{"id":130327,"date":"2020-07-27T14:59:50","date_gmt":"2020-07-27T12:59:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=130327"},"modified":"2020-07-27T14:59:50","modified_gmt":"2020-07-27T12:59:50","slug":"gjiknuri-i-pergjigjet-bylykbashit-jemi-gati-ta-shqyrtojme-kete-formule","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjiknuri-i-pergjigjet-bylykbashit-jemi-gati-ta-shqyrtojme-kete-formule\/","title":{"rendered":"Gjiknuri i p\u00ebrgjigjet Bylykbashit\/Jemi gati ta shqyrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik, Damian Gjiknuri, i p\u00ebrgjigjet an\u00ebtarit t\u00eb PD n\u00eb k\u00ebshill, Oerd Bylykbashit, lidhur me propozimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr hapjen 100% t\u00eb listave.<\/p>\n<p>N\u00eb e-mailin e tij drejtuar Bylykbashit, Gjiknuri thekson se mazhoranca \u00ebsht\u00eb gati ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><em>\u2018Sikurse sqaruam edhe n\u00eb mbledhjen e fundit, k\u00ebrkesa juaj p\u00ebr hapjen 100% t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb e adresuar si hap\u00ebsir\u00eb e disponueshme n\u00eb formulimin e kompromisit t\u00eb draft-amendamenteve kushtetuese t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb procedur\u00ebn parlamentare.<\/em><\/div>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<p><em>Edhe pretendimi juaj p\u00ebr ruajtjen e medoemos t\u00eb formul\u00ebs aktuale t\u00eb koalicioneve ka marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb, n\u00ebse ajo gjen pasqyrim n\u00eb modelin e cilitdo shtet evropian q\u00eb ka nj\u00eb sistem si yni dhe q\u00eb ka adoptuar listat e hapura.<\/em><\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\"><\/div>\n<p><em>Referimi tek modeli \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse ai \u00ebsht\u00eb kriteri praktik q\u00eb do na ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar rreth realizueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj dhe rreth p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj me t\u00eb mir\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, at\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve\u2019,<\/em>\u00a0thekson Gjiknuri.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja e plot\u00eb e Damian Gjiknurit:<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar koleg,<\/p>\n<p>Mbledhja e fundit e K\u00ebshillit Politik n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju paraqit\u00ebt zyrtarisht kund\u00ebrshtit\u00eb rreth amendamenteve t\u00eb pritshme kushtetuese, u konsiderua nga ne nj\u00eb mbledhje v\u00ebrtet\u00eb e vlefshme. U qart\u00ebsua plot\u00ebsisht pozicioni juaj rreth tyre n\u00eb sensin e implikimeve q\u00eb duhen adresuar dhe iu hap de fakto rruga nj\u00eb diskutimi konstruktiv p\u00ebr t\u00eb detajuar rregullimet e pritshme n\u00eb Kodin Zgjedhor. Kund\u00ebrshtit\u00eb dhe argumentat q\u00eb ju p\u00ebrcoll\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet q\u00ebndrimit zyrtar, qartazi nuk i kund\u00ebrvihen dhe nuk v\u00ebn\u00eb as thelb\u00ebsisht, as formalisht n\u00eb pik\u00ebpyetje asnj\u00ebrin nga formulimet e amendamenteve kushtetuese. Kund\u00ebrshtit\u00eb dhe argumentat tuaja lidhen me formulimet e dispozitave t\u00eb Kodit Zgjedhor, t\u00eb cilat do t\u00eb reflektojn\u00eb amendamentet kushtetuese. K\u00ebto dispozita nuk jan\u00eb formuluar ende. Rreth tyre, ne kemi natyrsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad q\u00ebndrime dhe qasje t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri, por prandaj \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb mos humbasim koh\u00eb me propagand\u00eb frenuese dhe t\u00eb p\u00ebrveshim m\u00ebnget bashkarisht p\u00ebr t\u00eb gjetur mund\u00ebsisht nj\u00eb dakord\u00ebsi t\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn aktuale t\u00eb diskutimit, asnj\u00ebri nga ne nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb argumentoj\u00eb se hap\u00ebsirat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dakord\u00ebsi mungojn\u00eb dhe pozicionet respektive jan\u00eb t\u00eb papajtueshme. Mua personalisht me duket se \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta madje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhet q\u00eb grupi t\u00eb mblidhet e t\u00eb rimblidhet me durim dhe frym\u00eb mir\u00ebkuptimi, derisa argumentat t\u00eb shterohen dhe rrug\u00ebt e dakord\u00ebsis\u00eb t\u00eb eksplorohen n\u00eb frym\u00ebn e arritjes pozitive t\u00eb 5 qershorit.