{"id":136252,"date":"2020-08-25T14:00:12","date_gmt":"2020-08-25T12:00:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=136252"},"modified":"2020-08-25T14:00:12","modified_gmt":"2020-08-25T12:00:12","slug":"basha-rriti-shkallen-e-vendimmarrjes-se-anetaresise-spahopd-me-kandidatura-cilesore-dhe-te-pakompromentuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-rriti-shkallen-e-vendimmarrjes-se-anetaresise-spahopd-me-kandidatura-cilesore-dhe-te-pakompromentuara\/","title":{"rendered":"\u201cBasha rriti shkall\u00ebn e vendimmarrjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb\u201d\/Spaho:&#8221;PD, me kandidatura cil\u00ebsore dhe t\u00eb pakompromentuara&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Edmond Spaho, n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb beson se Edi Ram\u00ebs dhe qeverisjes s\u00eb tij me bot\u00ebn e krimit tashm\u00eb i ka ardhur fundi. Po ai paralajm\u00ebron se n\u00eb rast se do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2021, ai do p\u00ebrballet me zem\u00ebrimin e tyre. Z.Spaho shprehet se opozita e bashkuar do t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat dhe do p\u00ebrdor\u00eb \u00e7do form\u00eb dhe mjet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tjet\u00ebrsimin e vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2021. Z.Spaho thot\u00eb p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d se PD-ja po shkon drejt procesit t\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve teksa Lulzim Bash\u00ebn e vler\u00ebson p\u00ebr rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb vendimmarrjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrzgjedhje sipas Edmond Spahos do t\u00eb rris\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kandidat\u00ebve t\u00eb seleksionuar duke rritur edhe premisat p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Lidhur me prishjen e stabilitetit politik pas shkeljes s\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit, Spaho shprehet se Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u2019i ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme Kushtetut\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. \u201cNe si opozit\u00eb do t\u00eb marrim t\u00eb gjitha masat dhe do t\u00eb p\u00ebrdorim \u00e7do form\u00eb dhe mjet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mos lejuar ndryshimin e vullnetit t\u00eb qytetareve n\u00eb zgjedhje. N\u00ebse Edi Rama do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb fus\u00eb duart n\u00eb zgjedhje, do p\u00ebrballet me reagimin m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb qytetar\u00ebve dhe do i vij\u00eb fundi nga zjarri q\u00eb do ndez\u00eb vet\u00eb\u201d, \u2013 u shpreh z.Spaho.<\/p>\n<p>Z.Spaho, PD-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prej jav\u00ebsh n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb ecuria e deritanishme?<\/p>\n<p>Sikurse e dini, ka p\u00ebrfunduar faza e propozimeve t\u00eb kandidaturave p\u00ebr funksione t\u00eb larta politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deg\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. Aktualisht Komisioni i Seleksionimit t\u00eb Kandidaturave po shqyrton p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do kandidature me kriteret p\u00ebrkat\u00ebse. Jam i bindur q\u00eb n\u00eb 15 shtator do kemi list\u00ebn p\u00ebr \u00e7do deg\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar procesin e votimit nga an\u00ebtar\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrzgjedhjeje e emrave q\u00eb do garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2021-it, a garantojn\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb past\u00ebr drejt Kuvendit t\u00eb ri?<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrzgjedhjeje e emrave synon t\u00eb rris\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb parti, duke i kaluar vendimmarrjen p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e atyre q\u00eb do na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb larta politike n\u00eb Kuvend, pushtet vendor dhe ekzekutiv, tek vota e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb b\u00ebhet realitet premtimi q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb kryetari i partis\u00eb, ai q\u00eb do p\u00ebrgatis\u00eb k\u00ebto lista, por an\u00ebtar\u00ebsia e gjer\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb votimit. Kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrzgjedhje do t\u00eb rris\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kandidat\u00ebve t\u00eb seleksionuar duke rritur edhe premisat p\u00ebr fitore. Dua t\u00eb kujtoj q\u00eb kandidatet e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr funksione t\u00eb tilla do t\u00eb kalojn\u00eb edhe n\u00eb Komisionin q\u00eb verifikon p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e tyre me k\u00ebrkesat e ligjit t\u00eb dekriminalizimit. Sikurse e shihni, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritur shkalla e vendimmarrjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb t\u00eb partis\u00eb, por edhe kujdesi p\u00ebr kandidatura cil\u00ebsore me t\u00eb shkuar t\u00eb pakompromentuar.