{"id":131930,"date":"2020-08-05T10:19:53","date_gmt":"2020-08-05T08:19:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131930"},"modified":"2020-08-05T10:19:53","modified_gmt":"2020-08-05T08:19:53","slug":"voagazetare-te-redaksive-te-ora-tvmbajten-qendrim-refuzues-dhe-protestues-ndaj-pranise-se-trupave-policore-te-armatosura-ne-mjediset-e-kesaj-mediaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/voagazetare-te-redaksive-te-ora-tvmbajten-qendrim-refuzues-dhe-protestues-ndaj-pranise-se-trupave-policore-te-armatosura-ne-mjediset-e-kesaj-mediaje\/","title":{"rendered":"VOA:&#8221;Gazetar\u00eb t\u00eb redaksive t\u00eb Ora TV,mbajt\u00ebn q\u00ebndrim refuzues dhe protestues ndaj pranis\u00eb s\u00eb trupave policore te armatosura n\u00eb mjediset e k\u00ebsaj mediaje&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Agjencia e Pasurive t\u00eb Sekuestruara mori dje dhe sot n\u00ebn administrim pasurit\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ylli Ndroqi, i dyshuar p\u00ebr veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut, p\u00ebr k\u00ebto prona \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb administrator nga Agjencia dhe po merret n\u00eb shqyrtim dokumentacioni i nj\u00eb serie pronash t\u00eb tij. Mes k\u00ebtyre pronave \u00ebsht\u00eb edhe Radio-Televizioni ORA.<\/p>\n<div id=\"rekl-61\"><\/div>\n<p>Gazetar\u00ebt e Radio-Televizionit ORA dhe komuniteti i gazetar\u00ebve shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb pazakont\u00eb forcash policore n\u00eb mjediset e televizionit.<\/p>\n<div id=\"rekl-56\"><\/div>\n<p>Edhe sot, nj\u00eb dit\u00eb pas zbarkimit t\u00eb polic\u00ebve me arm\u00eb automatike, maska dhe helmeta pran\u00eb Radio-Televizionit Ora, gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb teknik\u00ebs ende nuk e kishin marr\u00eb veten nga stresi i atyre pamjeve, ndon\u00ebse po mundohen t\u00eb kthehen n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\"><\/div>\n<p>Disa prej tyre pohuan se kan\u00eb raportuar shpesh p\u00ebr veprimtarit\u00eb e policis\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre nuk e kishin par\u00eb veten t\u00eb rrethuar nga forca speciale t\u00eb rendit publik n\u00eb nj\u00eb redaksi lajmesh, e krijuar pjesa m\u00eb e madhe me reporter\u00eb t\u00eb rinj dhe e vendosur n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb gjelb\u00ebruar n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Mbledhja e m\u00ebngjesit n\u00eb redaksin\u00eb e lajmeve, n\u00eb dukje rutinore dhe e p\u00ebrditshme, mbarte sot shum\u00eb tension, pasiguri dhe autocensur\u00eb pas pranis\u00eb s\u00eb policis\u00eb dje n\u00eb RTV Ora.<\/p>\n<p>\u201cDje rreth mesdit\u00ebs forca t\u00eb shumta policie me maska, kapu\u00e7?\u00eb, me armatime t\u00eb r\u00ebnda dhe disa automjete mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb mjediset e Ora News, ku me nj\u00eb terror t\u00eb fort\u00eb mund t\u00eb themi kan\u00eb krijuar edhe panik mes gazetar\u00ebve, stfati teknik si dhe t\u00eb ftuarve n\u00eb studio t\u00eb ndryshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, q\u00eb forca kaq t\u00eb shumta t\u00eb armatosura me arm\u00eb moderne t\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb nj\u00eb televizion, ku nuk ka asnj\u00eb sken\u00eb krimi, ku nuk ka ndodhur ndonj\u00eb vrasje, por k\u00ebtu ka punonj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt mjetet e vetme kan\u00eb mendimin dhe fjal\u00ebn\u201d\u00a0&#8211; tha drejtori i departamentit t\u00eb lajmeve n\u00eb Tv Ora, Brahim Shima.<\/p>\n<p>Policia shkoi dje pran\u00eb RTV Ora p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar inspektor\u00ebt e Agjencis\u00eb s\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe zyrtar\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin e gjykat\u00ebs pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ylli Ndroqi.<\/p>\n<p>Gjykata pranoi k\u00ebrkes\u00ebn nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, p\u00ebr v\u00ebnien n\u00ebn sekuestro t\u00eb pasurive t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ylli Ndroqi, i dyshuar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb trafik droge. Sipas njoftimit zyrtar, n\u00eb gushtin e vitit 1998 Ylli Ndroqi u arrestua n\u00eb Turqi si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, s\u00eb bashku me 6 persona t\u00eb tjer\u00eb. Po sipas SPAK-ut, Interpol Roma\/Itali konfirmoi se n\u00eb vitin 2004 Ylli Ndroqi ishte organizator i trafikimitt t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb grup kriminal, ndaj \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb shkurt 2015, bazuar n\u00eb urdh\u00ebr arrestin e vitit 2006 nga Prokuroria e Milanos. Por zoti Ndroqi dhe