{"id":125088,"date":"2020-04-27T14:03:30","date_gmt":"2020-04-27T12:03:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125088"},"modified":"2020-04-27T14:03:30","modified_gmt":"2020-04-27T12:03:30","slug":"aleksander-meksi-jep-paralajmerimin-e-forte-nxjerr-planin-qe-duhet-te-ndjeke-qeveria-mos-i-injoroni-keto-dy-veprime-do-keni-pasoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/aleksander-meksi-jep-paralajmerimin-e-forte-nxjerr-planin-qe-duhet-te-ndjeke-qeveria-mos-i-injoroni-keto-dy-veprime-do-keni-pasoja\/","title":{"rendered":"Aleksand\u00ebr Meksi jep paralajm\u00ebrimin e fort\u00eb, nxjerr \u2018planin\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb qeveria: Mos i injoroni k\u00ebto dy veprime, do keni pasoja"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Aleksand\u00ebr Meksi, ka l\u00ebshuar nj\u00eb mesazh me mjaft pesh\u00eb lidhur me situat\u00ebn kaotike nga koronavirusi.<\/p>\n<p>Ai jep detaje lidhur me \u2018planin\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb qeveria pas k\u00ebsaj vale t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndeshemi me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb dyt\u00eb virusi.<\/p>\n<p>Sipas tij, qeveria duhet t\u00eb siguroj\u00eb maska dhe doreza dhe ti b\u00ebj\u00eb me detyrim p\u00ebrdorimin. Gjithashtu duhet t\u00eb filloj\u00eb testimi n\u00eb mas\u00eb. Injorimi i k\u00ebtyre t\u00eb dyjave do t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p><strong>Aleksand\u00ebr Meksi shkruan:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cPavar\u00ebsisht se jemi t\u00eb par\u00ebt, nd\u00ebr vendet q\u00eb zgjodh\u00ebn lock down-in si zgjidhje, un\u00eb po b\u00ebj disa sugjerime\u2026.<\/em><\/p>\n<p><em>Jasht\u00eb \u00e7do diskutimi distancimi social, mbase dhe 2 metra, duhet t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm jo vet\u00ebm kur dalim rrug\u00ebve por edhe n\u00eb vendet e pun\u00ebs e n\u00eb mjetet e transportit urban, kur do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren. N\u00eb vendet e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm dezinfektimi, sidomos pas zbulimit t\u00eb \u00e7do rasti me infeksion, riorganizimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs, ndarjet me pleksiglas, shfryt\u00ebzimi i mjediseve t\u00eb lira duke i kthyer n\u00eb vende pune, organizimi me turne n\u00eb t\u00eb 7 dit\u00ebt e jav\u00ebs dhe zgjatja e orarit t\u00eb l\u00ebvizjeve deri n\u00eb 19 e 30\u00b4, smart working, e mbi t\u00eb gjitha: maska mbrojt\u00ebse e doreza, certifikata t\u00eb imunitetit, madje dhe veshje kur nevojiten.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk do t\u00eb kishin vler\u00eb po qe se strukturat sh\u00ebndet\u00ebsore nuk do t\u00eb hartonin protokolle p\u00ebr sigurin\u00eb nga infektimi n\u00eb vendet e pun\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me ve\u00e7antit\u00eb e veprimtarive e nuk do t\u00eb ushtronin kontrolle t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr zbatimin e masave t\u00eb caktuara sidomos n\u00eb qendrat e m\u00ebdha t\u00eb pun\u00ebs, e p\u00ebr mospranimin e punonj\u00ebsve n\u00eb pun\u00eb: n\u00eb se jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me mbi 37,5\u00b0 C ose kan\u00eb shenja t\u00eb tjera ata duhet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb sht\u00ebpi. Po ashtu, p\u00ebr ata q\u00eb kthehen mbas karantinimit, duhet tamponi negativ. Kuptohet q\u00eb dhe n\u00eb to vlen distancimi dhe masat mbrojt\u00ebse: maskat e dorezat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit q\u00eb ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjedis pune. E nj\u00ebjta vlen dhe p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb p\u00ebr arsye pune do t\u00eb hyj n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi ku punohet apo sh\u00ebrbehet. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vogla pune e sh\u00ebrbimesh mund t\u00eb ushtrojn\u00eb kontrolle inspektorat sanitar, q\u00eb duhen shtuar, po ashtu dhe policia, ku n\u00eb to klient\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb me mjetet mbrojt\u00ebse e nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb rastin e vendit ton\u00eb ka dhe nj\u00eb problem q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje duke patur parasysh dhe kushtet konkrete. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr sigurimin e maskave dhe dorezave. Ato duhet ti siguroj shteti, urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb tyre. N\u00eb se do t\u00eb nxirrte dhe n\u00eb treg, shteti duhet t\u00eb vinte nj\u00eb \u00e7mim maksimal t\u00eb detyruesh\u00ebm mbase dhe rimbursimin e pjessh\u00ebm. K\u00ebto masa jan\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike. Kjo k\u00ebrkon sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar e sa m\u00eb pak p\u00ebr tu ndihmuar, por, askush nuk duhet t\u00eb lihet n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.<\/em><\/p>\n<p><em>Duhet t\u00eb theksojm\u00eb se p\u00ebrdorimi dhe furnizimi me mjete mbrojt\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet dhe mund t\u00eb bjer\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e tjera i kan\u00eb kusht t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr hapjen e veprimtaris\u00eb ekonomike dhe institucioneve. K\u00ebt\u00eb po e ilustrojm\u00eb me rastin e Gjermanis\u00eb, q\u00eb megjith\u00eb se ka patur rezultate t\u00eb mira n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pandemis\u00eb, po punon q\u00eb nga mesi i gushtit t\u00eb mund t\u00eb prodhoj 40 milion maska kirurgjikale dhe 10 milion maska FFP2 e 3, nd\u00ebrsa Italia, e cila deri tani ka p\u00ebrdorur 138 milion maska e ka rezerv\u00eb 47 milion t\u00eb tjera, ka kontraktuar 51 makineri me t\u00eb cilat do t\u00eb prodhojn\u00eb 25 milion maska n\u00eb dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto fakte duhet ta detyrojn\u00eb Qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb marr\u00eb dhe ajo veprimet e duhura respektive, dhe sa m\u00eb par\u00eb. Mjetet mbrojt\u00ebse deri sa jan\u00eb t\u00eb detyrueshme duhet t\u00eb konsiderohen si medikamentet q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr terapit\u00eb q\u00eb k\u00ebshillon mjeku, e si t\u00eb tilla duhet ti siguroj shteti (sepse ai po i ndalon njer\u00ebzit t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb), e shpenzimet duhet t\u00eb p\u00ebrballohen t\u00ebr\u00ebsisht si disbursimet p\u00ebr ila\u00e7et. N\u00eb se do lejohen dhe n\u00eb tregun privat \u00e7mimi maksimal caktohet nga shteti. Nd\u00ebrsa ritheksojm\u00eb se p\u00ebr blerjen e medikamenteve, pajisjeve dhe mjeteve mbrojt\u00ebse nga shteti n\u00ebp\u00ebrmjet firmave t\u00eb licencuara, \u00e7mimet t\u00eb p\u00ebrcaktohen s\u00eb bashku sipas nj\u00eb marzhi fitimi t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe t\u00eb detyruesh\u00ebm, sepse k\u00ebtyre firmave shteti ju ka kufizuar konkurrenc\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb \u201cfavor\u201d nuk duhet ta shp\u00ebrdorojn\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit e n\u00eb raste urgjence. Kjo aq m\u00eb shum\u00eb kur shumic\u00ebn e tyre shteti i jep falas.