{"id":125934,"date":"2020-05-27T14:17:36","date_gmt":"2020-05-27T12:17:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125934"},"modified":"2020-05-27T14:17:36","modified_gmt":"2020-05-27T12:17:36","slug":"helena-kadare-biseda-e-fundit-me-sadije-agollin-dhe-premtimi-i-pambajtur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/helena-kadare-biseda-e-fundit-me-sadije-agollin-dhe-premtimi-i-pambajtur\/","title":{"rendered":"Helena Kadare: Biseda e fundit me Sadije Agollin dhe premtimi i pambajtur"},"content":{"rendered":"<p>Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kur Elona Agolli m\u00eb njoftoi p\u00ebr botimin e tregimeve t\u00eb \u201cfshehura\u201d t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i kam shkruar Helena Kadares\u00eb p\u00ebr ta pyetur se \u00e7\u2019dinte ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb strukur, t\u00eb gruas shkrimtare t\u00eb Drit\u00ebro Agollit dhe n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr shoqen e saj t\u00eb rinis\u00eb. Helena u p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb pozitivisht, duke dal\u00eb jasht\u00eb \u201ckanoneve\u201d q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb vetes si nj\u00eb grua diskrete, larg mediave. Shoqja e saj e rinis\u00eb, nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr t\u00eb, b\u00ebhet shkas p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb mbi let\u00ebrsin\u00eb e grave, let\u00ebrsin\u00eb e grave shkrimtare t\u00eb martuara me burra shkrimtar\u00eb dhe nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb mundshme psikologjike, q\u00eb u l\u00eb sken\u00ebn burrave. Jo gjithnj\u00eb biem dakord n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, por Helena Kadare ndan me publikun nj\u00eb miq\u00ebsi rinie, rr\u00ebfimet e koh\u00ebs kur njohu lirin\u00eb, kujtimet me Sadijen, \u00e7far\u00eb dinte p\u00ebr tregimet e saj, bised\u00ebn e fundit dhe premtimin e pambajtur.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb bised\u00eb mbi humbjet, mbi vdekjet dhe mbi boshin q\u00eb na p\u00ebrfshin kur kemi humbur ata q\u00eb duam. Si\u00e7 thot\u00eb Helena, \u201cti m\u00ebson se vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen njer\u00ebzor miliona vje\u00e7ar dhe par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, ti pranon t\u00eb papranueshmen, pa u m\u00ebsuar kurr\u00eb me t\u00eb: Faktin q\u00eb askush nuk do t\u2019i shmanget asaj. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb diktator\u00ebve, sigurisht\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb shtrihet mes Tiran\u00ebs pandemike dhe Parisit, b\u00ebr\u00eb disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkrimtarja kujton nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb francezi Emersson, \u201cse vdesim ngaq\u00eb kemi lindur dhe q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb lindim secili prej nesh ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj kontrate me vdekjen, ndaj duhet pritur me nj\u00eb fare qet\u00ebsie\u201d. Por kjo \u2013 thot\u00eb Helena \u2013 s\u2019m\u00eb b\u00ebn t\u00eb bie n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, sepse vdekja u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve e t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrmes saj\u2026 Ajo u kujton dashuronj\u00ebsve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb thon\u00eb \u201ck\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj m\u00eb von\u00eb\u201d. \u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb ato kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta shkruajn\u00eb, \u00e7do moment q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje dhe q\u00eb mendojn\u00eb apo e ndiejn\u00eb se duhet ta hedhin n\u00eb let\u00ebr, t\u00eb mos presin absolutisht \u00e7astin e duhur, t\u00eb quajtur \u2018kur t\u00eb kem m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb\u2019. Koh\u00eb s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur kurr\u00eb. Ju siguroj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk vjen ajo, koha ideale, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb duam apo kemi dashur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Biseda me Helena Kadaren\u00eb, p\u00ebr Sadije Agollin e let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr grat\u00eb dhe letrat, p\u00ebr rinin\u00eb e kujtimet, p\u00ebr pallatin ku banuan t\u00eb dyja, p\u00ebr dhom\u00ebn e konviktit, vjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb trishta p\u00ebr vendin, por biseda \u00ebsht\u00eb zhvilluar jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndaj nuk i p\u00ebrfshin.