{"id":151350,"date":"2020-10-26T12:28:48","date_gmt":"2020-10-26T11:28:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=151350"},"modified":"2020-10-26T12:35:34","modified_gmt":"2020-10-26T11:35:34","slug":"bamir-topi-flet-per-ceshtjen-e-hages-dhe-per-perplasjet-e-kryeministrit-me-presidentin-ishte-vendim-i-gabuar-i-rames-ja-pse-i-vleresoj-qendrimet-e-metes-dhe-cfare-pres-nga-25-prilli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bamir-topi-flet-per-ceshtjen-e-hages-dhe-per-perplasjet-e-kryeministrit-me-presidentin-ishte-vendim-i-gabuar-i-rames-ja-pse-i-vleresoj-qendrimet-e-metes-dhe-cfare-pres-nga-25-prilli\/","title":{"rendered":"Bamir Topi flet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hag\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00eb*rplasjet e Kryeministrit me Presidentin: Ishte vendim i gabuar i Ram\u00ebs\/ Ja pse i vler\u00ebsoj q\u00ebndrimet e Met\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb pres nga 25 Prilli&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ekskluzive p\u00ebr &#8220;Telegraf&#8221;\/ Dor\u00ebzimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Detit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, vendim personal dhe i gabuar i Ram\u00ebs, i cili e mbajti t\u00eb fsheht\u00eb duke anashkaluar q\u00ebllimisht Parlamentin dhe Kreun e Shtetit. Devijimi i fajsh\u00ebm nga detyrimi kushtetues; pse i vler\u00ebsoj q\u00ebndrimet e Presidentit Ilir Meta; mandati i dyt\u00eb i PS-s\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe ndryshimet q\u00eb pres t\u00eb ndodhin m\u00eb 25 prill.<\/p>\n<p>Prof. Dr. Bamir Topi, ish- President i Republik\u00ebs<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebrore dhe jo atribut\u00a0ekskluziv i Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0 D\u00ebshtimi n\u00eb negociata dhe mungesa e transparenc\u00ebs,\u00a0kosto politike e Qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>\u2013 \u00a0Kujdesi duhet t\u00eb jet\u00eb i madh, \u00a0pasi nuk ka altruiz\u00ebm midis kombeve.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e detit n\u00eb gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vendim personal e i gabuar i kryeministrit\u00a0\u00a0RAMA<\/p>\n<p>Prof. Dr. Bamir Topi, ish- President i Republik\u00ebs shprehet se; \u00e7\u00ebshtja e Detit me Greqin\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebrore dhe jo atribut ekskluziv i Qeveris\u00eb, si dhe d\u00ebrgimi i saj n\u00eb gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vendim personal e i gabuar i kryeministrit\u00a0 RAMA. Ish- Presidenti Topi, pohon se dor\u00ebzimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Detit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paaft\u00ebsi dhe d\u00ebshtim i politik\u00ebs qeveris\u00ebse t\u00eb Kryeministrit Rama. Ka patur nj\u00eb devijim t\u00eb fajsh\u00ebm nga detyrimet kushtetuese, p\u00ebr transparenc\u00eb dhe vendimmarrje n\u00eb Parlament dhe n\u00eb konkordanc\u00eb me Kreun e Shtetit. Ish- Presidenti Topi, ngre edhe nj\u00eb pyetje ndaj Kryeministrit: Si mund t\u00eb justifikohet, q\u00eb i gjith\u00eb mandati i dyt\u00eb qeveris\u00ebs i Kryeministrit Rama, po kalon pa Gjykat\u00eb Kushtetuese? Prandaj, Ish- Presidenti Topi, pohon se \u00e7\u00ebshtjet e pushtetit p\u00ebr zotin Rama, prevalojn\u00eb kundrejt interesave t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 I nderuar Zoti President Topi, Ju si e mendoni, mbi \u00e7far\u00eb baze \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi nga Kryeministri Rama, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00c7\u00ebshtjen e Detit me Greqin\u00eb?<\/p>\n<p>-E kam ndjekur me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, debatin p\u00ebr delimitimin n\u00eb ujrat detare midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, tashm\u00eb nj\u00eb histori pa kok\u00eb e pa bisht, q\u00eb d\u00ebshmon se n\u00eb kontekstin historik, shqiptar\u00ebt gj\u00ebrat serioze i marrin shum\u00eb leht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb me mendjeleht\u00ebsi. Nuk po diskutoj kurrsesi treguesit e patriotizmit tek politikan\u00ebt vendimarr\u00ebs, por at\u00eb sjellje t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb gjith\u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb, por