{"id":145922,"date":"2020-09-25T07:47:04","date_gmt":"2020-09-25T05:47:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=145922"},"modified":"2020-09-25T07:47:04","modified_gmt":"2020-09-25T05:47:04","slug":"nje-grua-shkon-ne-spital-me-hematome-ne-koke-e-nxjerrin-me-covid-19-u-neshtrohet-analizave-del-negative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nje-grua-shkon-ne-spital-me-hematome-ne-koke-e-nxjerrin-me-covid-19-u-neshtrohet-analizave-del-negative\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb grua shkon n\u00eb spital me hematom\u00eb n\u00eb kok\u00eb\/ E nxjerrin me COVID-19\/ U n\u00ebshtrohet analizave, del negative"},"content":{"rendered":"<div class=\"entry-content entry clearfix\">\n<p>Nj\u00eb grua e moshuar shkon n\u00eb spital me hematom\u00eb n\u00eb kok\u00eb, por e nxjerrin me koronavirus.<br \/>\nKy rast \u00ebsht\u00eb denoncuar sot nga e bija e saj n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d. Nj\u00eb e moshuar nga Vlora, e cila pas nj\u00eb d\u00ebmtimi q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb kok\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me urgjenc\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mjekim t\u00eb specializuar pasi i rrezikohej jeta.<\/p>\n<p>Vajza e saj, Adelina G\u00ebrdhuqi, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb denoncimin, tregon se n\u00eb 27 gusht, e \u00ebma Veprore G\u00ebrdhuqi, 72 vje\u00e7, u rr\u00ebzua n\u00eb banes\u00eb dhe d\u00ebmtoi kok\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebna e saj u shtrua 5 dit\u00eb tek QSUT dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjis\u00eb e \u00e7uan tek S\u00ebmundjet Interne, ku pas kontrolleve dhe i thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e infektuar me COVID-19.<\/p>\n<p>V\u00ebt\u00eb Adelina G\u00ebrdhuqi ka shpjeguar rastin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe tregon me detaje t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb.<br \/>\nAdelina G\u00ebrdhuqi: P\u00ebrsh\u00ebndetje \u201cStopi\u201d! Quhem Adelina G\u00ebrdhuqi dhe dua t\u00eb nxjerr shqet\u00ebsimin e n\u00ebn\u00ebs sime, Veprore G\u00ebrdhuqi, 72 vjece! N\u00eb dat\u00ebn 27 gusht, n\u00ebna ime \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Vlor\u00eb, dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebtij rr\u00ebzimi, n\u00ebna ime d\u00ebmtoi kok\u00ebn. \u00cbsht\u00eb transferuar n\u00eb Spitalin e Vlor\u00ebs, ku i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb skaneri dhe e nxorr\u00ebn me nj\u00eb hematom\u00eb n\u00eb kok\u00eb. \u00cbsht\u00eb transferuar n\u00eb Spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ka ndjenjur 2 dit\u00eb tek \u201cNeuro-Kirurgjia\u201d. Nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb lloj mjekimi n\u00ebna ime tek plaga e kok\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetarja: Nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjekim p\u00ebr d\u00ebmtimin n\u00eb kok\u00eb?<br \/>\nAdelina G\u00ebrdhuqi: As edhe nj\u00eb lloj mjekimi.I \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mjekim i thjesht\u00eb me betadin\u00eb, as edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr! Nga \u201cNeuro-Kirurgjia\u201d kemi shkuar tek \u201cPavioni i Internit\u201d, \u201cSpitali i S\u00ebmundjeve t\u00eb Brendshme\u201d. N\u00ebna nga data 27 gusht deri n\u00eb dat\u00ebn 2 shtator ka q\u00ebndruar tek \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, 5 dit\u00eb, na e nxorr\u00ebn n\u00ebn\u00ebn me korona, me covid 19.<\/p>\n<p>Gazetarja: Si ka mund\u00ebsi q\u00eb rezultoi me COVID-19, pasi ju e soll\u00ebt n\u00ebn\u00ebn p\u00ebr d\u00ebmtim n\u00eb kok\u00eb. Ku i doli kovidi?<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: E pra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe ne si familjar\u00eb nuk mund ta pranonim, q\u00eb mamaja jon\u00eb mund t\u00eb kishte covid 19. Gazetarja: Mund t\u00eb ekzistoj\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb spital, ta ket\u00eb marr\u00eb virusin?