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Dasma juaj u b\u00eb shkas q\u00eb Sadija, shoqja e kursit, t\u00eb njihej me t\u00eb shoqin, Drit\u00ebroin shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Tani ata nuk jetojn\u00eb m\u00eb dhe ja ku na vijn\u00eb n\u00eb duar tregimet e saj t\u00eb sirtar\u00ebve. \u00c7far\u00eb t\u00eb sjellin n\u00eb mend k\u00ebta dy kufij kohor\u00eb me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb botuar pas ikjes s\u00eb saj?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht si\u00e7 thoni ju. Kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb me Sadijen n\u00eb Fakultetin Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi. Ishim pothuajse gjith\u00eb dit\u00ebn bashk\u00eb, sepse banonim n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb konviktit t\u00eb vajzave, q\u00eb ishte p\u00ebrbri fakultetit. Me nj\u00eb fjal\u00eb, e ndanim \u00e7do gj\u00eb bashk\u00eb. Q\u00eb nga ushqimi i pakt\u00eb deri te veshjet, kur ndonj\u00ebra prej nesh kishte ndonj\u00eb event special\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb u largova qysh vitin e par\u00eb nga konvikti ngaq\u00eb u martova me Ismailin. N\u00eb dasm\u00ebn ton\u00eb ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb \u201cskandal\u201d t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr koh\u00ebn: ftesat e dasm\u00ebs i shkruam n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb dyve dhe jo, si\u00e7 qe zakoni, q\u00eb filani dhe filania (pra emrat e prind\u00ebrve) martojn\u00eb vajz\u00ebn e tyre. Dasm\u00ebn e b\u00ebm\u00eb vet\u00eb, me kok\u00ebn ton\u00eb, pa farefis e familje. Un\u00eb ftova shoqet e shok\u00ebt e mi t\u00eb klas\u00ebs, Ismaili ftoi t\u00eb gjith\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve. Dhe aty u njoh Sadija me Drit\u00ebroin. Pas nat\u00ebs s\u00eb dasm\u00ebs, shum\u00eb e rr\u00ebmujshme dhe shum\u00eb e bukur nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Sadija dhe Drit\u00ebroi vazhduan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb darkave i kalonim se bashku. Meqen\u00ebse n\u00eb apartamentin ton\u00eb banonin edhe prind\u00ebrit e Ismailit si dhe motra e v\u00ebllai i tij, un\u00eb vija rr\u00ebshqitazi n\u00eb kuzhin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb omlet\u00eb me veze apo di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb dhe darkonim n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjumit mbi nj\u00eb valixhe q\u00eb e p\u00ebrdornim si tryez\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb ne u vendos\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb. Ata n\u00eb katin e kat\u00ebrt ne n\u00eb t\u00eb tretin.<\/p>\n<p>Vazhdonim t\u00eb vinim te nj\u00ebri-tjetri po jo aq shpesh sa m\u00eb par\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb, Sadija m\u00eb tha se po shkruante disa tregime p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ende s\u2019kishte vendosur t\u2019i botonte. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur shkova ta takoj n\u00eb apartamentin ku ajo me Drit\u00ebroin vazhdonin t\u00eb banonin gjithnj\u00eb sepse ne u larguam nd\u00ebrkaq prej andej, ajo m\u00eb tha se kishte nd\u00ebr mend t\u2019i botonte k\u00ebto tregime. E inkurajova dhe i thash\u00eb se ishte gj\u00ebja e duhur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Kishte pak koh\u00eb q\u00eb ishte larguar Drit\u00ebroi nga jeta dhe ajo po e vuante shum\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje. Kjo e b\u00ebnte t\u00eb mos dilte m\u00eb nga sht\u00ebpia. Kur u largova, i dhash\u00eb fjal\u00ebn se kur t\u00eb kthehesha n\u00eb pranver\u00eb, do dilnim s\u00eb bashku n\u00eb qytet, sepse s\u2019kishte kuptim q\u00eb ajo t\u00eb rrinte mbyllur si nj\u00eb vejush\u00eb. Po ashtu e lam\u00eb me fjal\u00eb q\u00eb n\u00eb kthimin tim n\u00eb Tiran\u00eb, ajo do t\u2019i kishte mbledhur dhe b\u00ebr\u00eb gati tregimet.