{
    "id": 131829,
    "date": "2020-08-04T16:21:07",
    "date_gmt": "2020-08-04T14:21:07",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=131829"
    },
    "modified": "2020-08-04T16:21:07",
    "modified_gmt": "2020-08-04T14:21:07",
    "slug": "shkarkohet-nga-detyra-gjyqtari-qe-e-denoj-me-burgim-te-perjetshem-lulzim-berishenzevendesohet-nga-gjyqtarja-qe-e-liroi",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/shkarkohet-nga-detyra-gjyqtari-qe-e-denoj-me-burgim-te-perjetshem-lulzim-berishenzevendesohet-nga-gjyqtarja-qe-e-liroi\/",
    "title": {
        "rendered": "Shkarkohet nga detyra gjyqtari q\u00eb e d\u00ebnoj me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Lulzim Berish\u00ebn,z\u00ebvend\u00ebsohet nga gjyqtarja q\u00eb e liroi"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb Gjyqtaren e Apelit Durr\u00ebs, Anita Mici.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga Komisioni i pavarur i kualifikimit, por ajo \u00e7ka vendosi n\u00eb diskutim karrier\u00e8n e saj n\u00eb drejt\u00ebsi ishte lirimi nga b\u00f9rgu i Lulzim Berish\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb\u00a0 vitit 2016.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar shpjegim gjyqtares p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb kreut t\u00eb b\u00e1nd\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha, ku Anita Mici ishte n\u00eb trup\u00ebn gjykuese. Por n\u00eb arsyetimin e saj, gjyqtarja e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb vendim, mjaft t\u00eb diskutuesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb opinionin publik, por edhe at\u00eb t\u00eb jurist\u00ebve, si t\u00eb bazuar n\u00eb ligj. Gjithashtu ajo ka pranuar se k\u00ebrkesa e pr\u00f2kurorit p\u00ebr refuzimin e lirimit t\u00eb Berish\u00ebs, nuk ishte marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>`Bingoja` e lirimit t\u00eb parakohsh\u00ebm nga b\u00f9rgu p\u00ebr ish-kreun e b\u00e1nd\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha, u vulos m\u00eb 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durr\u00ebs, konkretisht nga Arben Vrioni kryesues i trup\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00eb Anita Mici dhe Petrit \u00c7enon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb bujsh\u00ebm u arrit pas nj\u00eb serie vendimesh t\u00eb tjera t\u00eb diskutueshme gjyq\u00ebsore p\u00ebr ulje d\u00e8nimi, raporteve q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si \u201ct\u00eb d\u00e8nuar shembullor\u201d dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr pun\u00ebsim t\u00eb ofruar nga vet\u00eb ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.<\/p>\n<p>I arrestuar m\u00eb 6 prill 2006, Lulzim Berisha, ka q\u00ebndruar fizikisht vet\u00ebm 10 vjet e tet\u00eb muaj n\u00eb b\u00f9rg nga d\u00e8nimi i tij i p\u00ebrjetsh\u00ebm q\u00eb u konvertua n\u00eb 25 vite.<\/p>\n<p>Sipas relatores n\u00eb komisionin e vetingut, Mici ka shpjeguar se analiza e kryer p\u00ebr riedukimin e ish-kreut t\u00eb b\u00e1nd\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, bazohej n\u00eb raportet e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, sipas t\u00eb cilave sjellja e Berish\u00ebs ishte \u201cshum\u00eb e mir\u00eb\u201d. Gjyqtarja Anita Mici k\u00ebmb\u00ebnguli edhe vet\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, se \u00ebsht\u00eb e drejta e t\u00eb d\u00e8nuarit Berisha p\u00ebr t\u2019u rehabilituar.