<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: Ne nuk e besuam, q\u00eb mamaja t\u00eb kishte covid! Gazetarja: Pse? Adelina G\u00ebrdhuqi: Pasi mamaja ime ka disa s\u00ebmundje t\u00eb tjera kronike. Gazetarja: Q\u00eb jan\u00eb?<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: Ka b\u00ebr\u00eb bypass n\u00eb zem\u00ebr para 3 vitesh: ka azotemi t\u00eb theksuar n\u00eb veshka dhe mbledh gjithnj\u00eb uj\u00eb n\u00eb mushk\u00ebri dhe vite me diabet, q\u00eb b\u00ebn insulin\u00eb 3 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. N\u00ebqoft\u00ebse mamaja ime do ishte me covid, nuk mund t\u2019i rezistonte k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Dhe p\u00ebr t\u2019u bindur e mor\u00ebm maman\u00eb dhe u nis\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi e mor\u00ebn nga spitali n\u00eb Tiran\u00eb dhe e shtruan n\u00eb Vlor\u00eb, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb tjet\u00ebr dhe kuptuan se plaga n\u00eb kok\u00eb ishte infektuar. QSUT kishte th\u00ebn\u00eb se e moshuara ishte me koronavirus, por n\u00eb nj\u00eb spital privat analizat kan\u00eb dal\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: Me t\u00eb arritur n\u00eb Vlor\u00eb, i kemi th\u00ebn\u00eb nj\u00eb mikut ton\u00eb familjar, kirurg, t\u00eb vij\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb maman\u00eb tek plaga e kok\u00ebs. Plaga ishte infektuar! \u00cbsht\u00eb e pabesueshme, cfar\u00eb ka nxjerr\u00eb nga plaga.<br \/>\nGazetarja: Nd\u00ebrhyrjen nuk e b\u00ebt\u00eb tek QSUT por n\u00eb Vlor\u00eb?<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: Jo, nd\u00ebrhyrja nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\u2026\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tek sht\u00ebpia jon\u00eb privatisht n\u00eb Vlor\u00eb, nga nj\u00eb mjek familjar. Dhe pas asaja, temperatura, q\u00eb i rrinte 36.6-37.7, e kishte nga infeksioni i kok\u00ebs temperatur\u00ebn. Mbas asaj e cojm\u00eb tek nj\u00eb klinik\u00eb private dhe b\u00ebjm\u00eb testet e covid. Dhe jo vet\u00ebm mamaja, po t\u00eb gjith\u00eb ne si familjar\u00eb, babai dhe 4 motrat e mia.<\/p>\n<p>Gazetarja: Si rezultoi n\u00ebna pas tamponit tek klinika private? Adelina G\u00ebrdhuqi: Negative! Gazetarja: Po babai? Adelina G\u00ebrdhuqi: Edhe babai negativ. Gazetarja: Po ju t\u00eb tjer\u00ebt? Adelina G\u00ebrdhuqi: T\u00eb gjitha negative! Q\u00eb k\u00ebtu, ra posht\u00eb analiza e QSUT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetarja: Kush ishte mjekja q\u00eb u kujdes p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn tuaj n\u00eb QSUT?<br \/>\nAdelina G\u00ebrdhuqi: Ishte mjekja Eneida Hoxha. Ajo na informoi momentin, kur doli testi dhe m\u00eb tha, q\u00eb mamaja jon\u00eb ka dal\u00eb me covid 19.Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb tha q\u00eb, duhet t\u00eb shtrohet tek infektivi, por ne si familjar\u00eb nuk pranuam! Dhe paskemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb! \u00c7far\u00eb doja un\u00eb t\u00eb tregoja n\u00ebp\u00ebrmjet eksperienc\u00ebs sime tek \u201cStop-i\u201d? Mos q\u00ebndroni vet\u00ebm me analizat dhe tampon\u00ebt e QSUT-s\u00eb!<\/p>\n<p>Verifikojini edhe n\u00eb vend tjet\u00ebr, sepse gabime b\u00ebhen. K\u00ebto gabime jan\u00eb t\u00eb pafalshme p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut! Un\u00eb maman\u00eb time e kam gjall\u00eb, fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saja. Sa t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb Greqi, do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb tampon tjet\u00ebr p\u00ebr siguri. Edhe ju faleminderit shum\u00eb! Qofshit mir\u00eb!<\/p>\n<p>Gazetarja e \u201cStop\u201d i k\u00ebrkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, p\u00ebr diagnostikimin e t\u00eb moshuar\u00ebs dhe ajo u p\u00ebrgjigj, se sipas vizit\u00ebs rezultoi me COVID-19. Po si \u00ebsht\u00eb gjendja sh\u00ebndetsore e 72-vje\u00e7ares Veprore G\u00ebrdhuqi sot? Ajo dhe e bija jan\u00eb lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e t\u00eb moshuar\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, pasi nuk pati kurr\u00eb COVID-19.