{"id":150016,"date":"2020-10-17T14:02:48","date_gmt":"2020-10-17T12:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=150016"},"modified":"2020-10-17T14:02:48","modified_gmt":"2020-10-17T12:02:48","slug":"flet-paskal-milo-shqiperia-ka-nevoje-per-nje-te-majte-te-re-rilindja-nuk-eshte-me-e-majte-por-pjese-e-oligarkeve-dhe-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flet-paskal-milo-shqiperia-ka-nevoje-per-nje-te-majte-te-re-rilindja-nuk-eshte-me-e-majte-por-pjese-e-oligarkeve-dhe-e\/","title":{"rendered":"Flet Paskal Milo: Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb re\/ Rilindja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e majt\u00eb, por pjes\u00eb e oligark\u00ebve dhe e\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Koncepti klasik i luft\u00ebs politike p\u00ebr pushtet, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs per\u00ebndimore me demokraci liberale, ka pasur n\u00eb themel t\u00eb tij, konkurrenc\u00ebn e alternativave dhe programeve t\u00eb grupimeve t\u00eb larmishme politike, t\u00eb quajtura t\u00eb djathta, t\u00eb qendr\u00ebs e t\u00eb majta. Nd\u00ebr vite e n\u00eb p\u00ebrshtatje me zhvillimet dhe nevojat, platformat tradicionale politike dhe elektorale, kan\u00eb ndryshuar e jan\u00eb modernizuar, por pa e kaluar ylberin ideologjik, t\u00eb ndarjes s\u00eb madhe bllokiste.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e saposhpallur pluraliste, t\u00eb fillimit t\u00eb viteve 90-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kishte nj\u00eb injoranc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs politike per\u00ebndimore. Partit\u00eb e reja politike q\u00eb u krijuan, kopjuan ose p\u00ebrshtat\u00ebn p\u00ebrciptazi, programe t\u00eb partive europiane t\u00eb djathta e t\u00eb majta.<\/p>\n<p>M\u00eb tep\u00ebr, u b\u00eb kujdes p\u00ebr emrat e partive, sesa p\u00ebr thelbin e programeve t\u00eb tyre, n\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb sapodal\u00eb, nga sundimi i gjat\u00eb i nj\u00eb regjimi nj\u00ebpartiak komunist. K\u00ebshtu, u themelua n\u00eb mars 1991 Partia Social Demokrate, ku n\u00eb qershor t\u00eb atij viti, Partia e Pun\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrroi emrin n\u00eb Parti Socialiste.<\/p>\n<p>Ky ishte ve\u00e7 fillimi i krijimit t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, n\u00eb tradit\u00ebn dhe modelin social-demokrat europian, por q\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, u fragmentarizua me themelimin e dy\u2013tri partive t\u00eb tjera si; L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, Partia Demokracia Sociale etj. Pa u zgjatur n\u00eb histori, aktualisht e majta shqiptare, e themeluar n\u00eb vitet e tranzicionit shqiptar, thuajse nuk ekziston.<\/p>\n<p>Procesi i shthurjes s\u00eb saj, nisi n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, kur ajo e ndodhur n\u00eb pushtet, u miklua nga favoret e tij, u infektua nga k*orrupsioni dhe humbi frym\u00ebn demokratike, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb shtresave sociale, q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte.<\/p>\n<p>Procesi i transformimit t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj, asaj Socialiste, n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb politike pragmatiste dhe eklektike, filloi pas vitit 2005-s\u00eb, kur ndodhi edhe ndryshimi n\u00eb udh\u00ebheqjen e saj, largimi i Fatos Nanos dhe ardhja e Edi Ram\u00ebs, n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb saj. Vitet 2005-2013-t\u00eb, q\u00eb jan\u00eb vitet e opozit\u00ebs p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, ndon\u00ebse u ruajt\u00ebn formalisht kolonat programore t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb, sh\u00ebnuan fillimin e desocializimit t\u00eb saj programor, si dhe t\u00eb &#8220;\u00e7lirimit&#8221; t\u00eb saj nga vlerat dhe traditat pozitive t\u00eb trash\u00ebguara, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj, identifikoheshin me emrin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm rikompozimi i simboleve partiake, apo ndryshimi i ngjyrave t\u00eb flamurit t\u00eb partis\u00eb, por edhe deklaratat e metodat thell\u00ebsisht personale dhe autoritare t\u00eb kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb, paralajm\u00ebruan &#8220;v*arrosjen&#8221; politike t\u00eb k*ufom\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb kund\u00ebrmonte komuniz\u00ebm dhe ngritjen graduale brenda saj, t\u00eb nj\u00eb krijese t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb kishte n\u00eb themel t\u00eb saj, vul\u00ebn dhe bot\u00ebkuptimin personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me konceptet e s\u00eb majt\u00ebs moderne europiane.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht e jo pa q\u00ebllim n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb k\u00ebtij ndryshimi cil\u00ebsor, kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare deklaronte se; ajo nuk ishte as e majt\u00eb dhe as e djatht\u00eb, se ai personalisht nuk ishte politikan!