{"id":142381,"date":"2020-09-11T11:38:43","date_gmt":"2020-09-11T09:38:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142381"},"modified":"2020-09-11T11:38:43","modified_gmt":"2020-09-11T09:38:43","slug":"skandal-jepet-me-koncesion-parku-i-butrintit-per-10-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skandal-jepet-me-koncesion-parku-i-butrintit-per-10-vite\/","title":{"rendered":"SKANDAL\/ Jepet me koncesion Parku i Butrintit p\u00ebr 10 vite"},"content":{"rendered":"<div id=\"article-container\"><span id=\"image-caption\">Parku i Butrintit<\/span>&nbsp;<\/p>\n<p id=\"image-credits\">Qendra m\u00eb e njohur arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri, qyteti antik i Butrintit, pritet t\u00eb menaxhohet p\u00ebr dhjet\u00eb vitet e ardhshme nga nj\u00eb agjenci e re. N\u00eb ligjin e miratuar s\u00eb fundmi, ajo njihet si \u201cFondacion\u201d, por p\u00ebr t\u00eb nuk ka shum\u00eb holl\u00ebsi, me p\u00ebrjashtim t\u00eb faktit, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partneritet mes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe nj\u00eb partneri strategjik.<\/p>\n<div id=\"article-content\">\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cPlanit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Integruar p\u00ebr Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit\u201d, nj\u00eb dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze \u201cPrince and Pearce\u201d, kontraktuar dhe mb\u00ebshtetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim (AADF).<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb menaxhimin e qytetit antik t\u00eb Butrintit do t\u00eb p\u00ebrfshihej drejt\u00ebp\u00ebrdrejt edhe nj\u00eb subjekt jo-publik.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Ministria e Kultur\u00ebs tha se \u201cFondacioni\u201d i ri do t\u00eb krijohet p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb partner strategjik, p\u00ebr t\u00eb cilin ajo nuk dha shum\u00eb holl\u00ebsi, por shtoi se \u201corganizimi dhe funksionimi i \u201cFondacionit\u201d do t\u2019i n\u00ebnshtrohen legjislacionit p\u00ebr organizatat jofitimprur\u00ebse\u201d. Marr\u00ebveshja mes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe fondacionit t\u00eb ri duhet t\u00eb miratohet n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/854150FF-B42D-4CDF-A9E0-244A7D3F5ED2_w650_r1_s.jpg\" data-fancybox=\"image-popup\" data-caption=\"854150FF-B42D-4CDF-A9E0-244A7D3F5ED2_w650_r1_s.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/854150FF-B42D-4CDF-A9E0-244A7D3F5ED2_w650_r1_s.jpg\" alt=\"854150FF-B42D-4CDF-A9E0-244A7D3F5ED2_w650_r1_s.jpg\" \/><\/a><\/p>\n<p>Fondacioni Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ka rreth 10 vjet e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte p\u00ebr Butrintin, dhe s\u00eb fundmi financuese e studimit, e pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb jet\u00eb partneri strategjik, ndon\u00ebse nuk u p\u00ebrgjigj drejtp\u00ebrdrejt, la t\u00eb kuptohet se \u00ebsht\u00eb e interesuar. \u201cDuke konsideruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Butrintit si nj\u00eb Sit i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore dhe faktin se administrimi indirekt i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi n\u00eb kontekstin shqiptar, nuk do t\u00eb ishte e kujdesshme q\u00eb qeveria t\u00eb mos p\u00ebrfshinte nj\u00eb donator t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb ri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, AADF ka angazhuar deri tani mbi 7 milion USD p\u00ebr projektin e Butrintit\u201d, shprehet AADF.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ajo shpjegon se: \u201cfondet e dedikuara dhe t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb krijuara do p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb kulturore dhe Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit. Themeluesve nuk u lejohet asnj\u00eb p\u00ebrfitim financiar dhe material nga t\u00eb ardhurat dhe fitimet e fondacionit, apo kthim t\u00eb investimit t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Studiues dhe emra t\u00eb njohur t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb menaxhimi t\u00eb Butrintit p\u00ebrmes fondacioneve jo-shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas studiuesit Agron Alibali, n\u00eb menaxhimin e Butrintit, si pasuri e UNESCO-s, me form\u00ebn e re Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Parisit, e cila p\u00ebrcakton rolin e padiskutuesh\u00ebm par\u00ebsor t\u00eb shteteve an\u00ebtare, t\u00eb njohura si \u201cshtete pal\u00eb\u201d, n\u00eb administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore n\u00eb territoret e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas arkeologut t\u00eb njohur Neritan Ceka, Plani i Menaxhimit nuk kishte n\u00eb ekipin e tij asnj\u00eb arkeolog shqiptar.