{"id":146767,"date":"2020-09-29T13:49:52","date_gmt":"2020-09-29T11:49:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=146767"},"modified":"2020-09-29T13:49:52","modified_gmt":"2020-09-29T11:49:52","slug":"drafti-i-opozites-per-kodin-zgjedhor-gjiknuri-leter-vasilit-dhe-bylykbashkitte-mblidhemi-me-1-tetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drafti-i-opozites-per-kodin-zgjedhor-gjiknuri-leter-vasilit-dhe-bylykbashkitte-mblidhemi-me-1-tetor\/","title":{"rendered":"Drafti i opozit\u00ebs p\u00ebr Kodin Zgjedhor, Gjiknuri let\u00ebr Vasilit dhe Bylykbashkit:&#8221;T\u00eb mblidhemi m\u00eb 1 tetor&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><span id=\"image-caption\">Damian Gjiknuri<\/span><\/p>\n<p>Pasi u shty seanca plenare e t\u00eb enjtes n\u00eb Kuvend kur pritej t\u00eb votoheshin ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i maxhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik Damian Gjiknuri, iu ka d\u00ebrguar nj\u00eb e-mail \u00a0Bylykbashit dhe Vasilit, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mbledhje n\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<div id=\"article-content\">\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>Email-i vjen si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje p\u00ebr argumentet e parashikuara n\u00eb emailin e d\u00ebrguar m\u00eb dat\u00eb 27 shtator nga Bylykbashi dhe Vasili.<\/p>\n<p><strong>E-maili i d\u00ebrguar nga Damian Gjiknuri p\u00ebr Bylykbashin dhe Vasilin:<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, ju falenderoj p\u00ebr komunikimin tuaj t\u00eb dat\u00ebs 27.09.2020. Ai \u00ebsht\u00eb qendrimi juaj zyrtar, p\u00ebrfundimtar dhe i pakthyesh\u00ebm, lidhur me procesin ligjv\u00ebn\u00ebs p\u00ebr zbatimin e amendamenteve kushtetuese t\u00eb dat\u00ebs 30 Korrik 2020. Ai formon nj\u00eb pozicionim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb PD &amp; LSI kund\u00ebr amendamenteve kushtetuese dhe shoq\u00ebrohet me nj\u00eb draft-propozim po aq refuzues ndryshimesh n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju siguroj se do t\u2019ia p\u00ebrcjell Komisionit t\u00eb Ligjeve materialin tuaj dhe shpresoj se argumentat tuaja do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e debatit procedurial, i cili ka nisur dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb komision brenda dat\u00ebs 30 Shtator 2020.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, meqen\u00ebse draft-propozimi juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb analiz\u00eb juridike p\u00ebr kushtetueshm\u00ebri\/ antikushtetueshm\u00ebri t\u00eb pozicioneve respektive, po p\u00ebrfitoj nga rasti q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris me t\u00eb njejt\u00ebn transparenc\u00eb publike argumentat kushtetues q\u00eb mb\u00ebshtesin draftin ton\u00eb t\u00eb amendamenteve, q\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet tuaja dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, zbulojn\u00eb keqbesimin tuaj n\u00eb qasjen ndaj k\u00ebtij procesi kushtetues.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit t\u00eb fund Korrikut p\u00ebr amendamentet kushtetuese, qendrimi zyrtar i PD &amp; LSI ka qen\u00eb se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet, se ky ndalim vinte n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me marr\u00ebveshjen e 5 Qershorit dhe prandaj amendamentet kushtetuese nuk duhet t\u00eb miratoheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Gjithshka, ve\u00e7 ato amendamente t\u00eb pengoheshin me \u00e7do kusht! P\u00ebrpjekja juaj d\u00ebshtoi dhe sot ju e pranoni zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin koalicionet. Por sot, ju keni nisur nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar miratimin e amendamenteve zbatuese t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qendrim politik i pritsh\u00ebm dhe koherent, pa dyshim. Ju ishit kund\u00ebr procesit kushtetues, jeni po aq kund\u00ebr procesit ligjv\u00ebn\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb tij. Ju b\u00ebt\u00eb gjithshka p\u00ebr ta bllokuar at\u00eb, p\u00ebr ta zvarritur, p\u00ebr t\u00eb humbur koh\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasiguri. E gjitha kjo, duke keqp\u00ebrdorur nevoj\u00ebn p\u00ebr konsensus, duke abuzuar me rregullat e vendosura nga marr\u00ebveshjet politike, duke refuzuar t\u00eb jepnit kontribut dhe t\u00eb prodhonit propozime. Ju jeni n\u00eb lirin\u00eb tuaj p\u00ebr t\u00eb mbajtur k\u00ebt\u00eb qendrim, por un\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb ta justifikoni pozicionimin tuaj me argumentin \u201cKOH\u00cb\u201d. T\u00eb thuash nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb miratuar amendamentet zbatuese t\u00eb Kushtetut\u00ebs sepse \u00ebsht\u00eb ezauruar nj\u00eb afat nj\u00eb vje\u00e7ar, t\u00eb pretendosh se amendamentet zbatuese c\u00ebnojn\u00eb stabilitetin ligjor, pasi ke b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar dhe zvarritur procesin \u00ebsht\u00eb veprim n\u00eb keqbesim.