{"id":133719,"date":"2020-08-14T15:01:04","date_gmt":"2020-08-14T13:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=133719"},"modified":"2020-08-14T15:01:04","modified_gmt":"2020-08-14T13:01:04","slug":"po-rendohen-cdo-dite-basha-del-me-thirrje-te-forte-dhe-leshon-paralajmerim-koha-nuk-pret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/po-rendohen-cdo-dite-basha-del-me-thirrje-te-forte-dhe-leshon-paralajmerim-koha-nuk-pret\/","title":{"rendered":"\u201cPo r\u00ebndohen \u00e7do dit\u00eb!\u201d Basha del me thirrje t\u00eb fort\u00eb dhe l\u00ebshon paralajm\u00ebrim: Koha nuk pret"},"content":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar nj\u00eb mesazh qytetar\u00ebve duke iu referuar situat\u00ebs q\u00eb po kalon vendi. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnj\u00eb plan p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb, asnj\u00eb strategji p\u00ebr pandemin\u00eb, asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 propagand\u00ebs dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj \u00e7dokujt, q\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb dhe veprim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se shqiptar\u00ebve vazhdon t\u2019ju mungoj\u00eb informacioni se si \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb spitale, sa teste, sa shtret\u00ebr, sa aparate respiratore dhe medikamente jan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb infektuarit nga COVID-19 dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Basha thekson se qeveria d\u00ebshtoi p\u00ebrball\u00eb pandemis\u00eb dhe se koha nuk pret.<\/p>\n<p><strong>MESAZHI I PLOT\u00cb I BASH\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cKriza e pandemis\u00eb dhe kriza ekonomike, po r\u00ebndohen \u00e7do dit\u00eb. Mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt jan\u00eb sot t\u00eb vetmit q\u00eb kujdesen p\u00ebr qytetar\u00ebt e prekur nga virusi. Por kjo fatkeq\u00ebsisht nuk mjafton.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kulmin e pandemis\u00eb, kur numri i t\u00eb infektuarve dhe atyre q\u00eb humbin jet\u00ebn po rriten friksh\u00ebm, kryeministri nuk ka asnj\u00eb plan p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb, asnj\u00eb strategji p\u00ebr pandemin\u00eb, asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 propagand\u00ebs dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj \u00e7dokujt, q\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb dhe veprim.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb prej marsit, pas konsultimeve me ekspert\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe ekonomis\u00eb, i propozuam qeveris\u00eb nj\u00eb plan masash p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sh\u00ebndetin dhe ekonomin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Mosveprimi dhe mungesa e masave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur spitalet dhe q\u00ebndrat sh\u00ebndet\u00ebsore, i ktheu ato n\u00eb vatra t\u00eb rrezikshme t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit. Refuzimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr mbrojten e stafeve mjek\u00ebsore, i la mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt t\u00eb pambrojtur p\u00ebrball\u00eb virusit.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqiptar\u00ebve vazhdon t\u2019ju mungoj\u00eb informacioni se si \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb spitale, sa teste, sa shtret\u00ebr, sa aparate respiratore dhe medikamente jan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb infektuarit nga COVID-19 dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Numri i testimeve vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm. Shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb patur kontakt apo familjar\u00eb t\u00eb prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka asnj\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr kushtet apo m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb kurohen n\u00eb Spitalin Infektiv apo te \u201cShefqet Ndroqi\u201d. Situata \u00ebsht\u00eb katastrofike n\u00eb rrethe, ku t\u00eb infektuarit e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb marrin trajtim sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ju duhet t\u00eb blejn\u00eb vet\u00eb edhe aparaturat p\u00ebr oksigjenoterapi.<\/em><\/p>\n<div class=\"a9fcb11b072c38fcec0bfa090f5533a2\" data-index=\"1\"><\/div>\n<p><em>Censura p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka po ndodh realisht, g\u00ebnjeshtrat e p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr hapjen e spitaleve t\u00eb reja COVID, pamjet e r\u00ebnda t\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb sigurojn\u00eb aparatura dhe medikamente p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00eb shtruar n\u00eb spital, jan\u00eb pasqyra e qart\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrball\u00eb pandemis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb mos prekur parat\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u mor\u00ebn masa p\u00ebr pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqip\u00ebria ka sot shpenzimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nga gjith\u00eb shtetet e Europ\u00ebs Juglindore. Nd\u00ebrkoh\u00eb kryeministri ndan miliona euro m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Mosplot\u00ebsimi i nevojave p\u00ebr aparatura e mjetet e nevojshme t\u00eb strukturave spitalore, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik dhe jet\u00ebn e mij\u00ebra qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, q\u00eb nuk po marrin sh\u00ebrbimin e nevojsh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqiptar\u00ebt po kalojn\u00eb dit\u00ebt me ankthin e k\u00ebrc\u00ebnimit ndaj sh\u00ebndetit, me frik\u00ebn e humbjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs dhe pamund\u00ebsis\u00eb q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mij\u00ebra biznese jan\u00eb mbyllur e qindra t\u00eb tjera jan\u00eb n\u00eb prag falimentimi, mij\u00ebra njer\u00ebz kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pa asnj\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebr familjen e f\u00ebmij\u00ebt e tyre. \u00c7mimet po rriten dhe pamund\u00ebsia po shtohet. Qytetar\u00ebt duan zgjidhje, duan mb\u00ebshtetje, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Por kjo qeveri ofron vet\u00ebm g\u00ebnjeshtra dhe propagand\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mij\u00ebra prind\u00ebr dhe f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me arsimin k\u00ebt\u00eb vit. Kur do t\u00eb filloj\u00eb shkolla? Do t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsim online? A jan\u00eb masat p\u00ebr dezinfektim dhe distancim social? N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsim online, \u00e7far\u00eb masash ka marr\u00eb qeveria q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pajisen me mjetet dhe internetin e nevojsh\u00ebm? Asnj\u00eb plan, asnj\u00eb informacion nuk ka deri m\u00eb tani.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme nuk do ishin p\u00ebrthithur n\u00eb qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do t\u00eb merreshin seriozisht me pandemin\u00eb dhe kriz\u00ebn ekonomike. Sot qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe mb\u00ebshtetje konkrete. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet urgjentisht nj\u00eb plan i detajuar p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, ndihm\u00eb reale p\u00ebr gjith\u00eb familjet n\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn ekonomike, si edhe nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje p\u00ebr arsimin, n\u00eb kushtet kur prind\u00ebrit dhe nx\u00ebn\u00ebsit k\u00ebrkojn\u00eb qart\u00ebsi s\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb shtator me shkollat. Koha nuk pret!\u201d<\/em>\u00a0\u2013 shkruan Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar nj\u00eb mesazh qytetar\u00ebve duke iu referuar situat\u00ebs q\u00eb po kalon vendi. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnj\u00eb plan p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb, asnj\u00eb strategji p\u00ebr pandemin\u00eb, asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 propagand\u00ebs dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj \u00e7dokujt, q\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb dhe veprim. Ai thot\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":130923,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133719","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133719\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}