{"id":142939,"date":"2020-09-12T17:14:49","date_gmt":"2020-09-12T15:14:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142939"},"modified":"2020-09-12T17:14:49","modified_gmt":"2020-09-12T15:14:49","slug":"moren-peng-taksistin-dhe-e-detyruan-te-pinte-kokaine-e-birra-thanas-beko-merret-i-pandehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/moren-peng-taksistin-dhe-e-detyruan-te-pinte-kokaine-e-birra-thanas-beko-merret-i-pandehur\/","title":{"rendered":"Mor\u00ebn peng taksistin dhe e detyruan t\u00eb pinte kokain\u00eb e birra, Thanas Beko merret i pandehur"},"content":{"rendered":"<p>Marrja peng e nj\u00eb taksisti n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe m\u00eb pas detyrimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs fizike, p\u00ebr t\u00eb konsumuar kokain\u00eb e\u00a0 birra, ka \u00e7uar n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve 5 persona. Ngjarja \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb shtator 2019, por pas nj\u00eb viti, prokuroria ka mbyllur hetimet duke akuzuar Thanas Bekon p\u00ebr \u201cHeqje t\u00eb paligjshme t\u00eb liris\u00eb\u201d, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb taksistit Andi Vyshka dhe \u201cLargim i t\u00eb burgosurit nga vendi i q\u00ebndrimit\u201d.<\/p>\n<p>Beko njihet n\u00eb qytetin e Elbasanit, si person me precedent\u00eb penal\u00eb, konsumator i l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko. Mes personave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur \u00ebsht\u00eb dhe Erist Selami alias Skilja shok i Thanas Bekos, i akuzuar p\u00ebr \u201cHeqje t\u00eb paligjshme t\u00eb liris\u00eb\u201d. Gjithashtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur dhe dy kamerier\u00ebt e lokalit, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, t\u00eb cil\u00ebn akuzohen p\u00ebr \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d,\u201cDeklarim i rrem\u00eb para oficerit\u201d dhe \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d. Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, prokuroria vuri n\u00ebn akuz\u00eb dhe vet\u00eb taksistin e marr\u00eb peng Andi Vyshka,i cili akuzohet p\u00ebr \u201cKall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb\u201d. Kjo pasi Andi Vyshka, devijoi nga denoncimi i par\u00eb duke favorizuar dy t\u00eb arrestuarit, Thanas Beko dhe Erist Selami alias Skilja, p\u00ebr sa i p\u00ebrket vjedhjes s\u00eb nj\u00eb shum\u00eb financiare prej 1900 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, teksa \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00ebn hetim nga prokuroria, Andi Vyshka, ka firmosur nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, q\u00eb i nxirrte nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale Thanas Bekon dhe Erist Skilja. Nisur nga kjo situat\u00eb, prokuroria ka ngritur akuz\u00ebn e \u201cKall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d, pasi Vyshka ka mbajtur dy q\u00ebndrime p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje. N\u00eb rr\u00ebfimin q\u00eb taksisti Andi Vyshka ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb polici,ka treguar se n\u00eb dat\u00ebn 5 shtator 2019, ai ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e policis\u00eb n\u00eb fshatin Katund i Ri, Elbasan, te Karburant \u201cKrasniqi\u201d, n\u00eb aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Sipas tij n\u00eb dat\u00ebn 4 shtator 2019 rreth or\u00ebs 19:00 nj\u00eb klient\u00eb q\u00eb quhet Majlinda Gjeli i k\u00ebrkon ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cKusarth\u201d ku ajo punonte. U nis me at\u00eb dhe n\u00eb rrug\u00ebn e Metalurgjis\u00eb, ajo i thot\u00eb q\u00eb q\u00ebndro t\u00eb t\u00eb qeras me nj\u00eb kafe te karburant \u201cKrasniqi\u201d. \u201c&#8230;u ul\u00ebm te bari t\u00eb dy.<\/p>\n<p>Dhe ajo porositi 2 birra&#8230;\u201d-tregon taksisti. Kall\u00ebzuesi nuk pranoi t\u00eb pinte birr\u00eb pasi nuk pi kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe porositi nj\u00eb kafe. Ai piu kafe kurse ajo pasi piu 2 birra porositi edhe birra t\u00eb tjera. Fatur\u00ebn e pagoi ajo dhe n\u00eb dijenin\u00eb e tij fatura shkoi rreth 2000 lek\u00eb t\u00eb rinj. Pasi piu birrat Majlinda u nis\u00ebn q\u00eb t\u00eb largoheshim t\u00eb dy me makin\u00eb. Kur u fut n\u00eb makin\u00eb konstatoi se i mungonte celulari pasi e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb karikim, dikush e kishte marr\u00eb pasi e kishte l\u00ebn\u00eb hapur makin\u00ebn. U kthye t\u00eb pyeste te lokali kurse Majlinda u nis n\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt pun\u00ebs s\u00eb saj,pasi ishte af\u00ebr nga aty. Te lokali ndodheshin Thanas Beko dhe Erist Skilja dhe 2 kamerier\u00ebt e lokalit karburant \u201cKrasniqi\u201d dhe pun\u00ebtori i karburantit. I drejtohet, pyet Thanasin se ku \u00ebsht\u00eb telefoni i tij, pasi ai \u00ebsht\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs aty. Ai i thot\u00eb q\u00eb e ka ai telefonin dhe ia jep telefonin dhe i thot\u00eb q\u00eb ke 30 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb paguar nga porosit\u00eb me klienten. Por Vyshka i thot\u00eb q\u00eb do ti paguaj n\u00ebse nuk i ka paguar klientja e tij, Majlinda. Th\u00ebrret kamerierin dhe nxjerr kulet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb paguar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Thanasi dhe Eristi i marrin me forc\u00eb kulet\u00ebn, e gjuajn\u00eb me grushte n\u00eb fytyr\u00eb, me shkelma, me sende t\u00eb forta q\u00eb kishin n\u00eb dor\u00eb, i grisin bluz\u00ebn dhe i grisin xhepat e pantallonave. I marrin p\u00ebrs\u00ebri telefonin dhe i than\u00eb t\u00eb dy \u201c&#8230;ti nuk do t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh m\u00eb nga k\u00ebtu dhe do t\u00eb pish me ne&#8230;\u201d-i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dy personat e m\u00eb sip\u00ebr. Beko dhe Skilja porosit\u00ebn birra p\u00ebr vete dhe i jepnin Andi Vyshk\u00ebs me zor t\u00eb pinte birra.<\/p>\n<p>E mbanin me zor, kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij dhe ndenj\u00ebn n\u00eb kat t\u00eb par\u00eb te lokali duke pir\u00eb birra me zor, rreth nj\u00eb or\u00eb, pastaj e hip\u00ebn n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb me forc\u00eb duke e shar\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb do ta vrisnin, do ta zhduknin po t\u00eb lajm\u00ebronte policin\u00eb dhe i mor\u00ebn dhe telefonin. N\u00eb katin e dyt\u00eb ai ka q\u00ebndruar deri n\u00eb or\u00ebn 02:30 t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, t\u00eb cil\u00ebt e mbajt\u00ebn peng p\u00ebr ta grabitur. Ata pin\u00eb drog\u00eb, kokain\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet hund\u00ebs si dhe i dhan\u00eb edhe Vyshk\u00ebs me zor, me dhun\u00eb, duke e gjuajtur me grusht t\u00eb dy n\u00eb fytyr\u00eb duke e k\u00ebrc\u00ebnuar, q\u00eb t\u00eb pinte drog\u00eb me zor. Ata ia fut\u00ebn me zor, me dhun\u00eb n\u00eb goj\u00eb dhe hund\u00eb drog\u00ebn si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhe vazhdimisht e gjuanin me grushte e shkelma. Ata ia gris\u00ebn bluz\u00ebn, i gris\u00ebn pantallonat, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shenja n\u00eb fytyr\u00eb, ka d\u00ebmtim n\u00eb brinj\u00eb dhe te k\u00ebmb\u00ebt si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluz\u00ebn dhe i veshi nj\u00eb bluz\u00eb tjet\u00ebr ngjyr\u00eb blu t\u00eb cil\u00ebn e ka t\u00eb veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur nj\u00eb bluz\u00eb me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra, ngjyr\u00eb si kafe e \u00e7el\u00ebt me shkronja p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ai sqaron se e kan\u00eb keqtrajtuar dhe dhunuar p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr ta grabitur pasi ai nuk ka pasur m\u00eb par\u00eb probleme me k\u00ebta persona. N\u00eb or\u00ebn 02:30 ata e liruan, i dhan\u00eb telefonin si dhe kulet\u00ebn bosh pa lek\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb \u201c&#8230;ik n\u00eb sht\u00ebpi dhe mos guxo t\u00eb lajm\u00ebrosh n\u00eb polici&#8230;\u201d. Ai sqaron se kishte me vete nj\u00eb shum\u00eb prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lek\u00eb t\u00eb rinj. Eurot ishin prerje 50 \u2013she nj\u00eb prerje 200 dhe nj\u00eb prerje 100. Me lek\u00ebt q\u00eb kishte me vete do t\u00eb paguante shkoll\u00ebn e vajz\u00ebs e cila studion n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. U krye k\u00ebqyrja fizike e kall\u00ebzuesit ku konstatohet pran\u00eb xhepit t\u00eb majt\u00eb t\u00eb xhinseve nj\u00eb shqyerje e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vertikale si dhe n\u00eb pjes\u00ebn e fytyr\u00ebs, posht\u00eb syrit t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb fryrje, hematom\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marrja peng e nj\u00eb taksisti n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe m\u00eb pas detyrimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs fizike, p\u00ebr t\u00eb konsumuar kokain\u00eb e\u00a0 birra, ka \u00e7uar n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve 5 persona. Ngjarja \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb shtator 2019, por pas nj\u00eb viti, prokuroria ka mbyllur hetimet duke akuzuar Thanas Bekon p\u00ebr \u201cHeqje t\u00eb paligjshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142939","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}