{"id":122043,"date":"2020-02-14T11:26:27","date_gmt":"2020-02-14T10:26:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122043"},"modified":"2020-02-14T11:26:27","modified_gmt":"2020-02-14T10:26:27","slug":"ligji-i-ri-nga-1-marsi-si-te-aplikoni-per-vende-te-reja-pune-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ligji-i-ri-nga-1-marsi-si-te-aplikoni-per-vende-te-reja-pune-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"Ligji i ri nga 1 marsi\/ Si t\u00eb aplikoni p\u00ebr vende t\u00eb reja pune n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p><em>K\u00ebshilltari i emigracionit nga organizata \u2018Plan B\u2019 n\u00eb Esen, Blerian Kushta-shpjegon ndryshimet q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb ligji i ri i migracionit dhe procedur\u00ebn p\u00ebr aplikim nga 1 marsi 2020 p\u00ebr viza pune, shkruan Deutsche Welle.<\/em><\/p>\n<p><strong>DW: P\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh drejtohen klient\u00ebt tek ju p\u00ebr k\u00ebshillim?<\/strong><\/p>\n<p>Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Per\u00ebndimor me synimin e gjetjes s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Gjermani dhe integrimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Por edhe gjetja e shkoll\u00ebs profesionale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb, e cila viteve t\u00eb fundit ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb madh. Gjetja e pun\u00ebs, gjetja e kurseve t\u00eb gjuh\u00ebs dhe njohja e diplomave jan\u00eb pikat kryesore, me t\u00eb cilat klient\u00ebt vijn\u00eb k\u00ebtu dhe q\u00eb p\u00ebr ne jan\u00eb shum\u00eb nxit\u00ebse dhe sfiduese.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do sjell\u00eb ligji i ri i migracionit q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 mars i k\u00ebtij viti n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune t\u00eb pa z\u00ebna n\u00eb sektorin e mjek\u00ebsis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrkujdesjen ndaj t\u00eb moshuarve \u2013 infermieris\u00eb. Gjermania ka mungesa t\u00eb theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeveris\u00ebs pati i iden\u00eb p\u00ebr ligjin e migrimit me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre vende pune vakante pune. K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb disa sektor\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mjek\u00ebsia, nd\u00ebrtimi q\u00eb pasohet nga gastronomia dhe pjes\u00eb t\u00eb tjera, ku mungojn\u00eb prurjet. Ligji i ri hyn n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 1 mars t\u00eb k\u00ebtij viti dhe parashikon nj\u00eb emigracion t\u00eb krahut profesional t\u00eb pun\u00ebs nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe vendet e zhvilluara. N\u00eb ato profesione ku Gjermania ka nevoj\u00eb akute p\u00ebr prurje t\u00eb reja t\u00eb nxis\u00eb migracionin e personave t\u00eb kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet e larta dhe jan\u00eb t\u00eb diplomuar ose kan\u00eb shkoll\u00eb profesionale prej m\u00eb s\u00eb paku dy vjet.<\/p>\n<p><strong>Me futjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb ri p\u00ebr migracionin, a do t\u00eb zvog\u00eblohen problemet q\u00eb emigrant\u00ebt hasin gjat\u00eb emigrimit?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi problemin q\u00eb si ambasadat n\u00eb rajon e edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, si zyra p\u00ebr migracion e qytetit nga personi \u00ebsht\u00eb nisur, kan\u00eb kapacitete shum\u00eb t\u00eb kufizuara dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtja e informacioneve t\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb mungojn\u00eb. Mund ta imagjinojm\u00eb k\u00ebshtu, n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb emigracionit \u00e7do punonj\u00ebs q\u00eb i mbik\u00ebqyr t\u00eb ardhurit, ka 15 deri n\u00eb 20 minuta koh\u00eb p\u00ebr \u00e7do person, dhe aty nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebtejshme, por thjesht vet\u00ebm p\u00ebr nxerrjen e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit. Aty lind gjithmon\u00eb nevoja p\u00ebr informacione shtes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat zyrat publike nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019ua japin personave aplikues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vjen n\u00eb funksion organizata q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj Plan B q\u00eb ka shum\u00eb partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe organizata me t\u00eb cilat bashk\u00ebpunojm\u00eb dhe ku drejtohen njer\u00ebzit p\u00ebr k\u00ebshillime.