! Sot kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama mashtroi publikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shqiptar\u00ebt lidhur me paket\u00ebn \u201cK\u00c7K\u201d dhe lidhur me veprimet q\u00eb i kishin lidhur gjoja duart atij p\u00ebr t\u00eb vepruar kundra krimit e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e tij. Edi Rama gjithashtu u ankua se nuk kishte se kujt t\u2019ia \u00e7onte dosjet e krimit dhe t\u00eb korrupsionit. T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ky mashtrim i pacip\u00eb q\u00eb b\u00ebhet publikisht ka vet\u00ebm 2 q\u00ebllime. Q\u00ebllimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb alibi, pra p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb alibi bashk\u00ebpunimit kriminale t\u00eb qeveris\u00eb me krimin dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb gjithashtu nj\u00eb alibi dhe legalizim kriminel\u00ebve tashm\u00eb klient\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e saj politike, elektorale dhe ekonomike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ju mbani mend shum\u00eb mir\u00eb sesi kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama vet\u00eb, ky mashtrues zgjodhi duke thyer Kushtetut\u00ebn, duke dhunuar Kushtetut\u00ebn Arta Markun me 69 vota n\u00eb mes t\u00eb flak\u00ebs dhe t\u00eb mjegull\u00ebs n\u00eb Parlament? T\u00eb opozit\u00ebs, e cila protestonte rrept\u00eb, pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb mos shkelej Kushtetuta sepse kjo do t\u00eb krijonte vet\u00ebm komoditet pafund dhe fush\u00eb t\u00eb hapur krimit p\u00ebr t\u00eb mos u sulmuar. Ju dini q\u00eb ne kemi goditur ashp\u00ebr zgjedhjen e Donika Prel\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb ishte nj\u00eb adres\u00eb ku mund t\u00eb \u00e7oheshin dosjet e krimit. Pra duhet ta dini m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb ka pasur adresa se ku mund t\u00eb shkonin dosjet e krimit, ku ka qen\u00eb edhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Arta Marku, e p\u00ebrzgjedhura e qeveris\u00eb dhe Donika Prela gjithashtu, Kryeprokurore e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb shqiptar\u00ebt sot pyesin k\u00ebt\u00eb mashtrues q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, po me \u00e7unat e Shijakut kush bashk\u00ebpunoi dhe u b\u00eb nj\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat? Ashtu sikurse dosja 339 dhe p\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb t\u00eb nxjerra sheshit? Po me \u00e7unat problematik n\u00eb Dib\u00ebr, kush bashk\u00ebpunoi p\u00ebr t\u00eb grabitur votat e pushtetit dhe p\u00ebr ti shp\u00ebrblyer ata q\u00eb merrnin rreth e p\u00ebrqark me poste ministrore, drejtoria dhe gjithfar\u00ebsh? Po kush i rr\u00ebmbeu me dhjet\u00ebra tendera, duke filluar nga Durr\u00ebsi si nj\u00eb simbol i famsh\u00ebm i rr\u00ebmbimit t\u00eb krimit dhe i ndarjes s\u00eb tenderave pafund, e miliona e miliarda t\u00eb tjera nga kriminel\u00ebt, dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tyre? A i b\u00ebri qeveria? T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u votua dhe u investua nj\u00eb Parlament i t\u00ebr\u00eb me 140 deputet\u00eb, kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, krijimin e institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb cilat nuk kishin asnj\u00eb pun\u00eb me qeverin\u00eb prandaj dhe zgjidheshin me nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pavarur. Por ishin institucione q\u00eb i b\u00ebnin skanerin qeveris\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha SPAK, Prokuroria Speciale. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn Kryeministri mashtrues, ky q\u00eb flet sot p\u00ebr K\u00c7K, ky sot rr\u00ebmben Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, e shqyen e b\u00ebn copa-copa dhe SPAK-un q\u00eb duhet t\u00eb hetoj\u00eb kryeministrin, ministra me radh\u00eb, q\u00eb nga ministri i Brendsh\u00ebm q\u00eb publikisht merret vesh se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb helmuar shqiptar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr tij, SPAK-un e merr dhe e fut n\u00eb sqetull\u00ebn e tij. Ku p\u00ebrfundoi Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi me institucione t\u00eb pavarura si\u00e7 ishte SPAK-u dhe BKH q\u00eb pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet. Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ligji p\u00ebr SPAK-un u votua nga t\u00eb gjitha aktor\u00ebt politik edhe nga partia Demokratike, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb refuzoi t\u00eb votonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 6 ligjet e paket\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn, pra kishte nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb politik q\u00eb t\u00eb ngrihej nj\u00eb instrument mbi politik\u00ebn, jasht\u00eb politik\u00ebs q\u00eb t\u00eb luftonte krimin. \u00c7far\u00eb b\u00ebri mashtruesi Edi Rama?