{
    "id": 126276,
    "date": "2020-06-03T15:51:55",
    "date_gmt": "2020-06-03T13:51:55",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=126276"
    },
    "modified": "2020-06-03T15:51:55",
    "modified_gmt": "2020-06-03T13:51:55",
    "slug": "manjani-kunder-qeverise-tranzitore-maska-qe-mbulon-zullumqaret-politik-cenon-interesin-publik",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/manjani-kunder-qeverise-tranzitore-maska-qe-mbulon-zullumqaret-politik-cenon-interesin-publik\/",
    "title": {
        "rendered": "Manjani kund\u00ebr qeveris\u00eb tranzitore: Maska q\u00eb mbulon zullumqar\u00ebt politik, c\u00ebnon interesin publik"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr qeveris\u00eb teknike, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr miratimin e reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 Manjani theksoi se mbetet kund\u00ebrshtar i ides\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb qeveriset nga qeveri teknike apo tranzitore, duke i cil\u00ebsuar ato si masakra kund\u00ebr interesit publik.<\/p>\n<p>\u201cQeverit\u00eb teknike jan\u00eb maska q\u00eb mbulon fytyr\u00ebn e sh\u00ebmtuar t\u00eb zullumqar\u00ebve politik\u00eb. K\u00ebta t\u00eb fundit viktimizohen dhe lajn\u00eb duart nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.\u201d, shkruan Manjani. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shton se n\u00eb 30 vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha gj\u00ebmat iu shkaktuan interesit publik nga qeverit\u00eb teknike apo tranzitore.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I MANJANIT<\/strong><br \/>\nQeveria teknike ide e gabuar.<br \/>\n=========<br \/>\nMbetem kund\u00ebrshtar i ides\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb qeveriset nga qeveri teknike apo tranzitore.<br \/>\nK\u00ebto lloj qeverish jan\u00eb kulmi i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike. Jan\u00eb masak\u00ebr e interesit publik.<br \/>\nNj\u00eb ekip pa identitet, pa asnj\u00eb mandat real p\u00ebrfaq\u00ebsimi nuk kan\u00eb tag\u00ebr t\u00eb marrin vendime. T\u00eb pakt\u00ebn jo vendime demokratike. Edhe kur p\u00ebrmbajtja e vendimeve t\u00eb qeverive teknike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se e qeverive politike, prap\u00eb nuk e mbulon pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nQeverit\u00eb teknike jan\u00eb maska q\u00eb mbulon fytyr\u00ebn e sh\u00ebmtuar t\u00eb zullumqar\u00ebve politik\u00eb. K\u00ebta t\u00eb fundit viktimozohen dhe lajn\u00eb duart nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1591192286095\"><\/div>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste lajn\u00eb dhe fytyr\u00ebn p\u00ebrve\u00e7se duart e rikthehen prap\u00eb aty ku ishin me fytyr\u00eb n\u00eb lar\u00eb\u2026<br \/>\nQeveria teknike shpreh n\u00eb thelb nj\u00eb paburr\u00ebri politike. Aspirant\u00ebt p\u00ebr pushtet nuk ndeshen me demin, por me mullarin e kasht\u00ebs. Politika ka nj\u00eb moment burr\u00ebrie: ndjeshjen n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale.<br \/>\nSado e pandershme t\u00eb jet\u00eb kjo e fundit, prap ndeshja \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb. Por duhet t\u00eb ndeshesh me demin jo mullarin.<br \/>\nKur mund demin e shijon fitoren. Pa dyshim fiton dhe demi, por gara mbetet. Demi e gjen fundin n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb 30 vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha gj\u00ebmat iu shkaktuan interesit publik nga qeverit\u00eb teknike apo tranzitore. Jet\u00eb njer\u00ebzish, pasuri, koh\u00eb e imazh t\u00eb \u00e7muar kemi humbur kur jemi qeverisur teknikisht apo p\u00ebrkoh\u00ebsisht\u2026<br \/>\nNdaj mbetem kund\u00ebrshtar i ides\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb teknike.<br \/>\nKjo vlen edhe p\u00ebr situat\u00ebn aktuale. N\u00eb fakt qeveria aktualen\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb teknike, sepse n\u00eb shumic\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz pa identitet t\u00eb formuar politik.<br \/>\nT\u00eb pa votuar q\u00eb qeverisin edhe ata q\u00eb u votuan. Pra n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Opozita e sotme n\u00eb fakt ka betej\u00ebn politike vet\u00ebm me nj\u00eb njeri, at\u00eb q\u00eb quhet ende formalisht Kryeminist\u00ebr. Ky i fundit duhet pranuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulator i zoti i opinionit, vot\u00ebs dhe sistemit qeveris\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebr fat nuk \u00ebsht\u00eb racional mjaftuesh\u00ebm, t\u00eb lante duart nga keqqeverisja e tij, duke krijuar nj\u00eb qeveri teknike\u2026<br \/>\nOpozita e sotme duhet t\u00eb ket\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ta mund\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri brenda kafazit ku \u00ebsht\u00eb vetmbyllur. Qeveria teknike vet\u00ebm e nxjerr nga kafazi dhe e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm\u2026<br \/>\nNdaj ska kuptim braktisja e betej\u00ebs me at\u00eb q\u00eb sundon, p\u00ebr t\u2019u ndeshur me maskat e tij tekniko tranzitore\u2026.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr qeveris\u00eb teknike, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr miratimin e reform\u00ebs zgjedhore. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u2018Facebook\u2019 Manjani theksoi se mbetet kund\u00ebrshtar i ides\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb qeveriset nga qeveri teknike apo tranzitore, duke i cil\u00ebsuar ato si masakra kund\u00ebr interesit publik. \u201cQeverit\u00eb teknike jan\u00eb maska q\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 61435,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-126276",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126276",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126276"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126276\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61435"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126276"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126276"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126276"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}