{
    "id": 124532,
    "date": "2020-04-09T15:28:15",
    "date_gmt": "2020-04-09T13:28:15",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=124532"
    },
    "modified": "2020-04-09T15:28:15",
    "modified_gmt": "2020-04-09T13:28:15",
    "slug": "pd-qeveria-ka-para-nese-nuk-mbeshtet-oligarket-te-miratoje-pa-vonese-paketen-e-re",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-qeveria-ka-para-nese-nuk-mbeshtet-oligarket-te-miratoje-pa-vonese-paketen-e-re\/",
    "title": {
        "rendered": "PD: Qeveria ka para n\u00ebse nuk mb\u00ebshtet oligark\u00ebt, t\u00eb miratoj\u00eb pa vones\u00eb paket\u00ebn e re"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Partia Demokratike mb\u00ebshtet k\u00ebrkes\u00ebn e biznesit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje emergjente financiare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga mbyllja e dhjet\u00ebra mij\u00ebra vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i PD, Edmond Spaho thot\u00eb se k\u00ebrkesat e biznesit, nj\u00ebsoj si propozimet e PD, jan\u00eb t\u00eb ndershme. Ai thot\u00eb se qeveria ka para, n\u00ebse mb\u00ebshtet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligark\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cQeveria duhet ta miratoj\u00eb pa vones\u00eb paket\u00ebn e re. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pa oksigjen p\u00ebr ekonomin\u00eb e mij\u00ebra familjeve\u201d,<\/em>\u00a0shprehet Edmond Spaho.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Edmond Spahos<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb masat shtr\u00ebnguese p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk i ka shoq\u00ebruar me masa t\u00eb plota leht\u00ebsuese p\u00ebr ta. Megjith\u00ebse jemi n\u00eb jav\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb epidemis\u00eb, paketa e qeveris\u00eb, megjith\u00ebse anemike dhe gjysmake, akoma nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p>Biznesi i vog\u00ebl q\u00eb pun\u00ebson me qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i prekuri, pasi pjesa m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga paketa e ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej t\u00eb pakt\u00ebn dy jav\u00ebsh i kemi k\u00ebrkuar qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb paket\u00eb tjet\u00ebr, por akoma nuk ka asgj\u00eb konkrete. Qeveria vepron shum\u00eb ngadal\u00eb, qeveria jep shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit nj\u00ebz\u00ebri kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb veprohet, pasi vonesa e qeveris\u00eb n\u00eb shpalljen dhe zbatimin e nj\u00eb pakete t\u00eb dyt\u00eb shtes\u00eb po i shtyn ata drejt falimentit dhe mij\u00ebra t\u00eb pun\u00ebsuar drejt papun\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Partia Demokratike mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dhomave t\u00eb tregtis\u00eb, industris\u00eb dhe shoqatat e sip\u00ebrmarrjes private n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn unanime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje emergjente financiare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra vende pune t\u00eb mos mbyllen.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e biznesit, nj\u00ebsoj si propozimet e b\u00ebra prej nesh, jan\u00eb t\u00eb ndershme. Ato duhet t\u00eb d\u00ebgjohen nga qeveria.<\/p>\n<p>\u00c7do biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb p\u00ebrjashtim apo shtyrje t\u00eb pagesave p\u00ebr detyrimet fiskale qendrore apo lokale.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb subvencionoj\u00eb qirat\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn 50%. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Kosova prej gati nj\u00eb muaji. K\u00ebt\u00eb ka mund\u00ebsi financiare ta b\u00ebj\u00eb edhe Shqip\u00ebria, n\u00ebse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb subvencionoj\u00eb pagat e punonjesve per bizneset q\u00eb kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo mas\u00eb ndihmon mbajtjen hapur t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb rishikoj\u00eb skem\u00ebn e garancis\u00eb sovrane p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar realisht biznesin me k\u00ebrkesa t\u00eb thjeshtuara dhe norma interesi q\u00eb p\u00ebrballohen nga buxheti.<\/p>\n<p>Qeveria ka para p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebto k\u00ebrkesa q\u00eb mbajn\u00eb hapur qindra mij\u00ebra vende pune. Mjafton q\u00eb Edi Rama t\u00eb sakrifikoj\u00eb aferat e 10 klient\u00ebve t\u00eb tij me 120 milion\u00eb euro koncesione dhe t\u00eb sakrifikoj\u00eb shpenzimet e luksit p\u00ebr zyra e fasada.<\/p>\n<p>Qeveria duhet ta miratoj\u00eb pa vones\u00eb paket\u00ebn e re! \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pa oksigjen p\u00ebr ekonomin\u00eb e mij\u00ebra familjeve!. Paketa e re duhet t\u00eb jet\u00eb reale, q\u00eb nuk ka n\u00eb fokus propagand\u00ebn, por q\u00eb ndihmon v\u00ebrtet biznesin dhe shp\u00ebton mij\u00ebra vende pune sot n\u00eb rrezik!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Partia Demokratike mb\u00ebshtet k\u00ebrkes\u00ebn e biznesit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje emergjente financiare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga mbyllja e dhjet\u00ebra mij\u00ebra vendeve t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i PD, Edmond Spaho thot\u00eb se k\u00ebrkesat e biznesit, nj\u00ebsoj si propozimet e PD, jan\u00eb t\u00eb ndershme. Ai thot\u00eb se qeveria ka para, n\u00ebse mb\u00ebshtet realisht bizneset dhe [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 124534,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-124532",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124532",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124532"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124532\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124534"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124532"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124532"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124532"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}