{"id":128401,"date":"2020-07-10T15:04:23","date_gmt":"2020-07-10T13:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=128401"},"modified":"2020-07-10T15:04:23","modified_gmt":"2020-07-10T13:04:23","slug":"kryeministri-nuk-dua-te-pikturohem-si-ai-qe-kontrollon-gjithcka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kryeministri-nuk-dua-te-pikturohem-si-ai-qe-kontrollon-gjithcka\/","title":{"rendered":"Kryeministri: Nuk dua t\u00eb pikturohem si ai q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama n\u00eb daljen e sotme para gazetar\u00ebve tha se marr\u00ebveshja e 5 qershorit \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetur n\u00ebse k\u00ebto ndryshime t\u00eb pa diskutuara me opozit\u00ebn do t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re, Rama u p\u00ebrgjigj se nuk po ndryshohen rregullat e loj\u00eb dhe se kush k\u00ebrkon alibi p\u00ebr t\u00eb krijuar situata konflikti nuk ka zor t\u2019i gjej\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0<em>Ju po ndryshoni disa rregulla loje, duke anashkaluar opozit\u00ebn jasht\u00ebparlamentare. Apo rrezikoni k\u00ebshtu konsensusin e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit dhe po dilni kund\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtareve q\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. N\u00ebse shqiptar\u00ebt i donin listat e hapura, pse PS nuk\u00a0 e ka pasur nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb vet\u00ebn si me vot\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><strong>Rama:<\/strong>\u00a0<em>Kjo tregon se PS \u00ebhst\u00eb nj\u00eb qenie e hapur me sy e vesh\u00eb dhe \u00ebhst\u00eb nj\u00eb qenie q\u00eb arsyeton e q\u00eb vendos. Nuk e kemi pasur kauz\u00eb listat e hapura sepse nuk kan\u00eb qen\u00eb kauz\u00eb e partive t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb popullin shqiptar gjat\u00eb viti t\u00eb fundit ka ndodhur nj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe si rezultat t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb opozita parlamentare p\u00ebr listat e hapura. Kjo ka qen\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb. P\u00ebr ne ka qen\u00eb e qart\u00eb qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, nuk kemi probleme t\u00eb diskutojm\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sistemit, por fillimisht duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kodin.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam admirim p\u00ebr angazhimin dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e ambasadores Yuri Kim dhe miqve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr realizimin e asaj marr\u00ebveshjeve. E kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb ajo marr\u00ebveshje u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb dhe me t\u00eb huaj, por ka qen\u00eb e domosdoshme. Ne nuk do t\u00eb mbajm\u00eb peng marr\u00ebveshjen dhe ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb tekst e \u00ebsht\u00eb n\u00eb Parlament dhe \u00ebhst\u00eb n\u00eb procedur\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse kalojm\u00eb Kodin n\u00eb Kuvend dhe del nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb mungon apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb na e thon\u00eb se cila \u00ebhst\u00eb. Nuk mund t\u00eb ndalohet Kuvendi dhe PS-ja q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej korniz\u00ebs, jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Edi Ram\u00ebn mbret, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong><em>\u00a0Mund t\u00eb prodhoj\u00eb s\u00ebrish kriz\u00eb kjo pasi k\u00ebto pika nuk jan\u00eb diskutuar me opozit\u00ebn dhe listat e hapura po i b\u00ebni se i duan shqiptar\u00ebt apo se doni t\u00eb hiqni mund\u00ebsin\u00eb e koalicioneve parazgjedhore, q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Rama t\u00eb b\u00ebhej mbret?<\/em><\/p>\n<p><strong>Rama:<\/strong><em>\u00a0Se Edi Rama fiton zgjedhjet? Tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb un\u00eb punoj q\u00eb PS t\u00eb mos humb\u00eb. Un\u00eb nuk punon q\u00eb t\u00eb humbas\u00eb PS dhe t\u00eb fitoj\u00eb PD e Lulzim Basha. Jam i gatsh\u00ebm q\u00eb ta b\u00ebj Bash\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb fitores, por nuk mund t\u00eb punoj me PS-n\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb humbasin. Ky nuk \u00ebsht\u00eb ndryshim i rregullave t\u00eb loj\u00ebs. Rregullat jan\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb marr\u00ebveshje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim q\u00eb fut qytetar\u00ebt n\u00eb loj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa jan\u00eb sot. Kush k\u00ebrkon alibi p\u00ebr t\u00eb krijuar situata konflikti e kemi par\u00eb q\u00eb nuk ka zor t\u2019i gjej\u00eb alibit\u00eb, por nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb menaxhuar problemet psikologjike t\u00eb askujt, por jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb drejtuar forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb pranoja un\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb administrata zgjedhore sot t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb politike.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb daljen e tij p\u00ebr shtyp kryeministri Rama tha se listat e hapura e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur sistemin aktual t\u00eb koalicioneve.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb votimi, me 40 parti k\u00ebtej dhe 40 andej, nga 35 kandidat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb,\u00a0<em>\u201cnj\u00eb flet\u00eb votimi q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb qilim nga universiteti deri te monumenti i Sk\u00ebnderbeut.\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Rama:<\/strong>\u00a0<em>Nuk kam un\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj t\u00eb pikturohem si njeriu q\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb gjith\u00e7ka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojn\u00eb se nuk jan\u00eb recet\u00eb \u00e7udib\u00ebr\u00ebse. Un\u00eb besoj q\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb zgjedhje preferenciale n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve n\u00eb subjektin politik q\u00eb zgjedhin \u00ebsht\u00eb absolutisht detyrim n\u00eb k\u00ebto kushte. Nevoja e nj\u00eb lidhje me direkte dhe nj\u00eb pranie m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb zgjedhurve pran\u00eb zgjedh\u00ebsve mund t\u00eb sh\u00ebrbehet m\u00eb mir\u00eb, kur deputeti e di q\u00eb rikonfirmimi i tij do t\u00eb varet nga mendimi i qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Patjet\u00ebr q\u00eb listat e hapura e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur formul\u00ebn aktuale t\u00eb koalicioneve, se i bie q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb votimi, llogariteni, aritmetikisht, 40 parti k\u00ebtej dhe 40 andej, nga 35 kandidat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb flet\u00eb votimi q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb qilim nga universiteti deri te monumenti i Sk\u00ebnderbeut. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kemi ndonj\u00eb tendenc\u00eb apo q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengojm\u00eb marr\u00ebveshjet, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tyre.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama n\u00eb daljen e sotme para gazetar\u00ebve tha se marr\u00ebveshja e 5 qershorit \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb procedur\u00eb. Pyetur n\u00ebse k\u00ebto ndryshime t\u00eb pa diskutuara me opozit\u00ebn do t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re, Rama u p\u00ebrgjigj se nuk po ndryshohen rregullat e loj\u00eb dhe se kush k\u00ebrkon alibi p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-128401","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128401"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128401\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}