{"id":122908,"date":"2020-02-28T11:54:50","date_gmt":"2020-02-28T10:54:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122908"},"modified":"2020-02-28T11:54:50","modified_gmt":"2020-02-28T10:54:50","slug":"reforma-zgjedhore-pd-propozon-identifikim-votim-dhe-numerim-elektronik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-zgjedhore-pd-propozon-identifikim-votim-dhe-numerim-elektronik\/","title":{"rendered":"Reforma Zgjedhore, PD propozon: Identifikim, votim dhe num\u00ebrim elektronik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb lidhje me rekomandimet e ODIHR, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, Partia Demokratike publikoi t\u00eb premten disa nga propozimet e saj, ku kukohet identifikim, votim dhe num\u00ebrim elektronik. Sipas Partis\u00eb Demokratike, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij votimit synohet sekreti dhe num\u00ebrimi korrekt i vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Drafti i Plot\u00eb i PD<\/strong><\/p>\n<p><strong>Identifikimi Elektronik:\u00a0<\/strong>Me q\u00ebllim identifikimin e sigurt\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb qendr\u00ebn e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit t\u00eb shumfisht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qend\u00ebr votimi ose n\u00eb qendra t\u00eb ndryshme nd\u00ebrtohet sistemi elektronik i identifikimit n\u00eb vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedh\u00ebsin n\u00eb qendr\u00ebn e votimit n\u00ebp\u00ebrmjet dokumentit t\u00eb identitetit dhe t\u00eb dh\u00ebnave biometrike, p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e gisht\u00ebrinjve.<\/p>\n<p>Sistemi garanton verifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zgjedh\u00ebsve bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biometrike t\u00eb sistemit t\u00eb let\u00ebrnjoftimeve elektronike si dhe list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve e cila gjenerohet nga regjistri komb\u00ebtar i gjendjes civile. Skanimi dhe ruajtja e t\u00eb dh\u00ebnave biometrike gjate procesit t\u00eb identifikimit garanton q\u00eb zgjedh\u00ebsi ka te drejte t\u00eb votoje n\u00eb at\u00eb QV ku po identifikohet dhe gjithashtu sh\u00ebrben si prov\u00eb p\u00ebr verifikimin dhe d\u00ebnimin e tentativave p\u00ebr t\u00eb votuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb si dhe n\u00eb vend t\u00eb zgjedh\u00ebsve te tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Te dh\u00ebnat e identifikimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve ngarkohen t\u00eb enkriptuara n\u00eb memorien e pajisjes elektronike t\u00eb identifikimit EPB nga sistemi qendror, para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. \u00c7do pajisje kur aktivizohet personalizohet p\u00ebr QV me an\u00eb te kodeve unike nj\u00eb p\u00ebrdorimshme.<\/p>\n<p>EPB do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb gjetjen e votuesit n\u00eb list\u00eb duke lexuar kodin MRZ t\u00eb ID card ose pasaport\u00ebn biometrike p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb identitetin e votuesit. EPB do t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse zgjedh\u00ebsit i lejohet t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00a0QV:<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb votues n\u00eb list\u00eb q\u00eb ska votuar ende dhe me pas:<\/p>\n<p>do t\u00eb shfaq\u00eb n\u00eb ekranin e EPB t\u00eb gjith\u00eb te dh\u00ebnat e identifikimit si dhe foton e votuesit<\/p>\n<p>do t\u00eb lexoje gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve t\u00eb votuesit<\/p>\n<p>do t\u00eb printoj\u00eb nj\u00eb