{"id":130526,"date":"2020-07-28T14:48:51","date_gmt":"2020-07-28T12:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=130526"},"modified":"2020-07-28T14:48:51","modified_gmt":"2020-07-28T12:48:51","slug":"dosja339-kim-po-dalin-lidhjet-e-krimit-te-organizuar-me-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dosja339-kim-po-dalin-lidhjet-e-krimit-te-organizuar-me-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Dosja\u201c339\u201d, Kim: Po dalin lidhjet e krimit t\u00eb organizuar me korrupsionin"},"content":{"rendered":"<p><em>Arrestimi i 22 ish-komisioner\u00ebve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 n\u00eb Durr\u00ebs ka sjell\u00eb reagime t\u00eb forta politike. Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta k\u00ebrkoi ti jepet fund manipulimit t\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD k\u00ebrkoi nga SPAK vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb nga Vangjush Dako dhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Kryeministrit. Ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, tha se ky hetim po tregon lidhjet e krimit t\u00eb organizuar me korrupsionin.<\/em>Arrestimi i 22 ish-komisioner\u00ebve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 n\u00eb Durr\u00ebs ka sjell\u00eb reagime t\u00eb forta politike n\u00eb vend.Pas kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me aksionin e SPAK reagoi edhe ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, e cila theksoi se puna e prokuroris\u00eb me dosjen 339 po fillon t\u00eb zbuloj\u00eb lidhjet midis krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.Sipas diplomates amerikane reforma n\u00eb drejt\u00ebsi vazhdon t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe nuk mund t\u00eb ndalet.Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje reagoi edhe presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta, i cili thekson se \u00ebsht\u00eb<em>\u00a0\u201ckoha p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb manipulimit t\u00eb zgjedhjeve dhe blerjes s\u00eb votave! Nd\u00ebshkim maksimal p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb manipuluesit dhe falsifikator\u00ebt e zgjedhjeve! Nd\u00ebshkim maksimal do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e shtetit q\u00eb keqp\u00ebrdorin detyr\u00ebn p\u00ebr presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!\u201d.<\/em>Nga ana tjet\u00ebr, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, postoi nj\u00eb video n\u00eb rrjetet sociale duke komentuar faktin se dosja 339 \u00ebsht\u00eb krimi shtet\u00ebror, n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar.Sipas Bardhit, dosja 339 \u00ebsht\u00eb Vangjush Dako, \u00ebsht\u00eb banda e Avdylajve, jan\u00eb trafikant\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Edi Rama, q\u00eb ata zgjodh\u00ebn me blerje votash dhe me k\u00ebrc\u00ebnime.Zyrtari demokrat shkruan se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim, q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb peng vendin, akoma nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi.PD v\u00eb n\u00eb dukje se Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb, n\u00ebn mbrojtjen e Edi Ram\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit vazhdojn\u00eb t\u00eb mos hetohen p\u00ebr lidhjet me trafikant\u00ebt e drog\u00ebs q\u00eb blen\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Edi Ram\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Shijak, Lezh\u00eb etj.Bardhi i b\u00ebn thirrje SPAK-ut t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb mos fshihet pas gishtit, pasi sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve t\u00eb 2017 k\u00ebrkon drejt\u00ebsi dhe nd\u00ebshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.Partia Demokratike thekson se blerja e votave, bashk\u00ebpunimi me krimin e organizuar n\u00eb zgjedhje, k\u00ebrc\u00ebnimi i votuesve dhe komisioner\u00ebve, presioni ndaj administrat\u00ebs publike, jan\u00eb krime q\u00eb presin drejt\u00ebsi t\u00eb cilat prej m\u00ebse tri vitesh presin drejt\u00ebsi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestimi i 22 ish-komisioner\u00ebve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 n\u00eb Durr\u00ebs ka sjell\u00eb reagime t\u00eb forta politike. Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta k\u00ebrkoi ti jepet fund manipulimit t\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD k\u00ebrkoi nga SPAK vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb nga Vangjush Dako dhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Kryeministrit. Ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim, tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":130527,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-130526","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}