{"id":123009,"date":"2020-02-29T12:06:01","date_gmt":"2020-02-29T11:06:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123009"},"modified":"2020-02-29T12:06:01","modified_gmt":"2020-02-29T11:06:01","slug":"gjonaj-vullneti-i-ps-drejtesi-e-barabarte-per-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjonaj-vullneti-i-ps-drejtesi-e-barabarte-per-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Gjonaj: Vullneti i PS, drejt\u00ebsi e barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nga Kongresi i PS dhe akuzave t\u00eb ngritura ndaj saj dit\u00ebt e fundit teksa deklaroi se jan\u00eb frytet e para t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb tkurrur krimin e organizuar dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit gjuh\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cSikur 100 her\u00eb t\u00eb kthehesha mbrapsht po 100 her\u00eb do i bashkohesha k\u00ebtij fronit. Sikur 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb balt\u00eb dhe propagand\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb duroj p\u00ebr vete e familjen time, 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb do i them vetes e t\u00eb tjer\u00ebve kjo luft\u00eb ia vlen dhe do t\u00eb b\u00ebhet sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendit, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Ta harrojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mbyllin kapak\u00ebt e dosjeve t\u00eb zullumeve t\u00eb tyre n\u00eb kurriz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se e thyejn\u00eb vullnetin e PS p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb europiane duke e b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, tha Gjonaj.<\/p>\n<p>Sipas saj populli shqiptar po merr n\u00eb dor\u00eb arm\u00ebn ligjore dhe se e vetmja garanci p\u00ebr drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb Partia Socialiste.<br \/>\n\u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb kantier, ajo ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb prej fryteve t\u00eb saj por m\u00eb besoni q\u00eb jan\u00eb k\u00ebto fryte t\u00eb para q\u00eb kan\u00eb tkurrur krimin e organizuar dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit gjuh\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Populli shqiptar po merr n\u00eb dor\u00eb arm\u00ebn ligjore. E vetmja garanci q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shohin m\u00eb n\u00eb fund drit\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb jemi ne PS\u201d, deklaroi ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo citoi shkrimtarin e njohur Drit\u00ebro Agollin p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<br \/>\n\u201cDua t\u00eb citoj patriarkun Drit\u00ebro Agolli 2 dit\u00eb para miratimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi: \u2018Kam d\u00ebgjuar se mbi 90% e popullit e do k\u00ebt\u00eb reform\u00eb. Un\u00eb e besoj k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr q\u00eb jepet. Kur ke popullin me vete, beteja \u00ebsht\u00eb fituar, \u00ebsht\u00eb revolucion\u2019. Ky revolucion \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb dhe kush do tentoj\u00eb ta ndaj\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri shuplak\u00ebn e popullit\u201d, theksoi Gjonaj.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<br \/>\nEsht\u00eb nder dhe privilegj p\u00ebr mua, t\u00eb marr fjal\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum t\u00eb lart\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb politike. E falenderoj Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ekipin e organizimit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb, sepse e ve\u00e7ant\u00eb \u00ebshte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, po edhe p\u00ebr mua vet\u00eb, beteja krejt e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi!<br \/>\nDhe \u00ebsht\u00eb nder dhe privilegj i madh, q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem sot n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e t\u00eb frontit t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebsaj reforme.<\/p>\n<p>Fjala luft\u00eb ka v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por e till\u00eb \u00ebsht\u00eb beteja jon\u00eb me t\u00eb keqen e rr\u00ebnjosur thell\u00eb prej kaq shum\u00eb vitesh n\u00eb zemr\u00ebn e sistemit demokratik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Rruga ime p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu p\u00ebrpara jush sot, ka nisur kur nisi t\u00eb diskutohej p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Kam ofruar kontributin tim si eksperte pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, por nuk e fsheh dot q\u00eb nuk e kam besuar at\u00ebher\u00eb se do t\u00eb gjendej jo vet\u00ebm vullneti i hekurt, po edhe shtigjet p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb rrug\u00ebn e kthimit n\u00eb realitet t\u00eb nj\u00eb gjeje kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb prej 25 vjet\u00ebsh kishte mbetur nj\u00eb togfjal\u00ebsh bosh n\u00eb retorik\u00ebn politike: Reformimin e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e harroj kur kryeministri Rama me propozoi t\u00eb merrja detyr\u00ebn e zv.ministres s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me Partin\u00eb Demokratike : E di q\u00eb do m\u00eb thuash jo, por mos e thuaj pa e menduar. Ti je pjes\u00eb e atyre q\u00eb i kan\u00eb hyr\u00eb detit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb reformuar drejt\u00ebsin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb thuash po, jo ti shmangesh k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb re!