{"id":126095,"date":"2020-05-30T15:29:43","date_gmt":"2020-05-30T13:29:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126095"},"modified":"2020-05-30T15:29:43","modified_gmt":"2020-05-30T13:29:43","slug":"tk-aleanca-leter-presidentit-te-bankes-europiane-per-investim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tk-aleanca-leter-presidentit-te-bankes-europiane-per-investim\/","title":{"rendered":"TK, Aleanca let\u00ebr Presidentit t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Investim"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>leanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Presidentit t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Investim, Werner Hoyer ku i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hua. Sipas AMT me \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar jan\u00eb b\u00ebr\u00eb abuzime dhe SPAK ka nisur hetime.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sipas Aleanc\u00ebs, \u00e7do bashk\u00ebpunim i Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve me institucionet q\u00eb ushtruan dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve dhe shkat\u00ebrruan trash\u00ebgimin\u00eb kulturore shqiptare do t\u00eb n\u00ebnkuptonte miratimin dhe pajtimin me shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebr: Werner Hoyer, President i BEI<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr dijeni:<br \/>\nUrsula von der Leyen, PRESIDENTE<br \/>\nJosep Borrell Fontelles, P\u00cbRFAQ\u00cbSUES I LART\u00cb\/Z\u00cbVEND\u00cbSPRESIDENT<br \/>\nMargaritis Schinas, Z\u00cbVEND\u00cbSPRESIDENT<br \/>\nMariya Gabriel, KOMISIONER<br \/>\nDidier Reynders, KOMISIONER, Drejt\u00ebsi<br \/>\nJanez Lenar\u010di\u010d, KOMISSIONER, Manaxhim krize<br \/>\nOliv\u00e9r V\u00e1rhelyi, KOMISIONER, Fqinj\u00ebsia dhe zgjerimi<br \/>\nJutta Urpilainen, KOMISSIONER, Partneritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<br \/>\nAndrej \u0160IRCELJ, Kryetar i Bordit t\u00eb Guvernator\u00ebve BE<br \/>\nDavid Maria SASSOLI, President i Parlamentit Europian<br \/>\nLuigi Soreca, Ambasador i Delegacionit t\u00eb BE n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\nHermann Parzinger, President Ekzekutiv, Europa Nostra<br \/>\nSne\u0161ka Quaedvlieg-Mihailovic, Sekretare e P\u00ebrgjithshme, Europa Nostra<\/em><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 30 Maj 2020<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar Presidenti Hoyer,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj dhe v\u00ebmendjen e organeve m\u00eb t\u00eb larta vendimmarr\u00ebse t\u00eb organizat\u00ebs suaj t\u00eb nderuar, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr nj\u00eb kredi q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohet nga Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \/ ose Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrmes k\u00ebtij komunikimi, ne i lutemi Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve t\u00eb konsideroj\u00eb heqjen dor\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb eventuale bazuar n\u00eb arsye t\u00eb rrepta morale, ligjore dhe etike.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb Aleanc\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe artist\u00ebve. Q\u00eb nga shkurti i vitit 2018, me nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje t\u00eb publikut dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ne jemi angazhuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe restauruar Teatrin Komb\u00ebtar ekzistues t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb 1938-39 dhe shembur s\u00eb fundmi n\u00eb nj\u00eb aksion qart\u00ebsisht t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb iniciuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb bllokuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb teatri t\u00eb ri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Disa akuza dhe procese gjyq\u00ebsore jan\u00eb n\u00eb zhvillim kund\u00ebr kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs dhe zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shembja e Teatrit u urdh\u00ebrua dhe u krye m\u00eb 17 maj 2020, si rezultat i nj\u00eb operacioni t\u00eb urdh\u00ebruar nga Bashkia e Tiran\u00ebs, i mb\u00ebshtetur nga rreth 1500 oficer\u00eb policie, i cili nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, u d\u00ebnua si nj\u00eb veprim barbar dhe nj\u00eb shkelje e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe e masave t\u00eb siguris\u00eb publike t\u00eb zbatuara n\u00ebn regjimin Covid-19.<\/em><\/p>\n<p><em>Bashkimi Europian, p\u00ebrmes Komisioneres p\u00ebr Kultur\u00ebn Mariya Gabriel dhe Europa Nostra, organi m\u00eb i dalluar europian kushtuar mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur deri disa dit\u00eb para prishjes, i b\u00ebri thirrje qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb mos procedonte me shkat\u00ebrrimin e nd\u00ebrtes\u00ebs historike t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, i cili m\u00eb 24 mars ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programin \u201c7 Vendndodhjet m\u00eb t\u00eb Rrezikuara\u201d t\u00eb Europa Nostra, t\u00eb drejtuar n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Institutin e BEI.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne po punonim me Europa Nostra drejt q\u00ebllimit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb restauruar Teatrin Komb\u00ebtar dhe kur fluturimet t\u00eb ishin p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb mundshme pas pandemis\u00eb, ne po prisnim q\u00eb ekipi i ekspert\u00ebve t\u00eb Europa Nostra dhe Institutit t\u00eb BEI t\u00eb vizitonte Teatrin Komb\u00ebtar dhe t\u00eb fillonte me konsultimet teknike n\u00eb lidhje me pun\u00ebn n\u00eb vijim.