<\/p>\n<p>Pas kthes\u00ebs s\u00eb Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, p\u00ebr ke tjet\u00ebr hap port\u00ebn PD-ja?<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsh t\u00eb e hapur p\u00ebr k\u00ebdo individ me vlera dhe integritet q\u00eb mendon se mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj mazhoranc\u00eb dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas ndryshimeve kushtetuese n\u00eb Kuvend m\u00eb 30 korrik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga mazhoranca socialiste, a jan\u00eb prishur ekuilibrat politik\u00eb t\u00eb vendosur pas marr\u00ebveshjes politike t\u00eb 5 qershorit?<\/p>\n<p>Ekuilibrat politik\u00eb jan\u00eb prishur sepse \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga mazhoranca, marr\u00ebveshja e 5 qershorit dhe 14 janarit ku p\u00ebrcaktohet q\u00eb ndryshimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rregullat e zgjedhjeve b\u00ebhen n\u00eb K\u00ebshillin Politik dhe vet\u00ebm me konsensusin e pal\u00ebve n\u00eb K\u00ebshill. Marr\u00ebveshja e 5 qershorit u arrit me kontributin dhe garancit\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe u p\u00ebrsh\u00ebndet nga drejtues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-ve, p\u00ebrfshir\u00eb Sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit. N\u00eb marr\u00ebveshjen e 5 qershorit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb partit\u00eb politike mund t\u00eb regjistrohen n\u00eb zgjedhje me koalicione paraprake dhe \u00e7do parti n\u00eb koalicion mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb kandidat\u00ebve. K\u00ebto dy parime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb 30 viteve zgjedhje n\u00eb vend, Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u2019i ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndryshimet e nj\u00ebanshme kushtetuese, a d\u00ebmtojn\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare?<\/p>\n<p>Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb avantazh elektoral duke ndryshuar rregullat e loj\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, at\u00eb nuk e shp\u00ebton dot asgj\u00eb nga humbja dhe nuk e ndal dot rotacionin politik. \u00cbsht\u00eb vullneti i qytetar\u00ebve, ai q\u00eb do t\u00eb diktoj\u00eb ndryshimet politike dhe jo makinacionet e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt mezi presin dit\u00ebn e votimit p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar p\u00ebr gjendjen katastrofike ekonomike, munges\u00ebn e pun\u00ebs dhe t\u00eb ardhurave, rritjen e \u00e7mimeve dhe taksave, munges\u00ebn e investimeve t\u00eb huaja, p\u00ebr korrupsionin e pafre dhe vjedhjen masive t\u00eb fondeve t\u00eb buxhetit, p\u00ebr largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb emigracion, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e rrug\u00ebtimit europian t\u00eb vendit, p\u00ebr kapjen e institucioneve dhe tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb regjim putinist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pas votimit t\u00eb hapjes s\u00eb listave dhe ndalimit t\u00eb koalicione, a do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb opozita duarkryq? Si do t\u00eb reagoj\u00eb? A jan\u00eb nj\u00eb nga format e reagimit, edhe protestat?<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e 5 qershorit parashikon q\u00eb ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor b\u00ebhen n\u00eb K\u00ebshillin Politik me konsensusin e pal\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebse. N\u00ebse Kodi Zgjedhor ndryshohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, opozita do t\u00eb marr\u00eb vendimet e nevojshme.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb manipulohen s\u00ebrish zgjedhjet, pavar\u00ebsisht Kodit t\u00eb ri Elektoral? \u00c7far\u00eb garancie jep opozita p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs?<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb rregullat p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm, por nuk i garantojn\u00eb ato n\u00ebse mungon vullneti politik i atij q\u00eb organizon zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb pasur zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Zgjedhjet i organizon qeveria dhe ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, por edhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb realizuar zgjedhje sipas standardeve t\u00eb gjith\u00ebpranuara. N\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb organizuara nga kjo mazhoranc\u00eb, fut duart krimi i organizuar dhe parat\u00eb nga aktivitete kriminale dhe t\u00eb drog\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, koh\u00ebt e fundit ka nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh si t\u00eb opinionit vend\u00ebs, edhe atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr problemet q\u00eb kan\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri duke vendosur zgjidhjen e tyre si kusht p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Eevropian.