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe e prisnim k\u00ebt\u00eb sjellje. Por asgj\u00eb nuk mund t\u00eb na shtynte ne q\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, t\u00eb mbyllnim der\u00ebn e bashk\u00ebpunimit. Kemi pasur nevoj\u00eb t\u00eb njihnim qart\u00eb pozicionin tuaj, t\u00eb lexonim argumentet, t\u00eb kuptonim motivet. K\u00ebt\u00eb ju nuk arrit\u00ebt t\u2019a pengonit dot. P\u00ebrfshirja n\u00eb K\u00ebshillin Politik dhe n\u00eb proces e mund\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb. Tashm\u00eb ne kemi njohur, lexuar dhe kuptuar qart\u00eb argumentat tuaja. Prandaj. mund t\u00eb japim disa shpjegime p\u00ebrfundimtare, sidomos p\u00ebr aspektet kushtetuese t\u00eb problemit:<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: a lejon\/ndalon Kushtetuta koalicionet\/regjistrimin e kandidat\u00ebve nga koalicionet?<\/p>\n<p>Koalicionet nuk formojn\u00eb entitete juridike. Ato jan\u00eb taktik\u00eb politiko-elektorale e partive politike dhe zhvillohen n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e partive t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar impaktin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Koalicionet nuk formojn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb apo liri n\u00eb kuptimin kushtetues t\u00eb fjal\u00ebs. \u201cE drejta\/liria p\u00ebr t\u00eb formuar koalicione\u201d nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e katalogut t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive q\u00eb njeh Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Koalicionet nuk jan\u00eb gjithashtu organ apo institucion kushtetues, sikurse jan\u00eb Kuvendi, K\u00ebshilli i Ministrave, gjykatat etj. Organet kushtetuese e fitojn\u00eb ekzistenc\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfshirjes n\u00eb Kushtetut\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ka apo nuk ka ligj organik p\u00ebr to. Shembulli par excellence i k\u00ebtij modeli \u00ebsht\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs, i cili ekziston dhe funksionon p\u00ebr shkak t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ligji organik p\u00ebr t\u00eb nuk ka dal\u00eb akoma, 22 vjet pas miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Heqja e termit \u201ckoalicion\u201d nga Neni 68 i Kushtetut\u00ebs apo mbajtja e tij n\u00eb Nenin 96 t\u00eb saj nuk kan\u00eb asnj\u00eb dometh\u00ebnie n\u00eb raport me rregullimin ligjor q\u00eb Kodi Zgjedhor mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr koalicionet, nuk i b\u00ebn koalicionet as kushtetues, as antikushtetues. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrfshirja e Nenit 96 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb \u201cargumentin\u201d e PD &amp; LSI, kur \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht e njohur se Neni 96 b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr \u201ckoalicionin qeveris\u00ebs\u201d dhe jo p\u00ebr \u201ckoalicionin zgjedhor\u201d (kategori t\u00eb dallueshme qartazi nga nj\u00ebra-tjetra) demonstron vobekt\u00ebsi t\u00eb pafalshme p\u00ebr pozicionin juridik t\u00eb PD &amp; LSI rreth debatit p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb koalicioneve.<\/p>\n<p>Debatin p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb\/antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb e koalicioneve, K\u00ebshilli Politik e ka trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ezaurues p\u00ebrgjat\u00eb muajit Korrik 2020.