<\/p>\n<p><strong>Ka shum\u00eb ankesa p\u00ebr pritjet e gjata n\u00eb ambasadat p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, a merren parasysh pritjet e gjata n\u00eb procesin e viz\u00ebs n\u00eb ligjin e ri?<\/strong><\/p>\n<p>Koha e pritjes duhet shkurtuar patjet\u00ebr dhe ka projekte t\u00eb qeveris\u00eb gjermane q\u00eb me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb ri, t\u00eb shtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme edhe kapacitet e ambasadave atje p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto leht\u00ebsi ligjore n\u00eb Gjermani v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vihen n\u00eb zbatim dhe apilkuesit t\u00eb mos hasin n\u00eb pritje t\u00eb gjata p\u00ebr viz\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2020\/February\/14\/auto_blerian_kushta1581673456.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Cilat do t\u00eb jen\u00eb hapat ligjor\u00eb, sipas ligjit t\u00eb ri, q\u00eb nj\u00eb i interesuar nga rajoni duhet t\u00eb ndjek\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar vendin e pun\u00ebs n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse e marrim nj\u00eb shembull t\u00eb nj\u00eb infermieri apo infermiereje nga Shqip\u00ebria, sektor ku ka interes n\u00eb Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb atje dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ka edhe p\u00ebrvoj\u00eb pune, at\u00ebher\u00eb paraqitet fillimisht k\u00ebrkesa n\u00eb ambasad\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb d\u00ebrgohen edhe dokumentet n\u00eb Gjermani p\u00ebr aplikimin p\u00ebr njohjen e diplom\u00ebs. N\u00eb landin e Renanis\u00eb Veriore \u2013 Vestfalis\u00eb (NRW), \u00ebsht\u00eb K\u00eblni, qyteti ku do t\u00eb shqyrtohet procedimi i k\u00ebtyre rasteve. Pas d\u00ebrgimit t\u00eb dokumenteve pritet p\u00ebrgjigjja, q\u00eb mund t\u00eb zgjasi deri n\u00eb kat\u00ebr muaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse diploma e marr\u00eb nga Shqip\u00ebria ose vendet e rajonit, njihet nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb me at\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb, lajmi pozitiv i shkon ambasad\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ambasada fton aplikuesin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00ebn. M\u00eb pas personi vjen k\u00ebtu dhe gjen pun\u00eb. Ka dy m\u00ebnyra ose personi e ka t\u00eb gjetur pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin dhe vjen k\u00ebtu me informacionin q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb tek nj\u00eb kompani e caktuar ose nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i kualifikuar vjen p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb n\u00eb Gjermani. N\u00eb t\u00eb dy rastet njohja e diplom\u00ebs n\u00eb sektor\u00ebt ku profesioni \u00ebsht\u00eb i mbrojtur me ligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht par\u00ebsor i ligjit t\u00eb ri t\u00eb migracionit. Pra n\u00ebse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb ligji i ri gjetjen e pun\u00ebs brenda gjasht\u00eb muajsh k\u00ebtu n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb hapje e madhe n\u00eb aspektin e ligjit t\u00eb q\u00ebndrimit, gj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrpara pothuajse e pamundur. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr persona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kualifkuar, q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb apo kontrat\u00eb pune. Si kusht \u00ebsht\u00eb njohja e gjermanishtes n\u00eb nivelin B1, shkall\u00eb mesatare e gjuh\u00ebs dhe sigurimi i jetes\u00ebs nga vet\u00eb personi. Pra me ligjin e ri nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i kualifikuar, ka nivelin B1 t\u00eb gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr gjasht\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb. N\u00eb rast se ai gjen pun\u00eb mund t\u00eb merret menj\u00ebher\u00eb e drejta e pun\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Gjermani dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb personi t\u00eb rikthehet n\u00eb venddlindje p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu me viz\u00eb pune.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb organizohet puna e institucionale n\u00eb K\u00ebln p\u00ebr dh\u00ebnien e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb pas njohjes s\u00eb diplom\u00ebs atyre q\u00eb do t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb landin e NRW \u00ebsht\u00eb caktuar zyra e migracionit n\u00eb K\u00ebln si pik\u00eb e centralizuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shqyrtimin e t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave p\u00ebr viz\u00eb. N\u00eb rastin kur duhet t\u00eb vendoset fillimi i pun\u00ebs, \u00e7\u00ebshtjen e trajton agjencia e pun\u00ebs, e cila vendos n\u00ebse i jepet apo jo e drejta aplikuesit p\u00ebr t\u00eb filluar pun\u00ebn. K\u00eblni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr njohjen e diplomave. