{"id":125327,"date":"2020-05-06T12:09:12","date_gmt":"2020-05-06T10:09:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125327"},"modified":"2020-05-06T12:09:12","modified_gmt":"2020-05-06T10:09:12","slug":"reforma-zgjedhore-gjiknuri-kerkon-kthimin-e-opozites-ne-keshill-nuk-mund-te-jete-cek-pa-skadence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-zgjedhore-gjiknuri-kerkon-kthimin-e-opozites-ne-keshill-nuk-mund-te-jete-cek-pa-skadence\/","title":{"rendered":"Reforma zgjedhore, Gjiknuri k\u00ebrkon kthimin e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshill: Nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7ek pa skadenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas 6 jav\u00ebve nd\u00ebrprerje, komisioni i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore u mblodh online paraditen e sotme online.<\/p>\n<p>Dy bashk\u00ebkryetar\u00ebt, Damian Gjiknuri i mazhoranc\u00ebs dhe Rudina Hajdari, e pakic\u00ebs paralmentare, \u00a0informuan an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr ecurin\u00eb e deritanishme t\u00eb procesit t\u00eb reform\u00ebs, q\u00eb prej krijimit t\u00eb K\u00ebshillit Politik me pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs jasht\u00eb parlamentare dhe deri ne fillim t\u00eb muajit mars kur puna u nd\u00ebrpre p\u00ebr shkak te situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga Covid 19.<\/p>\n<p>Pas mbledhjes q\u00eb zgjati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 or\u00eb e gjysm\u00eb, Rudina Hajdari, tha se shumica e \u00e7\u00ebshtjeve jan\u00eb dakort\u00ebsuar dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn problem edhe n\u00ebse K\u00ebshilli Politik nuk mblidhet m\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Hajdari:\u00a0<\/strong>Ishte mbledhje informuese, i prezantuam me propozimet q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb K\u00ebshillin Politik, 13 \u00e7\u00ebshtje. U ra dakort q\u00eb do t\u00eb ecej p\u00ebrpara n\u00eb Komision dhe do t\u00eb shikojm\u00eb si do ti miratojm\u00eb t\u00eb gjitha propozimet e dakort\u00ebsuara. Reforma duhet b\u00ebr\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr negociatat. \u00c7\u00ebshtja m\u00eb e nxeht\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi. Nuk shikoj ndonj\u00eb problem edhe n\u00ebse K\u00ebshilli Politik nuk mblidhet m\u00eb. P\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebrmuese kemi r\u00ebn\u00eb dakort. Jo t\u00eb gjitha propozimet mund t\u00eb merren parasysh. Nuk mund t\u00eb zgjedhim dot nj\u00eb Kolegj Zgjedhor me gjyqtar\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb kaluar vettingun, ky \u00ebsht\u00eb propozimi im.<\/em><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Damian Gjiknuri insiston n\u00eb kthimin n\u00eb tryez\u00ebn e diskutimit t\u00eb opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare.<\/p>\n<p><em><strong>Gjiknuri:\u00a0<\/strong>Opozita jasht\u00ebparlamentare duhet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbetur, sidomos muajin maj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb qershor ti japim koh\u00eb parlamentit t\u00eb shqyrtoj\u00eb draftet dhe ti miratoj\u00eb ato. Thirrja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Nuk e kuptova mir\u00eb nga deklaratat e PD dhe opozit\u00ebs dje. Disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs l\u00ebshuan disa mesazhe kontradiktore n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vazhdojn\u00eb dialogun n\u00eb K\u00ebshill apo e konsiderojn\u00eb pun\u00ebn t\u00eb ezauruar me ato drafte q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb. Puna u nd\u00ebrpre p\u00ebr shkaqe objektive, pandemia e Covid-19. Ne duhet ta rifillojm\u00eb ku e lam\u00eb, dora jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb dhe presim q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ti adresojm\u00eb s\u00eb bashku. Por mospjes\u00ebmarrja e tyre nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb peng nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb nuk u p\u00ebrket vet\u00ebm disa partive por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ka pasur diskutime me PD gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p><em><strong>Gjiknuri:\u00a0<\/strong>Kam b\u00ebr\u00eb kontaktet e mia informale, kam folur dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb nxitur dialogun. Nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje definitive. Disa deklarata t\u00eb djeshme nuk i kuptova mire dhe i mbetet opozit\u00ebs p\u00ebr ti qart\u00ebsuar. Duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin e PD q\u00eb ky proces t\u00eb vazhdoj\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt parlamenti i ka votat, mazhoranca i ka votat e saj dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqemi dhe me opozit\u00ebn parlamentare t\u00eb b\u00ebjm\u00eb numrin e nevojsh\u00ebm t\u00eb votave p\u00ebr kodin zgjedhor. Parlamenti \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht legjitim p\u00ebr ta miratuar. D\u00ebshira jon\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e k\u00ebtij procesi. Kjo nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ek pa skadenc\u00eb, ndryshe vendi do t\u00eb mbahet peng.