<\/p>\n<p>Ekspertiza teknike e thirrur n\u00eb debat ka sqaruar bindsh\u00ebm tem\u00ebn dhe i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje ezauruese pyetjes: a mund t\u00eb regjistroj\u00eb koalicioni kandidat\u00eb, n\u00ebse hiqet termi koalicion nga Neni 68 i Kushtetut\u00ebs? T\u00eb gjitha pal\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb PD &amp; LSI e kan\u00eb pranuar dhe p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb shpjegim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ringritja e debatit nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb gjithashtu prov\u00eb e arsyetimit n\u00eb keqbesim nga PD &amp; LSI.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: A \u00ebsht\u00eb koalicioni me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit 2020 dhe e amendamenteve t\u00eb hartuara n\u00eb zbatim t\u00eb saj?<\/p>\n<p>Koalicioni, pavar\u00ebsisht nga m\u00ebnyra se si formatohet lista e kandidat\u00ebve, nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve p\u00ebrgjat\u00eb negociat\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshjen, sikurse t\u00eb gjith\u00eb pjesmarr\u00ebsit n\u00eb at\u00eb negociat\u00eb mund ta kujtojn\u00eb. Prandaj koalicioni nuk ka z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb marr\u00ebveshjes. Teksti i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb publik dhe mund t\u00eb verifikohet leht\u00eb nga \u00e7do person i interesuar.<\/p>\n<p>PD &amp; LSI kan\u00eb pretenduar se koalicionet me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes, p\u00ebr shkak se ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e tekstit t\u00eb amendamenteve ligjore q\u00eb u miratuan n\u00eb zbatim t\u00eb saj. Ky pretendim bie menj\u00ebher\u00eb poshte, jo vet\u00ebm nga arsyetimi se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e panegociuar llogjikisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb rezultat i negociat\u00ebs, por edhe nga verifikimi krahasues i tekstit t\u00eb amendamenteve me tekstin e Kodit Zgjedhor, si\u00e7 ishte n\u00eb fuqi. N\u00ebse paragraf\u00ebt e nj\u00eb neni q\u00eb ndryshohet transpozohen pa ndryshim nga ligji tek amendamenti, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ato nuk jan\u00eb objekt i ndryshimeve. Formulimet p\u00ebr koalicionet kan\u00eb kaluar pa ndryshim nga ligji tek amendamentet, sepse amendamentet kan\u00eb pasur objekt \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb lidheshin me t\u00eb njejtin nen. Koalicionet dhe m\u00ebnyra e formatimit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve nuk kan\u00eb qen\u00eb objekt i amendamenteve t\u00eb dat\u00ebs 23 Korrik 2020.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: A duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb formatimi i list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr koalicionet p\u00ebr shkak t\u00eb amendamenteve kushtetuese?<\/p>\n<p>Sa her\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u2018koalicionin me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb\u201d \u00e7\u00ebshtja paraqitet sikur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb form\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb organizimit t\u00eb koalicioneve, kur n\u00eb fakt \u00e7\u00ebshtja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me m\u00ebnyr\u00ebn e formatimit t\u00eb list\u00ebs, m\u00ebnyr\u00ebn e votimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebrllogaritjes s\u00eb rezultatit, e cila dallon p\u00ebr k\u00ebto koalicione nga t\u00eb gjitha subjektet e tjera q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. N\u00eb thelb \u201cKoalicioni me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se \u201cvotim preferencial p\u00ebr partit\u00eb pjestare t\u00eb tij\u201d (citim nga prononcimi i zotit Bylykbashi n\u00eb nj\u00eb nga mbledhjet e K\u00ebshillit Politik).<\/p>\n<p>Votimi preferencial p\u00ebr partit\u00eb pjestare t\u00eb nj\u00eb koalicioni \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kushtet kur sistemi zgjedhor parashikonte konkurimin me lista t\u00eb mbyllura kandidat\u00ebsh. Amendamentet kushtetuese t\u00eb dat\u00ebs 30 Korrik 2020 e ndryshuan k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Nga data 30 Korrik 2020 Shqip\u00ebria ka adoptuar sistemin zgjedhor me konkurim me lista t\u00eb hapura kandidat\u00ebsh. Shqip\u00ebria zgjodhi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re elektoralo-kushtetuese, n\u00eb at\u00eb t\u00eb votimit preferencial p\u00ebr kandidat\u00ebt dhe t\u00eb ler\u00eb pas epok\u00ebn e votimit preferencial p\u00ebr partit\u00eb. Kjo zgjedhje nuk ka qen\u00eb sekret, nuk ka qen\u00eb rast\u00ebsore, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa dashje dhe as nga paqart\u00ebsia. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje e vendosur dhe e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Votimin preferencial p\u00ebr kandidat\u00ebt, listat e hapura, i k\u00ebrkuan qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe i imponuan po ata. Kuvendi vet\u00ebm iu bind atyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb debatit p\u00ebr amendamentet kushtetuese \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga ana e mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs parlamentare, se hapja e listave do i jepte fund \u201cvotimit preferencial\u201d p\u00ebr partit\u00eb e koalicionit. Nj\u00ebra zgjedhje p\u00ebrjashtonte tjetr\u00ebn. Nga ana e opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare u mbajt qendrimi i kund\u00ebrt, u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb ruhej votimi preferencial si p\u00ebr kandidat\u00ebt, ashtu dhe p\u00ebr partit\u00eb e koalicionit. K\u00ebsaj k\u00ebrkese mazhoranca iu p\u00ebrgjigj me ofert\u00ebn, se do ta merrte n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00ebse opozita jasht\u00ebparlamentare referonte qoft\u00eb dhe nj\u00eb model t\u00eb vet\u00ebm, i cili t\u00eb kish adoptuar k\u00ebt\u00eb form\u00eb votimi. Opozita ende nuk e ka mb\u00ebshtetur me model k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>Mazhoranca nuk ngriti asnj\u00eb debat p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb apo antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare, por e k\u00ebrkoi kompromisin tek qasja praktike, tek qasja sipas modeleve. Shqip\u00ebria kishte vendosur t\u00eb ndryshonte m\u00ebnyr\u00ebn e votimit t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb modelet e nj\u00eb morie vendesh, t\u00eb cilat listat e hapura p\u00ebr kandidat\u00ebt i kan\u00eb zhvilluar n\u00eb kushtet kur votimi b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb, ose p\u00ebr partit\u00eb dhe koalicionet me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb asnj\u00eb vend nuk bashkekzistojn\u00eb listat e hapura me votimin preferencial p\u00ebr partit\u00eb. Opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare nuk iu vendos\u00ebn kushte t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb paarsyeshme n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kompromisit, thjesht iu k\u00ebrkua e nj\u00ebjta qasje metodologjike.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, n\u00eb K\u00ebshillin Politik PD &amp; LSI kan\u00eb referuar me gjys\u00ebm z\u00ebri vet\u00ebm tek sistemi zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb, i cili n\u00eb fakt, n\u00ebse studiohet me paan\u00ebsi dhe qet\u00ebsi, rr\u00ebzon plot\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebn e PD &amp; LSI. Sistemi italian, nga viti 1994 e k\u00ebtej, \u00ebsht\u00eb zhvilluar si nj\u00eb sistem miks, me lista t\u00eb mbyllura p\u00ebr kandidat\u00ebt dhe votim preferencial p\u00ebr partit\u00eb e koalicioneve. P\u00ebrpara vitit 1994 sistemi italian ka qen\u00eb sistem proporcional komb\u00ebtar me lista t\u00eb hapura, me votim me 4 preferenca p\u00ebr kandidat\u00ebt dhe pa koalicione. N\u00eb Itali, epokat elektoralo-kushtetuese jan\u00eb ndar\u00eb qart\u00ebsisht n\u00eb vitin 1994. Amendamentet kushtetuese e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje n\u00eb Shqip\u00ebri, po aq qart\u00ebsisht, m\u00eb 30 Korrik 2020.<\/p>\n<p>PD &amp; LSI pretendojn\u00eb se \u201ckoalicioni me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb hequr me konsensus nga Kodi q\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe se ky konsensus nuk ka arsye q\u00eb t\u00eb prishet tani. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ky pretendim zhvishet nga konteksti historik i koh\u00ebs, at\u00ebhere dhe tani. At\u00ebhere, sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb l\u00ebvizja motivohej nga nevoja p\u00ebr t\u00eb reduktuar opsionet n\u00eb formimin e koalicioneve, p\u00ebr t\u00eb rritur fuqin\u00eb negociuese t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb partit\u00eb e vogla p\u00ebrpara ofertave \u201cdetyruese\u201d, si dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar konkurimin politik.