avokat\u00ebt e tij pohuan se sulmet jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht p\u00ebr shkak t\u00eb lajmeve n\u00eb RTV Ora dhe p\u00ebrplasjeve gjyq\u00ebsore me bashkin\u00eb e kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cSi pronar dhe si investitor ju garantoj se n\u00eb investimet e mia nuk ka absolutisht asnj\u00eb cent t\u00eb padokumentuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb tregojn\u00eb investigimet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. Ju jap kurajo n\u00eb pun\u00ebn tuaj dhe t\u00eb keni besim te drejtuesi i departamentit t\u00eb informacionit, se p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr pun\u00ebn, do t\u00eb jemi m\u00eb konkret\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar opinionit publik se ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d\u00a0&#8211; tha Ylli Ndroqi gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb shkurt\u00ebr me gazetar\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb pas mb\u00ebrritjes s\u00eb polic\u00ebve dhe inspektor\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq drejtuesi i Agjencis\u00eb s\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara, Artur Kala, tha p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, se agjencia sapo ka miratuar administratorin e pasurive t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ylli Ndroqi, dhe nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh jan\u00eb paraqitur pran\u00eb zyrave t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim dokumentacionin e nj\u00eb serie biznesesh t\u00eb tij, nj\u00eb prej t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe RtvOra.<\/p>\n<p>Zoti Kala tha p\u00ebrmes telefonit se p\u00ebrvec caktimit t\u00eb administratorit, \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb deklarohet ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb veprimtari menaxheriale, e cila nuk ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb publikoi nj\u00eb deklarat\u00eb ku shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnduar ne mjediset e TV Ora dhe klima e pun\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve atje.<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00eb t\u00eb redaksive t\u00eb Ora TV q\u00ebndruan dje n\u00eb studiot e televizionit, gjat\u00eb transmetimeve me simbolin e shenj\u00ebs s\u00eb goj\u00ebky\u00e7jes. Ka qen\u00eb kjo forma e demonstrimit t\u00eb q\u00ebndrimit refuzues dhe protest\u00ebs ndaj pranis\u00eb s\u00eb trupave policore te armatosura n\u00eb mjediset e k\u00ebsaj mediaje. Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb po ndjek me v\u00ebmendje t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn e krijuar me stafet redaksionale dhe n\u00eb ve\u00e7anti me gazetar\u00ebt e k\u00ebsaj mediaje audio-vizive, pas aktit t\u00eb sekuestros q\u00eb shpalli SPAK, ndaj pronave t\u00eb pronarit t\u00eb televizionit\u201d\u00a0&#8211; thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e UGSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me urdh\u00ebroi sekuestrimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh automjetesh luksoze, pronash, dhe aksionesh t\u00eb zot\u00ebruara nga Ylli Ndroqi dhe familjar\u00ebt e af\u00ebrt me t\u00eb, pas dyshimeve\u00a0se \u201ckan\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se k\u00ebto pasuri t\u00eb paluajtshme apo t\u00eb luajtshme, t\u2019i ken\u00eb fituar si rezultat i veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kriminale q\u00eb ai ka zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri, Turqi dhe Itali\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr administrimin dhe p\u00ebrdorimin e pasurive t\u00eb sekuestruara \u201cgjykata ka ngarkuar Agjencin\u00eb p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb aktivitet, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mediat televizive, do vazhdojn\u00eb aktivitetin e tyre, por t\u00eb administruara nga Agjencia p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Agjencia e Pasurive t\u00eb Sekuestruara mori dje dhe sot n\u00ebn administrim pasurit\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ylli Ndroqi, i dyshuar p\u00ebr veprimtari kriminale. Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut, p\u00ebr k\u00ebto prona \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb administrator nga Agjencia dhe po merret n\u00eb shqyrtim dokumentacioni i nj\u00eb serie pronash t\u00eb tij. Mes k\u00ebtyre pronave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131931,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131930","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131930\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}