{"id":133796,"date":"2020-08-15T13:21:10","date_gmt":"2020-08-15T11:21:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=133796"},"modified":"2020-08-15T13:21:10","modified_gmt":"2020-08-15T11:21:10","slug":"sfilitja-e-shqiptareve-ne-kakavije-rama-ngre-duart-lart-e-shfajesohet-kohe-dreqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sfilitja-e-shqiptareve-ne-kakavije-rama-ngre-duart-lart-e-shfajesohet-kohe-dreqi\/","title":{"rendered":"Sfilitja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kakavij\u00eb, Rama ngre duart lart e shfaj\u00ebsohet: Koh\u00eb dreqi!"},"content":{"rendered":"<p>Kur sfilitja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kakavij\u00eb, sh\u00ebnoi sot dit\u00ebn e kat\u00ebrt, dhe radha kilometrike e pritjes shkon deri n\u00eb 25 km, reagon kryeministri Edi Rama.<br \/>\nP\u00ebrmes nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb postuar n\u00eb facebook Rama shfaj\u00ebsohet duke ngritur duart lart se nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, qeveria dhe shteti shqiptar n\u00eb k\u00ebto kushte, kur e p\u00ebrs\u00ebris, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i shtetit grek, q\u00eb prek edhe vet\u00eb grek\u00ebt q\u00eb kthehen n\u00eb Greqi!<\/em>\u201c<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb nuk harron t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb dhe fesjbuksat.<br \/>\nRama shpreh keqardhjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sfilitjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb at\u00eb radh\u00eb t\u00eb tmerrshme por kujton se po jetojm\u00eb n\u00eb \u2018<em>koh\u00eb dreqi\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb shtet e asnj\u00eb qeveri nuk jan\u00eb t\u00eb pakritikuesh\u00ebm, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dreqi, por jo, asnj\u00eb lidhje nuk ka situata n\u00eb Kakavi me ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb mangut nga shteti e nga qeveria jon\u00eb n\u00eb raport me shtetin e me qeverin\u00eb greke.<\/p>\n<p>Prandaj me keqardhjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sfilitjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb at\u00eb radh\u00eb t\u00eb tmerrshme, i siguroj t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim se as i kemi l\u00ebn\u00eb dhe as do t\u2019i lem\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb vet\u00ebm, deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><strong>Reagimi i plote mbi situaten ne Kakavije<\/strong><\/p>\n<p><em>E kam ndjekur or\u00eb pas ore situat\u00ebn e r\u00ebnduar tejmase n\u00eb dogan\u00ebn e Kakavis\u00eb. Kemi komunikuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me zyr\u00ebn e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam marr\u00eb me mir\u00ebkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shum\u00ebkush, q\u00eb shpesh s\u2019ka lidhje fare me radh\u00ebn kilometrike n\u00eb Kakavi, po e ndjen si detyr\u00eb patriotike t\u00eb shaj\u00eb e t\u00eb akuzoj\u00eb shtetin dhe qeverin\u00eb n\u00eb fejsbuk.<\/em><\/p>\n<p><em>Por fakti \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb lloj padrejt\u00ebsie apo diskriminimi ndaj shqiptar\u00ebve, si\u00e7 thon\u00eb \u201cpatriot\u00ebt\u201d q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb regjim t\u00eb ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb kujtdo q\u00eb kalon kufirin e Greqis\u00eb, qoft\u00eb shqiptar, qoft\u00eb suedez apo britanik, shtetas k\u00ebta q\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i n\u00ebnshtrohen testimit n\u00eb \u00e7do aeroport t\u00eb vendit fqinj.<\/em><\/p>\n<p><em>Madje edhe vet\u00eb shtetasit grek kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin detyrim dhe t\u00eb nj\u00ebjtin trajtim. Nga ana tjet\u00ebr kjo \u00e7menduri, n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin nuk ndodh vet\u00ebm n\u00eb Kakavi sot, dje p\u00ebr shembull, pika e kalimit n\u00eb portin e Doverit n\u00eb Britani ishte n\u00eb kolaps t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb radh\u00eb rrinin britanik\u00ebt p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi nga Franca, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin rregullit t\u00eb sapovendosur t\u00eb karantin\u00ebs s\u00eb detyrueshme. Plot gjys\u00ebm milioni turist\u00eb britanik\u00eb n\u00eb nj\u00eb rendje marramend\u00ebse drejt sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\n<\/em><br \/>\n<em>Kjo \u00ebsht\u00eb koha e mallkuar q\u00eb po jetojm\u00eb, ku normaliteti me t\u00eb cilin jemi m\u00ebsuar nj\u00eb jet\u00eb, ia ka l\u00ebn\u00eb vendin imponimit t\u00eb disa rregullave t\u00eb pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se kur e si vendosen, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe shtete t\u00eb vet\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb ken\u00eb rregulla t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri, duke trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar nj\u00ebri-tjetrin.