{"id":142491,"date":"2020-09-11T15:13:28","date_gmt":"2020-09-11T13:13:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142491"},"modified":"2020-09-11T15:13:28","modified_gmt":"2020-09-11T13:13:28","slug":"kercenimet-qe-babe-e-bir-i-ben-deshmitarit-eglantina-e-kishte-pak-dhe-ta-varje-ne-mes-te-sheshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kercenimet-qe-babe-e-bir-i-ben-deshmitarit-eglantina-e-kishte-pak-dhe-ta-varje-ne-mes-te-sheshit\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb bab\u00eb e bir i b\u00ebn d\u00ebshmitarit: Eglantina e kishte pak dhe ta varje n\u00eb mes t\u00eb sheshit"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga Shk\u00eblzeni, d\u00ebshmitari nuk e ka p\u00ebrjetuar aspak mir\u00eb krimin e ndodhur n\u00eb sy t\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb shfaqur i shqet\u00ebsuar, kan\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe p\u00ebr t\u00eb mbledhur veten, por e ka pasur t\u00eb pamundur. Por sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb Shk\u00eblzei dhe Faikut i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos tregonte asgj\u00eb p\u00ebrndryshe do e p\u00ebsonte te familja e tij. P\u00ebr Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe q\u00eb t\u00eb varej me litar n\u00eb mes t\u00eb sheshit &#8220;Sk\u00ebnd\u00ebrbej&#8221;.<\/p>\n<p><em>&#8220;Pas disa minutash Shk\u00eblzeni ka vajtur s\u00ebrish te mjeti pa qesen, t\u00eb cil\u00ebn ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb drejtim t\u00eb mjetit dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb drejtimin p\u00ebr n\u00eb kthim. Te nj\u00eb lokal p\u00ebrball\u00eb repartit ushtarak t\u00eb Qaf\u00eb Moll\u00ebs, lokal i cili njihet me emrin \u201cLokali i Liries\u201d, Shk\u00eblzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyr\u00eb brenda p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb cigare, nd\u00ebrsa ai d\u00ebshmitari ka zbritur dhe ka shp\u00eblar\u00eb syt\u00eb pasi nuk ndihej mir\u00eb. Pasi Shk\u00eblzeni ka bler\u00eb cigaret, kan\u00eb hipur n\u00eb mjet, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ai d\u00ebshmitari ka hipur n\u00eb sediljen e par\u00eb t\u00eb pasagjerit. Kan\u00eb vazhduar rrug\u00ebn dhe kan\u00eb ndaluar n\u00eb nj\u00eb lavazh n\u00eb Porcelan, ku Shk\u00eblzeni futi makin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb dhe kan\u00eb pir\u00eb kafe ngjitur me lavazhin. Gjat\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb kthim ai d\u00ebshmitari nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj bisede me Shk\u00eblzenin, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb ka pasur edhe p\u00ebr veten e tij&#8221;, thuhet n\u00eb dosje.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasi kan\u00eb lar\u00eb automjetin dhe kan\u00eb pir\u00eb kafe, Shk\u00eblzeni \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makin\u00ebn anash me dyqanin e tij dhe ka takuar baban\u00eb e tij, Faikun. Ka biseduar me baban\u00eb dhe m\u00eb pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka k\u00ebrkuar t\u00eb zbres\u00eb dhe t\u00eb zbres\u00eb dhe t\u00eb shkonte te dyqani i tyre t\u00eb pinte kafe. Ka shkuar brenda n\u00eb dyqanin e fruta-perimeve dhe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tre, Faiku dhe Shk\u00eblzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali p\u00ebrball\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur kan\u00eb qen\u00eb duke pir\u00eb kafe, Shk\u00eblzeni i ka th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt fjal\u00ebt: \u201cK\u00ebt\u00eb q\u00eb pe sot fshije nga kujtesa, kur iku nj\u00eb mos t\u00eb b\u00ebhen dy, se ke familje\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka nd\u00ebrhyr\u00eb babai i tij Faiku, i cili i \u00ebsht\u00eb drejtuar d\u00ebshmitarit me fjal\u00ebt: \u201cSe b\u00ebn vaki dhe t\u00eb merr koka er\u00eb se ke \u00e7unin p\u00ebr t\u00eb rritur\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb ata kan\u00eb q\u00ebndruar s\u00eb bashku rreth 30 minuta n\u00eb dyqanin e tyre, Shk\u00eblzeni me Faikun kan\u00eb vazhduar duke i b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb dhe familjen, deri sa ai n\u00eb nj\u00eb moment u ka th\u00ebn\u00eb: \u201cRrini t\u00eb qet\u00eb se nga un\u00eb nuk del asnj\u00eb lloj fjale\u201d, pasi Faiku disa her\u00eb e ka p\u00ebrs\u00ebritur shprehjen: \u201cAjo si\u00e7 e kishte kok\u00ebn ashtu e p\u00ebsoi, se jo k\u00ebt\u00eb q\u00eb e kishte hak, por edhe ta varje te \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb mes t\u00eb sheshit e kishte pak\u201d. N\u00eb momentin q\u00eb d\u00ebshmitari \u00ebsht\u00eb \u00e7uar dhe ka dal\u00eb nga dyqani, Faiku i i \u00ebsht\u00eb drejtuar me fjal\u00ebt: \u201cV\u00ebri gishtin kok\u00ebs\u201d. M\u00eb pas ai \u00ebsht\u00eb \u00e7uar nga dyqani i tyre, ka marr\u00eb makin\u00ebn e tij dhe \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Laknasit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bashk\u00ebshorten e tij, ku gjat\u00eb rrug\u00ebs rreth 50 metra sa ka kaluar shkoll\u00ebn e Domjes, duke qen\u00eb i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal\u00eb nga rruga. M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb automjet e ka shitur pas disa muajsh n\u00eb nj\u00eb servis n\u00eb Laknas. Po k\u00ebshtu ai \u00ebsht\u00eb takuar thuajse \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs me Shk\u00eblzenin dhe sa her\u00eb ai (Shk\u00eblzeni) e shikonte t\u00eb tronditur, i thoshte: \u201cMblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb dosje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga Shk\u00eblzeni, d\u00ebshmitari nuk e ka p\u00ebrjetuar aspak mir\u00eb krimin e ndodhur n\u00eb sy t\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb shfaqur i shqet\u00ebsuar, kan\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe p\u00ebr t\u00eb mbledhur veten, por e ka pasur t\u00eb pamundur. Por sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb Shk\u00eblzei dhe Faikut i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142491","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142491\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}