<\/p>\n<p>Tani, sepse tani l\u00ebvizja motivohet nga nevoja p\u00ebr t\u00eb implementuar sistemin me lista t\u00eb hapura, p\u00ebr t\u00eb reduktuar pozit\u00ebn dominuese t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sken\u00ebn politike, p\u00ebr t\u00eb nxitur rigjall\u00ebrimin e partive dhe koalicioneve alternative. Epoka e re ka tiparet e veta t\u00eb reja. Epok\u00eb t\u00eb re me tipare t\u00eb vjetra nuk mund t\u00eb ket\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, arsye, pas 17 vjet\u00ebsh, p\u00ebr t\u2019u larguar nga e vjetra ka shum\u00eb. Ky largim nga e vjetra \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu me konsensus, sepse ka pasur konsensus t\u00eb plot\u00eb parlamentar dhe t\u00eb opinionit publik, dit\u00ebn q\u00eb Kuvendi miratoi amendamentete kushtetuese.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: a \u00ebsht\u00eb kushtetutes \u201ckoalicioni me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>Arsyetimi i PD &amp; LSI lidhur me debatin rreth \u00e7\u00ebshtjes b\u00ebhet nga pozicione sofiste, t\u00eb gabuara dhe false. PD &amp; LSI arsyeton se koalicionet me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga viti 2003, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar vler\u00ebsimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr kushtetueshm\u00ebri n\u00eb vite, p\u00ebr pasoj\u00eb jan\u00eb kushtetues, prandaj duhet t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb fuqi edhe me ndryshimet e reja kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebtij arsyetimi i mungon lidhja llogjike, por edhe lidhja me realitetin e gj\u00ebrave. Heqja e koalicioneve me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nuk b\u00ebhet p\u00ebr shkak t\u00eb kushtetueshm\u00ebris\u00eb ose jo t\u00eb tyre. Heqja e tyre b\u00ebhet p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve q\u00eb i erdh\u00ebn sistemit nga adoptimi i votimit preferencial p\u00ebr kandidat\u00ebt, nga nevoja p\u00ebr t\u00eb implementuar sistemin me lista t\u00eb hapura, p\u00ebr t\u00eb reduktuar pozit\u00ebn dominuese t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sken\u00ebn politike, p\u00ebr t\u00eb nxitur rigjall\u00ebrimin e partive dhe koalicioneve alternative.<\/p>\n<p>Amendamentet kushtetuese t\u00eb 30 Korrikut 2020 b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb motivuar, jasht\u00eb \u00e7do ekuivoku. Ato nuk u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb debati kushtetueshm\u00ebrie, mb\u00ebshtetur n\u00eb ndonj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shfaqur p\u00ebr t\u00eb korrigjuar kontradikta midis dispozitave t\u00eb kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Amendamentet vendos\u00ebn themelimin e nj\u00eb epoke. PD &amp; LSI problemet i kan\u00eb me k\u00ebt\u00eb fakt, jo me kushtetueshm\u00ebrin\u00eb apo antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjes q\u00eb u abrogua, apo t\u00eb zgjedhjes q\u00eb u adoptua.<\/p>\n<p>K\u00ebtu qendron arsyeja kryesore pse \u00ebsht\u00eb e pamotivuar k\u00ebrkesa e PD &amp; LSI p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb OSBE-ODIHR-in n\u00eb debatin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje sovrane t\u00eb parlamentit shqiptar, si dhe pse PD &amp; LSI k\u00ebrkon ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb nga nj\u00eb debat vendimmarrje sovrane n\u00eb nj\u00eb debat kushtetueshm\u00ebrie\/antikushtetueshm\u00ebrie opsionesh teknike.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: A c\u00ebnojn\u00eb amendamentet e Kodit Zgjedhor parimin e stabilitetit juridik?<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr koalicionet e ka marr\u00eb zgjidhjen me miratimin e amendamenteve kushtetuese t\u00eb dat\u00ebs 30 Korrik 2020. Nga kjo dat\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb fituar qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe me faktin se me hapjen e listave p\u00ebr kandidat\u00ebt do t\u00eb bjer\u00eb votimi preferencial p\u00ebr partit\u00eb pjestare t\u00eb koalicionit. Gjithshka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pun\u00eb teknike p\u00ebr implementimin sa m\u00eb adekuat t\u00eb amendamenteve kushtetuese n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>PD &amp; LSI kontestojn\u00eb procesin e penguar dhe t\u00eb zvarritur prej tyre me arsyetimin se kan\u00eb ikur afatet p\u00ebr modifikime ligjore, sipas Kodit t\u00eb Praktikave t\u00eb Mira n\u00eb \u00c7\u00ebshtjet Zgjedhore. Kodi i Praktikave t\u00eb Mira i konfronton parimet e tij me sjelljen e pal\u00ebve politike n\u00eb proces. Afati nj\u00eb vje\u00e7ar i referuar nga Kodi i Praktikave t\u00eb Mira ka lidhje me sjelljen e mazhorancave, t\u00eb cilat n\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me dit\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebrdorin modifikime t\u00eb papritura e t\u00eb panegociuara t\u00eb legjislacionit p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfitime t\u00eb caktuara elektorale.