<\/p>\n<p>E pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto kritika, Ministria e Kultur\u00ebs thot\u00eb se Plani i ri i Menaxhimit ka qen\u00eb objekt i nj\u00eb konsultimi t\u00eb gjat\u00eb me Qendr\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore (UNESCO) dhe trupat k\u00ebshillimore ICOMOS dhe ICCROM.<\/p>\n<p>Plani, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb me Ligjin p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb, Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura dhe rekomandimet e Vendimeve t\u00eb Komitetit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore dhe organeve k\u00ebshillimore t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore\/UNESCO\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e ngritur nga kritik\u00ebt \u00ebsht\u00eb mos-shfryt\u00ebzimi i nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb realizon Butrinti aktualisht (n\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb e rreth 1 milion\u00eb dollar\u00ebve n\u00eb vit) nga t\u00eb cilat Parku nuk harxhon as 30% t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt thon\u00eb se me k\u00ebto tregues financiar\u00eb, Butrinti nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb partneritet me subjekte private.<\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs pohon se \u201cedhe pse sistemi aktual i menaxhimit ka siguruar i sforcuar mbrojtjen e vlerave kulturore t\u00eb Parkut, ai nuk \u00ebsht\u00eb fleksib\u00ebl, nuk ka arritur pritshm\u00ebrit\u00eb e tij dhe nuk garanton n\u00eb perspektiv\u00eb mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe natyrore\u201d. Ministria e Kultur\u00ebs \u201ci lidh nevojat p\u00ebr ndryshim n\u00eb Butrint nga nevojat p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb burime t\u00eb reja financimi, t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb dhe qasje t\u00eb reja menaxhimi p\u00ebr Parkun Komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Plani i ri i menaxhimit i sapomiratuar ndan qytetin antik<\/strong><\/p>\n<p>Plani i Menaxhimit p\u00ebr Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, parashikon krijimin e nj\u00eb \u201cFondacioni\u201d t\u00eb ri, q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb vet\u00ebm qytetin antik t\u00eb Butrintit, duke e ndar\u00eb at\u00eb nga sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme aktuale e Parkut Komb\u00ebtar prej 9424 hektar\u00ebsh.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/3969CB63-AEB3-4B1E-A656-3F59AB0EDB7C_cx3_cy34_cw97_w650_r1_s.jpg\" data-fancybox=\"image-popup\" data-caption=\"3969CB63-AEB3-4B1E-A656-3F59AB0EDB7C_cx3_cy34_cw97_w650_r1_s.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/3969CB63-AEB3-4B1E-A656-3F59AB0EDB7C_cx3_cy34_cw97_w650_r1_s.jpg\" alt=\"3969CB63-AEB3-4B1E-A656-3F59AB0EDB7C_cx3_cy34_cw97_w650_r1_s.jpg\" \/><\/a><\/p>\n<p>Qyteti Antik ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 614 hektar\u00ebsh dhe njihet si zona A-3. Aktualisht i gjith\u00eb Parku Komb\u00ebtar menaxhohet nga agjencit\u00eb shtet\u00ebrore dhe ai p\u00ebrfshin si qytetin antik ashtu edhe pjes\u00ebn natyrore p\u00ebrreth qytetit.Zona A-3 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrfaqes prej 2500 ha q\u00eb mbrohet nga UNESCO.