{"id":126214,"date":"2020-06-02T16:35:21","date_gmt":"2020-06-02T14:35:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126214"},"modified":"2020-06-02T16:35:21","modified_gmt":"2020-06-02T14:35:21","slug":"teatri-pd-dorezon-ne-spak-padine-per-ramen-veliajn-maznikun-e-zyrtare-te-tjere-ja-lista-me-veprat-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/teatri-pd-dorezon-ne-spak-padine-per-ramen-veliajn-maznikun-e-zyrtare-te-tjere-ja-lista-me-veprat-penale\/","title":{"rendered":"Teatri\/ PD dor\u00ebzon n\u00eb SPAK padin\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn, Veliajn, Maznikun e zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Ja lista me veprat penale"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar sot n\u00eb SPAK disa kall\u00ebzime penale n\u00eb lidhje me shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, ish-deputetja e PD-s\u00eb, Albana Vokshi deklaroi se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndjekje penale p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, n\u00ebnkryetarin Arbian Mazniku, apo dhe emra zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E VOKSHIT<\/strong><br \/>\nNe e dor\u00ebzuam padin\u00eb p\u00ebr shembjen e paligjshme t\u00eb teatrit n\u00eb SPAK, sepse besojm\u00eb se dikush duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr krimin e kryer. P\u00ebrvec sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb hedhur firmat n\u00eb vendime t\u00eb paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen nga drejt\u00ebsia, sepse kan\u00eb vepruar me Teatrin si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale. Ata kan\u00eb shkelur \u00e7do ligj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara projektin e grabitjes s\u00eb tok\u00ebs publike t\u00eb Teatrit dhe pas Teatrit. Nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur e ka shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb faktoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb prangat Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt. Nj\u00eb vendimarrje e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e k\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs. Ne kemi k\u00ebrkuar nga prokuroria q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb sekuestro preventive p\u00ebr truallin e kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb me vendim qeverie. Kjo do t\u00eb ndal\u00eb \u00e7do akt tjet\u00ebr, si nd\u00ebrtimin e nj\u00eb projekti t\u00eb paligjsh\u00ebm, ashtu edhe grabitjen e truallit p\u00ebr t\u00eb ngritur atje kullat e oligark\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt. Partia Demokratike e konsideron \u00e7\u00ebshtjen e shmebjes s\u00eb paligjshme t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr funskionimin e pavarur t\u00eb SPAK-ut. Me apatin\u00eb e deritanishme, SPAK ka zhg\u00ebnjy\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka besuar se ky insticion do t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb qeveritar\u00ebt e korruptuar dhe bandat e krimit t\u00eb organizuar. SPAK i ka aty t\u00eb gjitha faktet. Mjafton q\u00eb prokurpr\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe kjo \u00e7\u00ebshtje \u00e7on pas hekurave Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn. Edi Rama n\u00eb bashk\u00ebpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vet\u00eb projektin fitues, pa hapur m\u00eb par\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr konkurs sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet Publike. K\u00ebt\u00eb e pohuan edhe pas shembjes barbare t\u00eb Teatrit, si\u00e7 e cil\u00ebsoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, si\u00e7 shkroi der Standard. \u00cbsht\u00eb Edi Rama q\u00eb ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels p\u00ebr k\u00ebt\u00eb project q\u00eb 1 vit e gjys\u00ebm p\u00ebrpara se kompania Fusha ta paguante at\u00eb, si project privat. N\u00ebse SPAK-u ka vullnet p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, faktet jan\u00eb t\u00eb plota p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar k\u00ebt\u00eb korrupsion kriminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt me Teatrin Komb\u00ebtar. Ligji p\u00ebr Prokurimin Publik e detyron qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb kryej\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr projektin e Teatrit t\u00eb ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar gar\u00ebn dhe duke diktuar vet\u00eb projektin dhe koston e lart\u00eb t\u00eb tij, 30 milion\u00eb euro. SPAK e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndal\u00eb jo vet\u00ebm grabitjen e truallit t\u00eb teatrit dhe tok\u00ebs publike, por edhe t\u00eb 30 milion\u00eb eurove q\u00eb do t\u00eb merren borxh p\u00ebr t\u00eb mbuluar pastrimin e parave t\u00eb pista me projektin criminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr teatrin dhe Kullat q\u00eb do ta rrethojn\u00eb at\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptar\u00ebt po vuajn\u00eb pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, t\u00eb ortak\u00ebris\u00eb s\u00eb tij kriminale me nj\u00eb grusht njer\u00ebzish me t\u00eb cil\u00ebt po vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb, 30 milion\u00eb euro borxh jan\u00eb nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb edhe mbi shpin\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 22 viteve n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta drejtuese si minist\u00ebr, kryetar bashkie dhe kryeminist\u00ebr, Edi Rama ka patur si q\u00ebllim vet\u00ebm pasurimin e paligjsh\u00ebm. SPAK ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje historike q\u00eb ndan dy koh\u00eb. Koha kur drejt\u00ebsin\u00eb e b\u00ebn politika duhet t\u00eb marr\u00eb fund me vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Teatrin. Kjo \u00ebsht\u00eb koha kur qeveritar\u00ebt e korruptuar duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg!.