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb u ktheva, ajo nuk ishte m\u00eb\u2026 Ishte nj\u00eb humbje e dhimbshme. Nuk e prisja t\u00eb ikte k\u00ebshtu. Por ju e dini si jan\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Je mir\u00eb e bukur mes njer\u00ebzve t\u00eb tu t\u00eb dashur dhe papritur, s\u2019je m\u00eb\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb telefon Elona, vajza e saj, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se po m\u00eb niste me post\u00eb librin e sapodal\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. U emocionova. Jam duke e pritur librin e shoqes sime shum\u00eb kureshtare ta lexoj e t\u00eb m\u00ebsoj p\u00ebrse ka shkruar. N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb pandemie edhe postat nuk punojn\u00eb rregullisht. \u00c7do dit\u00eb pres ardhjen e k\u00ebtij libri\u2026<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb tregime, Sadija ndalet te jet\u00ebt e vajzave e grave t\u00eb viteve 1960, q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb ishin edhe zonja, edhe n\u00ebna, edhe njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb mbi paragjykimet. Si ishte kjo pesh\u00eb e zonjave t\u00eb asaj kohe?<\/strong><\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1590581772056\"><\/div>\n<p>Si\u00e7 ju thash\u00eb, jam e paduruar t\u00eb di se \u00e7far\u00eb ka shkruar Sadija n\u00eb k\u00ebto tregime. Kur t\u2019i lexoj, do t\u00eb di t\u2019ju them edhe mendimin tim p\u00ebr to.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si mike rinie, ajo me ka\u00e7urrela t\u00eb zeza e ju me g\u00ebrsheta, keni folur gjat\u00eb mbr\u00ebmjeve n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe pran\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit. \u00c7far\u00eb i shqet\u00ebsonte vajzat e asaj kohe dhe \u00e7far\u00eb mund\u00ebt t\u00eb ndryshonit vit pas viti?<\/strong><\/p>\n<p>Po, konvikti nj\u00ebkat\u00ebsh kishte qen\u00eb dikur kazerm\u00eb e ushtar\u00ebve italian\u00eb m\u00eb duket. Kushtet ishin jokomode, ishim gjasht\u00eb vajza n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, banjat ishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb fund t\u00eb korridorit. Drejtoresha e konviktit ishte nj\u00eb grua d\u00ebshmori shum\u00eb e rrept\u00eb, q\u00eb na e v\u00ebshtir\u00ebsonte \u00e7do dalje lirisht nga konvikti. Por mund t\u00eb them me bindje t\u00eb plot\u00eb se as hoteli m\u00eb luksoz i dit\u00ebve t\u00eb sotme nuk do kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb na jepte kaq shum\u00eb lumturi dhe kaq g\u00ebzim sa ai konvikt i thjesht\u00eb me krevate druri. Ishim t\u00eb lumtura n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pse kishim ikur nga tutela prind\u00ebrore. Ashtu si ajo, edhe un\u00eb, vinim nga familje tep\u00ebr konservatore, tradicionale, t\u00eb rritura me rregulla t\u00eb rrepta sjelljeje, me orare strikte, me kufizime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb konvikt ishim t\u00eb lira t\u00eb b\u00ebnim si donim vet\u00eb. Ishim t\u00eb g\u00ebzuara q\u00eb na kishte dal\u00eb e drejta e studimit n\u00eb deg\u00ebn aq t\u00eb dashur, q\u00eb ishte let\u00ebrsia<em>.<\/em>\u00a0Kishim profesor\u00eb t\u00eb zot\u00eb e me em\u00ebr, q\u00eb na e b\u00ebnin kaq t\u00eb pasur m\u00ebsimin. Dhe mbi t\u00eb gjitha, ishim t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kurdoher\u00eb. Me orare, pa dyshim, por t\u00eb lira. Po k\u00ebshtu, lexonim me nj\u00eb uri t\u00eb madhe t\u00eb gjith\u00eb librat q\u00eb i gjenim n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, pa na v\u00ebn\u00eb kufi dhe ndalesa askush. Edhe n\u00eb mbr\u00ebmjet e shkoll\u00ebs mund t\u00eb vinim lirisht pa i k\u00ebrkuar kujt liridalje.<\/p>\n<p>Bisedat tona rinore v\u00ebrtiteshin pik\u00ebrisht rreth k\u00ebtyre temave. At\u00eb liri t\u00eb \u00e7muar q\u00eb fituam, e ngrit\u00ebm vet\u00eb, me forcat tona, por pa abuzuar kurr\u00eb me t\u00eb. M\u00eb von\u00eb, kur u b\u00ebm\u00eb n\u00ebna vet\u00eb, dit\u00ebm t\u2019ua p\u00ebrcjellim f\u00ebmij\u00ebve k\u00ebt\u00eb liri. Nj\u00eb liri q\u00eb vinte s\u00eb brendshmi dhe jo thjesht liri e jashtme.