<\/em><\/p>\n<div class=\"a9fcb11b072c38fcec0bfa090f5533a2\" data-index=\"1\"><\/div>\n<p><em>Q\u00eb hapja gati e t\u00eb gjitha veprimtarive t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00ebherazi dhe mund\u00ebsi apo rruga e p\u00ebrhapjes edhe p\u00ebr coronavirusin, pra nj\u00eb val\u00eb e re e tij, do t\u00eb duhej t\u00eb kishim nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh kontrollesh t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb tij me tampon\u00eb dhe teste sierologjike, t\u00eb cilat duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb. p\u00ebr imunitetin (pasjen e antikorpeve), d\u00ebshmi e shkall\u00ebs s\u00eb infektimit t\u00eb popullsis\u00eb. Tek ne deri m\u00eb sot jan\u00eb kryer 7279 testime me tampon\u00eb p\u00ebr infektimin apo jo t\u00eb individ\u00ebve. P\u00ebr ilustrim krahasimi po japim dy shembuj: SH.B.A. ka kryer mbi 4 milion e gjysme tampon\u00eb q\u00eb duke krahasuar me numrin e banor\u00ebve duhej t\u00eb kishim kryer rreth 40000 tampon\u00eb; po k\u00ebshtu Italia ka kryer rreth 1 milion e 750 mij\u00eb tampon\u00eb pra p\u00ebr ne do ishin mbi 70000. K\u00ebt\u00eb nuk e kemi b\u00ebr\u00eb megjith\u00eb porosit\u00eb e O.B.SH. dhe ekspert\u00ebve t\u00eb huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Mendoj se detyrimisht duhet t\u00eb filloj menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb sondazh si fushat\u00eb testimesh me tampon\u00eb dhe teste p\u00ebr antikorpe n\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr popullsin\u00eb nga 6-90 vje\u00e7. Fillimisht do t\u00eb mjaftonte t\u00eb testonim rreth 10000 persona (nga krahasimi me fushat\u00ebn q\u00eb do nd\u00ebrmarr Italia), \u00e7ka mund t\u00eb vazhdoj dhe m\u00eb von\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shkall\u00ebn reale t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb dhe masat urgjente dhe ato p\u00ebr t\u00eb ardhmen pra dhe modalitetet, shtrirjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hapjes, q\u00eb t\u00eb mos kemi pasoja kur porta t\u00eb jet\u00eb hapur, deri sa t\u00eb vij\u00eb vaksinimi, q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, shpresohet n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/em><\/p>\n<p><em>Po aq e domosdoshme \u00ebsht\u00eb dhe puna q\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr ngritje n\u00eb nivelin e duhur t\u00eb sh\u00ebrbimit hospitalor infektiv, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr p\u00ebrballimin eventual t\u00eb pandemive. Dihet se ushtrin\u00eb e mbajm\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb paqeje, pra lipset q\u00eb dhe sh\u00ebndet\u00ebsia; numri i spitaleve, i shtret\u00ebrve, i pajisjeve dhe i personelit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrat p\u00ebr t\u00eb tilla raste epidemie. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb rimendohet nj\u00eb strategji e re p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Lidhur me rregullat e deritanishme p\u00ebr hapjen kam v\u00ebrejtjen q\u00eb edhe pensionist\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e daljes s\u00eb lir\u00eb, kurdoher\u00eb me masa mbrojt\u00ebse e distancim si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ata p\u00ebrgjith\u00ebsisht do l\u00ebvizin n\u00eb zona t\u00eb kufizuara n\u00eb rrug\u00ebt dhe brenda oborreve t\u00eb blloqeve t\u00eb banimit, po k\u00ebshtu mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb vizitohen nga mjek\u00ebt, t\u00eb blejn\u00eb sende q\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb, t\u00eb ecin e t\u00eb vijojn\u00eb kontaktet njer\u00ebzore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ta. Ata sigurisht do t\u00eb dalin m\u00ebngjeseve dhe mbr\u00ebmjeve p\u00ebr t\u00eb shmangur t\u00eb nxehtin, qoft\u00eb me nj\u00eb shtim shkalla shkall\u00eb t\u00eb dit\u00ebve q\u00eb ju lejohet dalja. Po k\u00ebshtu shumica e tyre bashk\u00ebjetojn\u00eb me familjar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt edhe dalin edhe shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt e t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm izolimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb se do ket\u00eb nj\u00eb ecuri pozitive mund t\u00eb lejohen dhe vizitat me masa sigurie tek njer\u00ebzit e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb familjar.