{"id":137201,"date":"2020-08-28T13:54:38","date_gmt":"2020-08-28T11:54:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=137201"},"modified":"2020-08-28T13:54:38","modified_gmt":"2020-08-28T11:54:38","slug":"jane-bo-turqit-qafira-o-burr-jane-emancipu-akademiku-artan-fuga-tregon-historine-me-turqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jane-bo-turqit-qafira-o-burr-jane-emancipu-akademiku-artan-fuga-tregon-historine-me-turqine\/","title":{"rendered":"\u201cJan\u00eb bo turqit qafira o burr, jan\u00eb emancipu\u201d, akademiku Artan Fuga tregon historin\u00eb me Turqin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<br \/>\nTelevizioni me parabol\u00eb dhe fqinji im Taku! Sapo kishin dal\u00eb antenat parabol\u00eb. Un\u00eb nuk kisha lek\u00eb ta blija. Taku, komshiu im zem\u00ebrmir\u00eb, kishte lek\u00eb sepse at\u00eb koh\u00eb shiste \u201cvjet\u00ebrsina\u201d, priza, fije kordonash, te tregu elektrik. Diku e kishte psonisur at\u00eb anten\u00eb parabolike q\u00eb na pataksi t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Taku kishte parabol\u00eb. Vet\u00ebm fjala t\u00eb mahniste.<\/p>\n<p>E montoi bukur Taku parabol\u00ebn mbi \u00e7ati. Nj\u00eb mur na ndante. Taku shihte dhjetra kanale televizive si t\u2019ja donte shpirti atij dhe nuses e kalamjave t\u00eb vet. Mendonim ne! Nj\u00eb far\u00eb xhelozie lindi gjithsesi. Taku me parabol\u00eb, ne asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Si duket Taku e ndjeu k\u00ebt\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb nga pas murit b\u00ebrtiti : O Tanooooo! O me Tak \u00e7\u2019kemi? \u2013 i thash\u00eb un\u00eb a thua nuk kisha ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nigjo ktu \u2013 m\u00eb tha, po t\u00eb japish kabllin e televizorit tat, ta lidh ke parabola ime ene ti kap njisoj si un\u00eb me parabol.\u201d Masnej parabol un, parabol ti!<\/p>\n<p>Taku e kishte strategjik k\u00ebt\u00eb propozim. Sepse pavar\u00ebsisht se na ndante nj\u00eb mur, un\u00eb kisha lidhje elektrike me lagjen tjet\u00ebr. Kur lagjia e Takut nuk kishte drita Taku m\u00eb hidhte nj\u00eb kab\u00ebll elektrik q\u00eb un\u00eb e fusja te nj\u00eb nga prizat e mia dhe Taku pastaj kishte energji elektrike, uj\u00eb, gjith\u00e7ka. Taku kishte frik\u00eb se mos un\u00eb i zem\u00ebruar ngaq\u00eb nuk kisha parabol\u00eb, e lija pa sinjal elektrik.<\/p>\n<p>Ai, kopil, donte t\u00eb shk\u00ebmbente n\u00eb rast emergjente sinjal televiziv me sinjal elektrik. Mir me Tak\u2019 \u2013 i thash\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tij, ja ta jap tani kabllin e televizorit tim.<\/p>\n<p>Taku e mori, i shkath\u00ebt, hypi zbathur n\u00eb \u00e7ati dhe e lidhi telin tim me parabol\u00ebn e tij. I qeshi buza duke m\u00eb par\u00eb nga maja e \u00e7atis\u00eb mua posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cKomshillik maaaa! Nuk ka hi\u00e7 fije lezeti q\u00eb un ta kap parabol\u00ebn, ene tina mos ta kapsh!\u201d Rrofsh o Tak \u2013 i thash\u00eb, ta shp\u00ebrblefsha me korrent!<\/p>\n<p>Aty nga pasditja hapa televizorin tim, duke menduar q\u00eb e kisha mbyll duke pa nj\u00eb emision te Rtsh q\u00eb kapej edhe me nj\u00eb kano\u00e7e teneqeje lidhur me nj\u00eb shkop n\u00eb hatllat e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha harruar fare se kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb strategjike me Takun. Kur befas aty nga ora tet\u00eb e dark\u00ebs, nat\u00eb dimri, televizori im u \u00e7mend!!!<\/p>\n<p>U \u00e7mend fare ore po ju them! Pa e l\u00ebviz njeri ndryshonte stacionet. U llahtarisa. Shihja telekomand\u00ebn mbi divan t\u00eb hedhur atje tej dhe brenda meje m\u00eb kapi nj\u00eb ankth i pashoq: Cili shpirt i vjet\u00ebr l\u00ebvizte telekomand\u00ebn time! Ma sh\u00ebtiste kanal m\u00eb kanal.