<\/em><br \/>\n<em><br \/>\n<\/em>U<em>n\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit t\u00eb \u00e7do individi q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar, sepse t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb tamponimi nuk tregon asgj\u00eb kur virusin mund ta kesh marr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb faz\u00ebn disa ditore t\u00eb inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikund\u00ebr, e kemi par\u00eb edhe q\u00eb jo gjithnj\u00eb tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por k\u00ebshtu e ka vendosur Greqia dhe jo vet\u00ebm Greqia po edhe plot shtete t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjera shtete, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb rregull.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi, disa shtete, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Greqin\u00eb, kan\u00eb deklaruar se do t\u00eb rifillojn\u00eb madje me karantinimin e detyruar t\u00eb atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb. Ky fakt, i ka shtyr\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz drejt Kakavis\u00eb masivisht, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar karantinimit q\u00eb nis jav\u00ebn e ardhshme n\u00eb vendin fqinj dhe nj\u00eb regjimi ende m\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar, ku kalimi i kufirit do t\u00eb b\u00ebhet me kuota ditore!<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo e ka krijuar kolapsin e sh\u00ebrbimit doganor n\u00eb an\u00ebn greke, ku sado q\u00eb jan\u00eb shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, leht\u00ebsimi i l\u00ebvizjes as nuk ndjehet fare.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, qeveria dhe shteti shqiptar n\u00eb k\u00ebto kushte, kur e p\u00ebrs\u00ebris, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i shtetit grek, q\u00eb prek edhe vet\u00eb grek\u00ebt q\u00eb kthehen n\u00eb Greqi!<\/em><\/p>\n<p><em>Faktikisht n\u00eb radh\u00ebn kilometrike t\u00eb Kakavis\u00eb \u2013 ku shumica d\u00ebrmuese e qytetar\u00ebve jan\u00eb rezident\u00eb n\u00eb Greqi, taksapagues t\u00eb rregullt t\u00eb shtetit grek \u2013 ka edhe disa grek\u00eb, q\u00eb nj\u00ebsoj si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb rendur t\u00eb kthehen p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar karantinimit q\u00eb hyn n\u00eb fuqi n\u00eb 16 gusht. Por asnj\u00eb dallim nuk b\u00ebn pala greke p\u00ebr ta dhe as k\u00ebrkon q\u00eb ata t\u00eb kalojn\u00eb pa radh\u00eb.<br \/>\n<\/em><br \/>\n<em>Ne kemi qen\u00eb qysh n\u00eb fillim t\u00eb shqet\u00ebsuar, t\u00eb angazhuar e t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb hall, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb leht\u00ebsojm\u00eb sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjenc\u00ebn Komb\u00ebtare e me strukturat vendore, qytetar\u00ebt q\u00eb po zhuriten n\u00eb diellin e nxeht\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb atij karvani biblik. Vazhdojm\u00eb t\u00eb komunikojm\u00eb me pal\u00ebn greke p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb leht\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh, e do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb asistojm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb hall t\u00eb madh.<\/em><br \/>\n<em><br \/>\nNga ana jon\u00eb ne, Shqip\u00ebria, nuk do t\u2019i rikthehemi karantinimit t\u00eb detyruar p\u00ebr ata q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb, as nuk do t\u00eb rishtr\u00ebngojm\u00eb l\u00ebvizjen e njer\u00ebzve brenda p\u00ebr brenda. Por do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim se kjo luft\u00eb me virusin Covid19, k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb zbatoj\u00eb rregullat e m\u00ebsuara p\u00ebrmend\u00ebsh tanim\u00eb.<br \/>\n<\/em><br \/>\n<em>Virusi do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrdall\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe ne duhet t\u00eb m\u00ebsohemi me faktin se jemi t\u00eb rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush n\u00ebse nuk mbrojm\u00eb veten e nj\u00ebri-tjetrin.<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb shtet e asnj\u00eb qeveri nuk jan\u00eb t\u00eb pakritikuesh\u00ebm, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dreqi, por jo, asnj\u00eb lidhje nuk ka situata n\u00eb Kakavi me ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb mangut nga shteti e nga qeveria jon\u00eb n\u00eb raport me shtetin e me qeverin\u00eb greke.<\/p>\n<p>Prandaj me keqardhjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sfilitjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb at\u00eb radh\u00eb t\u00eb tmerrshme, i siguroj t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim se as i kemi l\u00ebn\u00eb dhe as do t\u2019i lem\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb vet\u00ebm, deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur sfilitja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kakavij\u00eb, sh\u00ebnoi sot dit\u00ebn e kat\u00ebrt, dhe radha kilometrike e pritjes shkon deri n\u00eb 25 km, reagon kryeministri Edi Rama. P\u00ebrmes nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb postuar n\u00eb facebook Rama shfaj\u00ebsohet duke ngritur duart lart se nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u201c\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, qeveria dhe shteti shqiptar n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133796","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133796\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}