{"id":140259,"date":"2020-09-06T12:23:27","date_gmt":"2020-09-06T10:23:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=140259"},"modified":"2020-09-06T12:24:12","modified_gmt":"2020-09-06T10:24:12","slug":"cfare-po-ndodh-me-procesin-e-integrimit-evropian-te-vendit-gjosha-qeveria-e-ka-pezulluar-me-vetedije-te-plote-qe-prej-2017-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-po-ndodh-me-procesin-e-integrimit-evropian-te-vendit-gjosha-qeveria-e-ka-pezulluar-me-vetedije-te-plote-qe-prej-2017-es\/","title":{"rendered":"&#8216;\u00c7far\u00eb po ndodh me procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit?&#8217; Gjosha: Qeveria e ka pezulluar me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb q\u00eb prej 2017-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thot\u00eb se qeveria me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb ka pezulluar procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit q\u00eb prej vitit 2017. Ajo ka ngritur me pika hapat e marra nga qeveria, t\u00eb cilat sipas saj po pengojn\u00eb integrimin n\u00eb BE, duke theksuar se hapi i par\u00eb i shkat\u00ebrrimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs europiane nga ana\u00a0qeveris\u00eb nisi me mbylljen e Ministris\u00eb s\u00eb Integrimit dhe largimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb strukturave koordinuese. Ajo shton se hapi tjet\u00ebr ishte kalimi i kompetencave nga Ministri, n\u00eb nivel z\u00ebvend\u00ebs ministri. Hapi i tret\u00eb sipas saj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me grupin negociator t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz politik\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb postet e z\u00ebvend\u00ebs ministrave. Gjosha ka p\u00ebrmendur edhe kryenegociatorin shqiptar, duke theksuar se gjith\u00eb struktura e koordinimit ndodhet pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, por ai \u00ebsht\u00eb i zhvendosur me zyr\u00eb n\u00eb institucionin e Kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Klajda Gjosh\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po ndodh me procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2017 duket sikur qeveria me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb ka pezulluar procesin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr sa i p\u00ebrket transformimit, demokratizimit dhe integrimit n\u00eb vlera evropiane! Sot kam vendosur t\u00eb jem pak teknike n\u00eb ngritjen e problematikave, sepse ne gjithmon\u00eb flasim politikisht p\u00ebr publikun, dhe n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt t\u00eb ndajn\u00eb arsyet e d\u00ebshtimit t\u00eb k\u00ebtij procesi! Hapi i par\u00eb i shkat\u00ebrrimit nisi me mbylljen e Ministris\u00eb s\u00eb Integrimit dhe largimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb strukturave koordinuese. Shkrirja e disa prej Ministrive t\u00eb tjera solli gjithashtu mbylljen e shum\u00eb prej drejtorive p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin evropian. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e stafit ishin njer\u00ebz t\u00eb akredituar nga BE p\u00ebr fushat e tyre p\u00ebrkat\u00ebse dhe pjes\u00eb kryesore e grupeve nd\u00ebrinstitucionale t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb mbajn\u00eb dhe pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb burokracis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij procesi! Pjesa tjet\u00ebr e stafit t\u00eb k\u00ebtyre drejtorive, edhe pse mbajn\u00eb tituj p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb postet p\u00ebrkat\u00ebse, shpesh e gjejn\u00eb veten t\u00eb ngarkuar me detyra dyt\u00ebsore q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me integrimin. Kjo sepse drejtuesit e institucioneve tona nuk njohin as rregullat baz\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs mbi ndarjen e detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n<p>E dyta, ishte kalimi i kompetencave nga Ministri, n\u00eb nivel z\u00ebvend\u00ebs ministri. Ndoshta shum\u00eb lexues do t\u00eb pyesnin pse \u00ebsht\u00eb kjo e r\u00ebnd\u00ebsishme? Kjo do t\u00eb thot\u00eb se procesi i integrimit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb prioritet p\u00ebr qeverin\u00eb aktuale. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs minist\u00ebr t\u2019i jap\u00eb urdhra Ministrave t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb shpesh e kan\u00eb edhe ata vet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb procesin, e jo m\u00eb t\u2019i vendos\u00eb ultimatume afatesh p\u00ebr kryerjen e detyrave konkrete. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e fort\u00eb pse shum\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit mbeten t\u00eb pa kryera dhe me afate q\u00eb jan\u00eb tejkaluar p\u00ebr disa vite me radh\u00eb. E treta ka t\u00eb b\u00ebj me grupin negociator t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz politik\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb postet e z\u00ebvend\u00ebs ministrave. Q\u00eb nga momenti kur u krijua grupi negociator, ne kemi pasur disa shkarkime, l\u00ebvizje t\u00eb individ\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se grupi nuk \u00ebsht\u00eb stab\u00ebl ashtu sic duhej t\u00eb ishte, por ai ndryshon sa her\u00eb Kryeministri d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrroj stafin e tij dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak serioze. Grupi negociator I Shqip\u00ebris\u00eb do duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb, ekspert\u00eb t\u00eb fushave p\u00ebrkat\u00ebse, sipas kapitujve q\u00eb negociohen dhe jo nga njer\u00ebz q\u00eb I sh\u00ebrbejn\u00eb politikisht interesave t\u00eb ngushta partiake.<\/p>\n<p>E fundit, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, ka t\u00eb b\u00ebj me Kryenegociatorin shqiptar. Edhe pse e gjith\u00eb struktura e koordinimit ndodhet pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Kryenegociatori \u00ebsht\u00eb i zhvendosur me zyr\u00eb n\u00eb institucionin e Kryeministrit. Sado shpikje t\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me menaxhimin e procesit, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb koka nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj e shk\u00ebputur nga trupi! Procesi nuk mund t\u00eb drejtohet as me telefon dhe as me e-maile. E t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7ojn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb munges\u00ebn e vullnetit, konfuzionin dhe munges\u00ebn e koordinimit. Bashk\u00ebngjitur k\u00ebsaj vjen deliri politik q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bind\u00eb vetveten dhe t\u00eb tjer\u00ebt se arritjet jan\u00eb historike, se negociatat jan\u00eb celur edhe at\u00ebher\u00eb kur ato jan\u00eb m\u00eb larg se kurr\u00eb. 15 kushtet q\u00ebndrojn\u00eb ende t\u00eb gdhendura n\u00eb muret e \u00e7do kancelarie Evropiane. Nd\u00ebrsa Maqedonia e Veriut do t\u00eb shkoj drejt konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb qeveritare, Shqip\u00ebris\u00eb i shtohen kushtet e saj, sa her\u00eb qeveria refuzon t\u2019i pranoj\u00eb dhe realizoj\u00eb ato! Procesi i integrimit evropian nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detyrim por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb integrim n\u00eb vlera dhe standarde dhe si i till\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr maturi politike!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thot\u00eb se qeveria me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb ka pezulluar procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit q\u00eb prej vitit 2017. Ajo ka ngritur me pika hapat e marra nga qeveria, t\u00eb cilat sipas saj po pengojn\u00eb integrimin n\u00eb BE, duke theksuar se hapi i par\u00eb i shkat\u00ebrrimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs europiane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":112009,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140259","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140259\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}