<\/p>\n<p>\u201cPr\u00f2kurori rekurson uljen e d\u00e8nimit me 45 dit\u00eb, por ai vendim \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. Ulja e d\u00e8nimit \u00ebsht\u00eb sinteza e nj\u00eb viti sjellje t\u00eb mir\u00eb. Q\u00ebllimi i d\u00e8nimit nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi, por rehabilitimi. Ulja e d\u00e8nimit tregon se i d\u00e8nuari ka treguar nivel rehabilitimi. Pr\u00f2kurori e kupton keq ligjin procedurial,\u201d tha Mici n\u00eb seanc\u00eb, duke iu referuar q\u00ebndrimit kund\u00ebrshtues t\u00eb pr\u00f2kurorit p\u00ebr lirimin e Lulzim Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr i nj\u00ebjti Komision i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 21 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti pasi i b\u00ebri \u201cveting\u201d, shkarkoi nga detyra gjyqtarin pran\u00eb Apelit p\u00ebr Kr\u00edmet e R\u00e8nda n\u00eb Tiran\u00eb, Gurali Braimllari, i cili ishte nj\u00ebkoh\u00ebsish edhe kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>Braimllari n\u00eb karrier\u00e8n e tij b\u00ebn \u201ckryq\u201d me gjyqtaren Mici, pik\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Lul Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I pari e kishte d\u00e8nuar me 4 b\u00f9rgime t\u00eb p\u00ebrjetshme p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 6 vr\u00e1sje t\u00eb faktuara nga pr\u00f2kuroria, trafik droge dhe kr\u00edm t\u00eb organizuar. Kurse Mici, edhe pse komisioni i vetingut b\u00ebri sikur hodhi dyshime, e ka liruar fare nga b\u00f9rgu \u201csi \u00e7un t\u00eb mir\u00eb\u201d, q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rehabilitohet n\u00eb liri.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte d\u00e8nuar me b\u00f9rgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kr\u00edmeve t\u00eb R\u00e8nda p\u00ebr 6 vr\u00e1sje dhe disa atentate dhe pavar\u00ebsisht ankimimit t\u00eb fort\u00eb, vendim u la n\u00eb fuqi edhe nga Apeli, e pik\u00ebrisht nga trupa ku b\u00ebnte pjes\u00eb Braimllari.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht nga kjo, Berisha arriti q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2014, i cili rr\u00ebzoi d\u00e8nimin maksimal dhe vendosi 25 vjet b\u00f9rg p\u00ebr ish-kreun e b\u00e1nd\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia paralele e dy gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb karrierat e tyre me nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kr\u00edmit n\u00eb Shqip\u00ebri: Nj\u00ebri kalon vetingun se liroi Lul Berish\u00ebn, tjetri nuk \u201ce meritonte\u201d edhe pse i dha 4 b\u00f9rgime t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi SPAK ka njoftuar se do t\u00eb hetoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00e8n e lirimit nga b\u00f9rgu t\u00eb t\u00eb d\u00e8nuarve me b\u00f9rgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, ku p\u00ebrfshihet edhe \u00e7\u00ebshtja e Lul Berish\u00ebs. Por kjo nuk e pengoi Komisionin e Vetingut dit\u00ebn e sotme q\u00eb pavar\u00ebsisht se b\u00ebri pyetje dhe b\u00ebri sikur hodhi dyshime p\u00ebr vendimin e saj t\u00eb papreced\u00e8nt, ta nxirrte t\u00eb d\u00e8nj\u00eb p\u00ebr sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gjyqtaren Anita Micin.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb Gjyqtaren e Apelit Durr\u00ebs, Anita Mici. Gjyqtarja Mici \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga Komisioni i pavarur i kualifikimit, por ajo \u00e7ka vendosi n\u00eb diskutim karrier\u00e8n e saj n\u00eb drejt\u00ebsi ishte lirimi nga b\u00f9rgu i Lulzim Berish\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb\u00a0 vitit 2016. Komisioni i ka [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 131830,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-131829",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131829",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131829"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131829\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131830"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131829"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131829"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131829"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}