<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb histori krejt t\u00eb kund\u00ebrt me kazusin e Kodit t\u00eb Praktikave t\u00eb Mira. Procesi aktual \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebsh, nuk \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me dit\u00ebn e zgjedhjeve, nuk \u00ebsht\u00eb i papritur dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019i siguruar mazhoranc\u00ebs avantazhe, por p\u00ebr t\u00eb implementuar rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe amendamentet kushtetuese.<\/p>\n<p>Mazoranca ka dashur t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto ndryshime shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb koh\u00eb. Nuk ka mundur dot p\u00ebr shkak se rrethana t\u00eb ve\u00e7anta politike t\u00eb lidhura krejt\u00ebsisht me braktisjen e Kuvendit nga PD &amp; LSI dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb proces kan\u00eb vonuar zgjidhjen. Qendrimi konstant refuzues dhe mungesa e bashk\u00ebpunimit nga ana e PD &amp; LSI kan\u00eb vonuar zgjidhjen. Nuk mund t\u00eb lihet n\u00eb harres\u00eb fakti se p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromisin me PD &amp; LSI Kuvendi u detyrua t\u00eb hiqte dor\u00eb nga implementimi i shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it.<\/p>\n<p>Por gjith\u00ebsesi, reforma zgjedhore nuk e ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment n\u00eb rrezik Kodin e Praktikave t\u00eb Mira, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me afatin nj\u00eb vje\u00e7ar ka nj\u00eb deklarat\u00eb interpretuese t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias (CDL-AD(2005)043) e cila e vendos parimin n\u00eb kontekst. Pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj deklarate \u00ebsht\u00eb pika 3 e pjes\u00ebs II t\u00eb saj:<\/p>\n<p>\u201cKy parim ka vler\u00eb p\u00ebr rregullat baz\u00eb t\u00eb ligjit zgjedhor, vet\u00ebm n\u00eb rastet kur k\u00ebto rregulla jan\u00eb sanksionuar me ligj t\u00eb thjesht\u00eb (ordinary la\u00eb)\u201d. Amendamentet e paraqitura ne asnje cast nuk vene ne dyshim rregullat baze qe kane te bejne me ri-dizenjmin e zonave zgjedhore, shperndarjen e mandateve ne to apo organet e administrimit zgjedhor, ceshtje qe ky dokument i konsideron te rendesishme per te kerkuar mbrojtje te posacme nga nderhyrjen ne kohe te shkurter dhe me ligj te thjeshte. Pra citimi i shpeshte i ketij dokumenti pa shpjeguar se\u00a0 cilat nga keto rregulla baze preken, ka me shume per qellim keqinformimin e opinion publik.<\/p>\n<p>Kuptimi i k\u00ebtij interpretimi lidhet me faktin se parimi konsideron praktik\u00eb t\u00eb keqe zgjedhore ndryshimin e rregullave baz\u00eb t\u00eb ligjit zgjedhor sipas vullnetit dhe interesit momental vet\u00ebm t\u00eb mazhoranc\u00ebs. Kur rregullat baz\u00eb sanksionohen me ligj me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar (Kushtetut\u00eb, Kod), premisa e rrezikshme bie, sepse mazhoranca \u00ebsht\u00eb e pafuqishme t\u00eb ndryshoj\u00eb sipas vullnetit t\u00eb vet rregullat baz\u00eb. Bashk\u00eb me t\u00eb bie dhe kushti p\u00ebr afatin nj\u00eb vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Rregullat baz\u00eb t\u00eb ligjit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pjes\u00eb e Kodit Zgjedhor, i cili nuk \u00ebsht\u00eb ligj i thjesht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, referencat tek ky parim n\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pik\u00ebn 5 t\u00eb pjes\u00ebs II t\u00eb deklarat\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, reformat e legjislacionit zgjedhor duhet t\u00eb kryhen mjaftueshm\u00ebrisht her\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zbatueshme n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs, n\u00ebse synimi i tyre \u00ebsht\u00eb