{"id":149701,"date":"2020-10-15T10:07:17","date_gmt":"2020-10-15T08:07:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=149701"},"modified":"2020-10-15T10:07:17","modified_gmt":"2020-10-15T08:07:17","slug":"reagimi-i-ashper-i-metes-per-shperthimin-e-kanabisit-para-zgjedhjeve-te-gjithe-hallexhinjte-po-shantazhohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reagimi-i-ashper-i-metes-per-shperthimin-e-kanabisit-para-zgjedhjeve-te-gjithe-hallexhinjte-po-shantazhohen\/","title":{"rendered":"Reagimi i ashp\u00ebr i Met\u00ebs p\u00ebr shp*\u00ebrthimin e k*anabisit para zgjedhjeve: T\u00eb gjith\u00eb hallexhinjt\u00eb po shantazhohen"},"content":{"rendered":"<p>Duke iu referuar shkrimit t\u00eb ish-dejtuesit t\u00eb Policis\u00eb, P\u00ebllumb Nako, lidhur me kultivimin e k*anabisit n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb merr hov ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitet kur mbahen zgjedhjet, Presidenti Meta, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Meta shprehet se; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund, pasi bos\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k-rimit kurr\u00eb nuk preken, dhe t\u00eb vetmit q\u00eb bjen\u00eb n\u00eb pr*anga, jan\u00eb disa burra dhe gra t\u00eb moshuar, q\u00eb shiten si t\u00eb ishin organizator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tr*afikut.<\/p>\n<p><em>&#8220;Shp*\u00ebrthimi i k*anabisit n\u00eb vit zgjedhor, \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb e njohur tashm\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur si mjet p\u00ebrfitimi, p\u00ebr grupet k-riminale q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr kontrollin elektoral t\u00eb qarqeve t\u00eb caktuara, por edhe si mjet sh*antazhi ndaj shum\u00eb hallexhinjve, q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes shtet\u00ebrore p\u00ebr aktivitetet bujq\u00ebsore, blegtorale, t\u00eb agrobiznesit dhe agroturizmit, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebhen pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre grupeve k-riminale.<\/em><\/p>\n<p><em>Bos\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb kurr\u00eb nuk preken, por shpesh p\u00ebr t\u00eb prodhuar statistika fiktive, arr*estohen gra dhe burra t\u00eb moshuar, si grup i strukturuar k-riminal. Ndaj ky artikull meriton v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me&#8221;,<\/em>\u00a0shkruan Meta n\u00eb postimin e tij n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb presidenti Meta nga P\u00ebllumb Nako<\/strong><\/p>\n<p><em>Dekada e fundit, e cila i korrespondon administrimit t\u00eb vendit ton\u00eb\u00a0 nga qeverisja aktuale, n\u00eb mjaft aspekte negative t\u00eb trash\u00ebguara nga e kaluara, ka sh\u00ebnuar p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb tyre, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb premtuar me plot zhurm\u00eb, e po ashtu t\u00eb pritur me d\u00ebshir\u00eb nga publiku i gjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr eliminimin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Kultivimi i k*anabisit, nga nj\u00eb fenomen m\u00eb s\u00eb shumti me natyr\u00eb k-riminale, nga viti n\u00eb vit mori p\u00ebrmasa m\u00eb masive, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb p*lag\u00eb t\u00eb r*\u00ebnd\u00eb sociale, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Dhe kur q\u00ebndrimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie kthehet masivisht, nga negativ n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb cilin ligji e ndalon, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kultivimi i k*anabisit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tjet\u00ebrsim vlerash sociale, me krijimin e nj\u00eb kulture q\u00eb nuk merr parasysh moralin, mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet dhe mbron ligji.<\/em><\/p>\n<p><em>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, secili individ q\u00eb merret direkt dhe indirekt me kultivimin e k*anabisit nga brenda nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i bindur se nuk po kryen di\u00e7ka t\u00eb pamoralshme, pavar\u00ebsisht se ligji e ndalon. Ajo q\u00eb vepron \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm frika. N\u00ebse nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb, do t\u00eb reflektohej po masivisht edhe n\u00eb fenomene t\u00eb tjera, t\u00eb cilat morali i d\u00ebnon, po ashtu dhe ligji, at\u00ebher\u00eb katastrofa e vlerave sociale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, do t\u00eb ishte kolosale. Vendi do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej.<\/em><\/p>\n<p><em>Si mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tij nj\u00eb popull, i cili ka v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ndarjen e normave morale n\u00eb vlera dhe antivlera? Kur nuk u beson vlerave t\u00eb afishuara? Gjendja e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike ka vendin e saj pa diskutim, por t\u00eb pakt\u00ebn historikisht, nevoja ekonomike nuk i ka \u00e7uar shqiptar\u00ebt t\u00eb tjet\u00ebrsojn\u00eb vlerat e tyre sociale.<\/em><\/p>\n<p><em>Dramatik \u00ebsht\u00eb fakti se; n\u00eb vend q\u00eb shteti i sot\u00ebm t\u00eb tregohej i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr deformimin e madh social, q\u00eb do t\u00eb linte p\u00ebr pasoj\u00eb kultivimi i k*anabisit, pa folur k\u00ebtu p\u00ebr dhimbjet e vik*timave, preferoi ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime n\u00eb mbajtjen e pushtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Me politika dhe q\u00ebndrime skandaloze ndaj fenomenit, duke e mohuar fillimisht masivizimin e tij e n\u00ebn rrogoz duke e shfryt\u00ebzuar; duke hedhur p\u00ebr diskutim legalizimin e m\u00eb pas largimin e vendit nga harta e kultivimit; n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb situata iku nga duart, e p\u00ebr rrjedhim, pasoi kultivimi n\u00eb mas\u00eb, implikimin e forcave policore, rritjen e fuqis\u00eb financiare t\u00eb grupeve k*riminale. Kjo pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri, e ka kthyer \u00e7rr\u00ebnjosjen e kultivimit t\u00eb bim\u00ebs, n\u00eb kufijt\u00eb e s\u00eb pamundur\u00ebs edhe sikur qeverisja, t\u00eb angazhohej seriozisht kund\u00ebr saj. Por m\u00eb e keqja mbetet se ky q\u00ebndrim i dyfisht\u00eb i saj, b\u00ebri q\u00eb thuajse mbar\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, t\u00eb kthehet n\u00eb indiferente ndaj fenomenit dhe t\u00eb shtohen shum\u00eb, shtresat sociale q\u00eb nuk e shohin kultivimin e k*anabisit si shkelje ligji.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb kuptuar dram\u00ebn e shtrirjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb fenomenit &#8220;kanabis&#8221; n\u00eb vendin ton\u00eb, mjafton t\u00eb ndjekim dy njoftime mediatike, t\u00eb b\u00ebra brenda dit\u00ebs k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb fundit. Nj\u00ebri q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb sasi prej 1.2 ton\u00ebsh k*anabis t\u00eb kapur nga Policia n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa tjetri q\u00eb flet p\u00ebr arr*estimin nga ana e Policis\u00eb son\u00eb t\u00eb kat\u00ebr grave mbi 55-vje\u00e7are, t\u00eb cilat merreshin me kultivimin e bim\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra grup k-riminal me veprimtari nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb grumbullon dhe t*rafikon mallin e kultivuar nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe nga kat\u00ebr grat\u00eb e moshuara n\u00eb Vlor\u00eb. Kat\u00ebr n\u00ebna t\u00eb cilat do t\u00eb njohin burgun, n\u00eb mosh\u00eb thuajse t\u00eb thyer. Do t\u00eb quhen t\u00eb t\u00ebra t\u00eb moshuarat &#8220;grup i strukturuar kriminal&#8221;? N\u00eb k\u00ebto dy njoftime, del qart\u00eb gjithashtu edhe cil\u00ebsia e goditjes s\u00eb fenomenit, nga forcat tona policore dhe nga ato t\u00eb vendit fqinj. Arr*estimi i kat\u00ebr grave t\u00eb thyera n\u00eb mosh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se fitore e Policis\u00eb apo e drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb evidentim i nj\u00eb tragjedie sociale, q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb edhe shtresa individ\u00ebsh aspak t\u00eb zakonsh\u00ebm, n\u00eb veprimtarin\u00eb k-riminale. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb e keqja m\u00eb e madhe.<\/em><\/p>\n<p><em>Duket se Policia dhe sidomos ministri i Brendsh\u00ebm ose nuk e kan\u00eb kuptuar, ose nuk duan ta kuptojn\u00eb se betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb eliminuar kultivimin e k*anabisit, e kan\u00eb t\u00eb humbur p\u00ebr faktin se si rezultat i q\u00ebndrimeve t\u00eb paqarta, kontradiktore dhe heraher\u00ebs frym\u00ebzuese t\u00eb Kryeministrit, lidhur me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb n*arkotike, fenomeni po merr konsensus t\u00eb gjer\u00eb popullor.