{"id":141581,"date":"2020-09-09T13:09:05","date_gmt":"2020-09-09T11:09:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=141581"},"modified":"2020-09-09T13:09:05","modified_gmt":"2020-09-09T11:09:05","slug":"detaje-te-tmerrshme-shkelzen-dhe-faik-buci-duket-se-nuk-eshte-krimi-i-vetem-qe-babe-e-bir-kane-kryerprokuroria-ka-duruar-derisa-ka-mberritur-ne-dore-edhe-prova-konkrete-e-eshtrave-te-eglantines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/detaje-te-tmerrshme-shkelzen-dhe-faik-buci-duket-se-nuk-eshte-krimi-i-vetem-qe-babe-e-bir-kane-kryerprokuroria-ka-duruar-derisa-ka-mberritur-ne-dore-edhe-prova-konkrete-e-eshtrave-te-eglantines\/","title":{"rendered":"Detaje t\u00eb tmerrshme!\/Shk\u00eblzen dhe Faik Buci, duket se nuk \u00ebsht\u00eb krimi i vet\u00ebm q\u00eb bab\u00eb e bir kan\u00eb kryer,prokuroria ka duruar derisa ka mb\u00ebrritur n\u00eb dor\u00eb edhe prova konkrete e eshtrave t\u00eb Eglantin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Detaje t\u00eb reja zbadhen n\u00eb lidhje me ekzekutimin e Eglantina Bucit nga njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Jo vet\u00ebm ajo vrasje, por edhe ngjarje t\u00eb tjera, n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb bab\u00eb e bir. Vrasja e Eglantina Bucit nga i v\u00ebllai dhe i ati i saj, Shk\u00eblzen dhe Faik Buci, duket se nuk \u00ebsht\u00eb krimi i vet\u00ebm q\u00eb bab\u00eb e bir kan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale, Faik Buci, rezulton i d\u00ebnuar lidhur me tentativ\u00ebn e vrasjes s\u00eb aktorit Mishel Prela, e ndodhur tre vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytet, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb gjimnazit \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Tiran\u00ebs, t\u00eb cilin gazetari i Fax Ne\u00ebs Sokol Dema e ka sigururar t\u00eb plot\u00eb, rezulton se Faik Buci \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 1 vit burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cveprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, por me gjykimin e shkurtuar, d\u00ebnimi iu ul n\u00eb tet\u00eb muaj heqje lirie.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, Faik Buci, kishte \u00e7montuar pistolet\u00ebn e p\u00ebrdorur n\u00eb atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, dhe e kishte vendosur mbi tavolin\u00eb. Fillimisht, ai i deklaroi Policis\u00eb se arm\u00ebn e kishte gjetur n\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, por m\u00eb pas rezultoi se arm\u00ebn e kishte marr\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn ku mbanin veglat e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj dosje, u d\u00ebnua si autori kryesor i ngjarjes, i biri i tij, Shk\u00eblzen Buci. Vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasje me paramendim, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d, Shk\u00eblzen Buci u d\u00ebnua me 15 vite burg. Me pes\u00eb vite t\u00eb tjera u d\u00ebnua p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d dhe n\u00eb bashkimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb dy veprave penale u d\u00ebnua me 18 vite burg, t\u00eb cilat me uljen e 1\/3 t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar, kaloi n\u00eb d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar me 12 vite burg.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kryer atentatin ndaj Mishel Prel\u00ebs, Shk\u00eblzen Buci, bashk\u00ebpunoi me nj\u00eb tjet\u00ebr person, i cili tashm\u00eb ka marr\u00eb statusin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb pasi ndihmoi Policin\u00eb dhe Prokurorin\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vrasjes s\u00eb Eglantina Bucit n\u00eb vitin 2012. P\u00ebr shkak t\u00eb statusit si bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb, Fax Ne\u00ebs ka vendosur t\u00eb mos zbuloj identitetin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale at\u00eb t\u00eb tentativ\u00ebs s\u00eb vrasjes, q\u00eb Shk\u00eblzen Buci u d\u00ebnua me 15 vite burg, bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij u d\u00ebnua me 4 vite, e th\u00ebn\u00eb ndryshe, 11 vite m\u00eb pak. