{"id":148080,"date":"2020-10-05T11:24:41","date_gmt":"2020-10-05T09:24:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=148080"},"modified":"2020-10-05T11:24:41","modified_gmt":"2020-10-05T09:24:41","slug":"shperthimi-i-maliqit-ne-kuvend-kjo-quhet-nje-seance-e-turpshme-dhe-e-peshtire-do-te-terhiqem-nga-politika-nese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shperthimi-i-maliqit-ne-kuvend-kjo-quhet-nje-seance-e-turpshme-dhe-e-peshtire-do-te-terhiqem-nga-politika-nese\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrthimi i Maliqit  n\u00eb Kuvend: Kjo quhet nj\u00eb seanc\u00eb e turpshme dhe e p\u00ebshtir\u00eb\/ Do t\u00eb t\u00ebrhiqem nga politika n\u00ebse\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur mazhoranca k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb sot n\u00eb Kuvend, ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor, deputeti Lefter Maliqi e ka konsideruar seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb turpshme. N\u00eb nj\u00eb fjalim me doza t\u00eb forta nga selia e Kuvendit, Maliqi tha se n\u00eb rast se PS fiton zgjedhjet e 25 Prillit, megjith\u00eb makinacionet q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb, vet\u00eb ai do t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebrfundimisht nga politika.<\/p>\n<p>&#8220;Sot nj\u00eb seanc\u00eb turpi, e p\u00ebshtir\u00eb, \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor tregojn\u00eb frik\u00ebn e tyre, ku jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb mor\u00ebn tepris\u00eb dhe timonin, k\u00ebta q\u00eb kishin gjysm\u00ebn e parlamentit, pse ndryshojn\u00eb koalicionet, pse nuk i hap\u00ebn list\u00ebn, pse kan\u00eb frik\u00eb se parlamentin, bandat i kan\u00eb?<\/p>\n<p>Ju sot po g\u00ebnjeni dhe po mashtroni t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, po shkelni marr\u00ebveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqip\u00ebrin\u00eb, por \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb b\u00ebni fitorja do jet\u00eb e jona. N\u00ebse nuk fiton opozita e bashkuar, un\u00eb do largohem p\u00ebrfundimisht nga politika&#8221;, tha Lefter Maliqi.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se p\u00ebr miratimin e Kodit Zgjedhor k\u00ebrkohet, shumic\u00eb e cil\u00ebsuar votash p\u00ebr miratim, 3\/5 e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, q\u00eb jan\u00eb 84 vota, q\u00eb Rama ka treguar q\u00eb mund t&#8217;i arrij\u00eb dhe me disa blerje, nga radh\u00ebt e opozit\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto ndryshime Ram\u00ebs do t\u2019i mjaftonte Myslim Murrizi dhe grupi i tij, nd\u00ebrsa i pari ka dh\u00ebn\u00eb sinjale dakord\u00ebsie q\u00eb n\u00eb Komisionin e Ligjeve, ku votoi pro n\u00eb parim p\u00ebr ndryshimet pas tolerimeve t\u00eb socialist\u00ebve p\u00ebr pragun natyral prej 1%, si dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e partive t\u00eb mund t\u00eb vet\u00ebkandidohen, n\u00eb kat\u00ebr qarqe t\u00eb ndryshme dhe m\u00eb pas t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare, kujtojm\u00eb k\u00ebtu Rudina Hajdarin, Ralf Gjonin apo Andi P\u00ebrmetin, q\u00eb jan\u00eb shprehur kund\u00ebr amendimeve q\u00eb PS i ka b\u00ebr\u00eb Kodit Zgjedhor, q\u00eb sipas tyre shmang hapjen reale t\u00eb listave, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kahershme e tyre, si dhe bie ndesh me ndryshimet Kushtetuese q\u00eb kaluan n\u00eb Kuvend n\u00eb 30 Qershor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme nga ana e PD-s\u00eb dhe LSI-s\u00eb, q\u00eb t&#8217;i drejtohen OSBE-OHDIR p\u00ebr koalicionet parazgjedhore, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t&#8217;i mbajn\u00eb n\u00eb fuqi, PS \u00ebsht\u00eb treguar e pal\u00ebkundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb dhe thembra e Akilit dhe p\u00ebr ndryshimet Kushtetuese, q\u00eb u diskutuan dhe u miratuan n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk kan\u00eb drejtuar gishtin nga fajtori, selit\u00eb diplomatike n\u00eb vendin ton\u00eb, nga ajo amerikane te ajo britanike e gjermanike, kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht q\u00eb t\u00eb respektohet marr\u00ebveshja e 5 Qershorit, e arritur n\u00eb K\u00ebshillin Politik me negociimin e gjat\u00eb t\u00eb Yuri Kim. Kjo e fundit duket se tashm\u00eb nuk mund ta thot\u00eb qart\u00eb se n\u00eb fush\u00ebn e kujt do t\u00eb jet\u00eb topi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb zvarritjet p\u00ebr t\u00eb arritur te 5 Qershori, b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti asokohe Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb Rama tha dje n\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebr gazetar\u00ebt, se Kodi do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kuvend, dhe n\u00eb rast se merr 84 votat e nevojshme, ai hyn n\u00eb fuqi dhe askush nuk mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb, dhe t\u00eb dal\u00eb mbi Kuvendin.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb seanca e sotme, n\u00ebse opozita q\u00eb mbajti karriget n\u00eb Kuvend, do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon momenti, apo do t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb e pazareve t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar me formula qoft\u00eb edhe ndonj\u00eb mandat n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb Prillit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur mazhoranca k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb sot n\u00eb Kuvend, ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor, deputeti Lefter Maliqi e ka konsideruar seanc\u00ebn e sotme, t\u00eb turpshme. N\u00eb nj\u00eb fjalim me doza t\u00eb forta nga selia e Kuvendit, Maliqi tha se n\u00eb rast se PS fiton zgjedhjet e 25 Prillit, megjith\u00eb makinacionet q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148080\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}