kupon verifikimi t\u00eb procesit t\u00eb identifikimit<\/p>\n<p>do t\u00eb sinjalizoj\u00eb me drit\u00eb jeshile t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt n\u00eb QV<\/p>\n<p>do t\u00eb regjistroj\u00eb identifikimin dhe t\u00eb dh\u00ebnat biometrike n\u00eb memorien elektronike<\/p>\n<p>Kuponi i printuar do te ket\u00eb te gjitha te dh\u00ebnat e votuesit si edhe foton e tij t\u00eb sistemit t\u00eb ID card, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe t\u00eb verifikohet nga \u00e7do an\u00ebtar i komisionit n\u00ebse shihet e nevojshme para se ai te procedoje me votimin. Kuponat administrohen me pas nga komisioni , n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe administrohen dhe arkivohen sipas rregullave per administrimin e materialeve zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet leximit t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb gisht\u00ebrinjve te votuesit z\u00ebvend\u00ebsohet dhe procesi i firmosjes nga votuesit ne listat e votimit dhe \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e identifikimit t\u00eb votuesit. Gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve ruhen n\u00eb pajisje dhe kryq\u00ebzimi i te dh\u00ebnave, i cili do te kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme nga KQZ, mbas votimit ne sistemi qendror do te mund\u00ebsoj\u00eb verifikimin e tentativave te votimit te shum\u00ebfisht\u00eb apo ne em\u00ebr te zgjedh\u00ebsve te tjer\u00eb. Raste t\u00eb tilla, nqse do t\u00eb evidentohen do t\u00eb referohen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>N\u00ebse votuesi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar te votoje ne at\u00eb QV<\/p>\n<p>ne ekranin e EPB do t\u00eb shfaqen t\u00eb dh\u00ebnat dhe adresa e QV-se ku ai zgjedh\u00ebsi duhet te shkoje p\u00ebr te votuar<\/p>\n<p>do te sinjalizoje me nj\u00eb drite te verdhe te dukshme p\u00ebr te gjith\u00eb komisioner\u00ebt ne QV, q\u00eb tregon se votuesi nuk mund t\u00eb votoje n\u00eb at\u00eb QV.<\/p>\n<p>EPB duhet te printoje nj\u00eb kupon me te dh\u00ebnat\/adres\u00ebn e QV-se se ku votuesi duhet te shkoje dhe ky kupon i jepet votuesit ne fjale.<\/p>\n<p>N\u00ebse votuesi ka votuar tashm\u00eb n\u00eb at\u00eb QV<\/p>\n<p>n\u00eb ekranin e EPB do te afishohen t\u00eb dh\u00ebnat e votuesit dhe ora kur ai \u00ebsht\u00eb identifikuar se ka votuar n\u00eb at\u00eb QV<\/p>\n<p>do t\u00eb sinjalizoje me drite t\u00eb kuqe te dukshme p\u00ebr te gjith\u00eb komisioner\u00ebt n\u00eb QV<\/p>\n<p>do t\u00eb sinjalizoje me nj\u00eb alarm zanor q\u00eb tregon se ai votues ka votuar me pare<\/p>\n<p>do t\u00eb printoje gjithashtu nj\u00eb kupon\/raport q\u00eb votuesi p\u00ebrkat\u00ebs tentoi t\u00eb votoje dy here.<\/p>\n<p>do t\u00eb regjistroje tentativ\u00ebn n\u00eb sistemin elektronik<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedurave t\u00eb votimit, pajisja do t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb detajuar lidhur me numrin p\u00ebrfundimtar dhe identitetin e te gjithe votuesve ne ate qender votimi, i cili gjithashtu do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e materialit zgjedhor t\u00eb asaj qendre votimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb parashikuar m\u00eb sip\u00ebr, pajisja mund te bashk\u00ebjetoj\u00eb me procedurat aktuale te votimit dhe mund te hyje ne p\u00ebrdorim dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin sepse procedura e vjet\u00ebr eventualisht mund te p\u00ebrdoret n.q.s. ka probleme.