{"id":151940,"date":"2020-11-01T14:18:21","date_gmt":"2020-11-01T13:18:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=151940"},"modified":"2020-11-01T15:48:46","modified_gmt":"2020-11-01T14:48:46","slug":"fjollla-morina-martohet-me-milionerin-qe-i-ndryshoi-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fjollla-morina-martohet-me-milionerin-qe-i-ndryshoi-jeten\/","title":{"rendered":"Fjolla Morina martohet me milionerin q\u00eb i ndryshoi jet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e k\u00ebng\u00ebtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebri publike lidhjen dhe i tha \u201cpo\u201d propozimit t\u00eb tij p\u00ebr martes\u00eb, k\u00ebng\u00ebtarja ka nisur p\u00ebrgatitjet p\u00ebr dasm\u00ebn, nj\u00eb ceremoni VIP q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Prishtin\u00eb pas daljes nga masa \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d ku ndodhet n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo publikoi nj\u00eb foto n\u00eb \u201cInstagram\u201d me stilistin e saj dhe shkroi: \u201cDuke menduar ide p\u00ebr dasm\u00ebn!\u201d. Burime p\u00ebr \u201cPanorama Plus\u201d kan\u00eb treguar se Fjolla po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do t\u00eb ket\u00eb 300 t\u00eb ftuar, mes t\u00eb cil\u00ebve jo vet\u00ebm politikan\u00eb e biznesmen\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, koleg\u00eb t\u00eb saj.<br \/>\nLidhja e Fjolla Morin\u00ebs me biznesmenin q\u00eb i ndryshoi jet\u00ebn n\u00eb 365 dit\u00eb u zbulua pas arrestimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Morin\u00ebs, pasi iu gjet\u00ebn dy pistoleta n\u00eb makin\u00eb. \u00c7ifti po udh\u00ebtonte s\u00eb bashku n\u00eb makin\u00ebn luksoze, q\u00eb Fisnik Syla ia bleu disa dit\u00eb para ngjarjes.<\/p>\n<p>Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cmes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkat\u00ebrrohej familja e nj\u00eb njeriu, q\u00eb nuk e meritonte\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shkruani me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, dik\u00eb i cili nuk ka asnj\u00eb lidhje intime me mua, kjo \u00ebsht\u00eb keqdashje e past\u00ebr. Po shkat\u00ebrroni familjen e nj\u00eb njeriu, i cili nuk meriton k\u00ebt\u00eb \u2018show\u2019. Po shkruani gj\u00ebra t\u00eb paqena dhe po l\u00ebndoni familje e f\u00ebmij\u00eb. Fajet e mia i marr vet\u00eb mbi sup, ama lig\u00ebsin\u00eb p\u00ebr pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni n\u00eb valle njer\u00ebz familjar\u00eb!\u201d, shkroi n\u00ebna e dy vajzave n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb \u201cInstagram\u201d, teksa q\u00ebndronte n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin n\u00eb nj\u00eb romanc\u00eb n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre n\u00eb Gjykat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasuar me postimin e fotove romantike n\u00eb \u201cInstagram\u201d-et e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-5\"><\/div>\n<p>\u201cMe Fisnik Syl\u00ebn jam njohur q\u00eb her\u00ebt dhe tani jemi t\u00eb dashur, gati p\u00ebr martes\u00eb, por nuk e kam nxjerr\u00eb n\u00ebp\u00ebr media, duke e mbajtur privat. Dua t\u00eb deklaroj se mund t\u00eb jem edhe shtatz\u00ebn\u00eb pasi nj\u00eb test paraprak m\u00eb ka dal\u00eb pozitiv\u201d, u shpreh ajo, nd\u00ebrsa rezultoi m\u00eb von\u00eb se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb kur tha se ishte n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n<p>Pas zbulimit t\u00eb lidhjes s\u00eb Fjolla Morin\u00ebs dhe Fisnik Syl\u00ebs, u zbulua se ky i fundit kishte qen\u00eb i martuar dhe ishte baba i dy f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebr mediat e Kosov\u00ebs, ish-bashk\u00ebshortja e biznesmenit pohoi faktin q\u00eb Fjolla Morina i prishi familjen, dhe sipas saj, martesa e tyre zgjati 10 vite duke p\u00ebrfunduar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb Fisnik Syl\u00ebs me k\u00ebng\u00ebtaren.