{"id":146390,"date":"2020-09-27T13:58:33","date_gmt":"2020-09-27T11:58:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=146390"},"modified":"2020-09-27T13:58:33","modified_gmt":"2020-09-27T11:58:33","slug":"qeveria-hoti-drejt-lagrimit-pdk-fton-vetevendosjen-ta-dergoje-mocionin-e-mosbesimit-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/qeveria-hoti-drejt-lagrimit-pdk-fton-vetevendosjen-ta-dergoje-mocionin-e-mosbesimit-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Qeveria Hoti drejt lagrimit?\/PDK fton Vet\u00ebVendosjen ta d\u00ebrgoj\u00eb mocionin e mosbesimit n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs nuk do t\u2019i bashkohet Qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti, ndon\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur koh\u00ebt e fundit vazhdimisht.<\/p>\n<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar se kjo parti nuk do t\u2019i bashkohen koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u2019i bashkohemi koalicionit qeveris\u00ebs. Ne jemi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb teren dhe kryetari Veseli, strukturat e rinis\u00eb dhe partis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet jan\u00eb n\u00eb teren me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe po angazhohemi q\u00eb t\u00eb forcojm\u00eb sepse kjo faz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e pandemis\u00eb ka k\u00ebrkuar nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb shtuar te qytetar\u00ebt dhe kemi \u00e7do dit\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tyre p\u00ebr tu takuar dhe ne duhet t\u00eb jemi n\u00eb teren pran\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar ata n\u00eb Kuvend\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Deliu-Kodra.<\/p>\n<p>Sipas saj, mocioni i iniciuar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb nuk ka qen\u00eb serioz, duke theksuar se sapo t\u00eb sigurohet 40 n\u00ebnshkrime PDK-ja do veproj\u00eb brenda Kuvendit.<\/p>\n<p>Deliu-Kodra tha se me ligjet n\u00eb fuqi n\u00ebse mocioni d\u00ebshton, do t\u2019i shtohen edhe tre muaj jet\u00ebgjat\u00ebsi k\u00ebsaj Qeverie.<\/p>\n<p>\u201cMocioni q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tij p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar nuk ka pasur nj\u00eb seriozitet nga partia e Kurtit. Sapo t\u00eb sigurohet 40 n\u00ebnshkrime PDK do t\u00eb jet\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb vepruar brenda kuvendit sapo ky mocion mund t\u00eb jet\u00eb valid n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i ligjsh\u00ebm brenda Kuvendit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>\u201cMe ligjet n\u00eb fuqi n\u00ebse mocioni d\u00ebshton ne do t\u2019ia shtojm\u00eb edhe 3 muaj k\u00ebsaj qeverie. Prandaj kur nj\u00eb mocion nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe nuk ka vota p\u00ebr tu votuar n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e cila nuk duket q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb di\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>Nga marr\u00ebveshja n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, sipas saj Kosova e ka humbur rastin p\u00ebr njohjen finale gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, raporton EO.<\/p>\n<p>\u201cNe e \u00e7mojm\u00eb rolin e ShBA-s\u00eb n\u00eb proceset e b\u00ebrjes s\u00eb Kosov\u00ebs shtet. Kemi shprehur shqet\u00ebsimet tona sa i p\u00ebrket t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs marr\u00ebveshje sepse nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dakordim nd\u00ebrmjet pal\u00ebve ku dy delegacionet kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr disa obligime p\u00ebr ti kryer konsiderojm\u00eb q\u00eb Kosova e ka humbur rastin p\u00ebr njohjen finale gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ku dy shtete do t\u00eb garantonin nj\u00eb njohje t\u00eb dyanshme dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej q\u00ebndrimeve q\u00eb kryeministri Hoti ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuvend. Delegacioni i Kosov\u00ebs e ka humbur rastin p\u00ebr t\u00eb siguruar njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb obligueshme dhe si pasoj\u00eb ne do zvarritemi nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur di\u00e7ka konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deliu-Kodra konsideron q\u00eb Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret sa i p\u00ebrket udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb Parlamentin Evropian.<\/p>\n<p>Natyrisht sipas saj, duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb forcimi i baz\u00ebn ligjore dhe i institucioneve p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe vet\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb bashkimit evropian e thon\u00eb n\u00eb secilin takim q\u00eb ne i kemi p\u00ebrmbyllur t\u00eb gjitha kriteret. Natyrisht avokimi yn\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb ta forcojm\u00eb baz\u00ebn ligjore dhe t\u2019i forcojm\u00eb institucionet p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje ka mbetur te k\u00ebshilli i ministrave dhe duhet q\u00eb shtetet t\u00eb cilat kan\u00eb pasur m\u00ebdyshje p\u00ebr shkak t\u00eb telasheve t\u00eb brendshme q\u00eb ata i kan\u00eb ta qart\u00ebsojm\u00eb pozicionin e tyre dhe ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb presim rol proaktiv t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ky proces p\u00ebr t\u00eb cilin ne kemi kryer detyrat t\u00eb marr\u00eb epilogun e tij dhe qytetar\u00ebt t\u2019i marrin sa m\u00eb shpejt vizat. Jemi vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb izoluar qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe duhet q\u00eb qeveria ta shtoj\u00eb presionin e saj te k\u00ebto tri shtete me t\u00eb cilat duhet t\u00eb ket\u00eb dakordime dhe takime\u201d.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se q\u00eb nga p\u00ebrhapja e pandemis\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar n\u00eb zhvillimin e politikave,<\/p>\n<p>Deliu-Kodra p\u00ebrmendi edhe fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor, ku shtoi se menaxhimi ka qen\u00eb i dob\u00ebt dhe me shum\u00eb vonesa.<\/p>\n<p>\u201c\u2026tash edhe n\u00eb fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor m\u00ebnyra se si institucionet kan\u00eb filluar k\u00ebt\u00eb vit shkollor me vonesa dhe aspak t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe kemi par\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb qeveris\u00eb duke mos pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb plan konkret. Ne e kemi par\u00eb vet\u00ebm q\u00eb qeveria Hoti ka dal\u00eb me tre ide se si do ti qaset arsimit, kjo na tregon se nuk ka aspak nj\u00eb ide konkrete p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi nx\u00ebn\u00ebsit, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit por edhe sistemi arsimor do t\u00eb funksionoj\u00eb pas k\u00ebsaj faze t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs nuk do t\u2019i bashkohet Qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti, ndon\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur koh\u00ebt e fundit vazhdimisht. Deputetja e PDK-s\u00eb, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar se kjo parti nuk do t\u2019i bashkohen koalicionit qeveris\u00ebs. \u201cNuk do t\u2019i bashkohemi koalicionit qeveris\u00ebs. Ne jemi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb teren dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":145257,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-146390","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146390\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}