<\/p>\n<p>Pajisja elektronike e identifikimit EPB mund t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb dhe votimin pa dokument identifikimi meqen\u00ebse i ka tashm\u00eb n\u00eb memorie te dh\u00ebnat e zgjedh\u00ebsve, duke i mund\u00ebsuar q\u00eb komisioni te k\u00ebrkoj\u00eb zgjedh\u00ebsin n\u00eb list\u00eb duke i futur te dh\u00ebnat manualisht.<\/p>\n<p>Pajisja mund t\u00eb jete e pajisur me kamera q\u00eb mund\u00ebson dhe foton e zgjedh\u00ebsit q\u00eb po identifikohet.<\/p>\n<p>Pajisja mund te regjistroje \u00a0ne menyre unike, \u00a0te pandryshueshme shenj\u00ebn e 1,2 gishtave ose dhe t\u00eb gjith\u00eb dor\u00ebs, duke parandaluar regjistrimin e m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shenje identifikuese t\u00eb zgjedh\u00ebsit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makineri ose n\u00eb makineri t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Votimi Elektronik<\/strong><\/p>\n<p>Qendra e votimit duhet t\u00eb jet\u00eb e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi b\u00ebhet n\u00eb ekranin e pajisjes elektronike t\u00eb votimit (Electronic Voting Machine) EVM ne vijim.<\/p>\n<p>P\u00ebr te krijuar besimin te publikut dhe p\u00ebr te larguar \u00e7do dyshim p\u00ebr identifikimin e vot\u00ebs \u00a0nuk mund te ket\u00eb komunikim apo shk\u00ebmbim te dh\u00ebnash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndara prej njeri tjetrit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur identifikimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi votuesi t\u00eb jete identifikuar me ane te EPB, ai ve me dispozicion kuponin e identifikimit p\u00ebrkat\u00ebs te gjeneruar nga EPB, tek an\u00ebtar\u00ebt e komisionit ne m\u00ebnyr\u00eb qe te vijohet me pas me votimin.<\/p>\n<p>EVM do te aktivizohet p\u00ebr te lejuar votimin me ane te shtypjes se nj\u00eb butoni nga komisioner\u00ebt e QV pasi ata te kane pare\/verifikuar se procesi i identifikimit te votuesit u krye dhe pasi kane administruar kuponin e identifikimit.<\/p>\n<p>Pas aktivizimit, n\u00eb EVM do t\u00eb shfaqen ne monitorin me ekran me prekje nj\u00eb paraqitje te flet\u00ebs s\u00eb votimit te miratuar nga KQZ. Shfaqja e subjekteve n\u00eb ekran duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb dhe e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar dhe zgjedhur.<\/p>\n<p>Ne rastet kur procesi i votimit ka me shume se nj\u00eb votim (Zgjedhje te p\u00ebrgjithshme dhe lokale, referendum etj.) votuesit do ti jepet mund\u00ebsia me radh\u00eb te votoj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Votuesi b\u00ebn zgjedhjen e tij<\/p>\n<p>Votuesit i shfaqet zgjedhja e b\u00ebr\u00eb dhe e konfirmon at\u00eb ne ekran<\/p>\n<p>EVM printon \u00a0nj\u00eb kupon t\u00eb vot\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse dhe ky kupon duket n\u00ebp\u00ebrmjet xhamit te pajisjes<\/p>\n<p>Zgjedh\u00ebsi konfirmon ne ekran qe kuponi \u00ebsht\u00eb identik me zgjedhjen ne ekran.<\/p>\n<p>EVM printon ne kupon nj\u00eb shenje qe vota u verifikua dhe e pret kuponin<\/p>\n<p>Kuponi i vot\u00ebs me te dh\u00ebnat p\u00ebr zgjedhjen e bere bie ne kutin\u00eb e ruajtje se kuponave te verifikimit te votave.<\/p>\n<p>Vota regjistrohet e enkriptuar ne memorien elektronike<\/p>\n<p>EVM do t\u00eb ruaj\u00eb t\u00eb koduara me enkriptin t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb dhe pa referenca kohore t\u00eb sigurte \u00e7do vot\u00eb. EVM duhet te ket\u00eb siguri fizike me vula sigurie dhe memorie te dyfishte p\u00ebr ruajtjen e votave elektronike. (\u00e7do vote do te ruhet ne dy memorie te ve\u00e7anta)<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim shmangien e shit-blerjes s\u00eb vot\u00ebs, intimidimin e zgjedh\u00ebsit vota e printuar nuk mund t\u00eb merret fizikisht nga zgjedh\u00ebsi. Votuesit dhe komisioni nuk duhet te ken\u00eb akses ne pajisje dhe as ne kutin\u00eb e ruajtje se kuponave dhe \u00e7do veprim p\u00ebr printimin, prerjen dhe hedhja e kupon\u00ebve te votimit do t\u00eb kryhet automatikisht nga EVM.