<\/p>\n<p>Sot po p\u00ebrpiqet ti ligj\u00ebroj\u00eb dhe ti mbush mendjen shqiptar\u00ebve q\u00eb ky SPAK-u n\u00ebn sqetull\u00ebn e qeveris\u00eb mund t\u00eb luftoj krimin e po vet\u00eb qeveris\u00eb. SPAK-u n\u00ebn urdh\u00ebrat e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se zgjatimi, apendixi i Edi Ram\u00ebs. K\u00ebto mashtrime t\u00eb trasha q\u00eb i japin koh\u00eb krimit, t\u00eb cil\u00ebt i dhan\u00eb frym\u00ebmarrje p\u00ebr 6 vite e gjys\u00ebm krimit, megjith\u00ebse kryeministri do t\u00eb precizoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb 6 vite e gjys\u00ebm n\u00eb pushtet, 6 vite gjys\u00ebm i dha frym\u00ebmarrje pafund krimit dhe ky krim nuk u nd\u00ebshkua, drejt\u00ebsia e re q\u00eb do lindte me Arta Markun dhe t\u00eb tjer\u00eb e b\u00ebri krimin dhe kriminalizmit t\u00eb ngjitej n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deri n\u00eb Amerik\u00eb, Amerik\u00ebn Latine, Lindjen e Mesme dhe deri n\u00eb Europ\u00eb. I<\/p>\n<p>pa luftuar krimi dhe korrupsioni nga po t\u00eb zgjedhurit e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb preferuarit e Edi Ram\u00ebs, servil\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, lakejt\u00eb e Edi Ram\u00ebs atje n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb e b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sot nj\u00eb nga 3 vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb globit. Ka vet\u00ebm nj\u00eb K\u00c7K n\u00eb Shqip\u00ebri, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Edi Rama, ka vet\u00ebm nj\u00eb K\u00c7K q\u00eb SPAK-u duhet t\u00eb luftoj\u00eb dhe t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama, ka dhe nj\u00eb mashtrues t\u00eb pa lodhur, i cili ofendon dhe posht\u00ebron popullin e tij duke e quajtur nj\u00eb popull t\u00eb pa zgjuar, t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm, t\u00eb pamend, duke i shitur mashtrime t\u00eb tilla kaq t\u00eb neveritshme ku \u00e7do shqiptar do t\u00eb pyeste dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb pyes\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb 2 vite e gjys\u00ebm me Arta Markun dhe Donika Prel\u00ebn, p\u00ebrse e b\u00ebm\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pyetja tjet\u00ebr. A kemi drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur apo kemi drejt\u00ebsin\u00eb e Kryeministrit, kemi drejt\u00ebsin\u00eb e pluralizmit shqiptar apo kemi drejt\u00ebsin\u00eb e Ko\u00e7i Xox\u00ebs t\u00eb partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb rr\u00ebmbente njer\u00ebzit, u rr\u00ebmbente pronat dhe i hidhte n\u00ebp\u00ebr hendeqe.<\/p>\n<p>Dita e mashtrimit ka marr\u00eb fund, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt i njohin t\u00eb v\u00ebrtetat, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb i vetmi njeri i interesuar p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb alibi bashk\u00ebpunimit t\u00eb tij me krimin dhe p\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb paqe, qet\u00ebsi dhe legalizim kriminel\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Edi Rama frekuentuesi i tyre, p\u00ebrdoruesi i tyre dhe benefi\u00e7ari kryesor i tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme m\u00eb tej n\u00eb pushtet. Asnj\u00eb nuk do t\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb mashtrim t\u00eb madh publik, do ta denoncojm\u00eb pa fund k\u00ebt\u00eb mashtrim publik dhe nuk ka asnj\u00eb shqiptar, as edhe nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb posht\u00ebrohet dhe ofendohet me mashtrime t\u00eb tilla sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krimi g\u00ebloj\u00eb fal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkrahjes dhe mb\u00ebshtetjes, e p\u00ebrdorimit q\u00eb i b\u00ebri Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri. Ju faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petrit Vasili akuzon Ram\u00ebn pas fjalimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Kuvend duke th\u00ebn\u00eb se ligji Anti- K\u00c7K nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb alibi dhe legalizim i klient\u00ebve kriminel\u00eb t\u00eb tij. Vasili p\u00ebrmend shkeljet n\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance si dhe lidhjet e qeveris\u00eb me krimin. \u00a0Po ashtu n\u00ebnkrytari i LSI thot\u00eb se krimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107732,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121862","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121862\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}