serioze e institucionale nuk \u00ebsht\u00eb. Kjo \u00e7\u00ebshtje vjen e trash\u00ebguar nga qeveria, vendimarrja e s\u00eb cil\u00ebs u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese, kur kjo ekzistonte n\u00eb vitin 2010-t\u00eb, pra rreth 10-t\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sot pas 8-t\u00eb viteve n\u00eb qeverisje, Kryeministri Rama e shpalosi si t\u00eb vd*ekur nj\u00eb negociat\u00eb, e cila nuk u ekspozua kurr\u00eb, duke sjell\u00eb p\u00ebshtjellim, dyshime, paragjykime e deri n\u00eb ak*uza p\u00ebr shitje t\u00eb interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Personalisht, nuk kam arsye ta konsideroj tradh\u00ebti, pasi nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. N\u00eb analiz\u00ebn time, dor\u00ebzimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Detit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, d\u00ebshmon s\u00eb pari, nj\u00eb paaft\u00ebsi e d\u00ebshtim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb planin politik t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, e cila thuajse nuk negocioi asnj\u00ebher\u00eb me qeverin\u00eb e z. Micotaqis dhe m\u00eb shum\u00eb b\u00ebri reality show, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb s\u00eb majt\u00eb t\u00eb Ciprasit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, grupi negociator me pak p\u00ebrjashtime nuk t\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen e profesionist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, por ve\u00e7 zyrtar\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishin t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb struktur\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ka patur nj\u00eb devijim t\u00eb fajsh\u00ebm nga detyrimet kushtetuese, p\u00ebr transparenc\u00eb dhe vendimarrje n\u00eb Parlament dhe n\u00eb konkordanc\u00eb me Kreun e Shtetit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, t\u00eb krijohet bindja se qysh n\u00eb fillim Kryeministri ka qen\u00eb pesimist, n\u00eb arritjen e nj\u00eb kompromisi me Greqin\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb procesin n\u00eb rrug\u00eb pa krye p\u00ebr ta larguar s\u00eb fundmi nga vetja, si nj\u00eb patate e nxeht\u00eb q\u00eb nuk mund ta mbante n\u00eb duar, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vigjilje t\u00eb nj\u00eb viti elektoral.<\/p>\n<p>Ngjarjet n\u00eb detin Egje dhe interesat gjeopolitike, strategjike dhe ekonomike midis Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb, na japin nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qart\u00eb q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb implikohen n\u00eb deklarata lider t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bot\u00ebror\u00eb, \u00e7ka tregon se simpatit\u00eb apo antipatit\u00eb kan\u00eb dal\u00eb sheshit. Kush na siguron q\u00eb procesi do jet\u00eb i drejt\u00eb, n\u00eb specifikat q\u00eb ka problemi i delimitimit t\u00eb ujrave midis ishujve grek\u00eb e bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse do t\u00eb shkohet n\u00eb Gjykat\u00eb, informimi publik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vendimarrja sipas Kushtetut\u00ebs, jo sipas vullneteve personale.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb nj\u00eb strukturim serioz t\u00eb grupit, q\u00eb do identifikoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr gjyq dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr profesionalizmin dhe studion ligjore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb Gjykat\u00eb, si nj\u00eb probabilitet i mosarritjes s\u00eb dakord\u00ebsis\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje dhe pasoj\u00eb e nj\u00eb konsulte t\u00eb plot\u00eb me institucionet kushtetuese, por e deklaruar papritmas, ting\u00ebllon si nj\u00eb inferioritet politik, psikologjik dhe si nj\u00eb zgjidhje pragmatike n\u00eb vigjilje t\u00eb nevoj\u00ebs politike p\u00ebr hapjen e negociatave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Greqia nuk m\u00eb rezulton q\u00eb ta ket\u00eb kusht\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Sot pas 8-t\u00eb viteve n\u00eb qeverisje Kryeministri Rama, e shpalosi si t\u00eb vd*ekur nj\u00eb negociat\u00eb, e cila nuk u