<\/p>\n<p>EVM do t\u00eb eliminoj\u00eb votat e pavlefshme duke parandaluar qe nj\u00eb votues te votoje p\u00ebr me shume se nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje.<\/p>\n<p>Ne fund te procesit mbas inicimit te mbylljes se votimit nga komisioni:<\/p>\n<p>EVM do te p\u00ebrllogaris\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>EVM do te printoje procesverbalin e rezultatit p\u00ebrfundimtar te QV-se ne aq kopje sa parashikohet ne ligj, p\u00ebr tu firmosur nga komisioner\u00ebt e QV-se.<\/p>\n<p>EVM do te firmose elektronikisht dhe do te transmetoj\u00eb te enkriptuar rezultatin ne sistemin qendror pran\u00eb KQZ-se.<\/p>\n<p>Mbas p\u00ebrmbylljes se procesit pajisjet do te paketohen me kode sigurie dhe do te d\u00ebrgohen ne qendrat e administrimit zgjedhor.<\/p>\n<p>Votat p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr te caktuar qendrash votimi mund te num\u00ebrohen ne let\u00ebr p\u00ebr te verifikuar sistemin.<\/p>\n<p>Vota e ruajtur n\u00eb memorien elektronike t\u00eb pajisjes \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna par\u00ebsore p\u00ebr hartimin e rezultatit zgjedhor nd\u00ebrsa vota e printuar, e depozituar n\u00eb kuti, ka vlefshm\u00ebri ligjore dhe prevalon ndaj vot\u00ebs elektronike, n\u00eb rast se ka mosp\u00ebrputhje, per q\u00ebllime t\u00eb nxjerrjes s\u00eb rezultatit zgjedhor ose ne procesin ankimor.<\/p>\n<p>Ne fund te votimit \u00e7do pajisje prodhon raportet e veta dhe komisioni ka mund\u00ebsi te verifikoje se sa votues jan\u00eb identifikuar dhe sa vota jan\u00eb hedhur.<\/p>\n<p><strong>Sistemi Qendror\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi qendror p\u00ebr votimin elektronik do te p\u00ebrfshij\u00eb te gjith\u00eb \u00a0infrastruktur\u00ebn elektronike te nevojshme p\u00ebr te dokumentuar\/audituar sigurin\u00eb p\u00ebr \u00e7do pajisje identifikimi dhe votimi si dhe p\u00ebr te mund\u00ebsuar \u00a0infrastruktur\u00ebn \u00a0e nevojshme p\u00ebr sigurin\u00eb e informacionit ne \u00e7do nivel te tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara \u00e7do procesi votimi, sistemit qendror i votimit do te mund\u00ebsoj\u00eb personalizimin e pajisjeve te identifikimit dhe votimit me te dh\u00ebnat p\u00ebr zgjedhjet dhe zonat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ne fund te procesit sistemi grumbullon te dh\u00ebnat nga te gjitha zonat dhe nxjerr rezultatin paraprak te votimit.<\/p>\n<p>Mbas procesit te votimit te gjitha pajisjet lidhen me sistemin qendror ( direkt ose memoriet e tyre) p\u00ebr te transferuar votat elektronike ne sistemin qendror.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb lidhje me rekomandimet e ODIHR, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, Partia Demokratike publikoi t\u00eb premten disa nga propozimet e saj, ku kukohet identifikim, votim dhe num\u00ebrim elektronik. Sipas Partis\u00eb Demokratike, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij votimit synohet sekreti dhe num\u00ebrimi korrekt i vot\u00ebs. Drafti i Plot\u00eb i PD Identifikimi Elektronik:\u00a0Me q\u00ebllim identifikimin e sigurt\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb qendr\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122910,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122908","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}