<\/p>\n<p>Autoritet shqiptare thon\u00eb se do t\u00eb d\u00ebshironin ta shtrinin menaxhimin n\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen prej 9424 ha, por sipas ligjeve n\u00eb fuqi, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. N\u00eb dokumentin e miratuar thuhet se\u201csipas rregullimeve aktuale nuk mund t\u00eb krijohet nj\u00eb fondacion i posac\u00ebm p\u00ebr mbar\u00eb Parkun Komb\u00ebtar edhe n\u00ebse kjo do ishte e d\u00ebshirueshme&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Plani i Menaxhimit t\u00eb Butrintit nj\u00eb sfid\u00eb prej vitesh p\u00ebr autoritetet shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>UNESCO n\u00eb vitin 2012, pas nj\u00eb misioni monitorues n\u00eb Butrint, u kishte k\u00ebrkuar autoriteteve shqiptare si \u201cshteti pal\u00eb\u201d hartimin e nj\u00eb plani t\u00eb kombinuar menaxhimi, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte si qytetin antik t\u00eb Butrintit edhe pjes\u00ebn e mbrojtur natyrore p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs ngriti at\u00ebher\u00eb nj\u00eb grup nd\u00ebr-institucional p\u00ebr hartimin e planit n\u00ebn drejtimin e Parkut t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>Ky proces u mb\u00ebshtet financiarisht po nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim.<\/p>\n<p>Studimi p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2013 dhe nuk parashikonte menaxhimin e Butrintit p\u00ebrmes nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb, por p\u00ebrmes forcimit t\u00eb kapaciteteve dhe bashk\u00ebrendimit nga institucionet shqiptare. Studimi gjithsesi mbeti n\u00eb form\u00eb projekti dhe nuk u miratua ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i menaxhimit t\u00eb Butrintit u rihap p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018 kur u n\u00ebnshkrua nj\u00eb tjet\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim midis Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim me nj\u00eb financim prej 250 mij\u00eb dollar\u00ebsh prej k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja pasoi miratimin e Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb, ku parashikohej edhe administrimi indirekt i pasurive kulturore shqiptare n\u00eb pron\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se p\u00ebrse ishte hequr dor\u00eb nga dokumenti i vitit 2013, Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit tha se \u201cp\u00ebrvoja gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Butrint i njohu me shum\u00eb problematika n\u00eb operim, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shtronin nevoj\u00ebn e rishikimit t\u00eb korniz\u00ebs ligjore n\u00eb sistemin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe k\u00ebrkimin e modeleve t\u00eb reja n\u00eb menaxhimin e siteve\u201d.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, thot\u00eb AADF \u201cu gjykua q\u00eb plani i menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb Butrintit do ishte m\u00eb efektiv n\u00ebse do t\u00eb hartohej pas reform\u00ebs ligjore t\u00eb cil\u00ebn Ministria e Kultur\u00ebs e kishte nisur dhe q\u00eb e finalizoi n\u00eb Maj 2018 me miratimin e Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/6F74F022-2EF6-4873-871B-0297BCE33CA6_cx3_cy0_cw87_w1023_r1_s.jpg\" data-fancybox=\"image-popup\" data-caption=\"6F74F022-2EF6-4873-871B-0297BCE33CA6_cx3_cy0_cw87_w1023_r1_s.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cms.newsbomb.al\/media\/images\/2020\/09\/11\/6F74F022-2EF6-4873-871B-0297BCE33CA6_cx3_cy0_cw87_w1023_r1_s.jpg\" alt=\"6F74F022-2EF6-4873-871B-0297BCE33CA6_cx3_cy0_cw87_w1023_r1_s.jpg\" \/><\/a><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div id=\"banner-article-end\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parku i Butrintit&nbsp; Qendra m\u00eb e njohur arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri, qyteti antik i Butrintit, pritet t\u00eb menaxhohet p\u00ebr dhjet\u00eb vitet e ardhshme nga nj\u00eb agjenci e re. N\u00eb ligjin e miratuar s\u00eb fundmi, ajo njihet si \u201cFondacion\u201d, por p\u00ebr t\u00eb nuk ka shum\u00eb holl\u00ebsi, me p\u00ebrjashtim t\u00eb faktit, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partneritet mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":142382,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142381","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142381"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142381\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142382"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}