{"id":126075,"date":"2020-05-30T13:15:13","date_gmt":"2020-05-30T11:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126075"},"modified":"2020-05-30T13:15:13","modified_gmt":"2020-05-30T11:15:13","slug":"emerimet-ne-kushtetuese-venecia-i-jep-te-drejte-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/emerimet-ne-kushtetuese-venecia-i-jep-te-drejte-metes\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimet n\u00eb Kushtetuese, Venecia i jep t\u00eb drejt\u00eb Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Drafti p\u00ebrfundimtar i Komisionit t\u00eb Venecias, lidhur me p\u00ebrplasjen e vjesht\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit p\u00ebr em\u00ebrimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetut\u00ebs, i jep t\u00eb drejt\u00eb, ashtu si dhe n\u00eb variantin e par\u00eb t\u00eb muajit mars, pozicionit t\u00eb mbrojtur nga Kreu i Shteti. Teksti kund\u00ebrshton gjithashtu propozimin e shumic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shmangur me ligj betimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs, vet\u00ebm para presidentit, n\u00eb rast se ky i fundit refuzon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet p\u00ebr em\u00ebrimet u provokuan nga numri i vog\u00ebl i kandidat\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb kualifikoheshin, p\u00ebr gjasht\u00eb vende vakante (tre q\u00eb duheshin em\u00ebruar nga Presidenti dhe 3 nga Parlamenti). Emrat n\u00eb gar\u00eb figuronin nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb listat e t\u00eb dy institucioneve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa presidenti Meta em\u00ebroi nj\u00eb nga tre kandidat\u00ebt e list\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tij, ai vendosi pezullimin e em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb, duke e motivuar k\u00ebt\u00eb me faktin se secili nga institucionet duhet t\u00eb b\u00ebnte em\u00ebrimet me radh\u00eb. Dhe sipas Kreut t\u00eb Shtetit, do t\u00eb duhej q\u00eb parlamenti t\u00eb zgjidhte kandidatin e radh\u00ebs nga lista e tij e par\u00eb. Nga ana e saj, shumica pati nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr. Sipas saj, dispozita kushtetuese, m\u00eb shum\u00eb se sa rendin e em\u00ebrimeve, p\u00ebrcakton sekuenc\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar, duke qen\u00eb se Gjykata rinovohet \u00e7do tre vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Parlamenti e konsideroi automatikisht t\u00eb em\u00ebruar kandidaten Arta Vorpsi, e para n\u00eb list\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb presidentit, dhe vet\u00eb zgjodhi n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb vetme, dy emra nga dy listat e veta, ndon\u00ebse, n\u00eb t\u00eb dyja rastet nuk pati tre kandidat\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrcakton Kushtetuta.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit t\u00eb Venecias \u201c<em>n<\/em><em>\u00eb k\u00ebto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosura nuk jan\u00eb rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, nuk duket e paarsyeshme q\u00eb Presidenti t\u00eb konsideroj\u00eb se duhet t\u00eb respektoj\u00eb rendin e sekuenc\u00ebs<\/em><em>. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse Presidenti do t\u00eb kishte zgjedhur dy kandidat\u00eb, Kuvendi do t\u00eb dispononte nj\u00eb list\u00eb me m\u00eb pak se tre kandidat\u00ebt minimale t\u00eb k\u00ebrkuara nga Kushtetuta. Rezervat p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj perspektive nuk duken t\u00eb pajustifikuara<\/em>\u201d, shprehet Komisioni i Venecias, duke shtuar se \u201c<em>pavar\u00ebsisht se cili interpretim ishte i sakt\u00eb, t\u00eb dy organet em\u00ebruese duhej t\u00eb ishin mbledhur dhe t\u00eb kishin arritur nj\u00eb pozicion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrpara se t\u00eb vazhdonin procedur\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Venecias i japin t\u00eb drejt\u00eb presidentit p\u00ebr vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb pezulluar procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e kandidatit t\u00eb tij nga lista e dyt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb socialist\u00ebt e cil\u00ebsuan si shkelje dhe vler\u00ebsuan t\u00eb em\u00ebruar automatikisht zonj\u00ebs Vorpsi. \u201c<em>Nd\u00ebrsa nj\u00eb pezullim i till\u00eb nuk parashikohet me ligj, ai ishte nj\u00eb reagim ndaj nj\u00eb situate t\u00eb pasiguris\u00eb juridike, e cila nuk mund t\u00eb zgjidhej n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende d\u00ebshironte t\u00eb ushtronte pushtetin e em\u00ebrimit q\u00eb g\u00ebzon sipas Kushtetut\u00ebs dhe kjo u konfirmua nga em\u00ebrimi i tij p\u00ebr nj\u00eb kandidat menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb kandidatit t\u00eb Parlamentit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, duket se \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb pranosh em\u00ebrimin e vonuar t\u00eb nj\u00eb kandidati t\u00eb dyt\u00eb nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme q\u00eb Presidenti nuk pranoi betimin e gjyqtarit q\u00eb u konsiderua i em\u00ebruar automatikisht<\/em>\u201d, vler\u00ebson Komisioni i Venecias.