<\/p>\n<p>\u201cAtyre q\u00eb desh\u00ebn shkat\u00ebrrimin e familjes, marrshin nga jeta at\u00eb q\u00eb e meritojn\u00eb!\u201d, tha mes t\u00eb tjerash ajo, duke shtuar se \u201cnjeriu qenka m\u00eb i fort\u00eb se guri\u201d.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Fjolla Morina mori propozimin p\u00ebr martes\u00eb nga biznesmeni Fisnik Syla. Dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb, k\u00ebng\u00ebtarja nuk ndal fotot me biznesmenin, duke treguar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dashuruar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam zemr\u00ebn time n\u00eb krah\u201d, shkroi ajo krah nj\u00eb imazhi ku pozonte e lumtur pran\u00eb partnerit.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti k\u00ebng\u00ebtarja Fjolla Morina u arrestua n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar t\u00eb Morin\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs bashk\u00eb me nj\u00eb biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kap\u00ebn me arm\u00eb zjarri brenda makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebng\u00ebtarja u la n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs, biznesmeni Fisnik Syla u la i lir\u00eb nga gjykata pas rreth dy jav\u00ebsh. At\u00ebher\u00eb u aludua n\u00eb media p\u00ebr lidhjen midis k\u00ebng\u00ebtares dhe biznesmenit, por tani \u00ebsht\u00eb Fjolla Morina q\u00eb ia shpreh publikisht dashurin\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se dit\u00ebt n\u00eb qeli dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb pas arrestimit kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjen e tyre. K\u00ebt\u00eb nuk nguron ta shpreh\u00eb as vet\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja. Sipas saj, dashuria \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi dhe \u00e7do penges\u00eb dhe se ajo fiton mbi gjith\u00e7ka. Dhe n\u00eb \u201cpenges\u00ebn\u201d e fundit duket se k\u00ebng\u00ebtarja dhe biznesmeni kan\u00eb fituar nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cThon\u00eb q\u00eb n\u00eb dashuri fiton kush ik\u00ebn! Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb dashuri fiton ai\/ajo q\u00eb rri. Dashuria nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb! N\u00eb dashuri duhet t\u00eb dish t\u00eb ndash dhembjen, pasionin, vuajtjet. Ndonj\u00ebher\u00eb dashuria v\u00eb n\u00eb dyshim gjith\u00e7ka q\u00eb ti ke besuar, por kur dashuria \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb superoj\u00eb \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi, \u00e7do penges\u00eb, sepse dashuria fiton mbi gjith\u00e7ka. Ne n\u00eb \u00e7do penges\u00eb fituam nj\u00ebritjetrin. T\u00eb dua Fisnik Syla!\u201c, shkruan ajo n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr partnerin 29-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00ebna e dy vajzave, e cila q\u00ebndronte n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00eb Kuk\u00ebs, teksa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb \u201cmos futen n\u00eb valle njer\u00ebz familjar\u00eb\u201d, tha se fajet e saj do t\u2019i marr\u00eb vet\u00eb mbi supe. Syla \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb i dhuroi makin\u00ebn luksoze disa dit\u00eb para ngjarjes dhe n\u00eb videon e publikuar nga Fjolla, n\u00eb sfond d\u00ebgjohet z\u00ebri i nj\u00eb mashkulli, fytyr\u00ebn e t\u00eb cilit ajo nuk e tregoi.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja u arrestua m\u00eb 19 shtator, nd\u00ebrsa Policia lokale b\u00ebnte me dije se 34-vje\u00e7arja \u00ebsht\u00eb kapur pasi n\u00eb \u00e7ant\u00ebn q\u00eb kishte n\u00eb makin\u00ebn q\u00eb drejtonte vet\u00eb, iu gjet arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb. Bashk\u00eb me t\u00eb u ndaluan edhe dy personat q\u00eb ishin n\u00eb makin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb bagazh i \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb pistolet\u00eb, n\u00eb dukje e dyshuar lod\u00ebr \u00e7akmak.