{"id":152361,"date":"2020-11-03T14:36:54","date_gmt":"2020-11-03T13:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=152361"},"modified":"2020-11-03T14:36:54","modified_gmt":"2020-11-03T13:36:54","slug":"berisha-duket-i-pavendosur-per-kandidimin-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-deklaratat-e-rulit-duket-se-kane-lekundur-ish-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berisha-duket-i-pavendosur-per-kandidimin-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-deklaratat-e-rulit-duket-se-kane-lekundur-ish-kryeministrin\/","title":{"rendered":"Berisha duket i pavendosur p\u00ebr kandidimin n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit\/Deklaratat e Rulit duket se kan\u00eb l\u00ebkundur ish-kryeministrin"},"content":{"rendered":"<p>Deklaratat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Genc Rulit duket se kan\u00eb l\u00ebkundur Sali Berish\u00ebn sa i takon t\u00eb ardhmes s\u00eb tij n\u00eb Parlament. Ruli ka deklaruar 3 her\u00eb se Berisha e ka mbyllur misionin e tij dhe duhet t\u00eb largohet, nd\u00ebrsa ende nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb nga Berisha n\u00ebse do i jap\u00eb fund angazhimit parlamentar apo jo.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se ai ka nisur t\u00eb l\u00ebkundet. Dje Berisha u pyet n\u00eb nj\u00eb studio televizive p\u00ebr kandidimin n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit dhe ai u shpreh se \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb vendos\u00eb se ku do t\u00eb kandidoj\u00eb. Por edhe pse n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jep sinjale se do t\u00eb kandidoj\u00eb, fakti q\u00eb nuk tregon ende zon\u00ebn e kandidimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal se Berisha ka nisur t\u00eb l\u00ebkundet. \u201cVazhdon t\u00eb mbetet \u201ctop sekret\u201d! Nuk \u00ebsht\u00eb ende momenti p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb publike\u201d, u shpreh Berisha p\u00ebr \u201cA2 CNN\u201d. Ai foli edhe p\u00ebr partin\u00eb e re t\u00eb Jozefina Topallit. Berisha i q\u00ebndron ides\u00eb se kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb zgjedhjeje, por tha se asaj i \u00ebsht\u00eb ofruar mund\u00ebsia t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb PD dhe e ka refuzuar.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk kam pasur dijeni, e kam marr\u00eb vesh nga mediat. \u00c7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjet e tij. Topalli, n\u00eb dijenin\u00eb time ka pasur t\u00eb drejt\u00ebn e kandidimit, i \u00ebsht\u00eb ofruar dhe si\u00e7 kam par\u00eb nga mediat, ajo ka refuzuar t\u00eb kandidoj\u00eb nga forumet e PD. M\u00eb pas, ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e saj, duke krijuar nj\u00eb l\u00ebvizje apo parti, ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e saj. Thelbi i filozofis\u00eb s\u00eb njeriut t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhja. \u00c7do njeri, duhet t\u00eb m\u00ebsohemi, ka t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb tij. Pastaj, se cilat jan\u00eb pasojat e zgjedhjes, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d,<\/em>\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<p><strong>Berisha n\u00eb krah t\u00eb Met\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me Presidentin Meta dhe p\u00ebrplasjet e k\u00ebtij t\u00eb fundit me kryeministrin. P\u00ebr Berish\u00ebn, problemet kan\u00eb nisur me marrjen e kompetencave kushtetuese t\u00eb presidentit nga Rama.<\/p>\n<p><em>\u201cProblemi dhe polemika e sotme ka n\u00eb themel q\u00ebllimin e presidentit ndaj grushtit t\u00eb shtetit q\u00eb organizoi Edi Rama qart\u00ebsisht me marrjen e kompetencave kushtetuese t\u00eb presidentit. Meq\u00eb qytetar\u00ebt, natyrisht, nuk e kan\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsime p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, un\u00eb do t\u2019u them se \u00e7do Kushtetut\u00eb e bot\u00ebs ka nj\u00eb ligj t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, e drejta e informimit. Para nj\u00eb jave, kryetari i shtetit d\u00ebrgoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dram\u00ebn e madhe q\u00eb po zhvillohet me Covid-19, p\u00ebrgjigjja e Ram\u00ebs ishte e nj\u00eb gangsteri, e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk ka vullnetin t\u00eb zbatoj\u00eb, respektoj\u00eb, qoft\u00eb edhe nj\u00eb kompetenc\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e kreut t\u00eb shtetit\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh Berisha.<\/p>\n<p><strong>Berisha sulmon SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se SPAK \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb makth p\u00ebr politik\u00ebn. Berisha dje nuk ndali sulmet dhe akuzat ndaj Prokuroris\u00eb Speciale.\u00a0<em>\u201cNuk kam pritshm\u00ebri nga SPAK, pasi ka lindur i paralizuar. Ve\u00e7 themelimit t\u00eb tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrzgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me betimin q\u00eb nuk do t\u00eb hetojn\u00eb kurr\u00eb narkoqeverin\u00eb socialiste. Kjo po faktohet \u00e7do dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>SPAK-u ka rreth nj\u00eb vit q\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar. Dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb krahasim, n\u00eb 18 muaj, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda hetoi dhe penalizoi 204 grupe kriminale, bos\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve u d\u00ebnuan me burgime p\u00ebrjet\u00eb dhe po lirohen, sot. T\u00eb m\u00eb thon\u00eb k\u00eb ka d\u00ebnuar SPAK? SPAK-u lindi p\u00ebr t\u00eb garantuar imunitetin e krimeve t\u00eb qeveritar\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe amerikan\u00ebt ve\u00e7an\u00ebrisht duhet t\u00eb vijn\u00eb dhe ta ndihmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb komb, se pa drejt\u00ebsi ky komb nuk ka t\u00eb ardhme\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh Berisha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklaratat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Genc Rulit duket se kan\u00eb l\u00ebkundur Sali Berish\u00ebn sa i takon t\u00eb ardhmes s\u00eb tij n\u00eb Parlament. Ruli ka deklaruar 3 her\u00eb se Berisha e ka mbyllur misionin e tij dhe duhet t\u00eb largohet, nd\u00ebrsa ende nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb nga Berisha n\u00ebse do i jap\u00eb fund angazhimit parlamentar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":152362,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-152361","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152361\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152362"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}