<br \/>\nGazetarja: P\u00ebrsh\u00ebndetja doktoresha! Mjekja Eneida Hoxha: Po, m\u00eb thuaj! Gazetarja: Pacientja<\/p>\n<p>Veprore G\u00ebrdhuqi \u00ebsht\u00eb shtuar p\u00ebr COVID? Mjekja Eneida Hoxha: Po e di! E di, e di n\u00ebn\u00ebn, q\u00eb doli me covid. Gazetarja: N\u00ebna doli me COVID? Mjekja Eneida Hoxha-Po! Gazetarja: Pas dy dit\u00ebsh b\u00ebn\u00eb tamponin dhe rezultoi negative si ka mund\u00ebsi?<br \/>\nMjekja Eneida Hoxha: E dim\u00eb, moj zonj\u00eb! E dim\u00eb, moj zonj\u00eb! E dim\u00eb, moj zonj\u00eb! E di cfar\u00eb kishte shoq\u00ebruese!<\/p>\n<p>Gazetarja: N\u00ebse do ishte e s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb mos mbijetonte?<br \/>\nMjekja Eneida Hoxha: M\u00eb thuaj, cfar\u00eb t\u00eb duhet ty! Ka analiza, ka skaner, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb shkruara, dhe ka nj\u00eb informacion t\u00eb shkruar n\u00eb flet\u00eb-dalje.<\/p>\n<p>Gazetarja: T\u00eb kuptoj kam dhe dy p\u00ebrgjigjet dhe t\u00eb QSUT dhe spitalit tjet\u00ebr, por pyetja \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse ju insistoni p\u00ebr t\u2019i nxjerr k\u00ebta persona, q\u00eb mund t\u00eb vin\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb tjera dhe dalin me COVID.<br \/>\nMjekja Eneida Hoxha: Ne nuk insistojm\u00eb fare! Nuk instistojm\u00eb fare! Informacioni mjeksor \u00ebsht\u00eb i gjithi i shkruar. Nuk insistojm\u00eb, se nuk kemi arsye, as.., p\u00ebr t\u00eb insistuar dhe as p\u00ebr t\u00eb mos insistuar. At\u00eb nuk e di ti! Sepse nuk je mjeke!<\/p>\n<p>Gazetarja: Po e din\u00eb familjar\u00ebt moj zonj\u00eb. Si e shpejgoni q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb negativ.<br \/>\nMjekja Eneida Hoxha: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muhabet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb! Me k\u00ebt\u00eb virus, ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb papritura. Po un\u00eb nuk kam asnj\u00eb detyrim, q\u00eb t\u00eb t\u2019i them n\u00eb tefefon, se jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb shkruara. Po t\u00eb them, q\u00eb jemi sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, dhe sa kemi pasur mund\u00ebsi, e kemi ndihmuar! Shum\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Dhe nuk kam asnj\u00eb peng me veten time!<\/p>\n<p>Edhe pse mjekja insiston se e moshuara ka qen\u00eb me COVID-19, familjar\u00ebt pretendojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhe kan\u00eb nisur dhe nj\u00eb mesazh n\u00eb emision \u201cStop\u201d. Vet\u00eb Veprore G\u00ebrdhuqi shprehet se nuk ka qen\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Adelina G\u00ebrdhuqi: P\u00ebrsh\u00ebndetje \u201cStop-i\u201d nga Greqia! Kjo \u00ebsht\u00eb mamaja ime, Veprore G\u00ebrdhuqi, 72 vjece dhe sic e shihni, g\u00ebzon sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe nuk ka covid! Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, mund t\u2019jua konfirmoj edhe me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu n\u00eb laborator\u00ebt e Greqis\u00eb. K\u00ebt\u00eb video po e d\u00ebrgoj, q\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulni p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit tuaj, mos i lini n\u00ebp\u00ebr spitale!<\/p>\n<p>Veprore G\u00ebrdhuqi: Me covid, thuaj\u2026 t\u2019i fusin tek covid! Adelina G\u00ebrdhuqi: Ju p\u00ebrsh\u00ebndesim! Veprore G\u00ebrdhuqi: Mos i fusin me covid prind\u00ebrit e tyre!<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grua e moshuar shkon n\u00eb spital me hematom\u00eb n\u00eb kok\u00eb, por e nxjerrin me koronavirus. Ky rast \u00ebsht\u00eb denoncuar sot nga e bija e saj n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d. Nj\u00eb e moshuar nga Vlora, e cila pas nj\u00eb d\u00ebmtimi q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb kok\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me urgjenc\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mjekim t\u00eb specializuar pasi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":145923,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145922","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145922\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}