{"id":124610,"date":"2020-04-11T17:10:54","date_gmt":"2020-04-11T15:10:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=124610"},"modified":"2020-04-11T17:10:54","modified_gmt":"2020-04-11T15:10:54","slug":"covid-19-bardh-spahia-shkodra-pak-vemendje-nga-qeveria-prefekti-kurban-u-perdor-si-lecke-nga-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/covid-19-bardh-spahia-shkodra-pak-vemendje-nga-qeveria-prefekti-kurban-u-perdor-si-lecke-nga-rama\/","title":{"rendered":"COVID 19\/ Bardh Spahia: Shkodra pak v\u00ebmendje nga qeveria, prefekti kurban, u p\u00ebrdor si leck\u00eb nga Rama"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit t\u00eb prefektit n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar nga COVID 19, ku Shkodra ka sh\u00ebnuar rritje dit\u00ebt e fundit.Sipas tij, qeveria ka marr\u00eb pak masa p\u00ebr t\u00eb frenuar p\u00ebrhapjen e virusit n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prefekti u b\u00eb kurban pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij keqmenaxhimi. Spahia tha se ka ardhur koha q\u00eb qeveria t\u00eb kthej\u00eb v\u00ebmendjen nga Shkodra dhe t\u00eb mos i p\u00ebrdor\u00eb njer\u00ebzit si leck\u00eb, sic b\u00ebri me prefektin socialit.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOTE<\/strong><br \/>\n3 t\u00eb infektuar t\u00eb rinj me COVID-19 n\u00eb Shkod\u00ebr, e nj\u00eb n\u00eb Puk\u00eb e cuan n\u00eb 53 numrin e t\u00eb prekurve, sipas shifrave zyrtare. Nj\u00eblloj si n\u00eb shifrat totale, ato u rrit\u00ebn pasi u rrit numri i testimeve, c\u2019ka tregon se situata n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr nga shifrat e ofruara. Por Shkodra po tregon se sa pak v\u00ebmendje ka patur nga qeveria. Pasi i sulmoi pacip\u00ebsisht kryetaren e Bashkis\u00eb dhe qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn me COVID-19, Rama e b\u00ebri nj\u00eb kurban nga rradh\u00ebt e veta, p\u00ebr t\u2019ia hedhur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, prefektin e Shkodr\u00ebs. Tejet qesharak justifikimi, se prefekti nuk paska treguar lidership e vendimmarrje, kur dihet mir\u00eb se as ministrat nuk guxojn\u00eb t\u00eb vendosin vet\u00eb, n\u00ebn pushtetin e Edi Ram\u00ebs. Esht\u00eb thjesht m\u00ebnyra se si nj\u00eb individ, i p\u00ebrdor njer\u00ebzit si lecka nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebshe, por edhe frika q\u00eb ka nga Shkodra, edhe nga vet\u00eb socialist\u00ebt shkodran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve po u centralizon edhe drejtimin e nj\u00eb institucioni vendor si Prefekti, me nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Tirana. Nj\u00eblloj sic u ka b\u00ebr\u00eb edhe me partin\u00eb, nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00eb socialist vendas q\u00eb t\u2019i jap\u00eb besim, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje e tyre e brendshme. Sidoqoft\u00eb, fakt \u00ebsht\u00eb se kjo qasje ndaj Shkodr\u00ebs ka sjell\u00eb munges\u00ebn e v\u00ebmendjes institucionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb sfiduese me virusin Korona, dhe Rama p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb po e hedh edhe tek t\u00eb vet\u00ebt. N\u00eb fakt cdo funksionar vendor, i djatht\u00eb apo i majt\u00eb, cdo an\u00ebtar i personelit sh\u00ebndet\u00ebsor, e di mir\u00eb se c\u2019ka qeveria u ka ofruar deri tani, ka qen\u00eb vet\u00ebm presioni p\u00ebr t\u00eb mos folur, p\u00ebr t\u00eb mos u ankuar p\u00ebr pajisjet e munguara mbrojt\u00ebse, p\u00ebr munges\u00ebn e testeve e madje edhe moszbatimin nga policia t\u00eb detyrimit p\u00ebr karantinim t\u00eb shtetasve t\u00eb ardhur nga Italia. Kurban\u00ebt brenda vetes jan\u00eb problemi i Ram\u00ebs dhe i ndjek\u00ebsve t\u00eb tij natyrisht, por Shkodra duhet t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb i takon, me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb i duhen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me COVID-19. Nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje d\u00ebshire, por detyrimi institucional e shtet\u00ebror n\u00eb cdo vend demokratik!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit t\u00eb prefektit n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar nga COVID 19, ku Shkodra ka sh\u00ebnuar rritje dit\u00ebt e fundit.Sipas tij, qeveria ka marr\u00eb pak masa p\u00ebr t\u00eb frenuar p\u00ebrhapjen e virusit n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prefekti u b\u00eb kurban pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij keqmenaxhimi. Spahia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":124611,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-124610","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=124610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/124610\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=124610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=124610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=124610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}