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve ekonomike. Konsensusi q\u00eb kultivuesit e thjesht\u00eb, u japin porosit\u00ebsve k-riminel\u00eb p\u00ebr motive t\u00eb p\u00ebrfitimit ekonomik, i b\u00ebn edhe bos\u00ebt e t*rafikimit, organizator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kultivimit, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb identifikuesh\u00ebm me v\u00ebshtir\u00ebsi nga ana e Policis\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb kjo q\u00eb provohet edhe nga fakti q\u00eb zbulimi i parcelave, behet gjithmon\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb duke u bazuar n\u00eb teknologji, e jo n\u00eb raporte t\u00eb nd\u00ebrsjella t\u00eb qytetar\u00ebve me Policin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ashtu, edhe kur parcelat zbulohen, jo rrall\u00eb her\u00eb ato mbeten jetime, pa autor. Kat\u00ebr grat\u00eb e moshuara t\u00eb kapura nga Policia, d\u00ebshmojn\u00eb se kultivimi i k*ananbisit n\u00eb vendin ton\u00eb, nuk mbetet vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rinjsh, t\u00eb cil\u00ebt si kudo n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtres\u00ebn m\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb k-rimit, por po gjen p\u00ebrkrahje edhe n\u00eb breza, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e k-rimit t\u00eb organizuar, ku p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr gra t\u00eb moshuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Konsensusi apo mb\u00ebshtetja, q\u00eb u jep popullsia fenomeneve me natyre k-riminale, si n\u00eb rastin konkret kultivimit t\u00eb k*anabisit n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb i njohur edhe n\u00eb vende si Italia e Jugut, ku pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mafia e k\u00ebtij vendi, gjen fuqin\u00eb e saj, e ka jetike, ndaj dhe institucionet e k\u00ebtij vendi, mobilizojn\u00eb sa munden shoq\u00ebrin\u00eb kund\u00ebr saj. Kjo m\u00ebnyr\u00eb tregon se fenomene me natyr\u00eb masive negative, nuk mund t\u00eb eliminohen kurrsesi vet\u00ebm me forc\u00ebn e Policis\u00eb apo t\u00eb ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe sikur kjo Polici, t\u00eb ishte ideale n\u00eb rastin ton\u00eb, shteti duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebideatori i aktivizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebputur sa m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb, si nga plog\u00ebshtia p\u00ebr t\u00eb denoncuar, por sidomos edhe nga bashk\u00ebpunimi direkt, apo indirekt p\u00ebr t\u00eb kultivuar k*anabisin. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq, qeverisja e sotme, nuk e kryen dot k\u00ebt\u00eb rol p\u00ebr shum\u00eb faktor\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr arsyen se vet\u00eb ajo, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjenez\u00ebn e krijimit t\u00eb k\u00ebtij konsensusi t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb kultivimin e k*anabisit, e po ashtu, vet\u00eb ajo me politikat e saj t\u00eb paqarta e t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, b\u00ebri q\u00eb edhe Policia t\u00eb humbas\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht rolin dhe moralin, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e popullat\u00ebs, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb indiferenc\u00eb totale.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke iu referuar shkrimit t\u00eb ish-dejtuesit t\u00eb Policis\u00eb, P\u00ebllumb Nako, lidhur me kultivimin e k*anabisit n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb merr hov ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitet kur mbahen zgjedhjet, Presidenti Meta, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rrjetet sociale. Meta shprehet se; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund, pasi bos\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":149702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-149701","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149701\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}