{"id":136884,"date":"2020-08-27T14:20:56","date_gmt":"2020-08-27T12:20:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=136884"},"modified":"2020-08-27T14:20:56","modified_gmt":"2020-08-27T12:20:56","slug":"rama-shkruan-gjere-e-gjatelatinet-greket-dhe-deti-ne-mes-marreveshja-ende-nuk-eshte-finalizuar-une-dhe-ps-bejme-gabime-por-kurren-e-kurres-ne-dem-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-shkruan-gjere-e-gjatelatinet-greket-dhe-deti-ne-mes-marreveshja-ende-nuk-eshte-finalizuar-une-dhe-ps-bejme-gabime-por-kurren-e-kurres-ne-dem-te-kombit\/","title":{"rendered":"Rama shkruan gjer\u00eb e gjat\u00eb:&#8221;Latin\u00ebt, grek\u00ebt dhe DETI n\u00eb mes! Marr\u00ebveshja ende nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar! Un\u00eb dhe PS b\u00ebjm\u00eb gabime por kurr\u00ebn e kurr\u00ebs n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kombit&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"article-introtext\">\n<p>Kryeministri Edi Rama ka shkruar gjer\u00eb e gjat\u00eb rreth debatit q\u00eb ka kapluar opinionin publik dhe median rreth pretendimit t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 12 milje n\u00eb detin Jon.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>\u00a0Teksa thot\u00eb se nuk ka ende nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb finalizuar me Greqin\u00eb premton se ai dhe partia q\u00eb drejton nuk do b\u00ebnin \u2018kurr\u00ebn e kurr\u00ebs\u2019 di\u00e7ka q\u00eb c\u00ebnon interesin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Kufiri detar nuk \u00ebsht\u00eb si gardhi mes dy sht\u00ebpive dhe kur autoritetet greke thon\u00eb do zgjerohemi nga 6 n\u00eb 12 milje, kjo nuk n\u00ebnkupton se Greqia do gllab\u00ebroj\u00eb ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb buron nga Konventa e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit, miratuar n\u00eb Montego Bay n\u00eb vitin 1982. Sa p\u00ebr dijeni t\u00eb nj\u00ebjtin zgjerim, n\u00eb ushtrim t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb, Shqip\u00ebria e ka b\u00ebr\u00eb dhe e ka depozituar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1990 n\u00eb Kombet e Bashkuara, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar asnj\u00ebher\u00eb nga fqinj\u00ebt tan\u00eb dhe q\u00ebndron n\u00eb fuqi sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Kjo e drejt\u00eb e jona, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje negociate dhe negociatat p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsirave detare nuk e c\u00ebnojn\u00eb dot assesi t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. As p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, as p\u00ebr Greqin\u00eb\u201d, shkruan Rama.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I PLOT\u00cb NGA EDI RAMA:<\/strong><\/p>\n<p>LATIN\u00cbT, GREK\u00cbT DHE DETI N\u00cb MES<\/p>\n<p>Ignorantia non est argumentum, padituria nuk \u00ebsht\u00eb argument thon\u00eb latin\u00ebt.<\/p>\n<p>Por fatkeq\u00ebsisht sot, n\u00eb koh\u00ebn kur informacioni filtrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak n\u00eb sit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs; kur \u00e7dokush mund t\u00eb hedh\u00eb \u00e7far\u00eb t&#8217;i teket n\u00eb rrjetin mediatik t\u00eb ajfonit t\u00eb vet dhe kur lumenjt\u00eb e informacionit sjellin me furi gjith\u00ebfar\u00ebsoj lajmesh t\u00eb v\u00ebrteta e t\u00eb rreme p\u00ebrzier; kur e v\u00ebrteta dhe rrena e kalojn\u00eb nj\u00ebsoj lumin dhe kur p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mjedisi politik e mediatik \u00ebsht\u00eb i infektuar keqaz, bot\u00ebrisht, nga virusi i shpifjes &#8211; fake ne\u00ebs &#8211; padituria nuk luftohet m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, po ushqehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, sipas interesave t\u00eb informator\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve e kategorive.<\/p>\n<p>Rast tipik &#8220;falja e detit grekut&#8221;, &#8220;marrja e detit nga greku&#8221;, &#8220;ikja e detit tek greku&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer si ato k\u00ebng\u00ebt e vjetra q\u00eb ringjallin emocione sa her\u00eb na dalin n\u00eb youtube, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sajes\u00eb e vjet\u00ebr tanim\u00eb, qyshse negociatat tona me pal\u00ebn greke po materializoheshin n\u00eb nj\u00eb dokument konkret, bazuar mbi normat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb drejt\u00ebn e detit.