<\/p>\n<p>\u2026Dhe \u00e7far\u00eb masash do t\u00eb marr\u00eb opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Ne si opozit\u00eb do t\u00eb marrim t\u00eb gjitha masat dhe do t\u00eb p\u00ebrdorim \u00e7do form\u00eb dhe mjet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mos lejuar ndryshimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje. N\u00ebse Edi Rama do tentoj\u00eb t\u00eb fus\u00eb duart n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb p\u00ebrballet me reagimin m\u00eb t\u00eb ash p\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs dhe qytetar\u00ebve dhe do i vij\u00eb fundi nga zjarri q\u00eb do ndez\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkohet nga opozita p\u00ebr t\u00eb parandaluar skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb manipulimit t\u00eb vot\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitja p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme parlamentare \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kemi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes dhe po punojm\u00eb intensivisht. Kjo n\u00ebnkupton p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve q\u00eb do na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, finalizimin e programit, mobilizimin maksimal t\u00eb strukturave p\u00ebr fushat\u00eb si dhe marrja e masave p\u00ebr ruajtjen e vot\u00ebs. Po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr sa m\u00eb shume forca n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb grupe interesi, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, intelektual\u00eb dhe k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr largimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. Paralelisht vazhdon opozicioni me k\u00ebt\u00eb qeveri duke denoncuar keqqeverisjen, skandalet, korrupsionin t\u00eb cil\u00ebt i ndesh kudo dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>Cila platform\u00eb rikthen opozit\u00ebn n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>Ekonomia \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi kryesor i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. D\u00ebshtimi n\u00eb ekonomi \u00ebsht\u00eb thelluar m\u00eb tej nga t\u00ebrmeti i vitit t\u00eb shkuar si dhe situata e pandemis\u00eb, ku qeveria b\u00ebri fare pak p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur qytetar\u00ebt, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe biznesin. Po mbushet rreth nj\u00eb vit q\u00eb ekonomia e vendit ka hyr\u00eb n\u00eb recesion. Mij\u00ebra vende pune jan\u00eb mbyllur, t\u00eb ardhurat parashikohen t\u00eb zvog\u00eblohen me rreth 700-800 milion\u00eb euro, borxhi publik \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 1 miliard euro t\u00eb tjera duke kap\u00ebrcyer nivelin 80% t\u00eb PBB. Programi i Partis\u00eb Demo- kratike u jep zgjidhje shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve. Taksa e shesht\u00eb 9%, ulja e \u00e7mimeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve energjetike, mb\u00ebshtetja me prioritet e bujq\u00ebsis\u00eb jan\u00eb disa nga masat e para q\u00eb do t\u00eb merren dhe q\u00eb do krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr bizneset, m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb huaja e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht skandaleve e aferave korruptive t\u00eb denoncuara nga opozita, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb rezistuesh\u00ebm Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Edi Rama ka ardhur n\u00eb pushtet me lidhjet me bot\u00ebn e krimit dhe q\u00ebndron n\u00eb pushtet duke iu sh\u00ebrbyer atyre. K\u00ebsaj epoke tashm\u00eb i ka ardhur fundi. Manipulimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebdo. N\u00ebse Rama do tentoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve, ai do p\u00ebrballet me zem\u00ebrimin e tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edmond Spaho, n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb beson se Edi Ram\u00ebs dhe qeverisjes s\u00eb tij me bot\u00ebn e krimit tashm\u00eb i ka ardhur fundi. Po ai paralajm\u00ebron se n\u00eb rast se do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2021, ai do p\u00ebrballet me zem\u00ebrimin e tyre. Z.Spaho shprehet se opozita e bashkuar do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":136253,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136252","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136252\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}