{"id":144059,"date":"2020-09-16T14:43:24","date_gmt":"2020-09-16T12:43:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=144059"},"modified":"2020-09-16T14:43:51","modified_gmt":"2020-09-16T12:43:51","slug":"etanjahu-eshte-optimist-se-kosova-dhe-izraeli-do-te-arrijne-shume-duke-punuar-se-bashku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/etanjahu-eshte-optimist-se-kosova-dhe-izraeli-do-te-arrijne-shume-duke-punuar-se-bashku\/","title":{"rendered":"Netanjahu eshte optimist se Kosova dhe Izraeli do t\u00eb arrijn\u00eb shum\u00eb duke punuar s\u00eb bashku\u201d."},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, ju drejtua me nj\u00eb let\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ku shprehet si\u00e7 thot\u00eb \u201coptimist se Kosova dhe Izraeli do t\u00eb arrijn\u00eb shum\u00eb duke punuar s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit tha se veprimet politike q\u00eb ndodh\u00ebn s\u00eb fundi mes Kosov\u00ebs dhe Izraelit jan\u00eb fillim i nj\u00eb epoke t\u00eb re. Letra q\u00eb Netanjahu e d\u00ebrgoi n\u00eb Prishtin\u00eb u publikua n\u00eb nj\u00eb manifestim me rastin e Vitit t\u00eb Ri hebraik, ku mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ata t\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb Vit t\u00eb Ri, e zgjas dor\u00ebn time t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosov\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fillim i nj\u00eb epoke t\u00eb re nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund t\u00eb arrijm\u00eb aq shum\u00eb duke punuar s\u00eb bashku dhe \u00ebsht\u00eb shpresa ime e sinqert\u00eb se do ta shohim k\u00ebt\u00eb t\u00eb realizohet\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb letr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Izraeli dhe Kosova s\u00eb shpejti edhe formalisht do t\u00eb vendosin marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike duke njohur reciprokisht njeri-tjetrin si shtete dhe ku Kosova do ta vendos\u00eb ambasad\u00ebn e saj n\u00eb Jeruzalem e n\u00eb Tel Aviv.<\/p>\n<p>Kjo u konfirmua nga dy kryeministrat Benjamin Netanjahu dhe Avdullah Hoti n\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt telefonike n\u00eb prani t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik Kosov\u00eb-Serbi. Presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i, e cil\u00ebsoi nj\u00eb lajm t\u00eb\u00a0 shum\u00ebpritur njohjen e Kosov\u00ebs nga shteti i izraelit ndon\u00ebse n\u00eb letr\u00ebn e Netanjahut askund nuk u p\u00ebrmend njohja.<\/p>\n<p>\u201cMiq\u00ebsia historike mes dy popujve tan\u00eb po forcohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe se po nd\u00ebrtohet nj\u00eb ur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e komunikimit nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb Kosova dhe Izraeli. Sh\u00ebnojm\u00eb k\u00ebt\u00eb manifestim madh\u00ebshtor me nj\u00eb moment historik p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. Do t\u00eb kemi linja ajrore m\u00eb funksionale, ka karakter t\u00eb siguris\u00eb, do t\u00eb jemi n\u00eb luftim t\u00eb terrorizmit. Njohja e Izraelit ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, do t\u00eb forcoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe rolin e saj si subjekt i fuqish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo njohje reciproke ndodhi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb\u201d, tha presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs\u00a0 Avdullah Hoti, komunitetin hebraik t\u00eb Kosov\u00ebs e cil\u00ebsoi hallk\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Izraelit.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vendosim s\u00eb shpejti marr\u00ebdh\u00ebniet tona diplomatike me shtetin mik t\u00eb Izraelit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj do t\u00eb thellojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona n\u00eb \u00e7do drejtim\u201d, tha Hoti.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik Kosov\u00eb-Serbi, ku n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb saj, shkruhej edhe njohja reciproke Izrael-Kosov\u00eb, Presidenti amerikan Donald Trump, vazhdon ta cil\u00ebsoj\u00eb historike, ndon\u00ebse kjo marr\u00ebveshje akoma nuk ka filluar t\u00eb jet\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Trump, e ka quajtur t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm guximin e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb 4 shtator n\u00eb \u00cbashington p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e arritur. N\u00eb faqen e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb citat i Trump, ku shprehet se \u201cHoti dhe Vu\u00e7iq e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt me veprimin e tyre, n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb dashur guxim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Hoti p\u00ebr t\u00eb nisur k\u00ebto bisedime dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb \u00cbashington p\u00ebr ta finalizuar k\u00ebt\u00eb angazhim. Duke vepruar k\u00ebshtu, ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e tyre, Ballkanin dhe bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dit\u00eb historike. Kosova dhe Serbia jan\u00eb pajtuar p\u00ebr normalizim ekonomik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti amerikan Donald Trump.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia pas Uashingtonit, po e vazhdojn\u00eb dialogun n\u00eb Bruksel ku n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, s\u00ebrish do t\u00eb takohen kryeministri i Kosov\u00ebs Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vuciq. N\u00eb takimin e fundit q\u00eb u mbajt n\u00eb Bruksel m\u00eb 07.09, menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga SHBA-ja, Hoti dhe Vu\u00e7iq than\u00eb se kan\u00eb hapur temat e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe ato t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve financiare dhe pron\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe m\u00eb shpesh po takohen grupet e ekspert\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, ku sipas koordinatorit shtet\u00ebrr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto bisedime Skender Hyseni, po p\u00ebrgatitet drafti i marr\u00ebveshjes finale p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb cil\u00ebn e k\u00ebrkon edhe Bashkimi Evropian.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, ju drejtua me nj\u00eb let\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ku shprehet si\u00e7 thot\u00eb \u201coptimist se Kosova dhe Izraeli do t\u00eb arrijn\u00eb shum\u00eb duke punuar s\u00eb bashku\u201d. Kryeministri izraelit tha se veprimet politike q\u00eb ndodh\u00ebn s\u00eb fundi mes Kosov\u00ebs dhe Izraelit jan\u00eb fillim i nj\u00eb epoke t\u00eb re. Letra q\u00eb Netanjahu e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":144061,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-144059","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144059\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144061"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}