<\/p>\n<p>Deformimi skandaloz q\u00eb iu b\u00eb asokohe nj\u00eb deklarate publike t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm grek p\u00ebr &#8220;zgjerimin nga 6 n\u00eb 12 milje t\u00eb ujrave detare t\u00eb Greqis\u00eb&#8221; dhe sulmi i orkestruar kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb re p\u00ebr detin, ishte tipik rasti i ushqimit t\u00eb padituris\u00eb si argument me helmin e nacionalizmit. E nj\u00ebjta deklarat\u00eb, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis k\u00ebto dit\u00eb, po ushqen p\u00ebrs\u00ebri padin\u00eb si argument tradh\u00ebtie t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb!<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Kufiri detar nuk \u00ebsht\u00eb si gardhi mes dy sht\u00ebpive dhe kur autoritetet greke thon\u00eb do zgjerohemi nga 6 n\u00eb 12 milje, kjo nuk n\u00ebnkupton se Greqia do gllab\u00ebroj\u00eb ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb buron nga Konventa e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit, miratuar n\u00eb Montego Bay n\u00eb vitin 1982. Sa p\u00ebr dijeni t\u00eb nj\u00ebjtin zgjerim, n\u00eb ushtrim t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb, Shqip\u00ebria e ka b\u00ebr\u00eb dhe e ka depozituar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1990 n\u00eb Kombet e Bashkuara, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar asnj\u00ebher\u00eb nga fqinj\u00ebt tan\u00eb dhe q\u00ebndron n\u00eb fuqi sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Kjo e drejt\u00eb e jona, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje negociate dhe negociatat p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsirave detare nuk e c\u00ebnojn\u00eb dot assesi t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. As p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, as p\u00ebr Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja pse nxit\u00ebsit e sulmit kund\u00ebr marr\u00ebveshjes son\u00eb me Greqin\u00eb, e cila ende mbetet p\u00ebr t&#8217;u kryer n\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe t\u00eb qasjes konstruktive nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, nuk e duan arritjen e marr\u00ebveshjes, s&#8217;ka asnj\u00eb lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e marr\u00ebveshjes q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar. Ajo \u00ebsht\u00eb thjesht, vet\u00ebm dhe mjerisht, nj\u00eb arsye lufte p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb dhe nuk e luan as topi: Ignorantia argumentum non est. Padituria nuk \u00ebsht\u00eb argument. Nuk \u00ebsht\u00eb as faj p\u00ebr sa koh\u00eb nuk p\u00ebrdoret si argument. Prandaj kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, s&#8217;ka pse b\u00ebhet bashk\u00ebfajtor me ata q\u00eb detin e duan kos p\u00ebr orekset e tyre politike dhe q\u00eb pa pik\u00ebn e turpit, ushqejn\u00eb paditurin\u00eb me helmin e nacionalizmit. Por duhet t&#8217;i referohet burimeve serioze t\u00eb informacionit e jo goj\u00ebs s\u00eb sharlatan\u00ebve politik\u00eb e t\u00eb karagjoz\u00ebve digjital\u00eb, duke u mbrojtur nga virusi i shpifjes me mask\u00ebn e dijes. Dhe n\u00ebse do t&#8217;i bjer\u00eb shkurt, duhet ta mbledh\u00eb mendjen mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fakt:<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe Partia Socialiste, mund t\u00eb kemi shum\u00eb t\u00eb meta, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb plot gabime, por kurr\u00ebn e kurr\u00ebs nuk e p\u00ebrdorim pushtetin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit komb\u00ebtar! Ky virtyt e ka karakterizuar k\u00ebt\u00eb parti qysh dit\u00ebn e lindjes s\u00eb saj dhe ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nga padituria a bab\u00ebzia ose nga t\u00eb dyja bashk\u00eb, e kan\u00eb c\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb interesin komb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebto 30 vjet pluraliz\u00ebm demokratik.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka shkruar gjer\u00eb e gjat\u00eb rreth debatit q\u00eb ka kapluar opinionin publik dhe median rreth pretendimit t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 12 milje n\u00eb detin Jon. \u00a0Teksa thot\u00eb se nuk ka ende nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb finalizuar me Greqin\u00eb premton se ai dhe partia q\u00eb drejton nuk do b\u00ebnin \u2018kurr\u00ebn e kurr\u00ebs\u2019 di\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":133903,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136884","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136884\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}