{"id":123473,"date":"2020-03-07T14:30:25","date_gmt":"2020-03-07T13:30:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123473"},"modified":"2020-03-07T14:30:25","modified_gmt":"2020-03-07T13:30:25","slug":"kurti-mesazh-uashingtonit-permes-gazetes-gjermane-marreveshjet-nen-kercenim-e-presion-te-pavlefshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kurti-mesazh-uashingtonit-permes-gazetes-gjermane-marreveshjet-nen-kercenim-e-presion-te-pavlefshme\/","title":{"rendered":"Kurti mesazh Uashingtonit p\u00ebrmes gazet\u00ebs gjermane: Marr\u00ebveshjet n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim e presion, t\u00eb pavlefshme"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, u ka adresuar nj\u00eb mesazh presidentit amerikan Donald Trump dhe t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb tij, ambasadorit Richard Grenell lidhur me arritjen \u00a0e nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb editoriali n\u00eb gazet\u00ebn konservatore gjermane \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d (FAZ), i cili do t\u00eb publikohet i plot\u00eb nes\u00ebr, Kurti t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se \u201cmarr\u00ebveshjet q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb e kan\u00eb presionin dhe k\u00ebrc\u00ebnimet nuk vlejn\u00eb as sa letrat n\u00eb t\u00eb cilat i v\u00ebm\u00eb n\u00ebnshkrimet tona\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shton Kurti, \u201cne duam q\u00eb si shenj\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr shmangien e ngat\u00ebrresave politike, nga data 15 mars 2020 t\u00eb heqim tarifat prej 100 p\u00ebr qind ndaj l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb importuar nga Serbia dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina\u201d.<\/p>\n<p>Kurti shkruan se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje e shpejt\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por edhe m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb duhet t\u00eb bazohet n\u00eb parime demokratike. Vet\u00ebm k\u00ebshtu kjo marr\u00ebveshje, sipas tij, mund t\u00eb ket\u00eb sukses afatgjat\u00eb. Reciprociteti ndaj Serbis\u00eb, q\u00eb po k\u00ebrkohet nga qeveria kosovare dhe q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb krijoj\u00eb parakushte p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje substanciale, n\u00eb aspektin afatshkurt\u00ebr paraqet nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur stabilitet ekonomik dhe politik mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, n\u00ebnvizon kryeministri Kurti, reciprociteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e raporteve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore deri te normalizimi i plot\u00eb i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve. Normalizimi i raporteve nd\u00ebrshtet\u00ebrore mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebse pal\u00ebt \u201cnormalizuese\u201d pajtohen p\u00ebr rregulla dhe parime t\u00eb cilat i respektojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt. Vullneti i mir\u00eb dhe takimet n\u00eb kushte t\u00eb barabarta jan\u00eb parakushte p\u00ebr t\u00eb gjitha negociatat, t\u00eb cilat synojn\u00eb krijimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve paq\u00ebsore. Politika q\u00eb synon revanshizmin ka nj\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi t\u00eb shkurt\u00ebr dhe nuk ka perspektiv\u00eb. I b\u00ebjm\u00eb thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ta mbik\u00ebqyrin procesin dhe paraprakisht t\u00eb definojn\u00eb masat q\u00eb do t\u00eb merren kur nuk respektohen parimet dhe kur eventualisht shkelet marr\u00ebveshja\u201d, shkruan Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri thekson se koalicioni qeveritar i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Vet\u00ebvendosja si forc\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb progresive dhe nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs si parti e djatht\u00eb konservatore, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim elektoral i cili nuk synon revanshizmin, por parimin e barazis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve (tregtare) konstruktive dhe bilaterale.<\/p>\n<p>Kurti shkruan se tarifat 100 p\u00ebr qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina i ka trash\u00ebguar nga qeveria paraprake.<\/p>\n<p>\u201cParimi i reciprocitetit, nd\u00ebrkaq, ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb parim udh\u00ebheq\u00ebs i partis\u00eb sime. Po ashtu, reciprociteti si vler\u00eb buron nga koncepti i barazis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjithkund i pranish\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Paqja e q\u00ebndrueshme dhe barazia jan\u00eb premisa udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb kosovare, kryeminist\u00ebr i s\u00eb cil\u00ebs jam nga fillimi i shkurtit. Respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm p\u00ebr arritjen e k\u00ebtyre q\u00ebllimeve, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu, nj\u00eb marr\u00ebveshje e mundshme mund t\u00eb ket\u00eb efekte v\u00ebrtet pozitive n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve\u201d, shkruan Albin Kurti n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebrkon, sipas Kurtit, q\u00eb Serbia t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb fushat\u00ebn kund\u00ebr njohjeve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb heq\u00eb barrierat tregtare jotarifore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse pala serbe tregon vullnet t\u00eb mir\u00eb, qeveria kosovare nga 1 prilli 2020 do t\u2019i heq\u00eb plot\u00ebsisht tarifat p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 90-dit\u00ebsh\u201d, shkruan Kurti.<\/p>\n<p>Ai shpreson se Bashkimi Europian para Samitit t\u00eb Zagrebit m\u00eb 7 maj t\u00eb heq\u00eb vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mir\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kosovare p\u00ebr heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht n\u00ebse e vazhdon fushat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe po ashtu n\u00ebse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, at\u00ebher\u00eb \u201cne m\u00eb 1 prill do t\u00eb nisim zbatimin hap pas hapi t\u00eb parimit t\u00eb reciprocitetit, s\u00eb pari n\u00eb tregti, pastaj edhe n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb politik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj, premton Kurti, \u201cne do t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb synimet tona par\u00ebsore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme, t\u00eb cilat jan\u00eb qen\u00ebsore p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzve: vende t\u00eb pun\u00ebs dhe sundim t\u00eb ligjit. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb luftojm\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet korrupsionin dhe k\u00ebshtu, do t\u00eb kujdesemi p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, u ka adresuar nj\u00eb mesazh presidentit amerikan Donald Trump dhe t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb tij, ambasadorit Richard Grenell lidhur me arritjen \u00a0e nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Serbin\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb editoriali n\u00eb gazet\u00ebn konservatore gjermane \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d (FAZ), i cili do t\u00eb publikohet i plot\u00eb nes\u00ebr, Kurti t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se \u201cmarr\u00ebveshjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121494,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123473","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123473"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123473\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}