{"id":122484,"date":"2020-02-21T15:34:52","date_gmt":"2020-02-21T14:34:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122484"},"modified":"2020-02-21T15:34:52","modified_gmt":"2020-02-21T14:34:52","slug":"basha-pikat-kryesore-te-fazes-se-pare-per-nxjerrjen-e-shendetesise-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-pikat-kryesore-te-fazes-se-pare-per-nxjerrjen-e-shendetesise-nga-kriza\/","title":{"rendered":"Basha: Pikat kryesore t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga kriza"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lulzim Basha<\/strong><\/p>\n<p>Oferta jon\u00eb programore \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim. P\u00ebrb\u00ebn angazhimin ton\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nga kriza dhe p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb ofert\u00eb dinjitoze p\u00ebr pacient\u00ebt shqiptar\u00eb dhe familjar\u00ebte tyre. Pa zgjidhur sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nuk mundt\u00eb kemi ambicie t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Rritja e financimit dhe mir\u00ebmenaxhimi i fondeve do t\u00eb nis\u00eb me anulimin e t\u00eb ashtuquajturave koncesione. Akti i anulimit t\u00eb tyre do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr aktet e para t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb. \u00c7lirimi i mbi 35 milion\u00eb eurove n\u00eb vit, q\u00eb sot, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb buxhetit p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb 3-4 duar dhe bashk\u00ebndahen me pushtetar\u00ebt e korruptuar, do t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur ekzekutimin e politikave tona.<\/p>\n<p>Profesionalizmi dhe rikonceptimi i sistemit. Q\u00eb rritja e financimit sh\u00ebndet\u00ebsor, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes anulimit t\u00eb koncesioneve, por edhe rritjes s\u00eb kontributit t\u00eb taksimit universal p\u00ebr buxhetin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb jap\u00eb rezultatet e duhura, duhet t\u00eb kemi nj\u00eb rikonceptim total t\u00eb institucioneve t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. Koncepti i spitalit sip\u00ebrmarrje, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor n\u00eb sht\u00ebpi, sh\u00ebndeti p\u00ebrmes mjekut t\u00eb familjes-profesionist lir\u00eb, jan\u00eb disa nga konceptet qe duam t\u00eb diskutojm\u00eb m\u00eb korpusin e profesionist\u00ebve dhe administrator\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndetit publik. K\u00ebto nd\u00ebrhyrje, sipas nesh, jan\u00eb esenciale p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebr t\u00eb eliminuar korrupsionin dhe keqp\u00ebrdorimin e tyre politik sot apo nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Spitali autonom t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb mos mungojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb barnat, analizat laboratorike apo ekzaminimet, nj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb e bartim edhe nga koha e qeverisjes son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse hedhim k\u00ebto tre hapa, financimi, autonomia, dhe profesionalizimi, do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos blejn\u00eb m\u00eb barna nga xhepi, t\u00eb mos paguajn\u00eb bakshishe n\u00ebn dor\u00eb. Do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb pune p\u00ebr profesionist\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e re e funksionimit t\u00eb spitaleve, ku do t\u00eb krijohen t\u00eb tjera marr\u00ebdh\u00ebnie midis spitalit, mjekut dhe personelit sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebrve\u00e7 kontratave me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb edhe mjekun e familjes profesionist t\u00eb lir\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, ne t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb zbatojm\u00eb angazhimin tim dhe t\u00eb PD q\u00eb pagat e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme me 1200 euro p\u00ebr mjek\u00ebt dhe 700 euro n\u00eb muaj\u00a0 p\u00ebr infermier\u00ebt, si nj\u00eb mas\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nisur kontrollin e largimit masiv t\u00eb personelit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe pasojat q\u00eb sjell p\u00ebr pacient\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet nj\u00eb ndarje e qart\u00eb e roleve n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>N\u00ebse kryeministri ose ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sillet si drejtor i QSUT, gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb keq e m\u00eb keq. N\u00ebse drejtori i QSUT p\u00ebrzgjidhet p\u00ebr sh\u00ebrbimet politike ndaj kryeministrit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>Qeveria dhe ministria jan\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb financuese t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ofruesit e sh\u00ebrbimit jan\u00eb institucione autonome.