{"id":136912,"date":"2020-08-27T14:47:51","date_gmt":"2020-08-27T12:47:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=136912"},"modified":"2020-08-27T14:47:51","modified_gmt":"2020-08-27T12:47:51","slug":"lleshaj-takim-me-drejtues-te-gardes-se-republikesfuqizoni-strukturat-inteligjente-me-shume-teknologji-me-pak-roje-fizike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lleshaj-takim-me-drejtues-te-gardes-se-republikesfuqizoni-strukturat-inteligjente-me-shume-teknologji-me-pak-roje-fizike\/","title":{"rendered":"Lleshaj takim me drejtues t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs:&#8221;Fuqizoni strukturat inteligjente, m\u00eb shum\u00eb teknologji m\u00eb pak roje fizike&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"article-introtext\">\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, ku pati nj\u00eb takim me drejtues t\u00eb saj dhe ndoqi disa demonstrime nga forcat speciale.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministri Lleshaj k\u00ebrkoi fuqizimin e struktur\u00ebs inteligjente n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit me struktura t\u00eb tjera si dhe reduktim t\u00eb sh\u00ebrbime fizike, duke p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht teknologjin\u00eb, por pa cenuar madje duke e shtuar sigurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e ministrit Lleshaj n\u00eb takimin me drejtues t\u00eb Gard\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Garda ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb dhe ka nj\u00eb arkiv t\u00eb pasur me arritje n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb institucioneve kushtetuese t\u00eb vendit. T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e saj q\u00eb kan\u00eb punuar ose ata q\u00eb punojn\u00eb meritojn\u00eb respekt, vler\u00ebsim t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare dhe t\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin e kryer n\u00eb funksion t\u00eb Republik\u00ebs. Ndoshta puna e Gard\u00ebs, natyra e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb Garda nuk duket shum\u00eb, nuk bie shum\u00eb n\u00eb sy. K\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultati i pun\u00ebs s\u00eb saj bie n\u00eb sy p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb institucionet kushtetuese t\u00eb vendit vazhdojn\u00eb ta kryejn\u00eb me qet\u00ebsi, me siguri, detyr\u00ebn dhe funksionin e tyre kushtetues.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebrher\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Gard\u00ebs t\u2019i kushtojm\u00eb v\u00ebmendje, v\u00ebmendjen e merituar, ndon\u00ebse vendi ka shum\u00eb prioritete, ka shum\u00eb halle, ka shum\u00eb shqet\u00ebsime, por gjithsesi v\u00ebmendja ndaj Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs ka qen\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e pacenuar, p\u00ebr arsye se funksionet dhe misioni i saj jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb madh, k\u00ebrkon profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebrkon integritet t\u00eb lart\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto kritere e kan\u00eb karakterizuar punonj\u00ebsin e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, dhe puna dhe p\u00ebrpjekja jon\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb k\u00ebto tipare t\u00eb gardistit t\u00eb perfeksionohen, t\u00eb zhvillohen m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Duke mbetur tek punonj\u00ebsi i Gard\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb themeli, \u00ebsht\u00eb guri mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet ky institucion, \u00ebsht\u00eb \u201ctulla\u201d baz\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet gjith\u00eb ky institucion, duhet q\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebmendja t\u00eb shkoj\u00eb tek punonj\u00ebsi. Prej atij duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ngjitemi lart. Pa zgjidhur mir\u00eb problematik\u00ebn q\u00eb lidhet me punonj\u00ebsin e Gard\u00ebs si individ n\u00eb kuptimin e rekrutimit cil\u00ebsor, trajnimit e kualifikimit po ashtu cil\u00ebsor dhe intensiv, promovimit n\u00eb karrier\u00eb bazuar n\u00eb merit\u00eb dhe aspektet e tjera, ne nuk mund t\u00eb ngrem\u00eb Gard\u00ebn, pa e ngritur, pa e konsoliduar punonj\u00ebsin e saj; t\u00eb programohet p\u00ebrher\u00eb individi! Duhet q\u00eb Garda t\u00eb funksionoj\u00eb v\u00ebrtet si nj\u00eb familje e madhe dhe familja nuk ka an\u00ebtar\u00eb vet\u00ebm punonj\u00ebsit t\u00eb Gard\u00ebs, por jan\u00eb punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs dhe familjet e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb trajnimi. Trajnimi \u00ebsht\u00eb &#8216;a&#8217;-ja dhe &#8216;o&#8217;-ja e \u00e7do profesioni, e \u00e7do trupe profesioniste, por sidomos t\u00eb Gard\u00ebs. E aq m\u00eb tep\u00ebr e Gard\u00ebs ku shpeshher\u00eb rutina rrezikon shum\u00eb motivimin dhe vet\u00eb profesionalizmin e saj.<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb karriera t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb instrument motivimi, jo vet\u00ebm e atyre q\u00eb gradohen, por edhe atyre q\u00eb s\u2019e marrin grad\u00ebn. Sepse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb qoft\u00eb se grad\u00ebn e marrin ata q\u00eb duhet, dijeni q\u00eb motivohen edhe ata q\u00eb nuk gradohen, kur shohin q\u00eb motivohen dhe grada jepet p\u00ebr performanc\u00eb, t\u00eb jepet p\u00ebr merit\u00eb, jepet p\u00ebr ndershm\u00ebri, krijohet bindje e qart\u00eb q\u00eb grad\u00ebn e ke n\u00eb dor\u00eb ti! Nuk e kam n\u00eb dor\u00eb un\u00eb! S\u2019e ka n\u00eb dor\u00eb as komandanti i Gard\u00ebs, s\u2019e ka n\u00eb dor\u00eb as drejtori, as shefi, as komandanti tjet\u00ebr, e ke n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb! Duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb klim\u00eb q\u00eb t\u2019u themi: &#8211; gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punoni, mblidhni kredite, b\u00ebni kurse, b\u00ebni trajnime, institucionale por edhe privatisht. Ndiqni kurse t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, b\u00ebni sport, b\u00ebni diploma, studioni part-time, merrni pjes\u00eb n\u00eb trajnime online etj. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri aspekt, formimi dhe kualifikimi. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb: &#8211; performoni mir\u00eb, b\u00ebni detyr\u00ebn mir\u00eb, mos krijoni penalitete q\u00eb ju d\u00ebmtojn\u00eb. Nga kombinimi i k\u00ebtyre t\u00eb dyjave bashk\u00eb, kualifikimi dhe performanca n\u00eb pun\u00eb, ju automatikisht do t\u00eb arrini t\u00eb promovoheni.&#8221;<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, ku pati nj\u00eb takim me drejtues t\u00eb saj dhe ndoqi disa demonstrime nga forcat speciale. &nbsp; Ministri Lleshaj k\u00ebrkoi fuqizimin e struktur\u00ebs inteligjente n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit me struktura t\u00eb tjera si dhe reduktim t\u00eb sh\u00ebrbime fizike, duke p\u00ebrdorur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":136913,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136912","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136912"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136912\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}