{
    "id": 123421,
    "date": "2020-03-06T16:00:35",
    "date_gmt": "2020-03-06T15:00:35",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=123421"
    },
    "modified": "2020-03-06T16:00:35",
    "modified_gmt": "2020-03-06T15:00:35",
    "slug": "keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-leter-trump-ndryshimi-i-kufijve-minon-stabilitetin-e-kosoves-dhe-rajonit",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-leter-trump-ndryshimi-i-kufijve-minon-stabilitetin-e-kosoves-dhe-rajonit\/",
    "title": {
        "rendered": "K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb let\u00ebr Trump: Ndryshimi i kufijve minon stabilitetin e Kosov\u00ebs dhe rajonit"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Z\u00ebrat e shtuar koh\u00ebt e fundit se plani amerikan p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbin\u00eb p\u00ebrfshin edhe shk\u00ebmbimin e territoreve duket se ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje K\u00ebshillin e Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb tashm\u00eb q\u00eb edhe SHBA ka marr\u00eb rol kryesues n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar kreut t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Donald Trump, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb falenderon SHBA-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontributin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sa i takon normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, thuhet se dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja ofron nj\u00eb dritare mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb dy vendet, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb kthejn\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb re.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb proces, duke shpresuar se ai do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohjen e nd\u00ebrsjellt\u00eb diplomatike, si dy shtete fqinj, t\u00eb pavarur dhe sovrane.<\/p>\n<p>Gjithashtu, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb mir\u00ebpret p\u00ebrkushtimin e Administrat\u00ebs Tuaj p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n<p><em>&#8220;Tanim\u00eb kemi dhe disa rezultate premtuese fal\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, fal\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell&#8221;.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb beson fuqimisht se rezultati i dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e miratuara p\u00ebr zgjidhjen e statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb mish\u00ebruar dhe n\u00eb Dokumentat e Grupit t\u00eb Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe me Propozimin Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Zgjidhjen e Statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ose si\u00e7 njihet ndryshe \u201c Plani Ahtisaari\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto parime udh\u00ebrr\u00ebfyese, n\u00ebnvizon K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb, sigurojn\u00eb integritetin territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, brenda kufijve t\u00eb saj t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe mbrojtjen e karakterit t\u00eb saj multi-etnik.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs n\u00ebnvizohet se p\u00ebrqasjet alternative mbi baz\u00ebn e nocionit t\u00eb ri-p\u00ebrcaktimit ose ndryshimit t\u00eb vijave kufitare sipas parimeve etnike mund t\u00eb minojn\u00eb stabilitetin e Kosov\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera multi-etnike n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p><em>&#8220;\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb respektimin e k\u00ebtyre parimeve gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi. Ato jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe perspektiv\u00ebn afat-gjat\u00eb europiane t\u00eb Rajonit ton\u00eb&#8221;.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Letra e plot\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>I nderuar, Zoti Donald J. Trum<\/em><\/strong><em>p<br \/>\nPresident i Shteteve t\u00eb Bashkuara<br \/>\nSht\u00ebpia e Bardh\u00eb<br \/>\n1600 Pennsylvania Avenue NW<br \/>\nWashington, DC 20500<\/em><\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Sekretarit t\u00eb Shtetit Michael R. Pompeo,<\/strong><br \/>\nDepartamenti Amerikan i Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Senatorit James Risch,<\/strong><br \/>\nKryetar i Komitetit t\u00eb Senatit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Senatorit Robert Menendez,<\/strong><br \/>\nAntar i Lart\u00eb i Komitetit t\u00eb Senatit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Senatorit Ron Johnson<\/strong>,<br \/>\nKryetar i Komitetit t\u00eb Senatit mbi Sigurin\u00eb e Brendshme dhe \u00c7\u00ebshtjet Qeveritare dhe Kryetar i N\u00ebnkomitetit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Sigurin\u00eb Rajonale,<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Kongresmenit Eliot Engel,<\/strong><br \/>\nKryetar i Komitetit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Kongresmenit Michael McCaul,<\/strong><br \/>\nAntar i Lart\u00eb i Komitetit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve mbi \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Ambassadorit Richard A. Grenell,<\/strong><br \/>\nI D\u00ebrguar Special i Presidentit p\u00ebr Negociatat e Paqes midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar Zoti President,<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb d\u00ebshiron ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019ju falenderuar p\u00ebrzem\u00ebrsisht, Juve dhe SHBA-ve, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme q\u00eb u keni dh\u00ebn\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan.<\/em><\/p>\n<p><em>Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Ashtu si\u00e7 jeni shprehur dhe n\u00eb Letr\u00ebn Tuaj t\u00eb urimit drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, lidhjet e fuqishme nd\u00ebrmjet SHBA-ve dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb fark\u00ebtuar p\u00ebrmes nj\u00eb angazhimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillimin e Kosov\u00ebs, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik.<\/em><\/p>\n<p><em>Populli i Kosov\u00ebs luftoi pothuajse nj\u00eb shekull p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. M\u00eb n\u00eb fund, k\u00ebto objektiva u realizuan me vendosm\u00ebri dhe me mb\u00ebshtetjen e domosdoshme t\u00eb miqve dhe aleat\u00ebve tan\u00eb perendimor\u00eb, dhe, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb pare, t\u00eb SHBA-ve.<\/em><\/p>\n<p><em>Mb\u00ebshtetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thelb\u00ebsore. Ajo \u00e7imentoi m\u00eb tej miq\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrmjet Amerikan\u00ebve dhe Shqiptar\u00ebve, e cila ka ekzistuar qysh nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb I Bot\u00ebrore. Administrata e Presidentit Wilson mbrojti t\u00eb drejt\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shtet i pavarur.<\/em><\/p>\n<p><em>Populli shqiptar do t\u00eb mbetet p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb krenar q\u00eb \u00ebsht\u00eb kombi m\u00eb pro-amerikan n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/em><\/p>\n<p><em>Si shteti i pavarur, Republika e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe p\u00ebr nj\u00eb demokraci dinamike, ku t\u00eb sundojn\u00eb lirit\u00eb njer\u00ebzore dhe shteti i t\u00eb drejt\u00ebs. Sot, pakicat etnike n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta individuale dhe kolektive t\u00eb pakrahasueshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb rajon me probleme akute mbi \u2013 dhe nd\u00ebrshtet\u00ebrore, gjendja n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn kurrfar\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb rajonale.<\/em><\/p>\n<p><em>Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb gur themeli p\u00ebr stabilitetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>I nderuar Zoti President,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Na lejoni t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga ky rast p\u00ebr t\u00eb rikujtuar se Kosova e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs me negociata t\u00eb kryesuara nga OKB, t\u00eb bashk\u00ebrenduara ngusht\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar me n\u00eb krye SHBA-t\u00eb. N\u00eb Opinionin e tij K\u00ebshillimor m\u00eb 2010, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb pohoi se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i leht\u00ebsuar nga BE-ja ofron nj\u00eb dritare mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb dy vendet, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb kthejn\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb re.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb proces, duke shpresuar se ai do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohjen e nd\u00ebrsjellt\u00eb diplomatike, si dy shtete fqinj, t\u00eb pavarur dhe sovrane.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb mir\u00ebpret p\u00ebrkushtimin e Administrat\u00ebs Tuaj p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja.<\/em><\/p>\n<p><em>Tanim\u00eb kemi dhe disa rezultate premtuese fal\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, fal\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb beson fuqimisht se rezultati i dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e miratuara p\u00ebr zgjidhjen e statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb mish\u00ebruar dhe n\u00eb Dokumentat e Grupit t\u00eb Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe me Propozimin Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Zgjidhjen e Statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ose si\u00e7 njihet ndryshe \u201c Plani Ahtisaari\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto parime udh\u00ebrr\u00ebfyese sigurojn\u00eb integritetin territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, brenda kufijve t\u00eb saj t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe mbrojtjen e karakterit t\u00eb saj multi-etnik.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrqasjet alternative mbi baz\u00ebn e nocionit t\u00eb ri-p\u00ebrcaktimit ose ndryshimit t\u00eb vijave kufitare sipas parimeve etnike mund t\u00eb minojn\u00eb stabilitetin e Kosov\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera multi-etnike n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb respektimin e k\u00ebtyre parimeve gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi. Ato jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe perspektiv\u00ebn afat-gjat\u00eb europiane t\u00eb Rajonit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>I dashur Zoti President,<\/em><\/p>\n<p><em>Me rastin e urimeve p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr dit\u00ebn e saj t\u00eb pavarsis\u00eb, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen e tij m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb me sakrifica t\u00eb panumurta e kthyen n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb bukur \u00ebndr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo mir\u00ebnjohje \u00ebsht\u00eb gjithashtu dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, q\u00eb keni mb\u00ebshtetur dhe vazhdoni t\u00eb mb\u00ebshtetni forcimin e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Europ\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsiderat\u00ebs ton\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Me respekt,<br \/>\nK\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/em><\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Z\u00ebrat e shtuar koh\u00ebt e fundit se plani amerikan p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbin\u00eb p\u00ebrfshin edhe shk\u00ebmbimin e territoreve duket se ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje K\u00ebshillin e Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb tashm\u00eb q\u00eb edhe SHBA ka marr\u00eb rol kryesues n\u00eb procesin e dialogut. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar kreut t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 123422,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-123421",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123421",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123421"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123421\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123422"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123421"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123421"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123421"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}