<\/p>\n<p>Periudha 2005-2013-t\u00eb, ka qen\u00eb koha e anarkis\u00eb politike n\u00eb koncepte e n\u00eb veprime, e Partis\u00eb Socialiste q\u00eb mbuloheshin nga nevoja e nj\u00eb opozitarizmi t\u00eb fort\u00eb, e t\u00eb domosdosh\u00ebm ndaj qeverisjes autoritariste e subjektiviste, t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Edi Rama, u shfaq formalisht si socialist dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit para se t\u2019i jepte lamtumir\u00ebn &#8220;g\u00ebrmadh\u00ebs&#8221; komuniste, alias Partis\u00eb Socialiste, ai paraqiti programin elektoral, p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2013-t\u00eb, q\u00eb ishte edhe ceremonia mortore e saj. &#8220;Rilindja&#8221;, jo pa q\u00ebllim ishte zgjedhur ky em\u00ebr, ishte gati si struktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar de facto t\u00eb vjetr\u00ebn, q\u00eb po v*arrosej e p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt, nuk e kuptuan q\u00eb me votat dhe me duart e tyre, v*arros\u00ebn historin\u00eb dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb tyre. Largimi i Sali Berish\u00ebs, ishte alfa dhe omega e tyre. Kjo iu dha, dhe jo pa t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb momentit, por nuk menduan se dasma e tyre e fitores elektorale, do t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shkuror\u00ebzimi p\u00ebrfundimtar, i Partis\u00eb Socialiste nga legjitimiteti historik, si parti e majt\u00eb. Rilindja kishte sh\u00ebnuar dit\u00eblindjen e saj. Lindi p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb trupin dhe frym\u00ebn, ku u mbars dhe doli n\u00eb jet\u00eb. Kishte filluar epoka e saj. Nuk do shum\u00eb v\u00ebmendje, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cil\u00ebsia e qeverisjes, n\u00eb raport me premtimet, pritshm\u00ebrin\u00eb dhe ardhm\u00ebrin\u00eb europiane t\u00eb vendit, n\u00eb k\u00ebto shtat\u00eb vite ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Bilancet zyrtare t\u00eb &#8220;arritjeve&#8221;, t\u00eb qepura n\u00eb zyrat e administrat\u00ebs publike, nuk entuziazmojn\u00eb asnj\u00eb njeri, madje as edhe ata q\u00eb i hartojn\u00eb. Atmosfera \u00ebsht\u00eb e mbarsur me shum\u00eb pesimiz\u00ebm dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb ndihet e preket kudo. Ve\u00e7 &#8220;mbreti&#8221; dhe oborrtar\u00ebt e tij, nuk e shohin, ose b\u00ebjn\u00eb sikur nuk shohin. P\u00ebrpara jan\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb shtyhen k\u00ebto muaj, me ose pa Corona*virus, me premtime t\u00eb reja, me inaugurime veprash imagjinare, me rritje simbolike pagash e pensionesh, me pun\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrzgjedhura e t\u00eb p\u00ebrkohshme, n\u00eb mendjet e shqiptar\u00ebve, ka filluar t\u00eb v\u00ebrtitet pyetja: P\u00ebr cilin do t\u00eb votojm\u00eb? Ushtria e militant\u00ebve t\u00eb strukturave partiake, ka koh\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb radiografin\u00eb e re t\u00eb elektoratit, ku sondazhet e p\u00ebrdyjavshme q\u00eb matin humorin e tij zgjedhor, kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb filluar.<\/p>\n<p>Retorika dhe sulmet verbale ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar. Rrjetet sociale, g\u00eblojn\u00eb pa fund e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, nga propaganda elektorale. N\u00eb thelb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re. T\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurve t\u00eb pushtetit dhe oligark\u00ebve, ankohen e nuk kan\u00eb besim. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb e majt\u00eb e re n\u00eb ide, si dhe n\u00eb organizim. Rilindja nuk \u00ebsht\u00eb e majt\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese e oligark\u00ebve, e PPP-ve dhe jo e mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb aq shum\u00eb shpresoi n\u00eb 2013-\u00ebn dhe q\u00eb aq shum\u00eb u zhg\u00ebnjye nd\u00ebr vite. Koha \u00ebsht\u00eb tani. \u00c7do vones\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje. Organizim p\u00ebr t\u2019i rikthyer Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb moderne, europiane, humane dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr fatet dhe sfidat, q\u00eb ajo ka tani e n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koncepti klasik i luft\u00ebs politike p\u00ebr pushtet, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs per\u00ebndimore me demokraci liberale, ka pasur n\u00eb themel t\u00eb tij, konkurrenc\u00ebn e alternativave dhe programeve t\u00eb grupimeve t\u00eb larmishme politike, t\u00eb quajtura t\u00eb djathta, t\u00eb qendr\u00ebs e t\u00eb majta. Nd\u00ebr vite e n\u00eb p\u00ebrshtatje me zhvillimet dhe nevojat, platformat tradicionale politike dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":150017,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-150016","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150016\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}