<\/em><\/p>\n<p><em>Dje, nj\u00eb let\u00ebr e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs drejtuar Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ministrit t\u00eb Financave dhe Ministrit t\u00eb Rind\u00ebrtimit (n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb ministrie e cila u krijua me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb menaxhuar fondet p\u00ebr rind\u00ebrtimin pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nd\u00ebrtesa e Teatrit Komb\u00ebtar nuk u d\u00ebmtua aspak pas t\u00ebrmetit tragjik, duke na b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb mendojm\u00eb se ata do t\u00eb keqp\u00ebrdorin fondet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga vendet e BE p\u00ebr procesin e ardhsh\u00ebm t\u00eb rind\u00ebrtimit), q\u00eb po jua d\u00ebrgojm\u00eb bashk\u00eblidhur, u b\u00eb publike. N\u00eb let\u00ebr kryetari Veliaj njofton se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cReferuar komunikimeve me Institucione Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (IFI), Banka Europiane e Investimeve (BEI), ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb e saj, p\u00ebr t\u00eb financuar projektin e Teatrit t\u00eb Ri, me kushte financiare shum\u00eb t\u00eb favorshme.<br \/>\nNga projekti paraprak, kosto e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e projektit parashikohet t\u00eb jet\u00eb 30 milion euro.<br \/>\nN\u00eb vijim t\u00eb procedurave t\u00eb aplikimit pran\u00eb Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve, lutemi t\u00eb merrni n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr financim.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Shkeljet e ligjit n\u00eb lidhje me projektin e ri teatror dhe protestat e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb prej gati 28 muajsh, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut jan\u00eb bllokuar dhe kur ajo t\u00eb b\u00ebhet funksionale duhet t\u00eb vendos\u00eb mbi: (1) ligjin special t\u00eb miratuar nga parlamenti shqiptar n\u00eb 2018 nd\u00ebrsa presidenti refuzoi dy her\u00eb p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb, i cili do t\u00eb transferonte terrenin e Teatrit Komb\u00ebtar publik tek nj\u00eb kompani private p\u00ebr zhvillim; (2) Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb 8 majit 2020 q\u00eb transferoi k\u00ebt\u00eb terren publik t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nga Ministria e Kultur\u00ebs tek Bashkia e Tiran\u00ebs;<br \/>\n\u2013 SPAK t\u00eb hap\u00eb hetime p\u00ebr keqb\u00ebrje t\u00eb kryetarit dhe zv \/ kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb lidhje me projektin e Teatrit Komb\u00ebtar;<br \/>\n\u2013 Avokati i Popullit i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me (1) vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb 8 majit i cili transferoi k\u00ebt\u00eb truall publik t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nga Ministria e Kultur\u00ebs tek Bashkia e Tiran\u00ebs dhe (2) t\u00eb gjith\u00eb shkeljet e ligjit dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb lidhje me operacionin e Bashkis\u00eb dhe Policis\u00eb m\u00eb 17 maj 2020;<br \/>\n\u2013 Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit q\u00eb t\u00eb (1) organizoj\u00eb protesta n\u00eb qytetet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb frym\u00ebn e rezistenc\u00ebs 28-mujore kund\u00ebr shkeljes s\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, veprimeve t\u00eb paligjshme kund\u00ebr trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike dhe pron\u00ebs publike dhe (2) t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb mbledhje mbar\u00ebkomb\u00ebrare firmash t\u00eb ngjashme me referendum p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Teatrit Komb\u00ebtar ashtu si ishte dhe aty ku ishte, q\u00eb po nd\u00ebrmerret si n\u00eb internet ashtu edhe fizikisht n\u00eb secilin nga qytetet ku protesta shkon. Mbi 20 000 njer\u00ebz kan\u00eb n\u00ebnshkruar deri m\u00eb sot.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne konsiderojm\u00eb q\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpunim i Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve me institucionet q\u00eb ushtruan dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve dhe shkat\u00ebrruan trash\u00ebgimin\u00eb kulturore shqiptare dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb europiane (e mbrojtur nga Europa Nostra) do t\u00eb n\u00ebnkuptonte miratimin dhe pajtimin me shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb veprim i till\u00eb eventual do t\u00eb d\u00ebmtonte fuqimisht besimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj institucioneve europiane, t\u00eb cilat mish\u00ebrojn\u00eb aspirat\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta europiane.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi besim se ju do ta konsideroni k\u00ebt\u00eb apel dhe do ta shqyrtoni at\u00eb seriozisht p\u00ebrmes ekipit tuaj t\u00eb profesionist\u00ebve dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet m\u00eb t\u00eb larta vendimmarr\u00ebse t\u00eb organizat\u00ebs suaj t\u00eb nderuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Me p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb mira,<br \/>\nAleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>leanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Presidentit t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Investim, Werner Hoyer ku i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hua. Sipas AMT me \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar jan\u00eb b\u00ebr\u00eb abuzime dhe SPAK ka nisur hetime. Sipas Aleanc\u00ebs, \u00e7do bashk\u00ebpunim i Bank\u00ebs Europiane t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126096,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126095","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126095\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}