<\/em><\/p>\n<p>Do t\u00eb marr\u00eb fund praktika &#8211; q\u00ebka vet\u00ebm nj\u00eb arsye, korrupsionin dhe vjedhjen- q\u00eb ministria t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh do t\u00eb ofrojn\u00eb spitalet, t\u00eb kryej\u00eb tenderat p\u00ebr barnat dhe t\u00eb jap\u00eb koncesionet korruptive klient\u00ebve politik\u00eb t\u00eb radh\u00ebs. Kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur m\u00eb!<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur deri tani do t\u00eb zhb\u00ebhet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para ligjit. Nuk do t\u00eb ket\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebri dhe as harres\u00eb dhe as g\u00ebzim t\u00eb fryteve pasurore korruptive p\u00ebr ask\u00ebnd q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre aferave korruptive n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve shqiptar\u00eb dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Liberalizimi i tregut t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore-garanci p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb-fund korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket financimit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe pjes\u00ebn kryesore t\u00eb nd\u00ebrhyrjes, propozimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb dy kolonat kryesore, at\u00eb t\u00eb mbledhjes dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb fondeve sipas nevojave t\u00eb pacient\u00ebve, ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebrmes forcimit t\u00eb skemave t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, duke kthyer pagesat nga xhepi n\u00eb kontribute sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb, sipas matjeve, shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb p\u00ebr kok\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, po t\u00eb llogaris\u00ebsh taksimin universal, sado i ul\u00ebt, 2.1%, pagesat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr spitale private, biletat e avionit dhe hotelerin\u00eb jasht\u00eb vendit, po t\u2019i mbledh\u00ebsh t\u00eb gjitha bashk\u00eb, \u00e7do qytetar paguan m\u00eb shum\u00eb mesatarisht se nj\u00eb qytetar i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ku ndryshimi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Motivimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kryer sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb b\u00ebhet duke liberalizuar tregun e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, duke ofruar paketa sipas nevoj\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve, duke hequr monopolin e bler\u00ebsit t\u00eb vet\u00ebm dhe duke formuar tregun sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqasja realiste europiane, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund motivimeve p\u00ebr korrupsion kapilar n\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ka kategori vulnerab\u00ebl q\u00eb do t\u00eb mbulohen nga buxheti i shtetit. Solidariteti shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb element i pandash\u00ebm i \u00e7do politike q\u00eb ne kemi propozuar.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb brenda mandatit ton\u00eb t\u00eb par\u00eb ne zotohemi q\u00eb p\u00ebrqindja e buxhetit t\u00eb dedikuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, do t\u00eb barazohet ose do t\u00eb tejkaloj\u00eb p\u00ebrqindjen q\u00eb sot shpenzohet nga Maqedonia e Veriut. Nuk ju premtoj as Zvic\u00ebr, as Itali, as Gjermani, por kjo p\u00ebrqindje do t\u00eb arrihet. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb vullnetit, apo ta themi m\u00eb tro\u00e7, projektit kriminal p\u00ebr t\u00eb vjedhur t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Frenimi i shpopullimit t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>Mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt, q\u00eb po b\u00ebhen me shpejt\u00ebsi grupi shoq\u00ebror m\u00eb fluent n\u00eb gjermanisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb sapo ka nisur dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues, n\u00ebse ne nuk veprojm\u00eb. Gjermania dhe Italia sot jan\u00eb n\u00eb nevoja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr personel t\u00eb kualifikuar sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?<\/p>\n<p>Do t\u2019u marrim pasaportat mjek\u00ebve? Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kontrata fiktive, t\u00eb parealizueshme? Do t\u2019u \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrmbarimin n\u00eb Mynih, Dyseldorf apo Vjen\u00eb? Ne nuk mund ta ngrijm\u00eb tregun, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen edhe n\u00eb vendet e zhvilluara, por mund ta p\u00ebrdorim q\u00eb, nga nj\u00eb spirale q\u00eb shkon posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb, ta kthejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se nuk e p\u00ebrballojm\u00eb dot sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me numrin e t\u00eb diplomuarve p\u00ebr vit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb emergjenca e par\u00eb. Dyfishim, trefishim, kat\u00ebrfishim t\u00eb numrit t\u00eb student\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rritje t\u00eb kapaciteteve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb. \u00c7far\u00eb e pengon qeverin\u00eb e nes\u00ebrme t\u00eb investoj\u00eb q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb 150 t\u00eb diplomuarve n\u00eb vit, t\u00eb jen\u00eb 300 apo 450, q\u00eb t\u00eb stimulojm\u00eb sa t\u00eb mundemi, edhe p\u00ebrmes pagave, mbajtjen e mjaftueshme t\u00eb personit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr nevojat tona?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrmes reform\u00ebs dhe liberalizimit t\u00eb tregut t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb spitaleve publike dhe t\u00eb synojm\u00eb at\u00eb q\u00eb sot mund t\u00eb duket e pamendueshme, por q\u00eb ekonomikisht \u00ebsht\u00eb e arritshme, rroga t\u00eb barabarta e koleg\u00ebt n\u00eb vendet e zhvilluar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb frenash ka kjo ambicie p\u00ebrve\u00e7se munges\u00ebs s\u00eb vizionit, munges\u00ebs s\u00eb vullnetit, sepse qeveria e ka mendjen p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Objektivi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb brenda 5 viteve Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm t\u00eb jap\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore cil\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj, por t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb bazat e turizmit sh\u00ebndet\u00ebsor. Kur e b\u00ebjn\u00eb vende me nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar se kjo e jona, republikat e Kaukazit, nuk ka pse t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebria, nj\u00eb or\u00eb nga Mynihu, nj\u00eb or\u00eb nga Roma, 1 or\u00eb nga Vjena, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb ambicia jon\u00eb. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb viktimizimin nga kjo qeveri t\u00eb mjek\u00ebve, t\u00eb infermier\u00ebve, t\u00eb pacient\u00ebve, t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre. Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse hedhim k\u00ebto hapa, e nes\u00ebrmja \u00ebsht\u00eb plot me shpres\u00eb dhe me drit\u00eb. \u00cbsht\u00eb plot me potenciale dhe mund\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Barnat dhe cil\u00ebsia e tyre<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb ndiqen disa parime t\u00eb qarta e t\u00eb thjeshta. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medikament i certifikuar n\u00eb BE, SHBA, Japoni, n\u00eb Australi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medikament i certifikuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Origjina e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi instrument p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb oferta jon\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb shqiptarin nga ankthi se mos medikamenti q\u00eb ka bler\u00eb \u00ebsht\u00eb false apo akoma m\u00eb keq i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p>Eliminimi i barnave klienteliste, rritja e numrit t\u00eb barnave t\u00eb rimbursueshme, me synim afrimin me mesataren europiane, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr angazhim programor i PD.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lulzim Basha Oferta jon\u00eb programore \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim. P\u00ebrb\u00ebn angazhimin ton\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nga kriza dhe p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb ofert\u00eb dinjitoze p\u00ebr pacient\u00ebt shqiptar\u00eb dhe familjar\u00ebte tyre. Pa zgjidhur sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nuk mundt\u00eb kemi ambicie t\u00eb tjera. Rritja e financimit dhe mir\u00ebmenaxhimi i fondeve do t\u00eb nis\u00eb me anulimin e t\u00eb ashtuquajturave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122485,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122484","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122484\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}