zbatimi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje nuk ka shkelje nga mazhoranca t\u00eb k\u00ebtij parimi (p\u00ebr shkak t\u00eb afatit nj\u00eb vje\u00e7ar, i cili nuk vlen n\u00eb rastin konkret), por ka shkelje t\u00eb tij nga PD &amp; LSI (p\u00ebr shkak t\u00eb intransigjences dhe destruktivitetit n\u00eb qendrime, kontestimit p\u00ebr kontestim, refuzimit p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje dhe alternativa dhe taktikave zvarrit\u00ebse, t\u00eb cilat zbulojn\u00eb q\u00ebllimin e fsheht\u00eb p\u00ebr ta bllokuar procesin deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb t\u00eb rrezikohet zbatimi i rregullave t\u00eb reja n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs).<\/p>\n<p>6. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen: a jan\u00eb amendamentet e propozuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me\u00a0 \u00a0 \u00a0Kushtetut\u00ebn dhe me parimet evropiane p\u00ebr zgjedhje demokratike?<\/p>\n<p>Amendamentet e propozuara do t\u2019i n\u00ebnshktrohen diskutimit n\u00eb Komisionin e Ligjeve. Amendamentet konkuruese me to do t\u2019i n\u00ebnshtrohen debatit n\u00eb Komisionin e Ligjeve.<\/p>\n<p>Mazhoranca \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb n\u00eb kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e tyre, sikurse ka besim t\u00eb plot\u00eb se bashk\u00ebpunimi konstruktiv dhe n\u00eb mir\u00ebbesim me opozit\u00ebn parlametare do t\u2019i jap\u00eb atyre form\u00ebn e p\u00eblqyeshme konsensuale q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto amendamente do miratohen n\u00eb koh\u00eb dhe partit\u00eb politike do ken\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb adoptuar taktikat dhe strategjit\u00eb elektorale n\u00eb p\u00ebrputhje me to. P\u00ebr fat t\u00eb keq, PD &amp; LSI nuk u b\u00ebn\u00eb dot edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb pjes\u00eb e procesit. Por un\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm, se kjo nuk ka lidhje me l\u00ebnd\u00ebn, por ka lidhje me strategjin\u00eb apriori penguese dhe kontestuese t\u00eb zgjedhur nga PD &amp; LSI n\u00eb konkurrimin politik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Amendamentet do t\u2019i n\u00ebnshtrohen vler\u00ebsimit ekspert dhe kompetent t\u00eb OSBE\/ODIHR-it jasht\u00eb \u00e7do lloj dyshimi. Koha do t\u2019i \u00e7moj\u00eb ato si arritje e mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr zhvillimin politik. Q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb duhet q\u00eb Kuvendi t\u00eb b\u00ebhet zot i pun\u00ebve t\u00eb veta, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i takojn\u00eb dhe t\u00eb mos zhg\u00ebnjej\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore dhe Administrat\u00ebs Publike po shqyrton amendamentet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar q\u00ebndrimet me propozimet q\u00eb ka sjell\u00eb dhe opozita parlamentare. Natyrsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb kompromis me opozit\u00ebn jasht\u00ebparlamentare, pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik arritjet dhe filozofin\u00eb e re q\u00eb p\u00ebrcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e koalicioneve, duke u fokusuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb projektligjit si\u00e7 jan\u00eb pragu apo m\u00ebnyra e ri-r\u00ebnditjes s\u00eb kandidat\u00ebve bazuar n\u00eb vot\u00ebn preferenciale t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb,\u00a0propozoj q\u00eb mbledhja e ardhshme e K\u00ebshillit Politik t\u00eb zhvillohet dit\u00ebn e Enjte, dat\u00eb 1 Tetor 2020, ora 11:00 n\u00eb mjediset e Pallatit t\u00eb Kongreseve.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Damian Gjiknuri Pasi u shty seanca plenare e t\u00eb enjtes n\u00eb Kuvend kur pritej t\u00eb votoheshin ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i maxhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik Damian Gjiknuri, iu ka d\u00ebrguar nj\u00eb e-mail \u00a0Bylykbashit dhe Vasilit, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mbledhje n\u00eb 1 tetor. Email-i vjen si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje p\u00ebr argumentet e parashikuara n\u00eb emailin e d\u00ebrguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-146767","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146767\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}