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj vepre penale d\u00ebshmitari u shpall fajtor edhe p\u00ebr \u201cprodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebto vepra penale, ai u d\u00ebnua me 4 vite burg dhe me gjykimin e shkurtuar d\u00ebnimi i shkoi n\u00eb 2 vite e tet\u00eb muaj burg. Qart\u00ebsisht, vendimi i gjykat\u00ebs ka qen\u00eb relativisht i but\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr shkak se ai ka pranuar t\u00eb bashk\u00ebpunoj me drejt\u00ebsin\u00eb, duke ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vrasjes s\u00eb 23-vje\u00e7ares Eglantina Buci.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr tentativ\u00ebn e vrasjes s\u00eb aktorit Mishel Prela thuhet nd\u00ebrkoh\u00eb se Faik Buci kishte rrezikshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebt shoq\u00ebrore edhe p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb kishte kryer, mosh\u00ebs s\u00eb thyer apo t\u00eb rezultuarit i pa d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye gjykata e d\u00ebnoi me m\u00eb pak burg nga sa kishte k\u00ebrkuar prokuroria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, referuar t\u00eb dh\u00ebnave, vendimi p\u00ebr tentativ\u00ebn p\u00ebr vrasje t\u00eb Mishel Prel\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpallur nga gjykata n\u00eb dat\u00ebn 18 shtator 2018, periudh\u00eb kur Prokuroria dhe Policia kan\u00eb patur informacion t\u00eb detajuar nga d\u00ebshmitari q\u00eb ka zb\u00ebrthyer vrasjen e Eglantina Bucit. Burime t\u00eb Fax Ne\u00ebs kan\u00eb konfirmuar se d\u00ebshmitari ka rr\u00ebfyer ngjarjen rreth 5 apo 6 muaj pas arrestimit apo pas tentativ\u00ebs p\u00ebr vrasje t\u00eb aktorit.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb kalkulim matematikor rezulton se akuza ka patur n\u00eb dor\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018, pra rreth shtat\u00eb muaj para shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr dosjen \u201cMishel Prela\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pavar\u00ebsisht d\u00ebshmis\u00eb p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes s\u00eb vrasjes s\u00eb Eglantin\u00ebs, prokuroria ka qen\u00eb e duruar derisa ka mb\u00ebrritur n\u00eb dor\u00eb edhe prova konkrete, n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb analiza e ADN-s\u00eb e marr\u00eb nga eshtrat e gjetura n\u00eb Malin me Gropa.<\/p>\n<p>Analiza e par\u00eb e kryer n\u00eb nj\u00eb laborator n\u00eb Tiran\u00eb ka faktuar se eshtrat i p\u00ebrkisnin pik\u00ebrisht Eglantin\u00ebs, por duhej kryer nj\u00eb tjet\u00ebr test, k\u00ebsaj radhe jasht\u00eb shtetit. Analiza n\u00eb shtetin gjerman ka vonuar me muaj me radh\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. N\u00eb fund materialet e analizave jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb, nga ku kan\u00eb dal\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat, eshtrat i p\u00ebrkisnin 23-vje\u00e7ares Eglantina Buci.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e prokuroris\u00eb ishin dy detaje t\u00eb forta, d\u00ebshmia e nj\u00eb d\u00ebshmitari q\u00eb u b\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb dhe analizat e ADN-s\u00eb q\u00eb pohonin \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb tij. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment prokuroria ka arritur t\u00eb veproj dhe t\u00eb kryej arrestimin e Faik Bucit, t\u00eb cilin e ruanin hap pas hapi q\u00eb prej p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebnimit tet\u00eb mujor p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cveprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d n\u00eb ngjarjen \u201cMishel Prela\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Detaje t\u00eb reja zbadhen n\u00eb lidhje me ekzekutimin e Eglantina Bucit nga njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Jo vet\u00ebm ajo vrasje, por edhe ngjarje t\u00eb tjera, n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb bab\u00eb e bir. Vrasja e Eglantina Bucit nga i v\u00ebllai dhe i ati i saj, Shk\u00eblzen dhe Faik Buci, duket se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":140180,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-141581","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141581","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141581"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141581\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}