{"id":138275,"date":"2020-08-31T14:43:33","date_gmt":"2020-08-31T12:43:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=138275"},"modified":"2020-08-31T14:43:33","modified_gmt":"2020-08-31T12:43:33","slug":"te-emancipuar-shqiptaret-ne-malin-e-zi-po-neve-cna-ka-pickuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-emancipuar-shqiptaret-ne-malin-e-zi-po-neve-cna-ka-pickuar\/","title":{"rendered":"T\u00eb emancipuar shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi! Po neve, \u00e7&#8217;na ka pickuar?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga:\/ <strong>Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p>Ja edhe zgjedhjet p\u00ebrfunduan n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pavar\u00ebsisht se cila forc\u00eb do t&#8217;a krijoj\u00eb qeverin\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb! Atje shqiptar\u00ebt u soll\u00ebn si qytetar\u00eb t\u00eb emancipuar dhe nuk e shnd\u00ebrruan fushat\u00ebn elektorale, as vot\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb fsheht\u00eb, n\u00eb rast ndarjesh, p\u00ebr\u00e7arjesh dhe histerish\u00eb nacionaliste dhe komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Kam pasur rastin t\u00eb intervistoj dhe anketoj thell\u00eb shqiptar\u00eb atje dhe e di sesa t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb emancipuar jan\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime! Kam simpati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb! L\u00ebre se \u00e7far\u00eb niveli jetese kan\u00eb!!!<\/p>\n<p>Imagjino se \u00e7far\u00eb gabimi do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb sikur vota e tyre t\u00eb merrte kuptimin e nj\u00eb vote &#8211; &#8220;plumb n\u00eb ball\u00eb&#8221; ndaj komshiut t\u00eb tyre malazes, serb, kroat, turk, rom, apo bosnjak!<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Ata e din\u00eb miliona her\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa ne shqiptar\u00ebt &#8220;m\u00ebm\u00eb&#8221; se si votohet, p\u00ebr k\u00eb votohet, qytetarisht, demokratikisht, komb\u00ebtarisht! Pse budallenj jan\u00eb?<\/div>\n<\/div>\n<p>Por po e le k\u00ebt\u00eb m\u00ebnjan\u00eb se histori e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje kam p\u00ebr veten dhe nuk i jap dot zgjidhje: Si nuk d\u00ebgjojm\u00eb te fqinj\u00ebt ballkanik\u00eb historira si tona, me blerje dhe shitje votash, me komisioner\u00eb &#8211; hajdut\u00eb a polic\u00eb votash, si nuk d\u00ebgjojm\u00eb sherre p\u00ebr kod zgjedhor dhe ndryshime kushtetute n\u00eb sekond\u00ebn e fundit p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, si nuk d\u00ebgjojm\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr anullime zgjedhjesh e ku e di un\u00eb tmerre si k\u00ebto?<\/p>\n<p>Sigurisht n\u00eb botimin tim &#8220;Origjinat e Pushtetit, Pron\u00ebs, Pasuris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pastotalitare&#8221; kam marr\u00eb analiz\u00eb si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar pushteti nga politika duke iu rr\u00ebmbyer qytetarit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pas k\u00ebsaj mbetet nj\u00eb pyetje n\u00eb planin antropologjik q\u00eb e mendoj, e studjoj, dhe nuk e zgjidh dot: P\u00ebrse ne kemi hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndotje t\u00eb demokracis\u00eb saq\u00eb as votat nuk dim\u00eb realisht t&#8217;i numurojm\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt jo?<\/p>\n<p>Pse t\u00eb tjer\u00ebt jo? Pse ky kob, kjo murtaj\u00eb, ky qelb\u00ebrsillik te ne dhe jo te t\u00eb tjer\u00ebt? L\u00ebreni mos u nxitoni t\u00eb m\u00eb jepni p\u00ebrgjigje si ato q\u00eb m\u00eb japin n\u00eb pijetoren e fshatit tim, apo si ato q\u00eb d\u00ebgjoj \u00e7do dit\u00eb kur njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm nga padija, t\u00eb shkret\u00ebt, ja fusin kot!