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr t\u2019u martuar, Fjolla Morina e merr pasi ishte p\u00ebrfolur n\u00eb media p\u00ebr nj\u00eb lidhje me biznesmenin m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb mosh\u00eb, Fisnik Syla, i cili jeton n\u00eb Belgjik\u00eb, aty ku ka edhe nj\u00eb rrjet hotelesh dhe restorantesh.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht me pasurin\u00eb q\u00eb ka, ai ka arritur t\u2019i ndryshoj\u00eb jet\u00ebn Fjoll\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb dhurata super t\u00eb shtrenjta nga makina, biznesi e deri te vila. Edhe pse nj\u00eb vit problematik, sidomos n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e parave dhe ekonomis\u00eb, p\u00ebr Fjoll\u00ebn ka rezultuar ndryshe.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb viti ajo u ka prezantuar ndjek\u00ebsve t\u00eb saj pasurimin e shpejt\u00eb me super-vil\u00eb, super-biznes n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb fund nj\u00eb makin\u00eb luksoze dhurat\u00eb. Para arrestimit, Fjolla Morina publikoi nj\u00eb video t\u00eb momentit kur suprizohej nga nj\u00eb mashkull, i cili i b\u00ebri dhurat\u00eb nj\u00eb makin\u00eb \u201cAudi Q7\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHajt p\u00ebr haj\u00ebr, ta g\u00ebzosh!\u201d, d\u00ebgjohej ai duke i th\u00ebn\u00eb. Nd\u00ebrsa i k\u00ebrkonte t\u00eb ndizte makin\u00ebn: \u201cPse nuk i provove \u00e7el\u00ebsat\u201d? \u201cNuk jam gati\u201d, i kthehej ajo e emocionuar.<\/p>\n<p>Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, q\u00eb mesa duket, \u00ebsht\u00eb partneri i saj. Por makina ishte nj\u00eb nga t\u00eb mirat materiale q\u00eb Fjolla b\u00ebri t\u00eb vetat k\u00ebt\u00eb vit. Ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me sht\u00ebpi t\u00eb re super-luksoze, dhe e k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e tregoi p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cInstagram\u201d.<br \/>\nAjo publikoi nj\u00eb fotografi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tregonte se si duket nga jasht\u00eb vila e saj, duke u shprehur se ndihej e bekuar. \u201cE bekuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time t\u00eb re!\u201d, shkruante ajo sip\u00ebr fotos. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ajo inauguroi nj\u00eb super-dyqan luksoz n\u00eb Prishtin\u00eb, ku shet veshje t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Mediat e Kosov\u00ebs kan\u00eb nisur me pyetjet se nga i burojn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto para Fjoll\u00ebs, e cila duket se muzik\u00ebn e b\u00ebn p\u00ebr qejf. Kujtojm\u00eb se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet \u201cKape\u201d, i shoq\u00ebruar edhe me videoklip.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim se si do t\u00eb duket nuse Fjolla, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet se ajo pas martes\u00ebs do t\u2019i dedikohet m\u00eb shum\u00eb biznesit sesa muzik\u00ebs muik\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e k\u00ebng\u00ebtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb tjet\u00ebr. Pasi b\u00ebri publike lidhjen dhe i tha \u201cpo\u201d propozimit t\u00eb tij p\u00ebr martes\u00eb, k\u00ebng\u00ebtarja ka nisur p\u00ebrgatitjet p\u00ebr dasm\u00ebn, nj\u00eb ceremoni VIP q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Prishtin\u00eb pas daljes nga masa \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d ku ndodhet n\u00eb Kuk\u00ebs. Ajo publikoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":151943,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[193],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-showbiz"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}