{"id":122186,"date":"2020-02-16T12:33:36","date_gmt":"2020-02-16T11:33:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122186"},"modified":"2020-02-16T12:33:36","modified_gmt":"2020-02-16T11:33:36","slug":"vasili-rama-dhe-ruci-fyen-dhe-provokuan-komisionin-e-venecias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vasili-rama-dhe-ruci-fyen-dhe-provokuan-komisionin-e-venecias\/","title":{"rendered":"Vasili: Rama dhe Ru\u00e7i fyen dhe provokuan Komisionin e Venecias"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dalje publike nga selia e LSI-s\u00eb n\u00ebnkryetari i k\u00ebsaj force politike Petrit Vasili ka sulmuar ashp\u00ebr kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ru\u00e7i n\u00eb lidhje me ligjin p\u00ebr betimin e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vasili pohoi se Rama dhe Ru\u00e7i kan\u00eb fyer dhe kan\u00eb provokuar Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ligji q\u00eb i heq kompetencat presidentit p\u00ebr betimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, u miratua para se delegacioni i k\u00ebtij institucioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb.Opozitari tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se parlamenti me k\u00ebt\u00eb veprim u veteshp\u00ebrnda. Po ashtu n\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb tha q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb sugjeruan konsultimet tek Komisioni i Venecias duhet t\u00eb reflektojn\u00eb, nd\u00ebrsa akuzoi Ram\u00ebn se ai nuk e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb komision por vet\u00ebm k\u00ebrkon ta p\u00ebrdor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOTE<\/strong><br \/>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare,<br \/>\nShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pushtuar nga banditizmi shtet\u00ebror dhe parlamentar, sikur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj. Ngjarje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kan\u00eb ndodhur dit\u00ebt e fundit dhe un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ndaja me ju nj\u00eb fakt shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, i cili ja ka nxir\u00eb faqen Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkakun e thjesht\u00eb sepse Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb bashku me Kryetarin e Parlamentit kan\u00eb guxuar t\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb, t\u00eb ofendojn\u00eb, t\u00eb shkelin me k\u00ebmb\u00eb edhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nN\u00eb rastin konkret nj\u00eb institucion shum\u00eb t\u00eb respektuar dhe autoritar, i cili ka qen\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr legjislacionin e Shqip\u00ebris\u00eb, Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ligjet t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Komisioni i Venecias. Si\u00e7 e dini t\u00eb gjith\u00eb mazhoranca e preokupuar q\u00eb t\u00eb ligj\u00ebronte betimin tek Lana apo betimin n\u00eb post\u00ebn e lagjes t\u00eb gjykat\u00ebsve kushtetues dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ligj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ju drejtua paraprakisht Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr opinion lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sepse Komisioni hetimor q\u00eb kishte ngritur ajo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hetimit t\u00eb Presidentit shtoi edhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr, ku i k\u00ebrkonte opinion Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar votimin tek Lana apo votimin tek posta e lagjes.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebri konkretisht Parlamenti dhe Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ru\u00e7i. I drejtohet Gramoz Ru\u00e7i q\u00eb ta dini t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Komisionit t\u00eb Venecias. Ja ku e keni dokumentin, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument dhe n\u00eb dat\u00ebn 30 dhjetor pak p\u00ebrpara Vitit t\u00eb Ri, i k\u00ebrkon Komisionit t\u00eb Venecias shprehimisht dhe i thot\u00eb: \u201cEkspertiza e Komisionit t\u00eb Venecias ka qen\u00eb dhe mbetet shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb korniza e standardet m\u00eb t\u00eb mira funksionimin e shtetit ligjor\u201d, shum\u00eb mir\u00eb e shkruan Gramoz Ru\u00e7i. Dhe vazhdon: \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb po ju d\u00ebrgoj nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb mendimi mbi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re e t\u00eb sapo krijuar dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb kuptuarit e t\u00eb zbatuarit n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb institucioneve Kushtetuese.\u201d<\/p>\n<p>Pra t\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek ky moment. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit i d\u00ebrgon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Komisionit t\u00eb Venecias. M\u00eb tej vazhdon po Gramoz Ru\u00e7i, nd\u00ebrsa Komisioni hetimor vijon pun\u00ebn sipas objektit t\u00eb hetimit q\u00eb ka, at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shkarkojm\u00eb me pa derman Presidentin sepse nuk l\u00eb q\u00eb t\u00eb kapet Gjykata Kushtetuese, do vler\u00ebsonte shum\u00eb thot\u00eb Gramoz Ruci, opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr pyetjet e m\u00ebposhtme, pra i k\u00ebrkon opinion, i b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb dhe i b\u00ebn dhe pyetjet p\u00ebrkat\u00ebse, pyetjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me betimin e gjyqtar\u00ebve. Pyetja 4 thot\u00eb a mundet Presidenti t\u00eb mos organizoj\u00eb ceremonin\u00eb e betimit dhe a konsiderohet e cenuar e drejta e gjykat\u00ebsit kushtetues? Edhe pyetja tjet\u00ebr thot\u00eb \u201c A \u00ebsht\u00eb betimi me shkrim nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kushtet e betimit?\u201d<br \/>\nPyetja 6 dhe pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: \u201c Cila mund t\u00eb ishte zgjidhja sipas standardeve m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb shmangur rastet kur kryerja e betimit refuzohet?\u201d Dhe shikoni se \u00e7far\u00eb shkruan Gramoz Ru\u00e7i n\u00eb fund: \u201c I nderuar zoti Buquicchio iu siguruar me konsiderat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ju dhe komisionin e Venecias mbetem n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes tuaj\u201d. Pra i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, i k\u00ebrkon opinion dhe mbetet n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes, e ka t\u00eb domosdoshme p\u00ebrgjigjen.<br \/>\nJa dhe p\u00ebrgjigja e Komisionit t\u00eb Venecias n\u00ebp\u00ebrmjet drejtorit Thomas Market i thot\u00eb: \u201c I nderuar kryetar i Parlamentit. E mor\u00ebm letr\u00ebn tuaj n\u00eb 30 dhjetor dhe Komisioni i Venecias do t\u00eb shprehi opinionin e tij brenda muajit mars n\u00eb seanc\u00eb plenare.\u201d Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb po Komisioni i Venecias lajm\u00ebron q\u00eb ne n\u00eb shkurt do t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju t\u00eb d\u00ebgjohemi dhe t\u00eb b\u00ebhemi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh? Komisioni i Venecias vjen n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mision, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ato mendimet e veta dhe n\u00eb dat\u00ebn 13 takon k\u00ebt\u00eb Gramoz Ru\u00e7in q\u00eb e kishte thirrur Komisioni i Venecias p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonte sqarime, q\u00eb k\u00ebrkonte mendime, opinione, por Gramoz Ru\u00e7i kishte b\u00ebr\u00eb seanc\u00eb plenare dhe q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara dhe e kishte miratuar at\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nI kishte thirrur p\u00ebr dasm\u00eb dhe u thot\u00eb q\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias m\u00eb falni por un\u00eb dasm\u00ebn e b\u00ebra dje, 1 dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Dhe n\u00eb takimin me dat\u00eb 13 iu thot\u00eb: \u201c K\u00ebrkesat tona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta por Komisioni i Venecias iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur dhe k\u00ebto opinione t\u00eb tij jan\u00eb konsideruar dhe inkorporuar.\u201d Pra iu thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb legjislacionin shqiptar por si do t\u2019i p\u00ebrfshinte Gramoz Ru\u00e7i?<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp q\u00eb Shqip\u00ebria nuk e ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mendim dhe t\u00eb mos ta pres\u00eb mendimin por q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara ta botoj\u00eb ligjin n\u00eb Parlament nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte k\u00ebrkuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb delegacion nga 7 vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs vijn\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb situat\u00ebn me seriozitet, Gramoz Ru\u00e7i me Edi Ram\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb vendimin e tyre, q\u00eb ai an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb betohet tek posta e lagjes. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato veprime t\u00eb qarta, flagrante skandaloze, t\u00eb turpshme, q\u00eb tregojn\u00eb qartazi q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb ekzistojn\u00eb disa bandit\u00eb politike, e n\u00eb krye t\u00eb Parlamentit ekzistojn\u00eb po k\u00ebta bandit\u00eb politik\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb veprime banditeske dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Nj\u00ebherazi ky vendim dhe k\u00ebto veprime t\u00eb pa precedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, dokumentet flasin vet\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fakteve nuk ju kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion sot, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb i madh dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trupit diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt evokuan me t\u00eb madhe se duhet t\u2019i drejtohemi Komisionit t\u00eb Venecias. Pal\u00ebt duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Venecia e t\u00eb presin opinionin e tij. Opozita e takoi Komisionin e Venecias dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe i shprehu shum\u00eb qart\u00eb atij n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim se cila \u00ebsht\u00eb mazhoranca, e cila mori vendim, pa e pritur fare Komisionin e Venecias. Por edhe k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trupit diplomatik n\u00eb Tiran\u00eb le t\u00eb nxjerrin nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb madh dhe t\u00eb kuptojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb kan\u00eb nj\u00eb qeveri bandit\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb me bandit\u00ebt nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje politike. Pasi kapja e shtetit, rr\u00ebmbimi i \u00e7do institucioni, rr\u00ebmbimi mbi t\u00eb gjitha i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me \u00e7do mjet e me \u00e7do form\u00eb tejkalon, n\u00ebnvleft\u00ebson, shkel me k\u00ebmb\u00eb dhe Venecian, e duke shkelur dhe k\u00ebt\u00eb Komision, ka shkelur t\u00eb gjitha ato sugjerime q\u00eb partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, brenda por edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb duke na sugjeruar e duke na k\u00ebshilluar t\u2019i drejtohemi Venecias, t\u00eb presim e ta d\u00ebgjojm\u00eb at\u00eb.<br \/>\nNe kemi durim, e presim, e respektojm\u00eb Komisionin e Venecias, bashk\u00ebbisedojm\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb me t\u00eb. Qeveria dhe Parlamenti i Edi Ram\u00ebs nuk i njohin k\u00ebto institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7do sugjerim i m\u00ebtejsh\u00ebm i k\u00ebsaj forme do t\u00eb ishte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe thjesht e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. P\u00ebr Edi Ram\u00ebn k\u00ebto institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb thjesht nj\u00eb alibi e radh\u00ebs, jan\u00eb taktika p\u00ebr t\u00eb fituar ca sekonda e minuta t\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndenjur n\u00eb karrigen e pushtetit, por nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare m\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti ligjor funksionues dhe ku ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb si p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, si p\u00ebr Gramoz Ru\u00e7in, si dhe p\u00ebr qytetarin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama prandaj i miraton ligjet nj\u00eb dit\u00eb para se Venecia t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, sepse i duhet ta rr\u00ebmbej\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Qytetar\u00ebt do thon\u00eb, po pse do ta rr\u00ebmbej\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese? Po q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb mos ekzistoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos jap\u00eb vendim p\u00ebr ligjin mbi Dividendin, qindra milion\u00eb euro t\u00eb rr\u00ebmbyera nga Edi Rama me klient\u00ebt e tij oligark\u00eb, t\u00eb mos diskutohet ligji p\u00ebr korporatat, ku Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryehajduti kryesor me mekanizma shtet\u00ebror\u00eb, t\u00eb mos diskutohet ligji p\u00ebr Teatrin, ku jan\u00eb rreth 300 milion\u00eb euro brenda, t\u00eb mos diskutohen as plot ligje t\u00eb tjera. Q\u00eb t\u2019i legjitimoj\u00eb e t\u00eb \u00e7mendet nj\u00eb dit\u00eb, e t\u00eb firmos\u00eb edhe vendimet m\u00eb anti shqiptare, q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb ku t\u00eb kontestohen, sepse Gjykat\u00eb Kushtetuese nuk ka.<br \/>\nPrandaj kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Shqip\u00ebria q\u00eb nga sot, pas nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb skandaloz, mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb Shqip\u00ebri pa Parlament dhe nj\u00eb Parlament i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tradhti t\u00eb madhe t\u00eb interesave t\u00eb vendit dhe p\u00ebr nj\u00eb antenat e pu\u00e7 t\u00eb organizuar kund\u00ebr shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dalje publike nga selia e LSI-s\u00eb n\u00ebnkryetari i k\u00ebsaj force politike Petrit Vasili ka sulmuar ashp\u00ebr kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ru\u00e7i n\u00eb lidhje me ligjin p\u00ebr betimin e gjyqtar\u00ebve. Vasili pohoi se Rama dhe Ru\u00e7i kan\u00eb fyer dhe kan\u00eb provokuar Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ligji q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107732,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}