ekspozua kurr\u00eb, duke sjell\u00eb p\u00ebshtjellim, dyshime, paragjykime e deri n\u00eb ak*uza p\u00ebr shitje t\u00eb interesave komb\u00ebtare<\/p>\n<p>Si rezultat, kemi nj\u00eb vendim personal t\u00eb Kryeministrit dhe jo t\u00eb Kuvendit dhe Presidentit p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Hag\u00eb. Kjo gj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrb\u00ebn shkelje kushtetuese, por e \u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb pa nj\u00eb z\u00eb t\u00eb unifikuar, e cila lexohet nga jasht\u00eb Shiqip\u00ebris\u00eb si pik\u00eb e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Padyshim, duke ruajtur respektin p\u00ebr Institucionin e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, personalisht nuk jam i bindur n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb pa influenca subjektive t\u00eb karakterit emotiv. Mendimi \u00ebsht\u00eb i imi dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn herezi, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sot nuk mbuloj asnj\u00eb karrike institucionale, pasi retrospektiva e ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, na fut n\u00eb dyshime me rregullin kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb precedentit historik. M\u00ebnyra si jan\u00eb par\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr ngjarjet n\u00eb ish- Jugosllavi, minimalisht na veshin me skepticiz\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kemi t\u00eb fresk\u00ebt motivimin e \u00e7mimit Nobel, t\u00eb akorduar p\u00ebr shkrimtarin austriak Peter Handke, duke e zhveshur nga motivimi moral, si admirues i Milloshevi\u00e7it dhe mohues i mas*akr\u00ebs s\u00eb Srebrenic\u00ebs p\u00ebrmes kontestimeve t\u00eb shumta. Megjithat\u00eb, ai njihet si fitues zyrtar i Nobelit p\u00ebr vitin 2019-t\u00eb. A duhet ta vem\u00eb n\u00eb dyshim moralin e komisionit p\u00ebr Nobelin? Pse jo!<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmja nga t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs p\u00ebr institucionet dhe publikun.<\/p>\n<p>I njoh vehtes cil\u00ebsin\u00eb e njeriut t\u00eb informuar jo pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por p\u00ebrsa ka ndodhur k\u00ebto 7-8 vite jemi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Pjesa m\u00eb negative, mbetet fakti se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, jemi informuar nga zyrtar\u00ebt grek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb e tyre, por n\u00ebp\u00ebrmjet artikulimit unilateral kan\u00eb krijuar edhe nj\u00eb ep\u00ebrsi n\u00eb krijimin e nj\u00eb opinioni, sikur gj\u00ebrat po shkonin n\u00eb favorin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ishte e pafrytshme dhe me doza inferioriteti, kur Rama perifrazonte, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn apriori homologut grek.<\/p>\n<p>Pra, loja n\u00eb planin politik, konsiderohet e humbur nga Rama dhe mosrespektimi i Presidentit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, m\u00eb jep pasiguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e altruizmit, e pam\u00eb me keqardhje n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti midis vendeve europiane, madje midis shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb kulmin e pandemis\u00eb nga Corona*virusi, e cila imponoi nj\u00eb falje publike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian, p\u00ebr egoizmin e disa vendeve ndaj t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr mjetet e p\u00ebrballimit t\u00eb epidemis\u00eb. Kjo duhet t\u00eb na imponoj\u00eb organizim dhe disiplin\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb argument jo t\u00eb leht\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb aleancave, empative apo antipative, pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore dhe midis shteteve.<\/p>\n<p>\u2013 Cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Greqia, nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord deri tani midis tyre dhe k\u00ebrkojn\u00eb gjykim nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>\u2013 Besoj se p\u00ebrtej grupit q\u00eb raporton tek Kryeministri nuk e di askush, madje duke par\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tep\u00ebr t\u00eb acaruara midis tij dhe Presidentit, m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb dyshoj se nuk ka informacion as Kreu i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare. Edhe n\u00eb sistemet monarkike, k\u00ebto gj\u00ebra informohen n\u00eb Parlament. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk kam p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen tuaj.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0A mendoni se ka konsensus t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr pyetjet q\u00eb do t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Marr\u00ebveshje Speciale)?<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb komunikimi, q\u00eb i takon funksionalisht Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme e grupit negociator, kemi arritur t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb dakord dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsensuale t\u00eb shkohet n\u00eb Gjykat\u00eb. Ky besoj \u00ebsht\u00eb i vetmi konsensus. N\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk toleron kush. Apriori shum\u00ebkush e mendon se Greqia, e cila ka det e ishuj pa fund (m\u00eb shum\u00eb se 3000 ishuj), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria, ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb ishte fleksib\u00ebl. N\u00eb fakt rezulton ndryshe. Ata kan\u00eb motivim t\u00eb thell\u00eb nacional p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb diskutojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nacionalizmi shqiptar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht deklamativ e folklorik, fqinj\u00ebt rreth nesh ve\u00e7 konservimit t\u00eb territoreve t\u00eb tyre, e kan\u00eb shkruar historin\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ne n\u00eb interesin e tyre, p\u00ebr territoret shqiptare q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb tonat. At\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb ket\u00eb konsensus. E kam d\u00ebgjuar shpesh k\u00ebto dit\u00eb nga shum\u00eb analist\u00eb q\u00eb thon\u00eb, se pal\u00ebt do bien dakort p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet dihen. Ato jan\u00eb t\u00eb lidhura ekskluzivisht me vij\u00ebn ndar\u00ebse. Ajo vij\u00eb ndan territore, burime natyrore dhe interesa gjeostrategjike. Kur shkon n\u00eb Gjykat\u00eb, secili tenton t\u00eb marr\u00eb avokatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nga historia kam m\u00ebsuar se; nuk ekziston altruiz\u00ebm midis kombeve, por marr\u00ebdh\u00ebnie, q\u00eb tentohen t\u00eb shkojn\u00eb tek fqinj\u00ebsia e mir\u00eb e interesi reciprok.<\/p>\n<p>Ka patur nj\u00eb devijim t\u00eb fajsh\u00ebm, nga detyrimet kushtetuese p\u00ebr transparenc\u00eb dhe vendimarrje n\u00eb Parlament dhe n\u00eb konkordanc\u00eb me Kreun e Shtetit<\/p>\n<p>\u2013 A e ka tagrin Kryeministri Rama q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb \u00c7\u00ebshtjen e Detit me Greqin\u00eb, pa u konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republik\u00ebs, me Parlamentin, pa b\u00ebr\u00eb Referendum popullor, si\u00e7 b\u00ebri Sllovenia me Kroacin\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Kurrsesi nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb adresim n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pa marr\u00eb p\u00eblqimin e Parlamentit dhe Kreut t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb administrative e zakonshme, por nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shtetit shqiptar. \u00c7\u00ebshtje t\u00eb tilla madhore, nuk kusht\u00ebzohen nga raportet e r\u00ebnduara midis institucioneve. Ndjeshm\u00ebria dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike, i imponon secilit individ kujdes maksimal n\u00eb respektimin e ligjit dhe procedur\u00ebs, edhe n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Zoti President, a gjykoni se shtyrja e mosfunksionimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsisht k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe kushteve t\u00eb BE ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme nga Kryeministri Rama?