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Keni shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb p\u00ebr Elon\u00ebn, dit\u00ebn q\u00eb Sadija u nda nga jeta. Iu riktheva asaj letre dhe gjeta n\u00eb t\u00eb nj\u00eb mikeshe rinie, q\u00eb ndihet pothuaj e tradhtuar nga nj\u00eb ikje e beft\u00eb. Si perceptohet nj\u00eb humbje?<\/strong><\/p>\n<p>Ndarja e njer\u00ebzve t\u00eb dashur nga jeta \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb e padurueshme, m\u00eb e hidhur n\u00eb jet\u00ebn e njeriut. Nuk ka njeri, me nj\u00eb far\u00eb moshe, t\u00eb themi, q\u00eb nuk e ka provuar humb\u00ebtir\u00ebn, ndjenj\u00ebn shkat\u00ebrruese q\u00eb shkakton vdekja. P\u00ebr njeriun e dashur nuk ka kurr\u00eb mosh\u00eb ngush\u00eblluese. P\u00ebr shembull, prindi mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb \u201ctejkaluar\u201d dhe ti ta pranosh humbjen e tij. S\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb. Sepse bashk\u00eb me mosh\u00ebn, shtohen edhe kujtimet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Largimi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb hidh\u00ebsie, nj\u00eb boshll\u00ebk, me t\u00eb cilin njeriu nuk do mund t\u00eb m\u00ebsohet kurr\u00eb. Por\u2026 me duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ndales\u00eb k\u00ebtu. Duke shkuar vitet, njeriu m\u00ebson plot gj\u00ebra nga jeta, ndodh ajo q\u00eb quhet p\u00ebrvoj\u00eb. Bashk\u00eb me vitet q\u00eb kalojn\u00eb, ti m\u00ebson se vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen njer\u00ebzor miliona vje\u00e7ar dhe par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm ti pranon t\u00eb papranueshmen, pa u m\u00ebsuar kurr\u00eb me t\u00eb: Faktin q\u00eb askush nuk do t\u2019i shmanget asaj. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb diktator\u00ebve, sigurisht\u2026 Pra, si ide ajo q\u00ebndron p\u00ebrher\u00eb n\u00eb mendjet dhe veprimet tona. Kuptojm\u00eb, si\u00e7 e shpjegon shkrimtari i shquar francez Emersson, (nj\u00eb shpjegim q\u00eb m\u00eb ka shkuar p\u00ebr zem\u00ebr) se vdesim ngaq\u00eb kemi lindur dhe q\u00eb n\u00eb momentin, q\u00eb lindim secili prej nesh ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj kontrate me vdekjen. Ndaj duhet pritur me nj\u00eb fare qet\u00ebsie, ngulmon ai. Kur ne festojn\u00eb dit\u00eblindjen, (ishte 90 vje\u00e7 vitin e shkuar kur i thoshte k\u00ebto), un\u00eb e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb shum\u00eb, por nj\u00eb vit m\u00eb pak. Por, kjo s\u2019m\u00eb b\u00ebn t\u00eb bie n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. Sepse vdekja u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. T\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrmes saj\u2026<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/gazetashqiptare.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Driteroi-dhe-Sadija.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-383856 aligncenter\" src=\"http:\/\/gazetashqiptare.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Driteroi-dhe-Sadija.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 591px) 100vw, 591px\" srcset=\"http:\/\/gazetashqiptare.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Driteroi-dhe-Sadija.jpg 960w, http:\/\/gazetashqiptare.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Driteroi-dhe-Sadija-300x212.jpg 300w, http:\/\/gazetashqiptare.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Driteroi-dhe-Sadija-768x542.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"591\" height=\"417\" \/><\/a><\/p>\n<p>T\u2019i kthehem largimit t\u00eb shoqes sime<em>.\u00a0<\/em>\u00cbsht\u00eb e dhimbshme kur vjen nj\u00eb lajm i till\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mikesh\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur je dhe larg\u2026 Pas viteve \u201890, ne u larguam nga Shqip\u00ebria, por kemi ardhur rregullisht n\u00eb vendin ton\u00eb disa her\u00eb n\u00eb vit, pa i humbur kurr\u00eb lidhjet me njer\u00ebzit. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do ardhje ishte kontakti me miqt\u00eb dhe mikeshat e vjetra. Sepse, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e vjet\u00ebr, q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta rikujtoj. \u201cZ\u00ebr miq t\u00eb rinj, por mos harro t\u00eb vjetrit. T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb prej argjendi, t\u00eb vjetrit prej floriri\u201d. Kam pasur rast t\u00eb njihem m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz jasht\u00eb Shqip\u00ebrie, por zemra ime ka mbetur p\u00ebrher\u00eb aty, te miqt\u00eb e vjet\u00ebr. N\u00eb zemr\u00ebn time ata jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. K\u00ebshtu, humbja e k\u00ebsaj mikeje, tani q\u00eb s\u2019do ta gjej m\u00eb kur t\u00eb vij, ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kurdoher\u00eb nj\u00eb breng\u00eb. Ka koh\u00eb q\u00eb mendimi i humbjes s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb dashur m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jem m\u00eb e kujdesshme, m\u00eb e v\u00ebmendshme, m\u00eb e p\u00ebrkushtuar ndaj tyre, por edhe ndaj njer\u00ebzve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Pak \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr grat\u00eb e letrave a zonjat e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. I kam par\u00eb shpesh si fluturat, q\u00eb i tundin krah\u00ebt magjish\u00ebm me t\u00ebr\u00eb bukurin\u00eb q\u00eb bartin, e q\u00eb megjithat\u00eb, si fluturat fshihen shpejt, si p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb ajrin zogjve. E megjithat\u00eb, ne i kemi zonjat e let\u00ebrsis\u00eb, apo jo? A mund t\u00eb na flisni p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e zonjave? \u00c7far\u00eb e mban nj\u00eb grua larg makin\u00ebs s\u00eb shkrimit?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam dakord me ju p\u00ebr rrall\u00ebsin\u00eb e femrave n\u00eb let\u00ebrsi. Nuk m\u00eb duket ashtu. Njoh shum\u00eb shkrimtare gra, madje t\u00eb talentuara dhe disa her\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb perceptimin artistik t\u00eb bot\u00ebs. Ju i njihni ato, i keni aty mes jush. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb edhe mikesha t\u00eb mija, madje shume t\u00eb dashura. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Diana \u00c7uli, Elvira Dones, Fatmira Aliaj, Mira Meksi, Vera Bekteshi, Vera Isak, Meri Lalaj\u2026 Ka gjithashtu nj\u00eb armat\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk kam njohje t\u00eb af\u00ebrt, por q\u00eb i \u00e7moj dhe i ndjek me interes n\u00eb botimet e tyre si Flutura A\u00e7ka, Mimoza Ahmeti, Rita Petro, Albana Shala, Lindita Arapi, Ledia Dushi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Ato vajza apo gra q\u00eb i kane hyr\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb krijimit nuk jan\u00eb aspak flutura q\u00eb \u201cfshihen shpejt\u201d, si\u00e7 thoni ju. Ato vazhdojn\u00eb sot e k\u00ebsaj dite me t\u00eb nj\u00ebjtin entuziaz\u00ebm, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn d\u00ebshir\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb e t\u00eb na japin vepra t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ngjan klishe, por \u00ebsht\u00eb edhe e pashmangshme t\u00eb pyes\u00ebsh mbi zonjat q\u00eb ua lan\u00eb let\u00ebrsin\u00eb zot\u00ebrinjve. Duket se si ju, q\u00eb megjithat\u00eb nuk dol\u00ebt t\u00ebr\u00ebsisht nga skena, edhe Sadija, u t\u00ebrhoq\u00ebt duke i dh\u00ebn\u00eb let\u00ebrsis\u00eb Ismailin e Drit\u00ebroin. Mbase n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, zemra e nj\u00eb gruaje zgjedh?<\/strong><\/p>\n<p>Grat\u00eb q\u00eb ua lan\u00eb vendin burrave t\u00eb tyre, m\u00eb pyesni ju. Kjo varet nga vullneti dhe p\u00ebrkushtimi i secil\u00ebs prej nesh. Si\u00e7 mund ta dini, un\u00eb kam botuar shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb shtypin e koh\u00ebs. Martesa me shkrimtarin Kadare m\u00eb vuri para nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa po t\u00eb kisha shkruar vet\u00ebm \u201cp\u00ebr qejfin tim\u201d, si t\u00eb thuash. S\u00eb pari, doja t\u00eb isha e paqortueshme n\u00eb syt\u00eb e tij. Dhe kur, me ardhjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb jete, puna jon\u00eb u dhjet\u00ebfishua, ose u shum\u00ebfishua, (ishte nj\u00eb koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb, ve\u00e7 vajtjes n\u00eb pun\u00eb, angazhimeve t\u00eb p\u00ebrditshme dhe