<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb: Shqiptar\u00eb hesapi!!! Po mir\u00eb po k\u00ebta shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi nuk jan\u00eb shqiptar\u00eb!!!<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb: Ballkan hesapi!!! Po mir\u00eb po k\u00ebta grek\u00ebt nuk jan\u00eb ballkanas k\u00ebta???<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb: E mo, pes\u00ebqind vjet osmanllik!!! Po mir\u00eb mo mir\u00eb, po k\u00ebta rumun\u00ebt, bullgar\u00ebt, kosovar\u00ebt, maqedonasit, k\u00ebta nuk iu ka kaluar turku i vjet\u00ebr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebtyre?<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb: E po diktatura e dikurshme! Po mir\u00eb po diktatura duhej t\u00eb na b\u00ebnte ta mbanin t\u00eb shndritshme demokracin\u00eb, ata spanjoll\u00ebt, portugez\u00ebt, italian\u00ebt nuk pat\u00ebn diktatura t\u00eb gjata ata?<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb, po ja q\u00eb jemi shumic\u00eb shqiptare, myslimane (a thua se feja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr demokracis\u00eb!!!), po mir\u00eb po k\u00ebta bosnjak\u00ebt, kosovar\u00ebt, k\u00ebta shqiptar\u00ebt n\u00eb Ulqin, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Dib\u00ebr t\u00eb Madhe, a gjetiu, k\u00ebta nuk jan\u00eb shumic\u00eb shqiptare me fe n\u00eb shumic\u00eb myslimane si tradit\u00eb dhe gjendje reale?<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb lufta p\u00ebr pushtet!!! Po pse mo nuk ka luft\u00eb p\u00ebr pushtet n\u00eb Greqi, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, a n\u00eb Serbi??? Ku ka pushtet, ka luft\u00eb p\u00ebr pushtet q\u00eb nga Cingiz Kani e Perandoresha Ki deri te bashkia e Kavaj\u00ebs, Ur\u00ebs Vajgurore e Poli\u00e7an?<\/p>\n<p>Mister i madh!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb na ka pickuar, kafshuar, helmuar, prishur &#8220;dasm\u00ebn&#8221;?<\/p>\n<p>Se t\u00eb them q\u00eb jemi budallenj, nuk e them dot! Se kur shkojm\u00eb e jetojm\u00eb jasht\u00eb b\u00ebhemi njer\u00ebz!<\/p>\n<p>Mos \u00ebsht\u00eb pyetje pa p\u00ebrgjigje???<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb si n\u00eb shkencat edhe tjera, mendja shpjegon si ndodh, por jo pse ndodh?<\/p>\n<p>Se ja thuhet se trupat t\u00ebrhiqen, ta zem\u00eb eksperimentohet q\u00eb bien n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb mbi Tok\u00eb, zbulohet edhe formula q\u00eb mat k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie, por askush nuk ka shpjeguar dot se p\u00ebrse trupat t\u00ebrhiqen, pse, ca thon\u00eb se ka forca elektromagnetike, po pse ka forca elektromagnetike? Pse nuk themi nj\u00ebsoj, sikurse neopragmatizmi amerikan ka zbuluar me aq inteligjenc\u00eb, se trupat t\u00ebrhiqen nga dashuria p\u00ebr njeri tjetrin? Pse nuk them sepse trupat qiellor\u00eb nuk e njohin distancimin social, pra nuk kan\u00eb as Covid19, as malarje, as koler\u00eb!!!<\/p>\n<p>Po jemi b\u00ebr\u00eb turpi i Evrop\u00ebs me k\u00ebt\u00eb histori! Edhe turpin e ham\u00eb me buk\u00eb, po pyetja misterioze mbetet: Kush po na e fut?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga:\/ Artan Fuga Ja edhe zgjedhjet p\u00ebrfunduan n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pavar\u00ebsisht se cila forc\u00eb do t&#8217;a krijoj\u00eb qeverin\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb! Atje shqiptar\u00ebt u soll\u00ebn si qytetar\u00eb t\u00eb emancipuar dhe nuk e shnd\u00ebrruan fushat\u00ebn elektorale, as vot\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb fsheht\u00eb, n\u00eb rast ndarjesh, p\u00ebr\u00e7arjesh dhe histerish\u00eb nacionaliste dhe komb\u00ebtare! Kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-138275","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}