<\/p>\n<p>\u2013 Ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje, s\u00eb pari, logjike e m\u00eb pas politike, midis synimeve t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat me BE dhe l\u00ebnies s\u00eb vendit pa gjykatat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00eb Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, e cila punon n\u00eb kushtet e reanimacionit klinik. T\u00eb jesh Kryetar i mazhoranc\u00ebs politike, ku n\u00eb Kuvend shpesh ke marr\u00eb vota me 2\/3, askush nuk t\u00eb justifikon. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaj q\u00ebllimin nga paaft\u00ebsia, sepse t\u00eb dyja jan\u00eb p\u00ebrzier keq. Si mund t\u00eb justifikohet q\u00eb i gjith\u00eb mandati i dyt\u00eb qeveris\u00ebs, po kalon pa Gjykat\u00eb Kushtetuese?<\/p>\n<p>N\u00ebse i ka interesuar apo jo k\u00ebt\u00eb nuk e di, por personalisht e shikoj th*ik\u00eb me dy presa. Nj\u00eb qeveri apo Kryeminist\u00ebr normal, duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si bashkudh\u00ebtuese gjat\u00eb qeverisjes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i monitoruar dhe i mbrojtur nga &#8220;lajthitjet&#8221; ligjore, n\u00eb aktet e nxjerra gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Shum\u00eb gj\u00ebra nuk do t\u00eb kishin shkuar n\u00eb p\u00eb*rplasje, e pasiguri po t\u00eb ishte Gjykata n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebse e drejt\u00eb, k\u00ebrkesa e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr mbylljen e k\u00ebtij procesi brenda vitit, ndryshe i bashkohem z\u00ebrit t\u00eb atyre, q\u00eb n\u00ebse nuk rregullojm\u00eb struktur\u00ebn kushtetuese t\u00eb institucioneve ne nuk e meritojm\u00eb hapjen. Tek e fundit, \u00e7do keqb\u00ebr\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, duhet ta paguaj\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb politik paaft\u00ebsin\u00eb e tij. Ndryshe, ky vend do t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz, nga ku edhe mbijetesa biologjike, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb aventuriereve. Kjo ka ndodhur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb komuniz\u00ebm nga ku mesa duket nuk jemi larguar ende me mentalitetin e disave q\u00eb aplikojn\u00eb kapitalizmin, duke qen\u00eb absolutisht n\u00eb simbolik\u00ebn e &#8220;Bllokut&#8221;, n\u00eb tipologjin\u00eb e kompozimit e t\u00eb sundimit n\u00eb praktikat e qeverisjes.<\/p>\n<p>-A rrezikohet procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, ngaq\u00eb mazhoranca e Rilindjes Socialiste, miratoi Kodin e ri Zgjedhor pa konsensus me opozit\u00ebn, si\u00e7 kishin kusht\u00ebzuar Bundestagu gjerman dhe Bashkimi Europian?<\/p>\n<p>\u2013 Ka koh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e pushtetit p\u00ebr z. Rama, prevalojn\u00eb kundrejt interesave t\u00eb integrimit. Agjenda europiane nuk \u00ebsht\u00eb kompromentuar nga konjukturat politike brenda BE-s\u00eb, si\u00e7 tentohet t\u00eb paraqitet situata. Ngjarjet e m\u00ebdha q\u00eb lidhen me integrimin si NATO, Marr\u00ebveshja e Asocim Stabilizimit, etj., kan\u00eb patur mb\u00ebshtetje nga vendet an\u00ebtare, pasi jan\u00eb bindur p\u00ebr reformat politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Sjellja skeptike e disa vendeve n\u00eb BE, ka arsye t\u00eb p\u00ebrligjura q\u00eb lidhen me kredibilitetin e institucionit t\u00eb zgjedhjeve q\u00eb nuk bindin.<\/p>\n<p>-Zoti President, a ju b\u00ebn p\u00ebrshtypje, heshtja e SPAK-ut ndaj fakteve, provave t\u00eb nj\u00eb skandali t\u00eb madh t\u00eb korr*upsionit p\u00ebr incenerator\u00ebt? Mosveprimi i SPAK-ut \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebrcjell tek shqiptar\u00ebt dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt?<\/p>\n<p>\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje delikate, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje e veprimeve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, reagimit t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs dhe aksionit ligjor q\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb nga SPAK.