<\/p>\n<p><strong>\u201cKALL\u00cbZIMI \u00cbSHT\u00cb P\u00cbR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE T\u00cb M\u00cbPOSHTME:<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong>Ne e dor\u00ebzuam padin\u00eb p\u00ebr shembjen e paligjshme t\u00eb teatrit n\u00eb SPAK, sepse besojm\u00eb se dikush duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr krimin e kryer. P\u00ebrvec sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb hedhur firmat n\u00eb vendime t\u00eb paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen nga drejt\u00ebsia, sepse kan\u00eb vepruar me Teatrin si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale. Ata kan\u00eb shkelur \u00e7do ligj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara projektin e grabitjes s\u00eb tok\u00ebs publike t\u00eb Teatrit dhe pas Teatrit. Nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur e ka shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb faktoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb prangat Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendimarrje e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e k\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs. Ne kemi k\u00ebrkuar nga prokuroria q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb sekuestro preventive p\u00ebr truallin e kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb me vendim qeverie. Kjo do t\u00eb ndal\u00eb \u00e7do akt tjet\u00ebr, si nd\u00ebrtimin e nj\u00eb projekti t\u00eb paligjsh\u00ebm, ashtu edhe grabitjen e truallit p\u00ebr t\u00eb ngritur atje kullat e oligark\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e konsideron \u00e7\u00ebshtjen e shmebjes s\u00eb paligjshme t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr funskionimin e pavarur t\u00eb SPAK-ut. Me apatin\u00eb e deritanishme, SPAK ka zhg\u00ebnjy\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka besuar se ky insticion do t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb qeveritar\u00ebt e korruptuar dhe bandat e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>SPAK i ka aty t\u00eb gjitha faktet. Mjafton q\u00eb prokurpr\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe kjo \u00e7\u00ebshtje \u00e7on pas hekurave Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb bashk\u00ebpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vet\u00eb projektin fitues, pa hapur m\u00eb par\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr konkurs sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet Publike. K\u00ebt\u00eb e pohuan edhe pas shembjes barbare t\u00eb Teatrit, si\u00e7 e cil\u00ebsoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, si\u00e7 shkroi der Standard. \u00cbsht\u00eb Edi Rama q\u00eb ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels p\u00ebr k\u00ebt\u00eb project q\u00eb 1 vit e gjys\u00ebm p\u00ebrpara se kompania Fusha ta paguante at\u00eb, si project privat.<\/p>\n<p>N\u00ebse SPAK-u ka vullnet p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, faktet jan\u00eb t\u00eb plota p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar k\u00ebt\u00eb korrupsion kriminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt me Teatrin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Prokurimin Publik e detyron qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb kryej\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr projektin e Teatrit t\u00eb ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar gar\u00ebn dhe duke diktuar vet\u00eb projektin dhe koston e lart\u00eb t\u00eb tij, 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>SPAK e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndal\u00eb jo vet\u00ebm grabitjen e truallit t\u00eb teatrit dhe tok\u00ebs publike, por edhe t\u00eb 30 milion\u00eb eurove q\u00eb do t\u00eb merren borxh p\u00ebr t\u00eb mbuluar pastrimin e parave t\u00eb pista me projektin criminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr teatrin dhe Kullat q\u00eb do ta rrethojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptar\u00ebt po vuajn\u00eb pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, t\u00eb ortak\u00ebris\u00eb s\u00eb tij kriminale me nj\u00eb grusht njer\u00ebzish me t\u00eb cil\u00ebt po vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb, 30 milion\u00eb euro borxh jan\u00eb nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb edhe mbi shpin\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 22 viteve n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta drejtuese si minist\u00ebr, kryetar bashkie dhe kryeminist\u00ebr, Edi Rama ka patur si q\u00ebllim vet\u00ebm pasurimin e paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>SPAK ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje historike q\u00eb ndan dy koh\u00eb. Koha kur drejt\u00ebsin\u00eb e b\u00ebn politika duhet t\u00eb marr\u00eb fund me vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Teatrin. Kjo \u00ebsht\u00eb koha kur qeveritar\u00ebt e korruptuar duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg!<\/p>\n<p><strong>KALL\u00cbZIMI \u00cbSHT\u00cb P\u00cbR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE T\u00cb M\u00cbPOSHTME:<\/strong><\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1591108491181\"><\/div>\n<p>1.\u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,<br \/>\n2.\u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs me mjete t\u00eb tjera\u201d, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, \u201cShkat\u00ebrrimi i veprave kulturore\u201d, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,<br \/>\n3.\u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,<br \/>\n4.\u201cShkelja e barazise se pjes\u00ebmarr\u00ebsve ne tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,<br \/>\n5.\u201cKorrupsioni pasiv i personave qe ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga<br \/>\n6.neni 259 i K.Penal,<br \/>\n7.\u201cKorrupsioni pasiv i funksionareve te lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i te zgjedhurve vendore\u201d, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,<br \/>\n8.\u201cOrganizata kriminale\u201d, parashikuar nga neni 333 i K.Penal<br \/>\n9.\u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.<\/p>\n<p><strong>KALL\u00cbZIMI DREJTOHET KUND\u00cbR:<\/strong><br \/>\nEdi Rama, Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb;<br \/>\nErjon Veliaj, Kryetar i Bashkis\u00eb Tirane;<\/p>\n<p>Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe propozues p\u00ebr shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar;<\/p>\n<p>Toni Gogu, Kryetar i K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb;<\/p>\n<p>Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e funksionar\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Dall\u00ebndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar sot n\u00eb SPAK disa kall\u00ebzime penale n\u00eb lidhje me shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, ish-deputetja e PD-s\u00eb, Albana Vokshi deklaroi se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndjekje penale p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, n\u00ebnkryetarin Arbian Mazniku, apo dhe emra zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb. DEKLARATA E VOKSHIT Ne e dor\u00ebzuam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126215,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126214","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126214\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126215"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}