{"id":122150,"date":"2020-02-15T16:00:14","date_gmt":"2020-02-15T15:00:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122150"},"modified":"2020-02-15T16:00:14","modified_gmt":"2020-02-15T15:00:14","slug":"balluku-prezanton-projektet-e-qeverise-shqiptare-ne-konferencen-e-organizuar-nga-berzh-dhe-keshilli-atlantik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/balluku-prezanton-projektet-e-qeverise-shqiptare-ne-konferencen-e-organizuar-nga-berzh-dhe-keshilli-atlantik\/","title":{"rendered":"Balluku prezanton projektet e Qeveris\u00eb Shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e organizuar nga BERZH dhe K\u00ebshilli Atlantik"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cPerspektiva e Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjit\u00eb e reja\u201d, organizuar nga Banka Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim si dhe K\u00ebshilli i Atlantikut, me pjes\u00ebmarrjen e ministrave t\u00eb Energjis\u00eb nga vendet e ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe rajonit.<\/p>\n<p>Financimi i burimeve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, kuadri rregullator si dhe teknologjit\u00eb e reja, t\u00eb cilat duhen aplikuar n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr t\u00eb rritur efi\u00e7enc\u00ebn e k\u00ebtyre burimeve ishin temat e diskutuara nga ministrat pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb mbajtur n\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ministres Balluku i \u00ebsht\u00eb rezervuar nj\u00eb panel i ve\u00e7ant\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilit ajo ndau me t\u00eb pranishmit objektivat dhe sfidat e Qeveris\u00eb Shqiptare n\u00eb procesin e diversifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb siguris\u00eb energjetike.<\/p>\n<p>\u201cIshte k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb takimin e zhvilluar nga Banka Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim dhe K\u00ebshilli i Atlantikut p\u00ebr energjin\u00eb e rinovueshme. Ministra nga disa vende t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb rajonit diskutuam p\u00ebr financimin e k\u00ebtyre burimeve, p\u00ebr kuadrin rregullator dhe sigurisht p\u00ebr teknologjit\u00eb e reja t\u00eb s\u00eb ardhmes, t\u00eb cilat duhen aplikuar sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb krijuar efi\u00e7enc\u00ebn e k\u00ebtyre burimeve\u201d, tha n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konferenc\u00ebs ministrja Balluku.<\/p>\n<p>Duke ju referuar nismave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Qeveria Shqiptare n\u00eb vitet e fundit, sa i takon sektorit t\u00eb energjis\u00eb, por edhe projektet e t\u00eb ardhmes, ministrja Balluku foli p\u00ebr projektin e parkut fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se deri tani kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 kompani t\u00eb fuqishme nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb as takimi i par\u00eb dhe as takimi i fundit, q\u00eb Shqip\u00ebria merr pjes\u00eb. Tashm\u00eb kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, kemi p\u00ebr t\u00eb promovuar aksionet tona m\u00eb t\u00eb mira. ashtu si\u00e7 ishte dhe parku i Karavastas\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin fola dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn transparente se si ky ankand \u00ebsht\u00eb hapur dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nga \u00e7\u2019duket, me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha europiane, por dhe nga e gjith\u00eb bota. Ndava me koleg\u00ebt e mi t\u00eb gjitha t\u00eb rejat e fush\u00ebs energjetike n\u00eb Shqip\u00ebri, si edhe planet q\u00eb ne kemi p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, theksoi ministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Arritjet e Qeveris\u00eb Shqiptare, kryesisht gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, sa i takon diversifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb energjis\u00eb, mor\u00ebn vler\u00ebsime maksimale nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BERZH dhe Presidenti i K\u00ebshillit Atlantik, Frederick Kempe, i cili theksoi gjithashtu nevoj\u00ebn e hartimit t\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse, sa i takon energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur sfidave n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari znj.ministre, ju keni vet\u00ebm 1 vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, por keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb sa p\u00ebr 10 vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Keni qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb, aktive dhe keni shtyr\u00eb p\u00ebrpara nisma dhe ide t\u00eb reja, ndaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder t\u2019ju kemi ju n\u00eb K\u00ebshillin Atlantik. N\u00eb fakt ne kemi qen\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb muajt e fundit n\u00eb tre evente, n\u00eb Abu Dabi n\u00eb Forumin Global t\u00eb Energjis\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut, pastaj n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku ju u takuat me Sekretarin e Energjis\u00eb, Brouillete dhe tani k\u00ebtu. Dhe ka qen\u00eb nj\u00eb nder i madh, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb kemi diskutime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr tranzicionin e energjis\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb dy, por n\u00eb tre kontinente, me grupe te ndryshme, por ka qen\u00eb nj\u00eb nder t\u2019ju kishim juve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre diskutimeve\u201d, u shpreh Kempe.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cPerspektiva e Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjit\u00eb e reja\u201d, organizuar nga Banka Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim si dhe K\u00ebshilli i Atlantikut, me pjes\u00ebmarrjen e ministrave t\u00eb Energjis\u00eb nga vendet e ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe rajonit. Financimi i burimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122151,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122150\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}