gjetjes s\u00eb ushqimit, sidomos kjo e fundit, q\u00eb t\u00eb gjitha grat\u00eb e brezit tim e din\u00eb fort mir\u00eb se \u00e7\u2019tortur\u00eb ishte. Shum\u00eb shpejt u gjeta para alternativ\u00ebs q\u00eb t\u00eb v\u00eb n\u00eb balanc\u00eb krijimtarin\u00eb e secilit prej nesh. E nd\u00ebrgjegjshme plot\u00ebsisht se ajo q\u00eb krijonte Kadareja ishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e vlefshme dhe sidomos e bukur, nga ajo q\u00eb krijoja un\u00eb personalisht, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb t\u00ebrhiqem m\u00ebnjan\u00eb pa buj\u00eb dhe pa u ankuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion t\u00eb zgjedhur me dashje. Duke i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha pun\u00ebt e p\u00ebrditshme, sa t\u00eb lodhshme aq dhe t\u00eb r\u00ebndomta. Ngaq\u00eb e doja aq tmerr\u00ebsisht shum\u00eb let\u00ebrsin\u00eb, duke par\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte ai, m\u2019u duk krejt e arsyeshme kjo \u201cdor\u00ebheqje\u201d, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb, pa asnj\u00eb angazhim aq t\u00eb mundimsh\u00ebm familjar. Ja, kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha. Sapo kushtet u p\u00ebrmir\u00ebsuan, pas viteve \u201890 e kam fjal\u00ebn, u p\u00ebrpoqa t\u00eb v\u00eb n\u00eb vend munges\u00ebn time. Pra, t\u00eb kap ritmin e humbur t\u00eb viteve t\u00eb shkuara. Besoj se Sadija do t\u00eb ket\u00eb ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-A do t\u00eb kishit nj\u00eb mesazh p\u00ebr vajzat e reja q\u00eb lexojn\u00eb, q\u00eb shkruajn\u00eb<\/strong>\u00a0<strong>e q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb si ju dikur, mes shpres\u00ebs dhe besimit?<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi im p\u00ebr vajzat e reja do t\u00eb ishte ky: Jeta nuk \u00ebsht\u00eb aq e gjat\u00eb sa \u00e7\u2019kujtojm\u00eb kur jemi t\u00eb rinj. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, ajo kalon n\u00eb nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pabesueshme. Si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e vjet\u00ebr \u201cKur u kujtova t\u00eb kuptoj se \u00e7\u2019ishte jeta, ktheva kok\u00ebn prapa, por ajo kishte mbaruar!\u201d. Me k\u00ebt\u00eb dua t\u2019ju kujtoj dashuronj\u00ebsve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos thon\u00eb \u201cK\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj m\u00eb von\u00eb\u201d. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb ato kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta shkruajn\u00eb, \u00e7do moment q\u00eb iu ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje dhe q\u00eb mendojn\u00eb apo e ndiejn\u00eb se duhet ta hedhin n\u00eb let\u00ebr, t\u00eb mos presin absolutisht \u00e7astin e duhur, t\u00eb quajtur \u201ckur t\u00eb kem m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb\u201d. Koh\u00eb s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur kurr\u00eb. Ju siguroj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk vjen ajo, koha ideale, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb duam apo kemi dashur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Shtyjini tutje t\u00eb gjitha pun\u00ebt apo angazhimet q\u00eb keni n\u00ebp\u00ebr duar, uluni dhe shkruani. P\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr mund t\u00eb vij\u00eb koha e d\u00ebshiruar, p\u00ebr krijimin jo. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ast magjik, q\u00eb duhet kapur fluturimthi.\/gsh.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kur Elona Agolli m\u00eb njoftoi p\u00ebr botimin e tregimeve t\u00eb \u201cfshehura\u201d t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i kam shkruar Helena Kadares\u00eb p\u00ebr ta pyetur se \u00e7\u2019dinte ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb strukur, t\u00eb gruas shkrimtare t\u00eb Drit\u00ebro Agollit dhe n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr shoqen e saj t\u00eb rinis\u00eb. Helena u p\u00ebrgjigj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":125935,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125934","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125934\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}