{
    "id": 123905,
    "date": "2020-03-17T15:03:32",
    "date_gmt": "2020-03-17T14:03:32",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=123905"
    },
    "modified": "2020-03-17T15:03:32",
    "modified_gmt": "2020-03-17T14:03:32",
    "slug": "masat-per-eksportin-e-pajisjeve-mjekesore-bushati-te-mos-perhapim-panik-ballkani-perendimor-eshte-ne-paradhomen-e-be-se",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/masat-per-eksportin-e-pajisjeve-mjekesore-bushati-te-mos-perhapim-panik-ballkani-perendimor-eshte-ne-paradhomen-e-be-se\/",
    "title": {
        "rendered": "Masat p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, Bushati: T\u00eb mos p\u00ebrhapim panik. Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn e BE-s\u00eb"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ish ministri i jasht\u00ebm Ditmir Bushati ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb facebook, lidhur me masat e BE-s\u00eb dhe p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, dhe deklaratat q\u00eb pasuan k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cLajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb Pandemis\u00eb, u interpretua gabimisht si p\u00ebrjashtim apriori i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Madje, Presidenti i Serbis\u00eb shkoi edhe m\u00eb tej, duke e akuzuar BE-n\u00eb me tone melodramatike p\u00ebr \u201cmunges\u00eb solidariteti\u201d. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duke vler\u00ebsuar me tone patetike Kin\u00ebn dhe Presidentin Xi Jinpig, si v\u00ebllain dhe shp\u00ebtimtarin e popullit serb.\u201d Shkruan Bushati nd\u00ebrsa theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb, informimi korrekt, bashk\u00ebpunimi mes popujve, shteteve dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb m\u00eb i domosdosh\u00ebm se kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb sqarim pse nuk duhet t\u00eb biem pr\u00e8 e keqkuptimeve me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb Pandemis\u00eb, u interpretua gabimisht si p\u00ebrjashtim apriori i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Madje, Presidenti i Serbis\u00eb shkoi edhe m\u00eb tej, duke e akuzuar BE-n\u00eb me tone melodramatike p\u00ebr \u201cmunges\u00eb solidariteti\u201d. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duke vler\u00ebsuar me tone patetike Kin\u00ebn dhe Presidentin Xi Jinpig, si v\u00ebllain dhe shp\u00ebtimtarin e popullit serb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb assesi q\u00ebllimi i k\u00ebtyre radh\u00ebve p\u00ebr t\u00eb analizuar strategjin\u00eb dhe taktik\u00ebn q\u00eb Presidenti i Serbis\u00eb ndjek me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn, BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb, e njohur gj\u00ebr\u00ebsisht si \u201cpolitika e lishar\u00ebsit\u201d. As oshilacionet flirtuese! Nga nj\u00ebra an\u00eb, si pjes\u00eb e Bashkimit Euro-Aziatik, q\u00eb krijoi zon\u00ebn e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb s\u00eb bashku me Rusin\u00eb, Armenin\u00eb, Bjellorusin\u00eb, Kazakistanin dhe Kirgistanin dhe nga ana tjet\u00ebr, si ngjiz\u00ebs i \u201cShengenit rajonal\u201d, por destabilizues n\u00eb Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi e Bosnje Hercegovin\u00eb. Gjykimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje i p\u00ebrket ve\u00e7 popullit serb.<br \/>\nPor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb, informimi korrekt, bashk\u00ebpunimi mes popujve, shteteve dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb m\u00eb i domosdosh\u00ebm se kurr\u00eb.<br \/>\nS\u00eb pari, duhet sqaruar se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u201cndalim eksporti\u201d, por me \u201ceksport t\u00eb autorizuar\u201d. Regjim, i cili i jep p\u00ebrpar\u00ebsi vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrkundrejt vendeve t\u00eb treta, i imponuar nga emergjenca e shkaktuar nga Pandemia.<br \/>\nS\u00eb dyti, t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb nj\u00eb regjim tregtar preferencial m\u00eb BE-n\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb Marr\u00ebveshjeve t\u00eb Stabilizim Asociimit n\u00eb fuqi, t\u00eb cilat konsiderohen nga jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb si: \u201cmar\u00ebveshje m\u00eb shum\u00eb sesa tregtare dhe m\u00eb pak sesa marr\u00ebveshje an\u00ebtar\u00ebsimi\u201d.<br \/>\nDuke u nisur nga sa m\u00eb lart, vet\u00eb Presidentja e Komisionit Europian, vuri theksin tek r\u00ebnd\u00ebsia e bashk\u00ebrendimit t\u00eb k\u00ebtij regjimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm me vendet kufitare me BE-n\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Sepse jo vet\u00ebm n\u00eb planin tregtar dhe ekonomik, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn e BE-s\u00eb.<br \/>\nS\u00eb fundmi, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ne shqiptar\u00ebt jemi d\u00ebshmitar\u00eb dhe p\u00ebrfitues t\u00eb solidaritetit europian n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb goditjes q\u00eb mor\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb termetit, vitin e kaluar. Ndaj, le mos t\u00eb err\u00ebsojm\u00eb logjik\u00ebn e t\u00eb arsyetuarit e as t\u00eb shtojm\u00eb panikun. Por t\u00eb fuqizojm\u00eb bashk\u00ebpunimin me BE-n\u00eb, sepse aksesi n\u00eb tregun europian p\u00ebr pajisjet mjek\u00ebsore gjat\u00eb luft\u00ebs me virusin nuk do t\u00eb mungoj\u00eb. As mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb reduktuar pasojat socio-ekonomike t\u00eb Pandemis\u00eb p\u00ebrmes programeve t\u00eb ndryshme financiare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ish ministri i jasht\u00ebm Ditmir Bushati ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb facebook, lidhur me masat e BE-s\u00eb dhe p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, dhe deklaratat q\u00eb pasuan k\u00ebt\u00eb vendim. \u201cLajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave p\u00ebr eksportin e pajisjeve mjek\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb Pandemis\u00eb, [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 123907,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-123905",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123905",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123905"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123905\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123907"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123905"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123905"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123905"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}