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e inceneratoreve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tep\u00ebr e atakuar n\u00eb media dhe mesa kam par\u00eb Kryeministri n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje me gazetar\u00ebt, ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nuk besoj t\u00eb ket\u00eb kund\u00ebrshti nga askush pse nd\u00ebrtohen incenerator\u00ebt, por si jan\u00eb zhvilluar procedurat e tenderimit nga shpallja e projekteve, njoftimi i tenderit, kushtet e vler\u00ebsimit e deri tek shpallja e fituesit. Nga kjo procedur\u00eb, merret informacion p\u00ebr CV -n\u00eb e kompanive dhe individ\u00ebve, kredibiliteti profesional e garancit\u00eb financiare, burimet e financimit dhe transparenca, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e bashk\u00ebveprimit me institucionet bashkiake dhe supervizionin nga qeveria me inspektoriatet e saj. Personalisht, nuk jam marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ndon\u00ebse t\u00eb krijohen shum\u00eb drit\u00ebhije q\u00eb burojn\u00eb dhe nga denoncimet e opozit\u00ebs. Sigurisht i takon strukturave t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre. Ndoshta po merren me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe politika duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es serioz hetimi, ka koh\u00ebn dhe metod\u00ebn. Kam besimin se pavar\u00ebsisht se po paragjykohen, an\u00ebtar\u00ebt e SPAK-ut do t\u00eb veprojn\u00eb, pasi jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb japin p\u00ebrgjigje ligjore p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku dyshohet p\u00ebr korr*upsion n\u00eb vendimmarrje e procedur\u00eb, ku jan\u00eb n\u00eb mes para publike.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb ky institucion, \u00ebsht\u00eb para sfidave e pritshm\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ata e din\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam konsideruar Presidentin Meta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante nj\u00eb njeri me eksperienc\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike, duke qen\u00eb gjithmon\u00eb i mendimit q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit, duhet nj\u00eb njeri me profil t\u00eb fort\u00eb politik, pasi turbulencat q\u00eb vijn\u00eb nga mazhorancat politike, prekin dhe ekuilibret e shtetit<\/p>\n<p>\u2013 Ju e njihni mir\u00eb karakterin e kryeministrit Rama. Ju pyes: \u00c7far\u00eb e detyroi kryeministrin Rama t\u00eb sillej ag*resiv ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb emisionin &#8220;Opinion&#8221;? (Kryeministri Rama, u vetshpjegua se \u00ebsht\u00eb tip emocionues).<\/p>\n<p>\u2013 Tashm\u00eb karakteret e politikan\u00ebve, njihen nga publiku dhe nuk ka mbetur gj\u00eb pa dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar. Vler\u00ebsimi i karakterit t\u00eb nj\u00eb politikani ndryshe b\u00ebhet nga nj\u00eb psikolog, ndryshe nga nj\u00eb intelektual, q\u00eb ndjek politik\u00ebn dhe ndryshe nga militant\u00ebt apo kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb gjesh t\u00eb gjitha ngjyrat, por n\u00eb fund p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb tabllo bardh e zi me nj\u00eb gri n\u00eb sfond.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kur je nj\u00eb figur\u00eb e lart\u00eb publike, e aq m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr, duhet t\u00eb mos humb\u00ebsh qet\u00ebsin\u00eb, kur gazetar\u00ebt t\u00eb vendosin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Ka nj\u00eb sjellje t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb Kryeministrit n\u00eb studio, i cili e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb tek gazetar\u00ebt ish-koleg\u00ebt n\u00eb gazetari, nga oponent\u00ebt publik, apo opozitar\u00ebt politik\u00eb. Si\u00e7 duket kjo e vendos n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. E ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb gj\u00ebrat serioze, nga gallatat me ata n\u00eb tryeza, ku konsumohen ve\u00e7 ver\u00ebs dhe shum\u00eb konfidenc\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment, k\u00ebputet dhe kthehet n\u00eb armiq\u00ebsi, e cila shtohet me ezaurimin e pushtetit, me t\u00eb cilin ik\u00ebn qet\u00ebsia psikologjike dhe shtohet ndjenja e nj\u00eb faji, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk k\u00ebrkohet kurr\u00eb ndjes\u00eb.