<\/p>\n<p>Mazhoranca parlamentare i q\u00ebndron pik\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb p\u00ebrfshin ekspertiz\u00ebn e ODIHR-it n\u00eb rastet e kund\u00ebrshtive n\u00eb diskutim. Sikurse e mbani mend fare mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb mazhoranca q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb, kur opozita jasht\u00ebparlamentare bllokoi promovimin e barazis\u00eb gjinore dhe marrjen e masave proaktive p\u00ebr mbrojtjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb. Ekspertiza e ODIHR-it ishte shum\u00eb e dobishme, pavar\u00ebsisht se opozita jasht\u00ebparlamentare e refuzoi edhe k\u00ebt\u00eb ekspertiz\u00eb dhe imponoi formulimet minimaliste dhe jogarantuese q\u00eb u miratuan tashm\u00eb n\u00eb ligjin elektoral, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpirtit t\u00eb kompromisit nga ana jon\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, ne nuk refuzojm\u00eb dhe kemi besim t\u00eb padiskutuesh\u00ebm tek ekspertiza e ODIHR-it por ekspertiza e ODIHR-it nuk i p\u00ebrket k\u00ebtij momenti. Ajo duhet pasi ne t\u00eb kemi p\u00ebrfunduar (n\u00ebse pa sukses) ushtrimin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb konsensusit p\u00ebr formulimet e Kodit Zgjedhor. Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund t\u00eb thirret p\u00ebr amendamentet kushtetuese sepse p\u00ebr to ne nuk kemi asnj\u00eb kontestim, p\u00ebr asnj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb presje. Nuk kemi asnj\u00eb formulim konkurues, apo alternativ.<\/p>\n<p>Sikurse sqaruam edhe n\u00eb mbledhjen e fundit, k\u00ebrkesa juaj p\u00ebr hapjen 100% t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb e adresuar si hap\u00ebsir\u00eb e disponueshme n\u00eb formulimin e kompromisit t\u00eb draft-amendamenteve kushtetuese t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb procedur\u00ebn parlamentare. Edhe pretendimi juaj p\u00ebr ruajtjen e medoemos t\u00eb formul\u00ebs aktuale t\u00eb koalicioneve ka marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb, n\u00ebse ajo gjen pasqyrim n\u00eb modelin e cilitdo shtet evropian q\u00eb ka nj\u00eb sistem si yni dhe q\u00eb ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse ai \u00ebsht\u00eb kriteri praktik q\u00eb do na ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar rreth realizueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj dhe rreth p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj me t\u00eb mir\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, at\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>K\u00ebtij q\u00ebllimi i sh\u00ebrbejn\u00eb edhe pyetjet q\u00eb un\u00eb u kam parashtruar ekspert\u00ebve vendas, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve ekspert\u00eb q\u00eb na kan\u00eb hartuar dhe na kan\u00eb ndihmuar t\u00eb miratojm\u00eb amendamentet e Kodit Zgjedhor, list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb projekt\/amendamenteve t\u00eb ligjeve t\u00eb tjera tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduara, amendamentet n\u00eb ligjin p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb, si dhe projektligjin e ri zgjedhor q\u00eb do t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Insistimi juaj q\u00eb duhet marr\u00eb m\u00eb par\u00eb ekspertiza e ODIHR i sh\u00ebrben thjesht q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb bllokuar apo zvarritur n\u00eb koh\u00eb miratimin e amendimeve kushtetuese. K\u00ebshilli Politik \u00ebsht\u00eb krijuar si forum konsultimi me ju p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs zgjedhore dhe jo si intrument bllokimi. Referencat tuaja n\u00eb dokumenta e marr\u00ebveshje nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me amendimet kushtetuese p\u00ebr aq koh\u00eb sa dhe ju nuk keni asnj\u00eb kund\u00ebrshtim n\u00eb lidhje me to por jeni n\u00eb dukje t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ato do t\u00eb sanksionohen n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se k\u00ebto amendime jan\u00eb p\u00ebr votim n\u00eb 30 Korrik 2020, duhet t\u00eb presim miratimin e tyre dhe m\u00eb pas t\u00eb fillojm\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr reflektimin e tyre sa m\u00eb shpejt n\u00eb ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive n\u00eb frym\u00ebn e asaj q\u00eb kemi realizuar s\u00ebbashku deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb dakord\u00ebsis\u00eb nga ana juaj, mbledhja e ardhshme e K\u00ebshillit Politik \u00ebsht\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb 28 Korrik 2020, ora 11:00.<\/p>\n<p>Faleminderit,<\/p>\n<p>Damian Gjiknuri<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik, Damian Gjiknuri, i p\u00ebrgjigjet an\u00ebtarit t\u00eb PD n\u00eb k\u00ebshill, Oerd Bylykbashit, lidhur me propozimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr hapjen 100% t\u00eb listave. N\u00eb e-mailin e tij drejtuar Bylykbashit, Gjiknuri thekson se mazhoranca \u00ebsht\u00eb gati ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb. \u2018Sikurse sqaruam edhe n\u00eb mbledhjen e fundit, k\u00ebrkesa juaj p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":130328,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-130327","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130327\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}