{"id":125509,"date":"2020-05-11T14:20:37","date_gmt":"2020-05-11T12:20:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125509"},"modified":"2020-05-11T14:20:37","modified_gmt":"2020-05-11T12:20:37","slug":"bylykbashi-reforma-zgjedhore-duhet-te-permbyllet-brenda-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bylykbashi-reforma-zgjedhore-duhet-te-permbyllet-brenda-majit\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: Reforma Zgjedhore duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet brenda majit"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha n\u00eb fund t \u00ebmbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Politik se mazhoranca vijon t\u00eb refuzoj\u00eb propozimet e opozit\u00ebs. Bylykbashi i b\u00ebri thirrje mazhoranc\u00ebs q\u00eb n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb paraqes\u00eb q\u00ebndrimet konkrete, pasi sipas tij, brenda muajit maj duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet Reforma Zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ngul\u00ebm k\u00ebmb\u00eb \u00ebsht\u00eb se para se t\u00eb ecim m\u00eb tutje duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb vullneti i mazhoranc\u00ebs mbi propozimet e opozit\u00ebs lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore. Brenda 31 majit Reforma Zgjedhore duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet.<br \/>\nDeklaratat e Gjiknurit tregojn\u00eb munges\u00ebn e vullnetit politik t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb konsensus. Ne k\u00ebrkojm\u00eb shprehjen e qart\u00eb nga mazhoranca, cili \u00ebsht\u00eb vullneti i saj politik lidhur me c\u00ebshtjet e m\u00ebdha q\u00eb shtron OSBE, p\u00ebr t\u00eb cilat opozita ka b\u00ebr\u00eb propozime konkrete.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mazhoranca q\u00eb deri m\u00eb sot nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me c\u00ebshtjet e sthruara, por vet\u00ebm refuzime. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb mazhoranca pa humbur koh\u00eb n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb vij\u00eb me q\u00ebndrime konkrete. Ne \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha q\u00eb kemi shtruar do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te zgjidhjet finale, sa i p\u00ebrket kodit. Nuk mund t\u00eb shtrohen \u00e7\u00ebshtje, pa adresuar \u00e7\u00ebshtjet themelore t\u00eb kodit. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ecim p\u00ebrpara\u201d, tha Bylykbashi.<\/p>\n<p><strong>PRONONCIMI I PLOT\u00cb P\u00cbR MEDIA I P\u00cbRFAQ\u00cbSUESIT T\u00cb PD N\u00cb K\u00cbSHILLIN POLITIK P\u00cbR REFORM\u00cbN ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>Sot rifilloi pun\u00ebn K\u00ebshilli Politik mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb opozita e bashkuar i drejtoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb parlamentit pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb sotme ashtu si\u00e7 ishte k\u00ebrkuar edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb, u p\u00ebrcaktua q\u00eb kjo reform\u00eb K\u00ebshilli Politik duhet ta mbyll\u00eb brenda dat\u00ebs 31 maj. \u00cbsht\u00eb objektiv i opozit\u00ebs q\u00eb pa humbur koh\u00eb kjo reform\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb drejt p\u00ebrmbylljes me konsensus t\u00eb nj\u00eb drafti t\u00eb nj\u00eb Kodi Zgjedhor q\u00eb parlamenti ta aprovoj\u00eb pa ndryshime.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ne ngul\u00ebm k\u00ebmb\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb para se t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim m\u00eb tutje duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb: cili \u00ebsht\u00eb vullneti politik i maxhoranc\u00ebs n\u00eb lidhje me t\u00eb gjitha propozimet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb opozita e bashkuar n\u00eb lidhje me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore, p\u00ebr t\u00eb cilat ka drafte dhe propozime konkrete mbi tryez\u00eb dhe jemi ndeshur vet\u00ebm me refuzim nga maxhoranca p\u00ebr propozimet tona.<br \/>\nAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sa na p\u00ebrket ne, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb fort nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje konsensuale me asistenc\u00ebn e OSBE\/ODIHR-it dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb brenda 31 majit reforma zgjedhore t\u00eb p\u00ebrmbyllet dhe m\u00eb pas t\u2019i drejtohemi menj\u00ebher\u00eb betejave t\u00eb tjera politike p\u00ebr konfirmimin e legjitimitetit t\u00eb pushtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve.<br \/>\nPyetje: Zoti Gjiknuri ju akuzoi se q\u00eb po k\u00ebrkoni ti riktheheni shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve nga e para, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai tha se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat jan\u00eb mbyllur nuk presim ripropozime t\u00eb reja nga ana e PD dhe nuk i pranojm\u00eb?<br \/>\nOerd BylykBashi: Deklaratat e zotit Gjiknuri tregojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb munges\u00ebn e vullnetit politik t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb konsensus n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs. E ritheksoj, opozita k\u00ebrkon shprehjen e qart\u00eb nga ana e maxhoranc\u00ebs: cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i saj, vullneti i saj politik n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha q\u00eb shtron OSBE-ODIHR, p\u00ebr t\u00eb cilat opozita ka b\u00ebr\u00eb propozime konkrete. Ne nuk i rikthehemi asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ne \u00e7\u00ebshtjet i kemi mbi tryez\u00eb. \u00cbsht\u00eb maxhoranca q\u00eb deri m\u00eb sot nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e shtruara p\u00ebrve\u00e7se refuzimeve t\u00eb menj\u00ebhershme sapo kemi b\u00ebr\u00eb propozime. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb maxhoranca pa humbur koh\u00eb, n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb vij\u00eb me q\u00ebndrime n\u00eb lidhje me k\u00ebto propozime.<br \/>\nPyetje: Zoti Gjiknuri ka num\u00ebruar dy \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore q\u00eb \u00ebsht\u00eb depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore dhe \u00e7\u00ebshtja e Kolegjit Zgjedhor. Ka n\u00eb list\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera thelb\u00ebsore q\u00eb i ndajn\u00eb pal\u00ebt? Ajo \u00ebsht\u00eb lista e tyre, kush \u00ebsht\u00eb lista jua?<br \/>\nOerd Bylykbashi: Ne \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha q\u00eb i kemi shtruar sigurisht q\u00eb k\u00ebto do t\u00eb kondicionojn\u00eb edhe zgjidhjet finale p\u00ebr sa i p\u00ebrket Kodit, sepse nuk mundet t\u00eb shtrohen thjesht \u00e7\u00ebshtje pa zgjidhur ato q\u00eb jan\u00eb themeli i procesit zgjedhor, gj\u00eb q\u00eb adresohet nga propozimet tona. Loja e maxhoranc\u00ebs p\u00ebr ta t\u00ebrhequr zvarr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera shtes\u00eb nuk ndihmon procesin. Por ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb k\u00ebto tre jav\u00eb q\u00eb pothuajse mbeten t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<br \/>\nPyetje: Zoti Bylykbashi n\u00ebse mund t\u2019i kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb formul\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb q\u00eb pyeti kolegu pak m\u00eb her\u00ebt?<br \/>\nOerd Bylykbashi: \u00c7\u00ebshtja e KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb administrat\u00ebs. Zgjidhja q\u00eb ne do t\u00eb kemi mbi baz\u00ebn e propozimeve tona do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn edhe p\u00ebr KQZ-n\u00eb apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. K\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201cka apo nuk ka propozime opozita\u201d, ne i kemi t\u00eb qarta pozicionet tona, tani duhet q\u00eb maxhoranca t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn propozimeve p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej, tek KQZ-ja apo \u00e7\u00ebshtjet e tjera.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb komisionin parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha n\u00eb fund t \u00ebmbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Politik se mazhoranca vijon t\u00eb refuzoj\u00eb propozimet e opozit\u00ebs. Bylykbashi i b\u00ebri thirrje mazhoranc\u00ebs q\u00eb n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb paraqes\u00eb q\u00ebndrimet konkrete, pasi sipas tij, brenda muajit maj duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllet Reforma Zgjedhore. \u201cAjo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":123290,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125509","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125509\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}