<\/p>\n<p>Kurrsesi nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb adresim n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pa marr\u00eb p\u00eblqimin e Parlamentit dhe Kreut te Shtetit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb administrative e zakonshme, por nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shtetit shqiptar<\/p>\n<p>\u2013\u00a0A mendoni se 25 Prilli, do t\u00eb jet\u00eb kthes\u00eb historike e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb 30 vje\u00e7are t\u00eb tranzicionit?<\/p>\n<p>\u2013 25 prilli, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb kalendar, e cila shpresoj t\u00eb rikthej\u00eb moralin n\u00eb politik\u00eb e qeverisje. Shqip\u00ebria, ende nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet q\u00eb ta quajm\u00eb kthes\u00eb historike. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e madhe kjo fjal\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb kontekstin shqiptar. Ne kemi ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb anakronike, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar standardet n\u00eb qeverisje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik.<\/p>\n<p>Kthesat historike, k\u00ebrkojn\u00eb koshienc\u00eb t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtare, ku interesat meskine rr\u00ebzohen me neveri, nga m\u00eb shum\u00eb se gjysma e shoq\u00ebris\u00eb dhe artikulohen me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga intelektual\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i shoh p\u00ebrdit\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e fundit t\u00eb partive politike, si mjet p\u00ebr t\u00eb ushqyer jet\u00ebn e tyre ekonomikisht t\u00eb zbeht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbehur n\u00eb vazhdim portretin e tyre t\u00eb skalitur me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, si dhe p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar n\u00eb fund politik\u00ebs pa kushte.<\/p>\n<p>Ata s\u00eb fundmi, kan\u00eb kuptuar se mund t\u00eb jesh profesor me tituj t\u00eb shumt\u00eb dhe mund t\u00eb gjesh t\u00eb mbyllur dyert e Universiteteve, ku drejtuesit e mbajn\u00eb mir\u00eb me Qeverit\u00eb, duke u futur n\u00eb konjukturat e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjigjes time 25 prilli, po nuk u promovua si i till\u00eb, do kthehet s\u00ebrish n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb pamerituar, ku s\u00ebrish do ridalin thas\u00ebt me miell p\u00ebr kontigjent\u00eb elektorale, q\u00eb mjerimin ekonomik e kan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb, bile n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike me mjerimin e inteligjenc\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb shikojn\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb date zgjedhore, qoft\u00eb kjo 25 prill 2021.<\/p>\n<p>-Zoti President, me q\u00ebndrimin e deritanish\u00ebm t\u00eb Ilir Met\u00ebs, ndaj Kryeministrit, a \u00ebsht\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, apo Ilir Meta, \u00ebsht\u00eb kryetari i Opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb e kam konsideruar Presidentin Meta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante, nj\u00eb njeri me eksperienc\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike, duke qen\u00eb gjithmon\u00eb i mendimit q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit, duhet nj\u00eb njeri me profil t\u00eb fort\u00eb politik, pasi turbulencat q\u00eb vijn\u00eb nga mazhorancat politike, prekin dhe ekuilibrat e shtetit. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb jam i prirur t\u00eb shikoj tek z. Meta Presidentin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekskluzive p\u00ebr &#8220;Telegraf&#8221;\/ Dor\u00ebzimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Detit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, vendim personal dhe i gabuar i Ram\u00ebs, i cili e mbajti t\u00eb fsheht\u00eb duke anashkaluar q\u00ebllimisht Parlamentin dhe Kreun e Shtetit. Devijimi i fajsh\u00ebm nga detyrimi kushtetues; pse i vler\u00ebsoj q\u00ebndrimet e Presidentit Ilir Meta; mandati i dyt\u00eb i PS-s\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":151353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151350","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151350"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151350\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}