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga demokrat\u00ebt ka nj\u00eb pretendim se nga mazhoranca nuk ka dh\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit Politik, Gjiknuri tha se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni porse do ti drejtohet zyrtarisht PD-s\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Gjiknuri:\u00a0<\/strong>N\u00ebse mbetet problemi p\u00ebr dat\u00ebn do ti drejtohem zyrtarisht PD. Jam p\u00ebr vazhdimin e dialogut dhe mbledhjen e K\u00ebshillit Politik menj\u00ebher\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr aty ku e lam\u00eb. Dat\u00ebn dhe modalitetet mund ti p\u00ebrcaktojm\u00eb nisur dhe nga masat q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb fuqi p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. K\u00ebshilli Politik pa opozit\u00ebn nuk ka kuptim.N\u00ebse nuk duan t\u00eb marrin pjes\u00eb ta thon\u00eb dhe t\u00eb na l\u00ebn\u00eb ne t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p>Po cila jan\u00eb pikat e padakort\u00ebsuara?<\/p>\n<p><strong><em>Gjiknuri:\u00a0<\/em><\/strong><em>Jan\u00eb disa, si administrata zgjedhore. Kemi mund\u00ebsi t\u00eb gjejm\u00eb kompromis aty. \u00c7\u00ebshtja e Kolegjit Zgjedhor, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb zgjedhim gjyqtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kaluar vettingun. Edhe k\u00ebtu kemi divergjenca. Pjesa tjet\u00ebr e gj\u00ebrave kryesisht jan\u00eb adresuar, kemi r\u00ebn\u00eb dakort p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb, vot\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><strong>Reforma zgjedhore brenda qershorit<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0 than\u00eb\u00a0 se PS dhe PD jan\u00eb dakord\u00ebsuar n\u00eb parim p\u00ebr ndryshimin e periudh\u00ebs zgjedhore duke e ngushtuar n\u00eb afat kohor. Deri sot kodi zgjedhor parashikon q\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Kuvendin apo p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore, t\u00eb zhvillohen nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit brenda periudh\u00ebs q\u00eb shtrihet nga 15 marsi deri n\u00eb 30 qershor ose nga 15 shtatori deri n\u00eb 30 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Por me propozimin e ri t\u00eb hedhur n\u00eb k\u00ebshillin politik p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore periudha zgjedhore parashikohet t\u00eb tkurret n\u00eb 30 dit\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga 15 prilli deri n\u00eb 15 maji dhe 1 tetor deri n\u00eb 30 tetor. N\u00eb qoft\u00eb se Parlamenti do ta miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2021, do t\u00eb mbahen m\u00eb her\u00ebt, pra maksimumi n\u00eb dat\u00ebn 15 maji.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr ndryshimin e periudh\u00ebs zgjedhore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me argumentin se proceset elektorale t\u00eb cilat kryesisht zhvillohen brenda muajt qershor por q\u00eb p\u00ebrmbyllja totale e tyre kap edhe muajin gusht, ndikon negativisht n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni i posa\u00e7\u00ebm parlamentar ka afat p\u00ebr t\u00eb diksutuar dhe miratuar ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb tryez\u00ebn politike deri n\u00eb 30 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. Reforma zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet kryesore p\u00ebr procesin e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE dhe duhet t\u00eb jet\u00eb e miratuar para konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb nd\u00ebrqeveritare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 6 jav\u00ebve nd\u00ebrprerje, komisioni i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore u mblodh online paraditen e sotme online. Dy bashk\u00ebkryetar\u00ebt, Damian Gjiknuri i mazhoranc\u00ebs dhe Rudina Hajdari, e pakic\u00ebs paralmentare, \u00a0informuan an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr ecurin\u00eb e deritanishme t\u00eb procesit t\u00eb reform\u00ebs, q\u00eb prej krijimit t\u00eb K\u00ebshillit Politik me pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs jasht\u00eb parlamentare dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":120386,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125327","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125327\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}