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb deri n\u00eb 200 \u2013 250 t\u00eb punonj\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb do ket\u00eb nga marsi e m\u00eb tej.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb shqet\u00ebsimesh apo k\u00ebrkesash ngren\u00eb kryesisht migrant\u00ebt gjat\u00eb procesit t\u00eb marrjes s\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit tek qendra, q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni?<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb ne perceptojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi jo e vog\u00ebl tek personat q\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr arsye pune. Nisur nga fakti q\u00eb shum\u00eb persona, sidomos n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, lidhen me nd\u00ebrmarrje shqipfolse ku n\u00eb disa raste ka edhe shfryt\u00ebzim t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs. Aty ka shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe ne mundohemi q\u00eb t\u00eb respektohet kodi i pun\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor shum\u00eb i madh dhe k\u00ebrkon shum\u00eb impenjim, q\u00eb t\u2019i informojm\u00eb k\u00ebta persona p\u00ebr t\u00eb drejtat q\u00eb kan\u00eb. N\u00eb rastin kur nj\u00eb person vjen k\u00ebtu me nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb caktuar pune p\u00ebr nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb caktuar, ai megjithat\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e migracionit dhe t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb re p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb kusht q\u00eb personi t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pra nuk ka kusht\u00ebzim t\u00eb punosh p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ardhjen n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb viz\u00ebn q\u00eb i jepet personit t\u00eb shkruhet edhe emri i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, por me aplikimin p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb re, n\u00ebse plot\u00ebsohen kushtet, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ndryshohet pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi (kjo sh\u00ebnohet n\u00eb lejen e qendrimit) dhe mund t\u00eb fillohet puna e re. Ky \u00ebsht\u00eb hap shum\u00eb pozitiv p\u00ebr persona, q\u00eb p\u00ebrballen ndonj\u00ebher\u00eb me kushte thuajse si skllav\u00ebri pun\u00ebsimi. Ky proces i ndryshimit t\u00eb titullit t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit mund t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb 1 apo 2 muaj.<\/p>\n<p><strong>Pse pritet konkretisht n\u00eb landin e NRW nj\u00eb rritje e madhe e k\u00ebrkesave p\u00ebr leje pune nga vendet e Ballkanit?<\/strong><\/p>\n<p>Rritja pritet, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb land t\u00eb Gjermanis\u00eb, vet\u00ebm qytetar\u00eb nga Kosova, n\u00ebnshtetas me pasaporta t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb rreth 90.000, por shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasaporta gjermane nuk figurojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 n\u00ebnshtetas shqiptar\u00eb dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pritet q\u00eb edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lidhjeve familjare dhe numrit t\u00eb migrant\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb land t\u00eb jet\u00eb masive k\u00ebrkesa p\u00ebr viza.\/DW\/<\/p>\n<p><em>*Blerian Kushta \u00ebsht\u00eb magjist\u00ebr n\u00eb Shkencat Politike dhe k\u00ebshilltar emigracioni n\u00eb organizat\u00ebn \u2018Plan B\u2019 n\u00eb Essen.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari i emigracionit nga organizata \u2018Plan B\u2019 n\u00eb Esen, Blerian Kushta-shpjegon ndryshimet q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb ligji i ri i migracionit dhe procedur\u00ebn p\u00ebr aplikim nga 1 marsi 2020 p\u00ebr viza pune, shkruan Deutsche Welle. DW: P\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh drejtohen klient\u00ebt tek ju p\u00ebr k\u00ebshillim? Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Per\u00ebndimor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":63917,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122043","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122043\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}