<\/p>\n<p>Rasti i zonj\u00ebs Vorpsi, e cila sipas shumic\u00ebs duhej konsideruar e zgjedhur automatikisht pasi Presidenti nuk pranoi betimin e saj, b\u00ebri q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nj\u00eb nism\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb anashkaluar betimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese vet\u00ebm para Kreut t\u00eb Shtetit. Por dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekspert\u00ebt e Venecias jan\u00eb shprehur kritik\u00eb. \u201c<em>Sipas mendimit t\u00eb Komisionit, kushtetuetshm\u00ebria e k\u00ebtij ndryshimi \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb pasi Kushtetuta shprehet qart\u00eb se betimi duhet t\u00eb jepet &#8220;para&#8221; Presidentit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dispozita e miratuar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e paqart\u00eb. N\u00ebse vler\u00ebsohet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb shmangur ng\u00ebr\u00e7in n\u00eb raste t\u00eb qarta abuzimi, nj\u00eb dispozit\u00eb e formuluar m\u00eb qart\u00eb mund t\u00eb miratohet n\u00eb nivelin kushtetues<\/em>\u201d, vler\u00ebson draft opinion.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja p\u00ebr em\u00ebrimet i shtyu socialist\u00ebt q\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ta shtonin n\u00eb argumentat e Komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar q\u00eb po shqyrton prej m\u00eb shum\u00eb se 10 muajsh shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ngritur fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb tij t\u00eb qershorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr t\u00eb anulluar zjedhjet vendore, duke dekretuar m\u00eb pas nj\u00eb tjet\u00ebr dat\u00eb p\u00ebr votimin. Por sipas Komisionit t\u00eb Venecias \u201c<em>sjellja e Presidentit , nuk duket se justifikon shkarkimin e tij<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimet e tyre ekspert\u00ebt e Venecias e shohin tejet probelmatike situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lart\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht funksionale. Sipas tyre \u201c<em>kriza kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb akt specifik, por \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nd\u00ebrveprimit t\u00eb disa faktor\u00ebve<\/em>\u201d duke vler\u00ebsuar se \u201c<em>procedura e nevojshme e vettingut pati efekte m\u00eb t\u00eb gjera nga sa parashikohej fillimisht. Si pasoj\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb procedur\u00ebs gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb verifikimit, Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jofunksionale<\/em>\u201d, apo dhe se \u201c<em>problemet n\u00eb zbatimin e dispozitave t\u00eb paqarta (kushtetuese) jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga fakti se nuk ka Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe nga fakti q\u00eb procedura \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i luft\u00ebs nd\u00ebrmjet Parlamentit dhe Presidentit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Draft opinion jep dhe disa rekomandime lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e em\u00ebrimeve. \u201c<em>Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lart\u00eb, n\u00ebse fillon t\u00eb funksionoj\u00eb s\u00eb shpejti) duhet t\u00eb bien dakord p\u00ebr procedur\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet, dhe KED duhet t\u00eb p\u00ebrputhet me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. P\u00ebrndryshe, nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb prej organeve em\u00ebrues do t\u00eb rrezikoj\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb zgjedhje midis 3 kandidat\u00ebve si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Kushtetuta. Sapo t\u00eb ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, derisa t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje ose Gjykata Kushtetuese t\u00eb mos jet\u00eb prononcuar, KED-ja duhet t&#8217;i d\u00ebrgoj\u00eb listat n\u00eb Kuvend, sapo Presidenti t\u00eb ket\u00eb proceduar me em\u00ebrimin e tij \/ saj, ose pas 30 dit\u00ebsh n\u00ebse ai \/ ajo nuk arrin ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pa arsyetim<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Rekomandime jepen dhe lidhur me rolin e KED-s\u00eb, nj\u00eb institucion ndaj t\u00eb cilit Komisioni ka shprehur kritika p\u00ebr munges\u00eb transparence, duke k\u00ebrkuar q\u00eb \u201c<em>Avokati i Popullit t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si v\u00ebzhgues p\u00ebr hir t\u00eb transparenc\u00ebs dhe besimit t\u00eb publikut n\u00eb procedurat e verifikimit dhe p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, sa i p\u00ebrket vettingut , Komisioni vler\u00ebson se \u201c<em>n<\/em><em>d\u00ebrsa reforma e gjyq\u00ebsorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet t\u00eb ecin drejt p\u00ebrmbylljes, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse rregullat e zbatuara jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe lejojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb procesit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rast se vettingu i gjyqtar\u00ebve \u00e7on n\u00eb gjykata jofunksionale, sidomos t\u00eb atyre t\u00eb niveleve t\u00eb larta<\/em>\u201d.<br \/>\nDraft opinion mbyllet me nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u201c<em>nevoj\u00ebn absolute p\u00ebr dialog dhe bashk\u00ebpunim besnik midis institucioneve shtet\u00ebrore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtet\u00ebrore duhet t\u00eb respektohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmon\u00eb duke k\u00ebrkuar p\u00ebrfitimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drafti p\u00ebrfundimtar i Komisionit t\u00eb Venecias, lidhur me p\u00ebrplasjen e vjesht\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit p\u00ebr em\u00ebrimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetut\u00ebs, i jep t\u00eb drejt\u00eb, ashtu si dhe n\u00eb variantin e par\u00eb t\u00eb muajit mars, pozicionit t\u00eb mbrojtur nga Kreu i Shteti. Teksti kund\u00ebrshton gjithashtu propozimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126075\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}