{"id":123892,"date":"2020-03-17T14:08:20","date_gmt":"2020-03-17T13:08:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123892"},"modified":"2020-03-17T14:08:20","modified_gmt":"2020-03-17T13:08:20","slug":"gjonaj-leter-pp-klgj-e-klp-inkurajoni-zbatimin-e-alternativave-te-denimit-jo-me-burg-per-personat-nen-hetim-apo-te-pandehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjonaj-leter-pp-klgj-e-klp-inkurajoni-zbatimin-e-alternativave-te-denimit-jo-me-burg-per-personat-nen-hetim-apo-te-pandehur\/","title":{"rendered":"Gjonaj let\u00ebr PP, KLGJ E KLP: Inkurajoni zbatimin e alternativave t\u00eb d\u00ebnimit jo me burg p\u00ebr personat n\u00ebn hetim apo t\u00eb pandehur"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr tre institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkon t\u00eb inkurajojn\u00eb zbatimin e alternativave t\u00eb d\u00ebnimit dhe aplikimin e masave shtr\u00ebnguese t\u00eb ndryshme nga masa e arrestit me burg p\u00ebr personat n\u00ebn hetim apo t\u00eb pandehur, sipas parashikimeve ligjore. Kjo k\u00ebrkes\u00eb vjen p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga koronavirusi dhe masave t\u00eb marra nga qeveria p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e Gjonajt, thuhet se jan\u00eb t\u00eb akomoduar rreth 5200 persona t\u00eb burgosur, nga t\u00eb cil\u00ebt 2600 jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar dhe 2600 jan\u00eb t\u00eb paraburgosur. N\u00eb k\u00ebto institucione jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 4050 punonj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre, do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb tyre dhe t\u00eb personave q\u00eb ndodhen n\u00eb institucion, me q\u00ebllim parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb infektimit nga virusi COVID-19.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr nxjerrjen e udh\u00ebzimeve mbi aplikimin e masave dhe d\u00ebnimeve penale alternative \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nga Gjonaj m\u00eb 14 mars dhe ka si q\u00ebllim parandalimin e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb personave q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, kjo dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb pandemis\u00eb globale me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballemi dhe rrezikut q\u00eb ekziston p\u00ebr infektimin e personave q\u00eb ndodhen aktualisht n\u00eb k\u00ebto institucione nga personat q\u00eb futen rishtazi.<\/p>\n<p>K\u00cbRKESA<br \/>\nDuke marr\u00eb shkas nga situata e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi yn\u00eb, Qeveria Shqiptare ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me q\u00ebllim parandalimin dhe frenimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19 i cili ka shkaktuar nj\u00eb pandemi globale, t\u00eb deklaruar si e till\u00eb nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit n\u00eb dat\u00ebn 11 mars 2020. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, pas nj\u00eb pune paraprake t\u00eb kryer nga strukturat e saj, si dhe n\u00eb vijim t\u00eb vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash t\u00eb shtuara p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet e var\u00ebsis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike p\u00ebr sistemin penitenciar n\u00eb t\u00eb cilin mbahen e trajtohen nj\u00eb num\u00ebr i madh personazh t\u00eb d\u00ebnuar e t\u00eb paraburgosur, me q\u00ebllim parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit t\u00eb shkaktuar nga virusi COVID-19.<br \/>\nN\u00eb institucionet e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale, aktualisht jan\u00eb t\u00eb akomoduar rreth 5200 persona t\u00eb burgosur, nga t\u00eb cil\u00ebt 2600 jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar dhe 2600 jan\u00eb t\u00eb paraburgosur. N\u00eb k\u00ebto institucione jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 4050 punonj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre, do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb tyre dhe t\u00eb personave q\u00eb ndodhen n\u00eb institucion, me q\u00ebllim parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb infektimit nga virusi COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb situat\u00ebs dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb efektive mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt vuajn\u00eb d\u00ebnimin dhe t\u00eb paraburgosurve, si dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb administrimin e situat\u00ebs dhe nevojave t\u00eb cilat vijn\u00eb n\u00eb rritje, pavar\u00ebsisht masave t\u00eb marra, k\u00ebrkohet bashk\u00ebpunimi i t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ato t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, n\u00eb marrjen e masave p\u00ebr t\u00eb aplikuar politika e strategji t\u00eb cilat do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr administrimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb institucioneve penitenciare por nj\u00ebkoh\u00ebsisht pa cenuar masat e siguris\u00eb n\u00eb to.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre masave, k\u00ebrkojm\u00eb nga ana juaj udh\u00ebzimin dhe orientimin e gjykatave dhe prokurorive p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb v\u00ebmendje dhe p\u00ebr t\u00eb inkurajuar zbatimin e alternativave t\u00eb d\u00ebnimit dhe aplikimin e masave shtr\u00ebnguese t\u00eb ndryshme nga masa e arrestit me burg p\u00ebr personat n\u00ebn hetim apo t\u00eb pandehur, sipas parashikimeve ligjore, p\u00ebrdorimin m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb tyre, duke pasur parasysh dhe faktin q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, alternativat e d\u00ebnimit me burgim jan\u00eb p\u00ebrdorur shum\u00eb rrall\u00eb dhe prirja ka qen\u00eb kryesisht drejt d\u00ebnimit me burgim p\u00ebr llojet e d\u00ebnimeve dhe arrestit n\u00eb burg p\u00ebr llojet e masave shtr\u00ebnguese t\u00eb personit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb angazhimin tuaj maksimal, p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, me q\u00ebllim parandalimin e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb personave q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, kjo dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb pandemis\u00eb globale me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballemi dhe rrezikut q\u00eb ekziston p\u00ebr infektimin e personave q\u00eb ndodhen aktualisht n\u00eb k\u00ebto institucione nga personat q\u00eb futen rishtazi.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, si autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin dhe monitorimin e sistemit penitenciar, vler\u00ebson disponibilitetin tuaj p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr p\u00ebrballimin me sukses t\u00eb k\u00ebsaj situate delikate, duke zbatuar p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur dhe ligjore, alternativat e d\u00ebnimeve me burgim apo masave shtr\u00ebnguese t\u00eb ndryshme nga arresti n\u00eb burg ndaj personave n\u00ebn hetim apo t\u00eb pandehur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr tre institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkon t\u00eb inkurajojn\u00eb zbatimin e alternativave t\u00eb d\u00ebnimit dhe aplikimin e masave shtr\u00ebnguese t\u00eb ndryshme nga masa e arrestit me burg [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99668,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123892","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}