{"id":141925,"date":"2020-09-10T09:51:29","date_gmt":"2020-09-10T07:51:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=141925"},"modified":"2020-09-10T09:51:29","modified_gmt":"2020-09-10T07:51:29","slug":"vetting-djeg-gjyqtarin-artur-gaxha-nuk-justifikon-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vetting-djeg-gjyqtarin-artur-gaxha-nuk-justifikon-pasurine\/","title":{"rendered":"Vetting djeg gjyqtarin Artur Gaxha\/ Nuk justifikon Pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"article-introtext\">\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn e KPK<\/p>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra nga KPK.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>Ai u p\u00ebrball me nj\u00eb seri problemesh t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Artur Gaxha e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995. Ai ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 u em\u00ebrua gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb. Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasurive nuk kishte konstatuar probleme n\u00eb pasurin\u00eb e Gaxh\u00ebs, por KPK e p\u00ebrmbysi at\u00eb n\u00eb seanc\u00eb. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tij si dhe mosdeklarim t\u00eb pasurive dhe huave.<\/p>\n<p>Gaxha i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe e konsideroi hetimin t\u00eb paragjykuar. Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e vettingut u p\u00ebrb\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai e cil\u00ebsoi raportin e KPK me gabime t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb prova. \u201cE konsideroj si paaft\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mos e vler\u00ebsuar dashakeq\u00ebsi. Nj\u00eb guxim t\u00eb tepruar p\u00ebr tejkalimin e ligjit nga Komisioni\u201d, deklaroi gjyqtari Artur Gaxha.<\/p>\n<p>Problemet me pasurin\u00eb<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb Gaxh\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe180 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr shum\u00ebn 200 mij\u00eb euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 120 mij\u00eb euro, 41 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem, 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti dhe kursime familjare.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2010, Gaxha ka deklaruar se ka paguar k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro, por pa pasqyruar burimin e k\u00ebsaj vlere. Detyrimin e mbetur ndaj kompanis\u00eb ai e ka shlyer n\u00eb vitin 2015. Komisioni ka identifikuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ku ishte ndryshuar plani i pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Gaxha tha se n\u00eb kontrat\u00ebn finale nuk p\u00ebrcaktohej se kur dhe si do t\u00eb shlyhej vlera 140 mij\u00eb euro. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebstin e fundit e ka shlyer n\u00eb vitin 2015, kur ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim apartamentin.<\/p>\n<p>Kryesuesja Firdes Shuli e pyeti Gaxh\u00ebn se p\u00ebrse nuk ishte kryer revokimi i nj\u00eb prej kontratave, n\u00eb kushtet kur ekzistonin dy t\u00eb tilla me t\u00eb nj\u00ebtat ekstremitete, por t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme. Gjyqtari Gaxha shpjegoi se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti kur ishte njohur me raportin e Komisionit dhe se pal\u00ebt nuk kishin patur ndonj\u00eb pretendim. Ai i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb reflektonte mbi provat e dor\u00ebzuara dhe ndryshim t\u00eb analiz\u00ebs financiare, shkruan BIRN.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar burimet e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit 200 mij\u00eb euro. Shuma 41 mij\u00eb euro e deklaruar si e prejardhur nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb pasi kjo vler\u00eb ishte p\u00ebrfituar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2010, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesa 60 mij\u00eb euro ishte kryer nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb muajin tetor.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar gjithashtu munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Golem n\u00eb vitin 2006, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin.<\/p>\n<p>Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe vlera 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb automjeti \u201cSuzuki\u201d n\u00eb vitin 2010. Nga hetimi ka rezultuar se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, Gaxha e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 2700 euro dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas kishte paguar dogan\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn rreth 226 mij\u00eb lek\u00ebve. P\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga vlera e blerjes, Komisioni ngre dyshime p\u00ebr \u00e7mimin real t\u00eb shitjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit, kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gaxha e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb KPK duke u bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tregut. \u201cV\u00ebrtet nuk kemi paguar tatim- fitimin, por k\u00ebshtu ka funksionuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Formalizimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2011,\u201d pohoi Gaxha. Tjet\u00ebr vler\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit ka qen\u00eb edhe shuma 9 mij\u00eb USD e deklaruar si kursime n\u00eb gjendje cash n\u00eb vitin 2003, me burim t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga puna n\u00eb emigrim. Sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion burimi i k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko tha se nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Artur Gaxha ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb euro si burim i t\u00eb cilit ka rezultuar nj\u00eb kredi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb ka rezultuar pa probleme. Sipas Komisionit, kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se k\u00ebsti i tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2011, kur apartamenti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn e 7.7 milion\u00eb lek\u00ebve dhe Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka patur mund\u00ebsi t\u00eb paguaj\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shlyerjen totale t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Gaxha ka deklaruar pasurit\u00eb apartament+dyqan+garazh t\u00eb blera n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 134 mij\u00eb USD, por nuk ka pasqyruar burimin. Sipas Komisionit, n\u00eb kontrat\u00eb nuk specifikohet \u00e7mimi p\u00ebr secil\u00ebn pasuri. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gaxha ka deklaruar si burim krjimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lotaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe hua n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se kjo hua nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2005, por vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vlera 60 mij\u00eb USD e deklaruar si e marr\u00eb hua nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti Gaxh\u00ebn p\u00ebr mosdeklarimin e huas\u00eb q\u00eb m\u00eb pas e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI. Gjithashtu, ajo e pyeti se p\u00ebrse e shleu pas 10 vitesh. Gaxha shpjegoi se e kishte marr\u00eb pasi kishte patur mund\u00ebsi ta shlyente p\u00ebr shkak se kishte fituar nj\u00eb llotari n\u00eb SHBA n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko vijoi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gaxha ka pasqyruar p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 84 mij\u00eb si fitues i nj\u00eb llotarie n\u00eb vitin 2006. Ajo shtoi se konfirmohet vlera e p\u00ebrfituar, por nuk shpjegoi m\u00eb gjat\u00eb lidhur me llotarin\u00eb e p\u00ebrfituar n\u00eb USA nga Artur Gaxha \u2013 duke i cil\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat si sensitive. Gaxha deklaroi se e kishte fituar llotarin\u00eb se bashku me motr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka deklaruar blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz t\u00eb patarguar n\u00eb vitin 2004 n\u00eb shum\u00ebn 9500 euro. Gjithashtu, u identifikua mosdeklarimi i vler\u00ebs reale p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz me vler\u00eb 55 mij\u00eb USD, q\u00eb Gaxha e zot\u00ebron n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me motr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb e 500 euro, Gaxha ka deklaruar si burim krijimi lotarin\u00eb e fituar nga SHBA. Sipas Komisionit, pagesa \u00ebsht\u00eb kryer fillimisht nga Gaxha, por ai nuk ka deklaruar huat\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmes dhe kthimin e k\u00ebtyre vlerave gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2013 kur mjeti ka qen\u00eb ende i pazhdoganuar. Qirko tha se mjeti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb dogan\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zhdoganuar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimi ka rezultuar se zhdoganimi \u00ebsht\u00eb kryer tre vjet pas blerjes.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn e KPK Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra nga KPK. Ai u p\u00ebrball me nj\u00eb seri problemesh t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb premten. Artur Gaxha e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":141926,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-141925","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141925\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}