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, besoj se nuk ka arsye q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndalim t\u00eb \u00e7do l\u00ebvizjeje t\u00eb shtunave e t\u00eb dielave, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb si \u00e7do dit\u00eb tjet\u00ebr e jav\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb mendojm\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb edhe dit\u00eb pune p\u00ebr t\u00eb kompensuar pasojat e distancimit dhe masave t\u00eb tjera mbrojt\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Hapja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebrkon protokolle p\u00ebr \u00e7do rast, monitorim, nd\u00ebrhyrje kur situata ndryshon, kontrolle t\u00eb p\u00ebrhershme e sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke shtuar dhe mobilizimin e personelit mjek\u00ebsor shtes\u00eb (kjo vlen dhe p\u00ebr policin\u00eb e rendit e ushtrin\u00eb), q\u00eb mund e d\u00ebshiron t\u00eb punoj, dhe duke i shp\u00ebrblyer denj\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme deri sa mendohet p\u00ebr hapjen e bareve\u2026..restoranteve e deri dhe plazheve, p\u00ebrdorimin e transportit e t\u00eb tjera veprimtari me pjes\u00ebmarrje masive t\u00eb publikut, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e kujdesshme (me protokolle konkrete), me hapa t\u00eb matura e sipas mund\u00ebsive e territorit. P\u00ebrsa i p\u00ebrket shkollave t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve vazhdoj t\u00eb mbetem i mendimit q\u00eb ato t\u00eb hapen n\u00eb 1 shtator e muaji i par\u00eb le t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kontrollin dhe plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00eb dijet e vitit shkollor 2019-2020, sigurisht n\u00eb se nuk ndodhin t\u00eb papritura.<\/em><\/p>\n<p><em>Hapja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb vijon n\u00eb koh\u00eb, q\u00eb duhet kryer me kujdes, monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm e shkall\u00eb shkall\u00eb, me t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb dobi t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs q\u00eb paraqit\u00ebm m\u00eb lart\u00eb e t\u00eb tjera q\u00eb i mendojn\u00eb ekspert\u00ebt e politika. N\u00eb se hapja n\u00eb territore t\u00eb ve\u00e7anta apo n\u00eb veprimtari t\u00eb caktuara do krijoj\u00eb probleme, i takon politikes t\u00eb marri masa kufizuese n\u00eb t\u00eb mir\u00eb te jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Koha q\u00eb po kalojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e bashk\u00ebjetes\u00ebs me coronavirusin gjithnj\u00eb me norma sigurie. Edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim pajisjen urgjente me maska dhe testimet e tampon\u00ebt, duke filluar menj\u00ebher\u00eb nga qyteti i Tiranas e vijuar me qendrat m\u00eb shum\u00eb t\u00eb prekura nga Covid 19 dhe n\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. Injorimi i k\u00ebtyre dy veprimeve mund t\u00eb jet\u00eb me pasoja.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga suksesi i k\u00ebsaj faze t\u00eb dyt\u00eb varet fillimi i faz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, t\u00eb investimeve zhvillimore, por gjithnj\u00eb kur realisht t\u00eb kemi bllokuar pandemin\u00eb.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 ka shkruar Meksi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Aleksand\u00ebr Meksi, ka l\u00ebshuar nj\u00eb mesazh me mjaft pesh\u00eb lidhur me situat\u00ebn kaotike nga koronavirusi. Ai jep detaje lidhur me \u2018planin\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb qeveria pas k\u00ebsaj vale t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndeshemi me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb dyt\u00eb virusi. Sipas tij, qeveria duhet t\u00eb siguroj\u00eb maska dhe doreza dhe ti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":125089,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}