<\/p>\n<p>Por koha n\u00eb at\u00eb moment e kishte treguar se kryeministri dhe Partia Socialiste nuk kishin<\/p>\n<p>nderm\u00ebnd t\u2019i shmangeshin apo ti benin bisht, nje sfid\u00eb kaq t\u00eb madhe q\u00eb e mban, p\u00ebr fat t\u00eb keq, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb trazuar politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>Dhe pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha peripecive, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb krijohen brenda shpirtit e brenda familjes, nga bombardimet me balt\u00eb t\u00eb armiqve te Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, sikur njeqind her\u00eb t\u00eb kthehesha mbrapsht, po nj\u00ebqind her\u00eb do i bashkohesha k\u00ebtij fronti.<\/p>\n<p>Sikur nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb shume balt\u00eb dhe propagand\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb duroj, mbi vete e mbi familjen time, nj\u00ebqind her\u00eb me shum\u00eb do t\u2019i them vetes dhe t\u00eb gjith\u00ebve:<\/p>\n<p>Po, padiskutim, kjo luft\u00eb i\u2019a vlen, duhet b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb fund dhe do t\u00eb b\u00ebhet sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb!<\/p>\n<p>Ta harrojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mbyllin kapak\u00ebt e dosjeve t\u00eb zullumeve t\u00eb tyre n\u00eb kurriz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptare, se e thyejn\u00eb dot vullnetin e k\u00ebsaj force t\u00eb madhe q\u00eb quhet Partia Socialiste, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrine Evropiane duke e b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>Ta harrojn\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb dhe shantazhojn\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi deri edhe aleatet tan\u00eb strategjike, se e pengojn\u00eb dot partneritetin ton\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, ta b\u00ebj\u00eb realitet \u00e7do ligj dhe \u00e7do nen q\u00eb Parlamenti ka miratuar p\u00ebr ta pastruar deri n\u00eb fund t\u00eb keqen n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p>Te dashur miq, Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb kantier, si\u00e7 e quan kryeministri shpesh procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb sistemit t\u00eb ri. Ajo ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb prej fryteve t\u00eb saj. Por jan\u00eb k\u00ebto fryte t\u00eb para q\u00eb kan\u00eb tkurrur krimin e organizuar dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit gjuh\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot, fal\u00eb k\u00ebtij investimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, vet\u00eb populli shqiptar po fillon t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb arm\u00ebn ligjore si \u00e7do shtetas tjet\u00ebr europian, p\u00ebr mbrojtjen e lirive e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb tij, rikthimin e besimit tek shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, rritjen e transparenc\u00ebs, si dhe luft\u00ebn pa kompromis kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo vep\u00ebr unikale q\u00eb kemi ngritur bashk\u00ebrisht p\u00ebr forcimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb kontributi m\u00eb i madh dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb vite si d\u00ebshmia m\u00eb e plot\u00eb e vullnetit p\u00ebr prirjen shtetformuese t\u00eb Partis\u00eb socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbyllja e procesit te krijimit t\u00eb institucioneve te reja, v\u00ebnia n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb e gjykatave t\u00eb larta t\u00eb pastruara nga llumi, si edhe konsolidimi n\u00eb vijim\u00ebsi i rezultateve t\u00eb zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebjne q\u00eb mandati tjet\u00ebr p\u00ebr Partin\u00eb socialiste, t\u00eb jet\u00eb koha e re e futjes n\u00eb veprim t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie Evropiane.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet ta d\u00ebgjojn\u00eb dhe ta kuptojn\u00eb deri n\u00eb fund, se e vetmja garanci q\u00eb ata t\u00eb shohin m\u00eb n\u00eb fund drit\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, jemi ne, Partia Socialiste !<\/p>\n<p>E vetmja garanci p\u00ebr \u00e7do qytetar, socialist apo demokrat, q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb me familjen e tij n\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb doren e t\u00eb fort\u00ebve, po \u00ebsht\u00eb vete forca e ligjit, jemi ne, Partia Socialiste!<\/p>\n<p>Duke ju falenderuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment kaq t\u00eb ve\u00e7ante t\u00eb karrier\u00ebs sime n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore, po e mbyll me nj\u00eb fraz\u00eb nga trash\u00ebgimia q\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb patriarku i Partis\u00eb Socialiste, Drit\u00ebro Agolli, dy dit\u00eb p\u00ebrpara miratimit t\u00eb ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi:<\/p>\n<p>Citoj: \u201cKam d\u00ebgjuar se mbi 90% e popullit e do k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe e mb\u00ebshtet at\u00eb. Un\u00eb e besoj k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr q\u00eb jepet. E kur ke popullin me vete beteja \u00ebsht\u00eb e fituar. \u00cbsht\u00eb revolucion\u201d\u2026<\/p>\n<p>E pra, t\u00eb dashur miq ky revolucion \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb dhe kush do t\u00eb tentoj\u00eb ta ndal\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri, shuplak\u00ebn e popullit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nga Kongresi i PS dhe akuzave t\u00eb ngritura ndaj saj dit\u00ebt e fundit teksa deklaroi se jan\u00eb frytet e para t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb tkurrur krimin e organizuar dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit gjuh\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. \u201cSikur 100 her\u00eb t\u00eb kthehesha mbrapsht po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":123010,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123009","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}