{"id":129245,"date":"2020-07-17T17:31:06","date_gmt":"2020-07-17T15:31:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=129245"},"modified":"2020-07-17T17:31:06","modified_gmt":"2020-07-17T15:31:06","slug":"opozita-jashteparlamentare-te-gatshem-per-keshillin-politik-i-qendrojme-marreveshjes-se-5-qershorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/opozita-jashteparlamentare-te-gatshem-per-keshillin-politik-i-qendrojme-marreveshjes-se-5-qershorit\/","title":{"rendered":"Opozita jasht\u00ebparlamentare: T\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebshillin politik, i q\u00ebndrojm\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit"},"content":{"rendered":"<p>Opozita jasht\u00ebparlamentare rikonfirmoi edhe nj\u00ebher\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb vijimin e procesit p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.M\u00eb her\u00ebt Presidenti Ilir Meta u ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha p\u00ebr diskutimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr ndryshimet kushtetuese t\u00eb rikthehen dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit Politik, nj\u00eb thirrje kjo q\u00eb duket se ka pasur p\u00ebrgjigje pozitive nga dy pal\u00ebt.N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, opozita jasht\u00ebparlamentare theksoi se i\u00a0q\u00ebndron marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit dhe apelit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb partner\u00ebve strategjik\u00eb p\u00ebr miratimin e saj sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend, pa asnj\u00eb ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar:\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cOpozita e Bashkuar rikonfirmon se i q\u00ebndron marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit dhe apelit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb\u00a0 partner\u00ebve strategjik\u00eb p\u00ebr miratimin e saj sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend, pa asnj\u00eb ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese t\u00eb nj\u00ebanshme. Ndryshimet kushtetuese, t\u00eb hartuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Partia Socialiste, jasht\u00eb K\u00ebshillit Politik dhe pas Dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb 5 Qershorit, prishin marr\u00ebveshjen e arritur mes pal\u00ebve. K\u00ebto ndryshime kushtetuese t\u00eb nj\u00ebnashme bien ndesh edhe me tradit\u00ebn 30 vje\u00e7are t\u00eb miratimit t\u00eb rregullave elektorale, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb me gjith\u00ebp\u00ebrfshirje dhe konsensus, me q\u00ebllim rritjen e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracis\u00eb pluraliste.<\/em><\/p>\n<p><em>Miratimi i Reform\u00ebs Zgjedhore, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe konsensuale, \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00eb e Bashkimit Europian p\u00ebr hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qen\u00eb dhe mbetet seriozisht dhe n\u00eb mir\u00ebbesim e angazhuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij objektivi madhor p\u00ebr vendin dhe ka dh\u00ebn\u00eb kontribut real n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij kushti. Kjo arritje e p\u00ebrbashk\u00ebt nuk duhet t\u00eb zhb\u00ebhet nga interesat e ngushta politike. Marr\u00ebveshja politike e 14 Janarit dhe Dakord\u00ebsia e 5 Qershorit t\u00eb arritura me ndihm\u00ebn e partner\u00ebve strategjik\u00eb SHBA dhe BE duhen respektuar plot\u00ebsisht dhe pa ndryshime nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Sipas k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, \u00e7\u00ebshtjet e dakord\u00ebsuara n\u00eb 5 Qershor duhet t\u00eb aprovohen pa asnj\u00eb ndryshim dhe pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zbatimin e dispozitave t\u00eb reja zgjedhore, duke p\u00ebrfshir\u00eb ngritjen e KQZ s\u00eb re dhe fillimin nga puna p\u00ebr zbatimin e identifikimit biometrik t\u00eb zgjedh\u00ebsve. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00e7do diskutim tjet\u00ebr, sipas Marr\u00ebveshjes, NUK mund t\u00eb vonoj\u00eb apo pengoj\u00eb kodifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit, si dhe duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Rekomandimet dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb OSBE dhe Komisionit t\u00eb Venecias.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Rikonfirmojm\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb se n\u00ebse Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e interesuar p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me reform\u00ebn zgjedhore, ajo \u00ebsht\u00eb e obliguar nga Marr\u00ebveshja e 14 Janarit dhe nga Marr\u00ebveshja e 5 Qershorit t\u2019i parashtroj\u00eb ato p\u00ebr diskutime dhe vendimmarrje konsensuale n\u00eb K\u00ebshillin Politik. P\u00ebr vijimin e pun\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik pal\u00ebt kan\u00eb dakord\u00ebsuar edhe n\u00eb pik\u00ebn 11 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb diskutimin dhe pun\u00ebn n\u00eb K\u00ebshillin Politik p\u00ebr \u00e7do tem\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb 5 Qershorit.\u201d<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita jasht\u00ebparlamentare rikonfirmoi edhe nj\u00ebher\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb vijimin e procesit p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.M\u00eb her\u00ebt Presidenti Ilir Meta u ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha p\u00ebr diskutimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr ndryshimet kushtetuese t\u00eb rikthehen dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit Politik, nj\u00eb thirrje kjo q\u00eb duket se ka pasur p\u00ebrgjigje pozitive nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":129246,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129245","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129245\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}