<\/p>\n<p>Pas pak ndaloi te nj\u00eb stacion turk ku shfaqej nj\u00eb film me dashuri t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe heroina e filmit qante me llainga. B\u00ebj ta heq nga ai kanal, as b\u00ebhej fjal\u00eb. Sapo e coja te rtsh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar e par\u00eb lajmet, televizori kthehej vet\u00eb te filmi turk ku heroina qante te pusi i fshatit andej n\u00eb Anadoll dhe i dashuri, nj\u00eb zeshkan me mustaqe sec i thoshte duke i p\u00ebrk\u00ebdhelur dor\u00ebn!<\/p>\n<p>I tmerruar, i tronditur, m\u00eb erdhi kujtesa. Nga muri i Takut d\u00ebgjova t\u00eb njejt\u00ebn t\u00eb qar\u00eb, lloko\u00e7itur n\u00eb uj\u00eb pusi. Dhe nj\u00eb z\u00eb burri me mustaqe q\u00eb b\u00ebrtiste melankolik : Bujrum, siklet tersllik\u201d!<\/p>\n<p>Un\u00eb shihja po at\u00eb film q\u00eb shihte Taku matan\u00eb murit. O Takuuuuuuu \u2013 b\u00ebrtita nga muri im! Taku e kuptoi!<\/p>\n<p>Po mor, ktej e tutje kshu e ka parabola e lidhme paralele o Tano. Ca tshof una edhe tina at ke me pa! Mos u m\u00ebrzit o burr, se gjith\u00eb rreshti i familjeve ktej rrug\u00ebs me mu osht lidh. T\u2019gjith ata si ty nj\u00eb film po shofim!<\/p>\n<p>Ku ka ma mir, komshillik o burr!<\/p>\n<p>Sa nuk m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt! K\u00ebtej e tutje un\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb vart\u00ebsin\u00eb e sinjalit televiziv po se po por edhe t\u00eb programit q\u00eb shihte Taku. Jo vet\u00ebm un\u00eb, por e gjith\u00eb pjesa e majt\u00eb e lagjes son\u00eb. E djathta nuk kishte ende t\u00eb vume fish\u00ebn n\u00eb parabol\u00eb. Kishte ngel te kano\u00e7et e koh\u00ebs t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>O Takuuuuu, si mundem o burr\u00eb t\u00eb shoh \u00e7do \u00e7ast at\u00eb q\u00eb sheh ti?<br \/>\nC\u2019a ka me Tano, tha Taku, a nuk p\u00ebrdor ene una korrentin q\u00eb m\u00eb jep ti!!! Me kontatorin tat punoj!<\/p>\n<p>C\u2019a ke mo burr\u00eb, un\u00eb nuk e ndryshoj shpesh, ja vij i her v\u00ebrdall te kto stacionet tona, politik\u00eb ka vet\u00ebm, dhe paf shkoj te turku. E di ti mo, aty e kena mendjen. Jan\u00eb po turqit qafira o burr, jan\u00eb emancipu, kan\u00eb p\u00ebr not filma me dashuni!<\/p>\n<p>Dashuni e past\u00ebr, me vuajtje, jo si kto tonat, me minifunde!<\/p>\n<p>O Taku, t\u00eb lutem i thash\u00eb, m\u2019a hiq parabol\u00ebn mua! Dua t\u00eb shoh at\u00eb q\u00eb dua un\u00eb.<\/p>\n<p>Aman o Tan, m\u2019a priti Taku, t\u2019kisha pas dit ene burr t\u00eb men\u00e7\u00ebm! Ja e hoqe kabllin nga parabola jeme. Prap kujto se do shofsh at q\u00eb do ti? Do shofsh prap at\u00eb q\u00eb komandojn ata q\u00eb komandojn televizionet o burr. Prap t\u2019gjith njisoj! Rri o burr ktu ku je lidh me mu!<\/p>\n<p>Jo Taku t\u00eb lutem \u2013 u b\u00ebra serioz un\u00eb! M\u00eb \u00e7lidh t\u00eb lutem.<\/p>\n<p>Mir me Tan nuk ta prish \u2013 tha Taku \u2013 por nja tri a kat\u00ebr dit\u00eb do t\u00eb durosh se duhet me hyp prap\u00eb n\u00eb \u00e7ati dhe un\u00eb nuk kam koh\u00eb.<\/p>\n<p>Kom ra n\u2019ca pompa uji t\u00eb fuqishme dhe po i shes mir\u00eb. A do t\u00eb shes ene ty nji pa fitim? Apo do me marr uj\u00eb nga pompa ime? P\u00ebr kry t\u00eb robve t\u2019a shky tubacionin nga presioni masnej!<\/p>\n<p>Nga brenda der\u00ebs filmi turk vazhdonte : Burri me mustaqe i thoshte gruas s\u00eb bukur : Aman, qeder jazik!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Televizioni me parabol\u00eb dhe fqinji im Taku! Sapo kishin dal\u00eb antenat parabol\u00eb. Un\u00eb nuk kisha lek\u00eb ta blija. Taku, komshiu im zem\u00ebrmir\u00eb, kishte lek\u00eb sepse at\u00eb koh\u00eb shiste \u201cvjet\u00ebrsina\u201d, priza, fije kordonash, te tregu elektrik. Diku e kishte psonisur at\u00eb anten\u00eb parabolike q\u00eb na pataksi t\u00eb gjith\u00ebve. Taku kishte parabol\u00eb. Vet\u00ebm fjala [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-137201","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137201\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}